{"id":79031,"date":"2024-05-10T09:07:38","date_gmt":"2024-05-10T09:07:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=79031"},"modified":"2024-05-10T09:07:38","modified_gmt":"2024-05-10T09:07:38","slug":"voa-si-mashtron-rama-me-shifrat-e-korrupsionit-tendera-fiktive-per-bizneset-e-lidhura-me-qeverine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/10\/voa-si-mashtron-rama-me-shifrat-e-korrupsionit-tendera-fiktive-per-bizneset-e-lidhura-me-qeverine\/","title":{"rendered":"VOA: Si mashtron Rama me shifrat e korrupsionit, tendera fiktiv\u00eb p\u00ebr bizneset e lidhura me qeverin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb Qendra studimore Open Data Albania b\u00ebri t\u00eb ditur p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se ka gjetur disa shifra ekonomike t\u00eb pasakta lidhur me tenderat dhe bizneset n\u00eb fjalimin e fundit t\u00eb kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Drejtuesja e k\u00ebsaj Qendre, Aranita Brahaj, thot\u00eb se disa prej t\u00eb dh\u00ebnave jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, se ato q\u00eb citoi zoti Rama. Ajo shtoi se verifikimi i fakteve u bazua n\u00eb treguesit e Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike dhe mbi t\u00eb dh\u00ebnat shum\u00ebvje\u00e7are, q\u00eb Open Data Albania ka regjistruar n\u00eb fush\u00ebn e tenderave dhe prokurimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fliste t\u00eb mart\u00ebn para deputet\u00ebve dhe ministrave socialist\u00eb, kryeministri Edi Rama u p\u00ebrpoq t\u00eb hidhte posht\u00eb me disa shifra mbi tenderat dhe prokurimet publike kritikat, perceptimin dhe dyshimet p\u00ebr korrupsion n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb krahasime me t\u00eb dh\u00ebna nga viti 2012, p\u00ebrpara 3 mandateve t\u00eb tij n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb vitet 2009-2012, q\u00eb kur filloi prokurimi elektronik dhe mbahen t\u00eb dh\u00ebna, \u201cnumri mesatar i operator\u00ebve ekonomik\u00eb q\u00eb fitonin tendera publik\u00eb ishte rreth 1000. N\u00eb 10 vitet e fundit, ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb 2500 mesatarisht n\u00eb vit, dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb, dy her\u00eb e gjysm\u00eb m\u00eb i lart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se nga verifikimi i t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr disa dit\u00eb nga kjo qend\u00ebr studimore, rezultoi q\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna nuk q\u00ebndrojn\u00eb, si dhe interpretimi i tyre nuk ka baz\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shifra p\u00ebr 2 mij\u00eb e 500 operator\u00eb apo kontraktor\u00eb mesatarisht \u00e7do vit, gj\u00eb q\u00eb nuk rezulton e till\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i qendr\u00ebs studimore doli se gjat\u00eb vitit 2023 jan\u00eb vet\u00ebm 1 mij\u00eb e 374 biznese, subjekte, ose NIPT-e, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb fituar n\u00eb gara t\u00eb hapura apo t\u00eb mbajtura publikisht gj\u00ebt atij vit, me vler\u00eb mbi 800 mij\u00eb lek\u00eb, referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hapura t\u00eb vet sistemit shtet\u00ebror, Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike.<\/p>\n<p>Zonja Brahaj thot\u00eb se po sh\u00ebnohet si nj\u00eb biznes i ri \u00e7do operator ekonomik, q\u00eb krijohet nga bashkimi i dy operator\u00ebve ose dy bizneseve t\u00eb m\u00ebhershme.<\/p>\n<p>\u201cBiznesi A, Biznesi B, e ndoshta ka edhe nj\u00eb C, kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb bizneseve, q\u00eb fitojn\u00eb tendera prej vitesh. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast ato krijojn\u00eb nj\u00eb bashkim operator\u00ebsh dhe fitojn\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb caktuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kryeministrit i listohet si nj\u00eb biznes i ri, por n\u00eb fakt kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt klient\u00eb, q\u00eb kan\u00eb fituar tendera m\u00eb par\u00eb dhe vijn\u00eb n\u00eb gar\u00eb dhe marrin p\u00ebrs\u00ebri tendera. Nuk kemi biznese t\u00eb reja. NIPT-et, po e theksoj edhe nj\u00eb her\u00eb, jan\u00eb 1 mij\u00eb e 374\u201d, tha zonja Brahaj.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Open Data Albania, thot\u00eb se e pazakonshme \u00ebsht\u00eb edhe gjetja se krahasuar me vitin 2012, n\u00eb vitin 2023 vlera e fondit limit t\u00eb tenderave \u00ebsht\u00eb rritur me 2.08 her\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i NIPT-eve dhe bizneseve q\u00eb jan\u00eb angazhuar me nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrmes prokurimit publik \u00ebsht\u00eb rritur me 57 p\u00ebr qind, ose vet\u00ebn 1.6 her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012 ishin 876 biznese, nd\u00ebrsa jan\u00eb 1374 biznese n\u00eb vitin 2023, pra nuk ka nj\u00eb rritje 2 her\u00eb madje 2.5 her\u00eb, si\u00e7 e prezantoi kryeministri Rama, tha zonja Brahaj.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi si t\u00eb pasakt\u00eb edhe shifr\u00ebn tjet\u00ebr prej 6 mij\u00eb e 61 kompani t\u00eb reja fituese, q\u00eb kryeministri Rama p\u00ebrmendi n\u00eb fjalim.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm se u rrit ekonomia dhe u zgjerua biznesi, por dhe pse u ul korrupsioni dhe u zgjeruan rrug\u00ebt e konkurrenc\u00ebs, n\u00eb k\u00ebto 10 vite jan\u00eb shtuar 6061 kompani t\u00eb reja fituese tenderash me fonde publike, t\u00eb reja\u201d, tha zoti Rama n\u00eb fjalim.<\/p>\n<p>Por sipas verifikimit t\u00eb fakteve nga Open Data Albania as kjo shif\u00ebr nuk rezulton e sakt\u00eb. Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kjo qend\u00ebr ka mbledhur nga viti 2012 jan\u00eb vet\u00ebm 4 mij\u00eb e 280 NIPT-e, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shpallur fitues, ose kan\u00eb fituar statusin e nj\u00eb kontraktori publik.<\/p>\n<p>Madje edhe mes 4 mij\u00eb e 280 bizneseve nuk jan\u00eb vet\u00ebm fituesit e kontratave publike, por k\u00ebtu jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe kompani PPP, kompani fituese p\u00ebrmes programeve si Shqip\u00ebria 1 Euro, p\u00ebrmes programeve t\u00eb caktuara apo privatizime dhe ankande, t\u00eb cilat shpesh her\u00eb nuk jan\u00eb procedur\u00eb e rregullt gare, por jan\u00eb procedura t\u00eb cilat b\u00ebhen edhe me ligje t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>\u201cEdhe k\u00ebtu befasohemi me k\u00ebt\u00eb statistik\u00eb, me k\u00ebt\u00eb evidenc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mendoj q\u00eb kryeministrit i \u00ebsht\u00eb raportuar jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e sakt\u00eb dhe t\u00eb duhur. Nuk kemi biznese t\u00eb shtuara. N\u00ebse ka operator\u00eb t\u00eb krijuar nga bashkime operator\u00ebsh, e garantojm\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat biznese, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb tendera\u201d, thot\u00eb zonja Brahaj.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama p\u00ebrmendi n\u00eb fjal\u00ebn e tij para deputet\u00ebve dhe ministrave socialist\u00eb edhe nj\u00eb kursim fondesh prej 960 milion\u00eb euro, p\u00ebr shkak t\u00eb konkurrenc\u00ebs reale n\u00eb tendera, nd\u00ebrsa theksoi se nuk jan\u00eb 5 veta, por jan\u00eb 25 mij\u00eb subjekte q\u00eb kan\u00eb fituar tendera publik\u00eb n\u00eb k\u00ebto 10 vjet.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat i konkurrenc\u00ebs, meq\u00eb ka nj\u00eb tjet\u00ebr mit t\u00eb madh se p\u00ebrve\u00e7 5 vetave q\u00eb i marrin t\u00eb gjitha fondet e shtetit dhe i ndajn\u00eb me hajdut\u00ebt e Rilindjes, tenderat u jepen k\u00ebtyre t\u00eb 5-ve gjithmon\u00eb sa \u00ebsht\u00eb fondi limit. N\u00eb fakt, jo vet\u00ebm nuk jan\u00eb 5, po jan\u00eb 25 mij\u00eb subjekte q\u00eb kan\u00eb fituar tendera publik\u00eb n\u00eb k\u00ebto 10 vjet, por shuma e kursyer nga fakti kok\u00ebfort\u00eb i gar\u00ebs reale \u00ebsht\u00eb 96 miliard e 603 milion e 818 mij\u00eb e 542 lek\u00eb, e th\u00ebn\u00eb ndryshe 960 milion euro kursime p\u00ebr shtetin\u201d, tha zoti Rama n\u00eb fjalim.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, zonja Brahaj e qendr\u00ebs Open Data Albania, thot\u00eb se nuk dihet se me \u00e7far\u00eb metodologjie u arrit n\u00eb konstatimin se jan\u00eb kursyer fonde publike n\u00eb mas\u00ebn 960 milion\u00eb euro, por p\u00ebrq\u00ebndrimi i parave n\u00eb pak duar \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm, sidomos n\u00eb rastet e procedurave t\u00eb limituara, kur nj\u00eb thirren operator\u00eb me kritere t\u00eb ngjashme n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me autoritetin prokurues dhe fati i parave publike b\u00ebhet aty, pa sistemin elektronik publik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse kemi 10 kompani q\u00eb fitojn\u00eb 20 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs kontraktore p\u00ebrmes tenderimeve, at\u00ebher\u00eb ky fakt flet vet. A kemi 5, 10 apo 25 kompani q\u00eb fitojn\u00eb gjithmon\u00eb tendera? Po, kemi. Sa her\u00eb q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb listimet vjetore p\u00ebr gjith\u00eb kontraktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, na rezulton q\u00eb 10 kontraktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj fitojn\u00eb 20-25 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tenderave. Kemi programin e rind\u00ebrtimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 80 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 4 vite, dhe t\u00eb gjith\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb fituar k\u00ebto tendera jan\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, 30-40 p\u00ebr qind t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr nuk mendoj se kemi ndonj\u00eb eficenc\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb theksuar procedurash t\u00eb limituara\u201d, thot\u00eb zonja Brahaj p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo kujtoi fatin e Agjencis\u00eb s\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrq\u00ebndruara, e cila kreu tenderat e gjith\u00eb ministrive dhe d\u00ebshtoi brenda dy vitesh, nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt e saj u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e hetimeve p\u00ebr d\u00ebm t\u00eb madh ekonomik gjat\u00eb nj\u00eb tenderi.<\/p>\n<p>Studiuesit theksuan se nuk ka nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs sa i takon ndarjes s\u00eb tenderave n\u00eb Shqip\u00ebri, madje nuk ka nj\u00eb sistem t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit dhe t\u00eb nepotizmit, t\u00eb cilat kan\u00eb krijuar nj\u00eb sistem korruptiv, ku drejtor\u00eb publik\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe biznesmenin dhe parat\u00eb publike i \u00e7ojn\u00eb pik\u00ebrisht tek kompania e tyre.<\/p>\n<p>Ata p\u00ebrmend\u00ebn edhe raportin vjetor t\u00eb SPAK-ut, ku flitet hapur p\u00ebr tendera fiktiv\u00eb dhe p\u00ebr kompani dhe biznese, t\u00eb cilat fitojn\u00eb tendra, por q\u00eb nuk jan\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se biznese q\u00eb kan\u00eb lidhje me njer\u00ebz n\u00eb pushtet.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb Qendra studimore Open Data Albania b\u00ebri t\u00eb ditur p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se ka gjetur disa shifra ekonomike t\u00eb pasakta lidhur me tenderat dhe bizneset n\u00eb fjalimin e fundit t\u00eb kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Drejtuesja e k\u00ebsaj Qendre, Aranita Brahaj, thot\u00eb se disa prej t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":79032,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-79031","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79031\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79032"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}