{"id":79284,"date":"2024-05-13T17:53:19","date_gmt":"2024-05-13T17:53:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=79284"},"modified":"2024-05-13T17:53:49","modified_gmt":"2024-05-13T17:53:49","slug":"boci-porti-i-durresit-ishte-pike-referimi-por-sot-eshte-dogana-e-kalimit-te-narkoshtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/13\/boci-porti-i-durresit-ishte-pike-referimi-por-sot-eshte-dogana-e-kalimit-te-narkoshtetit\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Porti i Durr\u00ebsit ishte pik\u00eb referimi, por sot \u00ebsht\u00eb dogana e kalimit t\u00eb narkoshtetit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i\u00a0PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit u shpreh se, ky qytet dikur mjaft atraktiv, sot ka humbur pikat e tij ky\u00e7e t\u00eb referimit dhe pik\u00eb referimi ka mbetur ish-kryetari i\u00a0bashkis\u00eb Durr\u00ebs, Vangjush Dako, simbol i\u00a0drejtuesit lokal, patriot i\u00a0partis\u00eb por jo i atdheut.<\/p>\n<p>\u201cDikur Durresi identifikohej me amfiteatrin antik si pik\u00eb referuese e lasht\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij qyteti,<br \/>\nme Portin e famsh\u00ebm si pik\u00eb referimi e rrugeve tregetare m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb bot\u00ebs dhe<br \/>\nme Mujo Ulqinakun si simbol i patriotit atdhedash\u00ebs q\u00eb lufton me arm\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e vendit.<\/p>\n<p>Po sot?<br \/>\nSot gjithcka \u00ebshte e permbysur.<br \/>\n-Sot durr\u00ebsi identifikohet me Velier\u00ebn, nj\u00eb konstruksionin metalik gati i ndryshkur, nj\u00eb lloj kulle simbol e korrupsionit shqiptar.<br \/>\n-Identifikohet me dogan\u00ebn e kalimit t\u00eb ton\u00ebve t\u00eb kokain\u00ebs si banane, si simbol i narko-shtetit.<br \/>\n-Dhe n\u00eb fund identifikohet me Gjushin si simbol t\u00eb politikanit lokal, patriot i flakt\u00eb i partis\u00eb jo i atdheut\u00a0 q\u00eb nxjerr pushk\u00eb ndaj opozit\u00ebs dhe blen votat me para p\u00ebr shefin e organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo p\u00ebrmbysje sa dramatike aq dhe qesharake deri ne dhimbje, jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Durres, por n\u00eb\u00a0 t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ndodhi p\u00ebrball\u00eb syve tan\u00eb e faqe gjith\u00eb bot\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre 11 viteve, t\u00eb cilat pa hezitim mund ti p\u00ebrkufizojm\u00eb si vitet e komplotit t\u00eb Rilindjes e t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs ekstreme ndaj vlerave, parimeve e standartave me t\u00eb larta q\u00eb qendrojn\u00eb ne bazen dhe themelet e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike.<\/p>\n<p>Dikujt fjala komplot mund ti duket e paduhur, nd\u00ebrsa un\u00eb them se eshte e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb trasmetuar gj\u00ebm\u00ebn q\u00eb i ka shkaktuarketij vendi Edi Rama dhe Rilindja.<\/p>\n<p>Dhe pasojat e tij p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb jan\u00eb t\u00eb krahasueshme jo me kot me me ato t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Socializmi i dikursh\u00ebm krijoi njeriun e ri lejfenist, Rilindja krijoi hajdutin e ri\u00a0 ramist. Lejfenisti i ri i dikursh\u00ebm cmendej nga dashuria p\u00ebr partin\u00eb kurse hajduti i ri ramist cmendet pas dashuris\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb pa l\u00ebn\u00eb pas dore partin\u00eb.<\/p>\n<p>Normal q\u00eb ka njerez qe bejne krime e ndoshta vrasin nga rrethanat nga vetembrojtja e duhet t\u00eb denohen. Ndersa hajduti i ri i Rilindjes kurr\u00eb nuk vjedh rastesisht.<\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb Zhan Val zhani i shekujve t\u00eb kaluar, q\u00eb thyen xhamin e dyqanit p\u00ebr t\u00eb mundur urin\u00eb, por \u00ebsht\u00eb Arsen Lupen\u00a0 i koh\u00ebve moderne q\u00eb rr\u00ebmben vlera monetare e pasurore p\u00ebr pasion p\u00ebr\u00a0 t\u2019u ndjer\u00eb artist e intelektual i realizuar.<\/p>\n<p>Ai vjedh grabit ne menyre t\u00eb studiuar, me qellim t\u00eb past\u00ebr, me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb, e grabit copa shqiperie si k\u00ebtu n\u00eb durr\u00ebs ose grabit 100% te fondeve si 5D e Erionit<br \/>\nCa para i perdor p\u00ebr te blere serisht pushtet me vota dhe ca te tjera i perdor p\u00ebr vanitetin pasuror personal.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa socializmi shp\u00ebrndau e nguliti imazhin e transformuar t\u00eb gruas se re\u00a0 revolucionare me muskuj, e cila nd\u00ebrtonte socializmin si n\u00ebn\u00eb me 9 f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn nj\u00eb varf\u00ebri absolute, sot Rilindja k\u00ebrkon t\u00eb ligj\u00ebroj\u00eb eleminimin natyror t\u00eb m\u00ebm\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb inkurajoj\u00eb surrogacin\u00eb si atentat ndaj familjes bashk\u00eb me tezat e shpifura t\u00eb prindi 1 e prindi 2.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Diktatura, shkoi n\u00eb litar e n\u00eb plumb vrau e preu me Drejt\u00ebsin\u00eb popullore, opozit\u00ebn patriotike e intelektuale t\u00eb koh\u00ebs,\u00a0 nd\u00ebrsa sot pasardh\u00ebsit e regjimit t\u00eb bllokut me manipulimin e DREJT\u00cbSIS\u00cb q\u00eb e quajn\u00eb t\u00eb re, burgosin politikisht pa ligj dhe pa moral, pa akuz\u00eb e pa kushtetut\u00eb kreun e opozit\u00ebs\u00a0 dhe kan\u00eb v\u00ebne n\u00ebn zinxhir\u00eb akuzash te gjithe drejtimin opozitar.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia q\u00eb ata trumbetojn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi me regji politike e komanduar nga sallonet e praruara me gjakun e mundin e shqiptar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb-shtet, drejt\u00ebsi me skenar\u00eb mafioz\u00eb q\u00eb gatuhen n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn guzhin\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekjeve politike.<\/p>\n<p>Esht\u00eb drejt\u00ebsi me me epitete Maneku, Gjoka.,,,, por aspak drejt\u00ebsi me epitetin e re.<br \/>\nDrejt\u00ebsi m\u00eb veting t\u00eb rr\u00ebzuar nga Strasburgu<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsi q\u00eb b\u00ebn sikur heton zyrtar\u00eb me emra impresionant\u00eb por q\u00eb d\u00ebnon drejtor\u00eb e limon\u00eb t\u00eb shtrydhur, e q\u00eb n\u00eb fakt shp\u00ebton me nd\u00ebshkime qesharake aferat e tmerrshme t\u00eb korrupsionit kryeministror.<\/p>\n<p>Te gjith\u00eb e din\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Durr\u00ebs e kudo, i madh dhe i vog\u00ebl e di, shqiptar shqip\u00ebrie e shqiptar diaspore, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Kok\u00ebs e Bllakos n\u00eb burg duhet t\u00eb ishte Rama.<br \/>\nN\u00eb vend t\u00eb Ahmetjat n\u00eb k\u00ebrkim duhet t\u00eb ishte Rama.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me Gjushin, i arrestuar duhet t\u00eb ishte po Rama. Madje per krim Elektoral<br \/>\nKrahas Beqajt, i akuzuar p\u00ebr korrupsion duhet t\u00eb ishte Rama.<br \/>\nKrahas Veliajt p\u00ebr grup t\u00eb strukturuar kriminal duhet t\u00eb ishte po Rama.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb kete dhe vet\u00ebm SPAK-u i Partis\u00eb nuk e di.<br \/>\nE kjo nuk ndodh sepse sot n\u00eb galerat e burgjeve shqiptare nuk mbyllet korrupsioni por e v\u00ebrteta<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa regjimi i dikursh\u00ebm nd\u00ebrtonte burgje e kampe p\u00ebrq\u00ebndrimi p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb \u00ebndrrat e tyre e zemrat e tyre shihnin Europ\u00ebn e k\u00ebrkonin lirin\u00eb, nd\u00ebrsa sot regjimi nd\u00ebrton burgje e kampe refugjat\u00ebsh t\u00eb d\u00ebshperuar, t\u00eb cil\u00ebt po n\u00eb endrrat e tyre gabimisht kan\u00eb par\u00eb Europ\u00ebn e duan lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Regjimi i dikursh\u00ebm vendoste tela me gjemba p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb rinine skllave te ideologjise ndersa sot Edi Rama i p\u00ebrze me 100 marifete q\u00eb ato te ikin nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb koh\u00ebrave moderne.<\/p>\n<p>E pra t\u00eb nderuar miq!<br \/>\nE gjithe kjo perandori e se keqes duhet shembur, duhet p\u00ebrmbysur e duhet shkulur me rr\u00ebnj\u00eb, p\u00ebrmes luft\u00ebs e p\u00ebrballjes son\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk mund t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb Rama t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb hedh\u00eb vallen e vdekjes mbi fatet tona, mbi jetet tona e te familjeve tona dhe fatet e vendit ton\u00eb e vete me shpuren e tij te notoje ne luks e pasuri.<\/p>\n<p>Une do doja qe kjo lufta jone te ishte politike, brenda atyre vijave dhe rregullave q\u00eb i vendos nj\u00eb sistem demokratike i v\u00ebrtet\u00eb, por fatkeqesisht kjo luft\u00eb nuk eshte m\u00eb vetem politike. Sepse rregullat politike brenda saj jan\u00eb fshir\u00eb dhe mbi rregullat \u00ebshte mbivendosur revanshi politik e idelogjik i s\u00eb majt\u00ebs ekstereme. Esht\u00eb mbivendosur banditizmi dhe kriminalizimi i politikes.<\/p>\n<p>Prandaj te dashur demokrat\u00eb t\u00eb mos kemi iluzione.<br \/>\nKjo lufta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje!<\/p>\n<p>Historia k\u00ebrkon t\u00eb shkruhet nga ne dhe ne duhet ta bejme si\u00e7 ajo e k\u00ebrkon.<br \/>\nSepse\u00a0 kjo luft\u00eb e jasht\u00ebzakonshme k\u00ebrkon organizim, e angazhim, e vullnet te jashtezakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb cdo lagje, n\u00eb cdo rajon, n\u00eb cdo nj\u00ebsi administrative, n\u00eb cdo fshat e qytet strukturat e partis\u00eb demokratike dhe p\u00ebr t\u2019i gjall\u00ebruar ato. P\u00ebr t\u00eb thirrur pran\u00eb tyre cdo njeri,\u00a0 cdo qytetar, cdo t\u00eb ri e t\u00eb re q\u00eb e k\u00ebrkon ndryshimin dhe ka besim tek PD.<\/p>\n<p>K\u00ebrkon pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb nisur kudo dialogun me njer\u00ebzit, p\u00ebr t\u00eb trokitur n\u00eb cdo zem\u00ebr dhe port\u00eb p\u00ebr ti dh\u00ebne atyre shpresen dhe besimin q\u00eb u mungon, p\u00ebr t\u2019i bindur ata qe ne jemi me ta, punojm\u00eb per ta dhe familjet e tyre dhe p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Kjo luft\u00eb e jasht\u00ebzakonshme k\u00ebrkon q\u00eb ne t\u00eb kemi nj\u00eb vizion dhe program po t\u00eb till\u00eb q\u00eb i kthen mi\u00ebqenien dhe dinjitetin qytetarit, q\u00eb i jep vler\u00eb pun\u00ebs s\u00eb fermerit, i ngjall t\u00eb rinjve respektin e dashurin\u00eb p\u00ebr vendin, i jep kuptim dhe jet\u00eb viteve t\u00eb pensionistit dhe q\u00eb vler\u00ebson pun\u00ebn e palodhur t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Ne duhet ta kthjem\u00eb PD n\u00eb shtratin natyral t\u00eb misionit t\u00eb saj p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m \u00ebt\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb harrojm\u00eb!<br \/>\nKjo lufta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi dhe nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr liri dhe drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cilat njeriu nuk pushon kurr\u00eb s\u00eb luftuari.<\/p>\n<p>N\u00ebse ne e dor\u00ebzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb atehere ne kemi dor\u00ebzuar familjet tona!<br \/>\nN\u00ebse dor\u00ebzojm\u00eb familjet tona ne kemi dor\u00ebzuar opozit\u00ebn!<br \/>\nE n\u00ebse dor\u00ebzojm\u00eb opozit\u00ebn ne kemi humbur vendin.<br \/>\nE n\u00ebse k\u00ebmi humbur vendin ne kemi humbur gjithcka!<br \/>\nE ne nuk kemi vend tjet\u00ebr, sespe ai \u00ebsht\u00eb pasuria jon\u00eb, fillimi dhe fundi, bota dhe universi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj miqt\u00eb e mij ju ftoj ta luftojm\u00eb luft\u00ebn ton\u00eb!<br \/>\nTa luftojm\u00eb me pasionin e pap\u00ebrkuljes s\u00eb Sali Berish\u00ebs.<br \/>\nTa luftojm\u00eb me guximin e \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve.<br \/>\nTa luftojm\u00eb me forc\u00ebn e dashuris\u00eb s\u00eb gruas p\u00ebr familjen<br \/>\nTa luftojm\u00eb me maturin\u00eb e pjekurin\u00eb e intelektualit e qytetarit q\u00eb sheh p\u00ebrtej interesit personal e politik.<br \/>\nTa luftojm\u00eb me sinqeritetin e p\u00ebrkushtimit t\u00eb an\u00ebtarit-misionar t\u00eb Partis\u00eb demokratike.<br \/>\nVet\u00ebm k\u00ebshtu ne do ta fitojm\u00eb at\u00eb!\u201d, u shpreh Bo\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i\u00a0PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit u shpreh se, ky qytet dikur mjaft atraktiv, sot ka humbur pikat e tij ky\u00e7e t\u00eb referimit dhe pik\u00eb referimi ka mbetur ish-kryetari i\u00a0bashkis\u00eb Durr\u00ebs, Vangjush Dako, simbol i\u00a0drejtuesit lokal, patriot i\u00a0partis\u00eb por jo i atdheut. \u201cDikur Durresi identifikohej me amfiteatrin antik &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-79284","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79284"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79284\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}