{"id":79511,"date":"2024-05-15T16:04:15","date_gmt":"2024-05-15T16:04:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=79511"},"modified":"2024-05-15T16:04:15","modified_gmt":"2024-05-15T16:04:15","slug":"socialistet-ndryshojne-ligjin-i-hapin-rruge-shembjes-se-pronave-publike-per-interesa-private","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/15\/socialistet-ndryshojne-ligjin-i-hapin-rruge-shembjes-se-pronave-publike-per-interesa-private\/","title":{"rendered":"Socialist\u00ebt ndryshojn\u00eb ligjin, i hapin rrug\u00eb shembjes s\u00eb pronave publike p\u00ebr interesa private"},"content":{"rendered":"<p><strong>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb kontestuar duke shmangur konsultimin publik, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste b\u00ebn\u00eb ndryshime ligjore q\u00eb decentralizojn\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr shk\u00ebmbimin apo t\u00eb shembjen e pronave publike. Sipas opozit\u00ebs, ndryshimet b\u00ebhen p\u00ebr interesa t\u00eb fshehta dhe krijojn\u00eb hap\u00ebsira korruptive.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nism\u00eb e deputetit socialist Eduart Shalsi p\u00ebr ndryshimin e nj\u00eb akti normativ t\u00eb vitit 2008 u transformua kryek\u00ebput n\u00eb komisionin e Ekonomis\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, duke i hapur drit\u00ebn jeshile shk\u00ebmbimit apo shembjes s\u00eb pronave publike n\u00eb rastet kur k\u00ebto t\u00eb fundit pengojn\u00eb projekte private.<\/p>\n<p>Ndryshimi i propozuar nga Shalsi n\u00eb aktin me titull \u201cP\u00ebr privatizimin dhe dh\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim shoq\u00ebrive tregtare dhe institucioneve shtet\u00ebtore t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve apo objekteve t\u00eb ve\u00e7anta\u2026,\u201d synonte kalimin e funksionit nga Ministria e Financave tek ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr Ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb diskutimit n\u00eb komision, deputet\u00ebt Blerina Gjylameti dhe Alban Xhelilaj b\u00ebn\u00eb propozime t\u00eb reja, t\u00eb cilat edhe pse nuk i jan\u00eb n\u00ebnshtruar konsultimit publik, synojn\u00eb q\u00eb t\u2019u japin kompetenca \u00e7do institucioni publik q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbimin apo shembjen e pronave publike, p\u00ebr arsye investimesh private n\u00eb turiz\u00ebm apo q\u00ebllime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas propozimeve, \u201cprona shtet\u00ebrore mund t\u00eb shk\u00ebmbehet me pasuri private nga ministrit\u00eb, institucionet e tjera qendrore, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryeministrit dhe t\u00eb ministrive, organet e vet\u00ebqeverisjes vendore si dhe nd\u00ebrmarrjet ose shoq\u00ebrit\u00eb tregtare shtet\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, objektet shtet\u00ebrore propozohen t\u00eb shemben n\u00eb troje ku jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje zhvillimi.<\/p>\n<p>\u201cKur pasuria shtet\u00ebrore q\u00eb p\u00ebrmban objekte apo nd\u00ebrtesa shtrihet n\u00eb gjurm\u00ebn e projekteve p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb miratuar leja e zhvillimit n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit, objektet dhe nd\u00ebrtesat ekzistuese t\u00eb ndodhura n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri shemben n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb projektit,\u201d thuhet n\u00eb propozim, duke p\u00ebrcaktuar se shpenzimet e shembjes dhe vlera kontab\u00ebl e objekteve p\u00ebrballohen nga kompania private.<\/p>\n<p>Sipas propozuesve, k\u00ebto ndryshime synojn\u00eb rregullimin ligjor t\u00eb nj\u00eb praktike q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur deri m\u00eb sot p\u00ebr shembjen e objekteve shtet\u00ebrore, dhurimin apo k\u00ebmbimin e pron\u00ebs publike, praktika e cila ka kaluar n\u00ebp\u00ebr vendimmarrje ad-hoc t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Por deputet\u00ebt e opozit\u00ebs i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb lexim tjet\u00ebr propozimeve, duke aluduar p\u00ebr lidhjen me interesa t\u00eb ngushta korruptive n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesin publik.<\/p>\n<p>Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se rasti p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb shembull tipik t\u00eb \u201cligjeve t\u00eb kapura\u201d dhe se parashikimi p\u00ebr shembjen e objekteve shtet\u00ebrore dhe dhurimi i pronave publike bien ndesh me ligje t\u00eb tjera sektoriale dhe me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ligj me porosi, p\u00ebr q\u00eblllime dhe interesa t\u00eb kujt un\u00eb ende nuk e di,\u201d tha Tabaku, nd\u00ebrsa shtoi se sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb neneve, shteti kthehet n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbyes pronash dhe transaksionesh private.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua t\u00eb dyja jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme! L\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr korrupsion, hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb zbatimin e tij\u2026,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli Tabaku.<\/p>\n<p>Edhe deputeti Dashamir Shehi akuzoi se pas propozimeve fshiheshin interesa konkrete t\u00eb \u2018oligark\u00ebve\u201d q\u00eb lidhen me privatizimin e porteve apo pronave t\u00eb ushtris\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkohen p\u00ebr investime turistike.<\/p>\n<p>\u201cKjo b\u00ebn mu,\u201d tha ai, duke shtuar se, \u2013 \u201cn\u00ebse do t\u00eb kishit sot nj\u00eb list\u00eb objektesh q\u00eb ka dal\u00eb kjo problematik\u00eb, dyshoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb Porti i Vlor\u00ebs, i Durr\u00ebsit, apo disa reparte ushtarake q\u00eb sot kan\u00eb marr\u00eb vler\u00eb turistike p\u00ebr shkak t\u00eb vendndodhjes s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Shehi aludoi se m\u00ebnyra se si u b\u00ebn\u00eb propozimet nga disa deputet\u00eb socialist\u00eb, duke shmangur qeverin\u00eb nga konsultimi publik, hidhte dyshime p\u00ebr q\u00ebllimet e v\u00ebrteta t\u00eb ndryshimeve.<\/p>\n<p>Kjo procedur\u00eb u kontestua edhe nga deputeti socialist, Erion Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e tha n\u00eb komision se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cndryshime themelore\u201d q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb vinin nga ana e qeveris\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr politikat.<\/p>\n<p>\u201cMinistrit\u00eb jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb politika, pse duhet t\u00eb marrin deputet\u00ebt inciativa kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ndryshim politikash,\u201d tha Bra\u00e7e, duke shtuar si argument dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e ministrive p\u00ebr nj\u00eb proces konsultimi.<\/p>\n<p>Ai po ashtu u shpreh i pak\u00ebnaqur me p\u00ebrmbajtjen e ndryshimeve, duke shtruar pyetjen;\u201cpo pjes\u00ebmarrja e shtetit p\u00ebrmes pron\u00ebs n\u00eb nj\u00eb investim, p\u00ebrtej shitjes e shk\u00ebmbimit, pse nuk p\u00ebrfshihet?\u201d<\/p>\n<p>Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi pretendoi se propozimet ishin konsultuar me qeverin\u00eb dhe propozuesit ishin n\u00eb dijeni t\u00eb problematikave t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb k\u00ebrkonin kuadrin ligjor.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrhyrjet me VKM po i sanksionojm\u00eb, nuk arrij ta kuptoj \u00e7far\u00eb rreziku kanoset\u201d pyeti Shalsi.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb thon\u00eb nga ministria q\u00eb ka disa raste ku n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe p.sh. 100 nj\u00ebsi ka nj\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore 2-3 nj\u00ebsi, ku nuk lejohet lidhja e marr\u00ebveshjeve pavar\u00ebsisht se edhe qeveria edhe investitori kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb nj\u00eb pron\u00eb ..,\u201d solli ai nj\u00eb shembull n\u00eb favor t\u00eb arsyetimit mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn zyrtarisht nuk ka nj\u00eb konsultim me K\u00ebshillin e Ministrave mbi ndryshimet e reja thelb\u00ebsore q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb komision, pasi rezulton q\u00eb qeveria t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u2018mendim\u201d vet\u00ebm mbi nism\u00ebn fillestare t\u00eb deputetit Shalsi, q\u00eb lidhej me rregullimin e kompetencave.<\/p>\n<p>Gjithsesi, z\u00ebvend\u00ebsministri i Ekonomis\u00eb, Endrit Yzeiraj i pranish\u00ebm n\u00eb komision dha dakord\u00ebsin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb that\u00eb. Sipas tij, k\u00ebto ndryshime \u201cplot\u00ebsojn\u00eb kuadrin ligjor dhe mbrojn\u00eb interesin publik\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt propozimet kaluan n\u00eb komisionin e Ligjeve, ku po ashtu opozita ngriti pretendime se ndryshimet ishin klienteliste dhe nj\u00eb abuzim me pronat shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Deputetja e PD-s\u00eb, Dhurata \u00c7upi, tha se, \u201cpo deformohen aktet normative te deritanishme duke normuar me ligj privatizimet e pronave shtet\u00ebrore n\u00eb interesa t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb lidhur me pushtetin\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshimet ligjore t\u00eb miratuara n\u00eb komisionet parlamentare shmang\u00ebn konsultimin publik dhe kaluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jotransparente, duke u futur n\u00eb rendin e dit\u00ebs s\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb enjten pa u publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit.<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2024\/05\/15\/socialistet-i-hapin-rruge-shembjes-se-pronave-publike-per-interesa-private\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>\/BIRN<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb kontestuar duke shmangur konsultimin publik, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste b\u00ebn\u00eb ndryshime ligjore q\u00eb decentralizojn\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr shk\u00ebmbimin apo t\u00eb shembjen e pronave publike. Sipas opozit\u00ebs, ndryshimet b\u00ebhen p\u00ebr interesa t\u00eb fshehta dhe krijojn\u00eb hap\u00ebsira korruptive. Nj\u00eb nism\u00eb e deputetit socialist Eduart Shalsi p\u00ebr ndryshimin e nj\u00eb akti normativ t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":79512,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-79511","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79511\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}