{"id":78952,"date":"2024-05-09T12:45:57","date_gmt":"2024-05-09T12:45:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=78952"},"modified":"2024-05-09T12:46:29","modified_gmt":"2024-05-09T12:46:29","slug":"piramidat-e-reja-mbi-100-mije-shqiptare-humbasin-pronat-nga-skemat-e-mashtrimit-nen-hunden-e-qeverise-dhe-bankess","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/09\/piramidat-e-reja-mbi-100-mije-shqiptare-humbasin-pronat-nga-skemat-e-mashtrimit-nen-hunden-e-qeverise-dhe-bankess\/","title":{"rendered":"Piramidat e reja, mbi 100 mij\u00eb shqiptar\u00eb humbasin pronat nga skemat e mashtrimit n\u00ebn hund\u00ebn e Qeveris\u00eb dhe Bank\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Jan\u00eb mbi 100 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb humbur pronate e tyre nga skemat e mashtrimit t\u00eb Micro Credit Albania n\u00ebn hund\u00ebn e qeveris\u00eb dhe Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Banka ka reaguar sot duke larguar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga vetja, por a jan\u00eb licensuar prej saj k\u00ebto aktivitete mashtruesish?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb i BSH:<\/strong><\/p>\n<p>Koncepti i \u201cshitblerjes s\u00eb kredive me probleme\u201d u shfaq n\u00eb tregun financiar shqiptar rreth vitit 2012. Pas kriz\u00ebs financiare t\u00eb viteve 2008-2010, bankat kishin akumuluar nj\u00eb portofol t\u00eb konsideruesh\u00ebm kredish me probleme, i cili po pengonte zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kredidh\u00ebnies p\u00ebr shkak t\u00eb konsumit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb brendshme p\u00ebr rikuperimin e tyre. Niveli i kredive me probleme n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte tep\u00ebr i lart\u00eb, duke e kaluar vler\u00ebn 25% t\u00eb kredis\u00eb totale. Ky nivel, n\u00eb kushtet edhe t\u00eb kulmimit t\u00eb pasojave t\u00eb kriz\u00ebs financiare n\u00eb Greqi dhe efekteve t\u00eb saj n\u00eb sistemin financiar shqiptar, p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb skenar tejet t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb thellohej m\u00eb tej, duke cenuar drejtp\u00ebrdrejt parametrat kryesor\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit bankar dhe duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz t\u00eb kursimeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb depozituara pran\u00eb bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb nj\u00eb mandat thelb\u00ebsor ligjor i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, krahas atij t\u00eb stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve, \u00ebsht\u00eb edhe ruajtja e stabilitetit financiar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ishte e domosdoshme marrja e masave t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr adresimin e k\u00ebsaj problematike, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb konsiderohej e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2015 u miratua \u201cPlani Komb\u00ebtar p\u00ebr Reduktimin e Kredive me Probleme\u201d, plan i cili u n\u00ebnshkrua nga Kryeministri dhe Guvernatori dhe p\u00ebrcaktonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrash p\u00ebr institucionet qeveritare dhe p\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr detyrat e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte pik\u00ebrisht rregullimi dhe licencimi i shoq\u00ebrive q\u00eb do t\u00eb angazhoheshin n\u00eb blerjen e kredive me probleme. Nj\u00eb nga format e propozuara nga institucionet partnere nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ta adresuar k\u00ebt\u00eb fenomen (FMN dhe BB) ishte aktivizimi i shoq\u00ebrive q\u00eb kishin si objekt blerjen e kredive me probleme, nj\u00eb praktik\u00eb kjo e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Nga ana tjet\u00ebr, kjo zgjidhje gjente mb\u00ebshtetje edhe n\u00eb dispozitat e Kodit Civil.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte q\u00eb n\u00eb kushtet kur kredia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt financiar, at\u00ebher\u00eb edhe transferimi i k\u00ebtij produkti duhet t\u00eb b\u00ebhet drejt subjekteve t\u00eb licencuara nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Gjithashtu, transferimi i kredive me probleme n\u00eb subjekte t\u00eb licencuara nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb siguronte p\u00ebrmbushjen n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkesave rregullatore p\u00ebr raportimin e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Regjistrin e Kredive dhe mbrojtjen e konsumatorit n\u00eb drejtim t\u00eb transparenc\u00ebs, mbrojtjes nga veprimtari abuzive dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimit n\u00eb trajtimin e ankesave t\u00eb kredimarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs n\u00eb mars 2016 p\u00ebr njohjen e blerjes s\u00eb kredive si aktivitet kredidh\u00ebn\u00ebs, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb njoftoi bankat e interesuara se procesi i mbledhjes s\u00eb kredive me probleme \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb kredidh\u00ebnies dhe si i till\u00eb nuk mund t\u00eb kryhet nga subjekte t\u00eb palicencuara nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto subjekte me aktivitet administrimin e kredive me probleme do t\u00eb duhet t\u00eb licencoheshin nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe t\u2019i n\u00ebnshtroheshin t\u00eb gjitha detyrimeve rregullatore dhe mbik\u00ebqyr\u00ebse q\u00eb p\u00ebrfshinin, midis t\u00eb tjerash: detyrimisht raportimin n\u00eb Regjistrin e Kredive, raportime periodike pran\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, administrimin e riskut n\u00ebp\u00ebrmjet inspektimeve n\u00eb vend dhe analizave nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet q\u00eb vijuan, zgjerimi i k\u00ebtij sektori u shoq\u00ebrua edhe me p\u00ebrmir\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kuadrit ligjor e rregullativ ekzistues, ku u p\u00ebrfshin\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb reja rregullatore p\u00ebr t\u00eb normuar m\u00eb mir\u00eb procesin e licencimit dhe provigjionimit t\u00eb kredive t\u00eb blera, si dhe rregullime q\u00eb synonin mbrojtjen e konsumatorit dhe etik\u00ebn n\u00eb dh\u00ebnien dhe administrimin e kredive n\u00eb sistem. Konkretisht, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p>miratoi nj\u00eb ndryshim rregullativ q\u00eb kufizon mas\u00ebn e penaliteteve q\u00eb i ngarkohen nj\u00eb kredimarr\u00ebsi t\u00eb kredis\u00eb konsumatore n\u00eb 30% t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb detyrimit t\u00eb papaguar. Kjo erdhi si domosdoshm\u00ebri, n\u00eb kushtet munges\u00ebs s\u00eb kufizimeve mbi mas\u00ebn e penaliteteve t\u00eb akumuluara p\u00ebr kredit\u00eb me probleme, t\u00eb cilat mund t\u00eb kalonin disa her\u00eb shum\u00ebn e principalit;<\/p>\n<p>miratoi vendosjen e nj\u00eb kufiri n\u00eb normat e interesit, p\u00ebrmes futjes n\u00eb rregullore t\u00eb konceptit t\u00eb \u201cNEI-t maksimal\u201d, si nj\u00eb kufi i sip\u00ebrm p\u00ebr normat efektive t\u00eb interesit q\u00eb ofrohen p\u00ebr kredit\u00eb konsumatore. Ky ndryshim rregullativ erdhi si nevoj\u00eb e forcimit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb konsumatorit, lidhur me aplikimin e kostove t\u00eb larta t\u00eb kredis\u00eb, t\u00eb cilat shp\u00ebrndaheshin n\u00eb interesa, komisione e tarifa.<\/p>\n<p>Krahas sa m\u00eb sip\u00ebr, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka vijuar t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb gjitha subjektet e licencuara prej saj, n\u00ebp\u00ebrmjet monitorimit t\u00eb raportimeve financiare periodike, ekzaminimeve n\u00eb vend, marrjes s\u00eb masave mbik\u00ebqyr\u00ebse ose sanksioneve etj.<\/p>\n<p><strong>Historiku i mbik\u00ebqyrjes s\u00eb MCA-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Aktiviteti kryesor i shoq\u00ebris\u00eb \u201cMCA\u201d ka qen\u00eb rikuperimi i kredive me probleme t\u00eb blera nga bankat dhe subjektet e tjera. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, subjekti ka pasur edhe nj\u00eb portofol kredish t\u00eb disbursuara prej tij.<\/p>\n<p>Nga momenti i licencimit, subjekti u \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt inspektimeve t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe konkretisht, inspektimeve t\u00eb vazhdueshme nga jasht\u00eb, disa ekzaminimeve t\u00eb plota dhe t\u00eb pjesshme, si dhe nj\u00eb monitorimi 3-mujor t\u00eb pasqyrave dhe treguesve financiar\u00eb t\u00eb raportuar prej tyre.<\/p>\n<p>Pas ekzaminimive t\u00eb kryera, masat e marra ndaj institucionit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me kuadrin rregullativ dhe n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim me shkeljet e gjetura.<\/p>\n<p>N\u00eb ekzaminimin e fundit n\u00eb dhjetor 2023 u morr nj\u00eb mas\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebse m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs subjekti nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb asnj\u00eb nga veprimtarit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb licencuar, si: t\u00eb gjitha format e kredidh\u00ebnies, blerja e kredive, procesi i trajtimit dhe t\u00eb ristrukturimit t\u00eb kredive etj.; dhe u lejua vet\u00ebm t\u00eb shiste portofolin q\u00eb administronte tek subjekte t\u00eb licencuara nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se masa m\u00eb e fundit mbik\u00ebqyr\u00ebse n\u00eb fuqi p\u00ebr subjektin MCA e ka vendosur at\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb \u201crevokimi faktik\u201d t\u00eb licenc\u00ebs, pra duke i pamund\u00ebsuar kryerjen e \u00e7do aktiviteti p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb licencuar si listuar m\u00eb sip\u00ebr, q\u00ebndrimi i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos proceduar deri m\u00eb tani me revokimin formal t\u00eb licenc\u00ebs, lidhet me kujdesin p\u00ebr t\u00eb shmangur problemet sociale q\u00eb do ta shoq\u00ebronin k\u00ebt\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Duke revokuar licenc\u00ebn, MCA do t\u00eb ishte jasht\u00eb perimetrit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, subjekti nuk do t\u00eb raportonte m\u00eb n\u00eb Regjistrin e Kredive dhe nuk do t\u00eb vijonte komunikimin me Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, duke krijuar k\u00ebshtu situata m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb raport me detyrimet e kredimarr\u00ebsve. Konkretisht, edhe n\u00eb rast se ata do ta paguanin t\u00ebr\u00ebsisht detyrimin, ai do t\u00eb mbetej i pap\u00ebrdit\u00ebsuar n\u00eb Regjistrin e Kredive, duke ruajtur padrejt\u00ebsisht nj\u00eb historik joperformues q\u00eb do t\u2019i penalizonte kredimarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Po ashtu, revokimi i licenc\u00ebs e b\u00ebn t\u00eb pamundur p\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb ankesat e klient\u00ebve t\u00eb MCA-s\u00eb, pasi kjo e fundit nuk do t\u00eb mbik\u00ebqyrej m\u00eb nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb dhe, duke mos pasur detyrim p\u00ebr llogaridh\u00ebnie do t\u00eb krijonte situata m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr kredimarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Revokimi i licenc\u00ebs do t\u00eb krijonte edhe pritshm\u00ebrin\u00eb e gabuar t\u00eb kredimarr\u00ebsve se n\u00ebp\u00ebrmjet revokimit t\u00eb licencave t\u00eb subjekteve kredidh\u00ebn\u00ebse mund t\u00eb shuhet edhe detyrimi i tyre. K\u00ebshtu, kredimarr\u00ebsit mund t\u00eb perceptojn\u00eb q\u00eb mospagimi i detyrimeve ekziston si opsion, gj\u00eb e cila do t\u00eb risillte rritjen e kredive me probleme n\u00eb sistemin bankar, duke rivendosur n\u00eb rrezik kursimet e qytetar\u00ebve e rrjedhimisht stabilitetin financiar t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej sa m\u00eb sip\u00ebr, edhe n\u00eb rast revokimi formal t\u00eb licenc\u00ebs, procedurat e ndjekura p\u00ebr ekzekutimin nga sh\u00ebrbimi p\u00ebrmbarimor mbeten t\u00eb paprekura nga kjo vendimmarrje, pasi k\u00ebto procedura rregullohen nga Kodi i Procedur\u00ebs Civile dhe ligji p\u00ebr sh\u00ebrbimin p\u00ebrmbarimor. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb procesi i ekzekutimit t\u00eb detyrimeve do t\u00eb vijoj\u00eb dhe paralelisht me t\u00eb edhe problematikat q\u00eb ky proces mbart. Pik\u00ebrisht k\u00ebto problematika, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb procesit, jan\u00eb konstatuar nga konsumator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm gjat\u00eb ankesave t\u00eb depozituara pran\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ankesat n\u00eb lidhje me MCA<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2015 \u2013 2024, kan\u00eb ardhur dhe jan\u00eb trajtuar vet\u00ebm 85 ankesa\/k\u00ebrkesa ndaj subjektit Micro Credit Albania.<\/p>\n<p>Numri m\u00eb i madh i k\u00ebtyre 85 ankimimeve t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb BSH nga klient\u00ebt e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie lidhet me procesin e ekzekutimit t\u00eb detyruesh\u00ebm, nga sh\u00ebrbimi p\u00ebrmbarimor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb ndalimin\/pezullimin e proceseve t\u00eb ekzekutimit t\u00eb detyrimeve, pasi kjo \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb me ligj i njihet vet\u00ebm gjykat\u00ebs kompetente. Veprimtaria e sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor, qoft\u00eb ky i organizuar n\u00eb form\u00eb shtet\u00ebrore apo private, nuk licencohet apo mbik\u00ebqyret nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, veprimtaria e sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor nuk \u00ebsht\u00eb objekt kontrolli i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka asnj\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb njoftuar nga bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb mbi shqet\u00ebsime p\u00ebrsa i p\u00ebrket veprimtaris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor q\u00eb lidhet me numrin tejet t\u00eb lart\u00eb t\u00eb urdhrave t\u00eb sekuestrove q\u00eb depozitohen pran\u00eb bankave me frekuenc\u00eb ditore, si dhe mbajtjen t\u00eb bllokuar p\u00ebrtej afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb aktet rregullative t\u00eb llogarive t\u00eb debitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se k\u00ebto vijn\u00eb si rrjedhoj\u00eb e aktivitetit p\u00ebrmbarimor mbi t\u00eb cilin Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka asnj\u00eb tag\u00ebr ligjor p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb, kemi komunikuar me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe pal\u00ebt e tjera, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare k\u00ebtij problemi.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se funksioni i BSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb dhe rregulloj\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tregut financiar brenda tagrave q\u00eb i njeh ligji, si dhe t\u00eb adresoj\u00eb fenomenet e pad\u00ebshiruara me zgjidhje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb nivel sistemik, duke mbrojtur stabilitetin financiar.<\/p>\n<p>Komunikimi me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Dhom\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbaruesve<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ligji i njeh dhe \u00ebsht\u00eb brenda kompetenc\u00ebs s\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb siguruar mbar\u00ebvajtjen e procesit t\u00eb ekzekutimeve t\u00eb kolateraleve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb theksojm\u00eb se, autoriteti ligjor i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim i gjykat\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar urdhri i ekzekutimit p\u00ebr t\u00eb rikuperuar kredin\u00eb e pashlyer. \u00c7do proces p\u00ebrtej k\u00ebtij momenti (ankandet, vendosja e sekuestrove apo \u00e7do veprim tjet\u00ebr procedural i nd\u00ebrmarr\u00eb nga shoq\u00ebria p\u00ebrmbarimore) \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kompetencave ligjore t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ndiqet apo rregullohet prej saj.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kemi k\u00ebrkuar grupe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta pune me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur adresimin konkret t\u00eb problematikave; kemi sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb subjekteve t\u00eb licencuara p\u00ebrmbushjen e detyrimeve rregullatore gjat\u00eb procesit t\u00eb ekzekutimit; kemi raportuar sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb rreth problematikave dhe zgjidhjen e ofruar; kemi sqaruar pafund\u00ebsisht Dhom\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbaruesve rreth \u00e7\u00ebshtjeve shpeshher\u00eb t\u00eb gabuara dhe pretendimeve q\u00eb kan\u00eb ngritur, duke pasqyruar n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgjigje detyrimet dhe kompetencat ligjore t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kemi pasur komunikime t\u00eb shpeshta me Shoqat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Bankave rreth adresimit t\u00eb ndonj\u00eb problematike t\u00eb shfaqur n\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Shitblerja dhe trajtimi i kredive me probleme ka ardhur duke u zhvilluar dhe duke qen\u00eb se n\u00eb rregullimin e tij nd\u00ebrthuren kompetencat e autoriteteve t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb koordinim i gjer\u00eb mes tyre, p\u00ebr t\u00eb adresuar problematikat e evidentuara deri tani.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb ritheksojm\u00eb se, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka ushtruar t\u00eb gjitha funksionet e saj n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebrkesat ligjore dhe rregullative, n\u00eb p\u00ebrmbushjen e nj\u00ebrit prej mandateve t\u00eb saj ligjore, at\u00eb t\u00eb stabilitetit financiar t\u00eb vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb mbi 100 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb humbur pronate e tyre nga skemat e mashtrimit t\u00eb Micro Credit Albania n\u00ebn hund\u00ebn e qeveris\u00eb dhe Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Banka ka reaguar sot duke larguar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga vetja, por a jan\u00eb licensuar prej saj k\u00ebto aktivitete mashtruesish? Reagimi i plot\u00eb i BSH: Koncepti i \u201cshitblerjes s\u00eb kredive &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":78953,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-78952","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78952\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78953"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}