{"id":79217,"date":"2024-05-12T19:30:26","date_gmt":"2024-05-12T19:30:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=79217"},"modified":"2024-05-12T19:31:04","modified_gmt":"2024-05-12T19:31:04","slug":"berisha-rames-shqiptaret-ne-athine-te-rezervuan-pershendetjen-qe-meriton-armiku-i-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/12\/berisha-rames-shqiptaret-ne-athine-te-rezervuan-pershendetjen-qe-meriton-armiku-i-tyre\/","title":{"rendered":"Berisha: Edi Rama, shqiptar\u00ebt n\u00eb Athin\u00eb t\u00eb rezervuan p\u00ebrsh\u00ebndetjen q\u00eb meriton armiku i tyre!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka vler\u00ebsuar protestuesit p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e tyre t\u00eb treguar n\u00eb k\u00ebto 11 vite t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, pavar\u00ebsisht bindjeve politike.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij para mb\u00ebshtet\u00ebsve tek Rruga e Shpres\u00ebs, kreu i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha ka komentuar mitingun e Ram\u00ebs n\u00eb Athin\u00eb. Berisha shprehet se shqiptar\u00ebt n\u00eb Athin\u00eb i rezervuan p\u00ebrsh\u00ebndetjen q\u00eb meriton armiku i tyre, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e Elis\u00ebs p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb ngush\u00eblluese.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb kryeministrit Edi Rama se q\u00ebllimet e vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Athin\u00eb, dihen tashm\u00eb bot\u00ebrisht. \u2018Edi Rama, t\u00eb gjith\u00eb e dinin se ti shkoje p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb sherre aty, p\u00ebr t\u00eb mbuluar vjedhjet tuaja, b\u00ebmat e narkoshtetit t\u00ebnd\u2019, theksoi Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb protest\u00ebn maraton\u00eb q\u00eb zhvillohet n\u00eb \u2018Rrug\u00ebn e Shpres\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Berisha i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb PD do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet. \u2018PD ju jep fjal\u00ebn ju se pas kthimit n\u00eb pushtet do keni kuadrin ligjor m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsin p\u00ebr investimet tuaja, p\u00ebr pun\u00ebsimin tuaj\u2019, u shpreh Berisha.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb tubimin e Shpres\u00ebs, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha tha se, Erion Veliaj ishte nisur p\u00ebr nj\u00eb Athin\u00eb, por p\u00ebrfundoi n\u00eb Venecia, ku ka ndenjur n\u00eb hotele me 2 a 3 mij\u00eb euro, t\u00eb paguara nga lek\u00ebt e shqiptar\u00ebve. Berisha u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb dita e mart\u00eb t\u00eb jet\u00eb e fundit p\u00ebr Veliajn, n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma q\u00ebndrestare dhe qendrestar\u00eb, misionar\u00eb t\u00eb shpres\u00ebs, besimit dhe liris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme p\u00ebr betej\u00ebn tuaj pa kthim, betej\u00eb p\u00ebr dinjitetin, shpres\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme ndaj orator\u00ebve q\u00eb nga tribuna e k\u00ebtij parlamenti t\u00eb lir\u00eb, tejshkojn\u00eb vellon e zez\u00eb t\u00eb censur\u00ebs s\u00eb narkoregjimit dhe p\u00ebrcjellin n\u00eb mendjen dhe zemrat e shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtetat e m\u00ebdha, t\u00eb qytetarit shqiptar, shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>Ne s\u00eb bashku \u00e7do nat\u00eb kemi denoncuar k\u00ebtu, kemi protestuar me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn ton\u00eb kund\u00ebr diktatur\u00ebs s\u00eb re, t\u00eb bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn dhe vjedhjen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kemi protestuar dhe protestojm\u00eb sepse Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat, kan\u00eb vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, tiranin\u00eb e varf\u00ebris\u00eb nga vjedhjet e shekullit.<\/p>\n<p>Kemi protestuar s\u00eb bashku dhe protestojm\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetare dhe qytetar t\u00eb k\u00ebtij vendi, pavar\u00ebsisht nga bindjet e tij politike, por q\u00eb e sheh, e ndjen se vjedhja e qeveritar\u00ebve po r\u00ebndon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb jet\u00ebn e tyre, po b\u00ebn t\u00eb padurueshme jet\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kemi protestuar dhe vazhdojm\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, emigracion, diaspor\u00eb, sepse Shqip\u00ebria nga vend i bekuar po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb\u00a0 vend t\u00eb nd\u00ebshkuar nga Edi Rama dhe miqt\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e betej\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr marshin e pandalsh\u00ebm drejt qeveris\u00eb teknike, Edi Rama zgjodhi t\u00eb mbuloj\u00eb me propagand\u00ebn e tij koprolalike, me organizimin e nj\u00eb takimi me emigracionin ton\u00eb n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Miq!<\/strong><\/p>\n<p>Sonte dua t\u00eb ndjeheni m\u00eb krenar\u00eb se kurr\u00eb me veten tuaj, protest\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb ndjeheni\u00a0 m\u00eb krenar\u00eb\u00a0 se sonte u faktua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare se z\u00ebri i protest\u00ebs tuaj, kauza e drejt\u00eb e protest\u00ebs tuaj ka prekur mendjen dhe zemrat e mbar\u00eb emigracionit shqiptar n\u00eb Greqi dhe kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb shpenzime kolosale, u kontraktuan \u00e7artera dhe u shp\u00ebrndan\u00eb 2-300 litra naft\u00eb p\u00ebr person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro p\u00ebr sho\u00ebn e Edi Ram\u00ebs me t\u00eb cilin k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb mbulonte superskandalet, vjedhjet e veta, t\u00eb Erion Veliajt dhe suit\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar duhet t\u00eb ndihet krenar me emigracionin ton\u00eb n\u00eb Greqi, se nuk doli nj\u00eb vajz\u00eb n\u00ebne, nuk doli nj\u00eb bir n\u00ebne, se nuk doli nj\u00eb shqiptar, se nuk doli nj\u00eb shqiptare, nj\u00eb grek apo grek mik i tyre, t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet Edi Ram\u00ebn, por mbeti me p\u00ebrsh\u00ebndetjen e Elis\u00ebs s\u00eb tij, Spiropali.<\/p>\n<p><strong>Miq!<\/strong><\/p>\n<p>Ky refuzim, ky p\u00ebr\u00e7mim me heshtje t\u00eb plot\u00eb, ky q\u00ebndrim p\u00ebrbuz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje minimale, d\u00ebshmon se z\u00ebri juaj d\u00ebgjohet \u00e7do nat\u00eb. D\u00ebshmon se Edi Rama \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebr\u00e7muari, udh\u00ebheq\u00ebs, kryeminist\u00ebr i Ballkanit, Europ\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Tu biesh tam tameve se do vij e do vij, t\u00eb mbledh\u00ebsh soj e sorollop, trafikant, delinkuent, kriminel, me Pirina e Buf\u00ebra etj., e t\u00eb shkosh atje e t\u00eb mos gjesh nj\u00eb njeri t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb t\u00eb thot\u00eb; faleminderit q\u00eb erdhe, t\u00eb t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes s\u00eb tij, t\u00eb komunitetit, por t\u00eb mbetesh n\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen e Elis\u00ebs nuk ka mjerim m\u00eb t\u00eb madh, nuk ka turp\u00ebrim m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Edi Rama t\u00eb rezervuan p\u00ebrsh\u00ebndetjen q\u00eb meriton, armiku i tyre. T\u00eb lan\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e Elis\u00ebs t\u00eb t\u00eb thot\u00eb dy fjal\u00eb ngush\u00eblluese.<\/p>\n<p>Ata p\u00ebrfaq\u00ebsuan kombin sot me dinjitetin m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Emigracioni yn\u00eb n\u00eb Greqi dhe kudo e din\u00eb se Edi Rama \u00ebsht\u00eb Pashiqi i Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb \u00c7ubrilloviqi shqipfol\u00ebs, \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb tok\u00eb e bekuar e zbrazi n\u00eb 10 vite m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do luft\u00eb civile, se \u00e7do luft\u00eb lokale, se \u00e7do luft\u00eb bot\u00ebrore ka zbrazur nj\u00eb vend.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn ata, t\u00eb refuzuan, se b\u00ebnin m\u00ebkat para kombit.<\/p>\n<p>Refuzuan, se mbrojt\u00ebn dinjitetin e kombit t\u00eb tyre, t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre, Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk kan\u00eb harruar dhe nuk harrojn\u00eb ata se si mor\u00ebn malet p\u00ebr tu larguar nga Shqip\u00ebria gjat\u00eb sundimit t\u00ebnd, se si ti n\u00eb nj\u00eb krim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb kund\u00ebr njer\u00ebzimit, i le v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat tona gjat\u00eb kovidit, 4 dit\u00eb e net n\u00eb acarin e dimrit, n\u00eb Devoll, n\u00eb tok\u00ebn e askujt dhe nuk i lejoje t\u00eb futeshin n\u00eb Shqip\u00ebri, o katil.<\/p>\n<p>U k\u00ebrkove ti t\u00eb falur atyre, o i pashpirt se at\u00eb q\u00eb b\u00ebre ti nuk e b\u00ebn kurr\u00eb nj\u00eb njeri human.<\/p>\n<p>I le vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ushtruar terror mbi popullin t\u00ebnd, me diktatur\u00ebn e re t\u00eb kovidit.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk doli nj\u00eb njeri t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Nj\u00eb refuzim t\u00eb till\u00eb nuk mban mend historia.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dinin se ti shkoje p\u00ebr sherr aty, ti shkoje p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb sherre p\u00ebr t\u00eb mbuluar vjedhjet tuaja, t\u00eb mbulosh b\u00ebmat dhe gj\u00ebmat e narkoshtetit t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Harrove ti se ke vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri narkoshtetin, se ke rr\u00ebnuar vot\u00ebn e lir\u00eb, se ke bllokuar rotacionin, se do t\u00eb shkat\u00ebrrosh pluralizmin, se mban n\u00eb arrest politik kund\u00ebrshtar\u00ebt e tu.<\/p>\n<p>Se p\u00ebr pronat e Olta Xha\u00e7k\u00ebs dhe Olsi Ram\u00ebs u v\u00eb kazm\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnieve me fqinjin shekullor.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb mendove se do ti josh\u00ebsh ata, si\u00e7 josh k\u00ebtu ndonj\u00eb lake t\u00ebndin q\u00eb l\u00ebpin kockat q\u00eb u hedh \u00e7do dit\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen Beleri.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb vite e dekada n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb dhe demokratik. Ata e din\u00eb si\u00e7 duhet ta dij\u00eb \u00e7do shqiptar se prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ligj universal pa t\u00eb cilin nuk ka liri dhe se ti ja mohon k\u00ebt\u00eb parim kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tu politik.<\/p>\n<p>E b\u00ebn k\u00ebt\u00eb se Beleri n\u00eb detyr\u00eb do t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb defter\u00ebt e pista t\u00eb tuat dhe t\u00eb hajdut\u00ebve t\u00eb tu, pla\u00e7kitje q\u00eb u ke b\u00ebr\u00eb pronave t\u00eb himarjot\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb bregut.<\/p>\n<p>Fole e st\u00ebrfole, t\u00eb d\u00ebgjoi Pirini, t\u00eb d\u00ebgjuan bashk\u00ebhajdut\u00ebt e tu. Krahasove emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb me \u00e7am\u00ebt, banor\u00eb shekullor\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb. Gjer sot nuk kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb mendje e s\u00ebmur\u00eb si e jotja mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb krahasim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb lejoni k\u00ebtu para jush t\u00eb ftoj nga zemra, diaspor\u00ebn dhe emigracionin t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bashkohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb p\u00ebr kombin ton\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Emigrante dhe emigrant\u00eb kudo q\u00eb jeni, mos harroni se ishin vitet 2008-2012 n\u00eb t\u00eb cilat ju v\u00ebrshuat drejt vendit tuaj. Mbi 200 mij\u00eb familje emigrant\u00eb nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Europ\u00ebs u rikthyen n\u00eb Shqip\u00ebri, me nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor q\u00eb i mbronte ata t\u00eb prosperonin me biznesin e tyre.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ju jep fjal\u00ebn ju se pas kthimit n\u00eb pushtet, kuadri ligjor special dhe i ve\u00e7ant\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr \u00e7do emigrant.<\/p>\n<p>Ju erdh\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri sepse e gjenit vendin 5 vite pa taksa. P\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb vini me nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor, m\u00eb t\u00eb mirin, m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsin p\u00ebr investimet tuaja, p\u00ebr pun\u00ebsimin tuaj, p\u00ebr dinjitetin tuaj.<\/p>\n<p>Koha \u00ebsht\u00eb t\u00eb bashkohemi.<\/p>\n<p>Ti jepni ju sot kudo q\u00eb jeni, nj\u00eb krah Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shkojm\u00eb drejt qeveris\u00eb teknike, zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndahemi nga kjo organizat\u00eb kriminale.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb mi!<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e kam nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sonte, e do t\u00eb ju marr dhe ju leje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb socialist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi, q\u00eb e treguan veten socialist\u00eb dhe jo rilindas, q\u00eb refuzuan t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesin Edi Ram\u00ebn, simbolin e sh\u00ebmtuar t\u00eb vjedhjes, varf\u00ebrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>I b\u00ebt\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim kombit me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi t\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Kjo ngjarje e sotme duhet t\u00eb na motivoj\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb. Duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb me krah\u00eb. Zem\u00ebrimi dhe guximi yn\u00eb nuk duhet t\u00eb njoh\u00eb kufij, sepse sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb kombin shqiptar, fatin dhe t\u00eb ardhmen e tij.<\/p>\n<p>Erion Veliaj q\u00eb me parat\u00eb e vjedhura ishte nisur p\u00ebr n\u00eb Athin\u00eb, por kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb Venecia n\u00eb hotelet me 2 mij\u00eb euro apo 3 mij\u00eb, ta ket\u00eb dit\u00ebn e fundit, dit\u00ebn e mart\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Koha po vjen, nga fitorja tek bashkia n\u00eb fitoren p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb ju p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrzem\u00ebrsisht, p\u00ebrsh\u00ebndes emigracionin ton\u00eb n\u00eb Greqi dhe kudo q\u00eb ndodhet p\u00ebr leksionin q\u00eb i dha, dhe i them Edi Ram\u00ebs se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi.<\/p>\n<p>Edhe po t\u00eb mbledh\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb trafikant\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb kudo q\u00eb jan\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsosh vet\u00ebm krimin vjedhjen e jo shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka vler\u00ebsuar protestuesit p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e tyre t\u00eb treguar n\u00eb k\u00ebto 11 vite t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, pavar\u00ebsisht bindjeve politike. N\u00eb fjalimin e tij para mb\u00ebshtet\u00ebsve tek Rruga e Shpres\u00ebs, kreu i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha ka komentuar mitingun e Ram\u00ebs n\u00eb Athin\u00eb. Berisha shprehet se shqiptar\u00ebt n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":79120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-79217","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79217\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}