{"id":79607,"date":"2024-05-16T17:02:11","date_gmt":"2024-05-16T17:02:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=79607"},"modified":"2024-05-16T17:02:11","modified_gmt":"2024-05-16T17:02:11","slug":"si-u-pasuruan-drejtoret-e-erion-veliajt-pasi-moren-poste-te-rendesishme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/16\/si-u-pasuruan-drejtoret-e-erion-veliajt-pasi-moren-poste-te-rendesishme\/","title":{"rendered":"Si u pasuruan drejtor\u00ebt e Erion Veliajt pasi mor\u00ebn poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme"},"content":{"rendered":"<p>Llogarit\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb me incenerator\u00ebt duket se nuk u mjaftuan me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, deputetit Alqi Bllako dhe drejtor\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb Rama. Prokuroria e Posa\u00e7me k\u00ebrkon mas\u00ebn e arrestit p\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebs kryeministrin Arben Ahmetaj i cili vendos t\u2019i largohet llogaridh\u00ebnies p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb akuzoj\u00eb si pronar faktik t\u00eb inceneratorit kryebashkiakun e Tiran\u00ebs Erion Veliaj, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb dhe kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>Veliaj ka rol aktiv n\u00eb procedur\u00ebn e inicimit t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb kryeqytetit p\u00ebrmes formul\u00ebs koncesionare partneritet publik privat si autoritet propozues, variant q\u00eb m\u00eb pas braktiset dhe vjen nj\u00eb ofert\u00eb e pak\u00ebrkuar nga kompania Integrated Energy.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs ekspozohet te inceneratori si institucioni q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb mendim\u00a0 mendim p\u00ebr procedur\u00ebn, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr financimin, ka patur an\u00ebtar\u00eb n\u00eb komisionin e shqyrtimit t\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb koncesionit dhe t\u00eb lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs bashkia ka miratuar dhe planin e financimit dhe ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb koncensionarit t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn e Policis\u00eb Bashkiake p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb dherat t\u00eb shkonin n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs, duke i siguruar deri m\u00eb sot mbi 60 milion euro t\u00eb ardhura firm\u00ebs private e cila vendoste tarifa arbitrare t\u00eb panegociuara me autoritetet.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e dherave drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb disa raste p\u00ebrjashtimin e kompanive t\u00eb caktuara nga vjelja e tarif\u00ebs, nd\u00ebrsa rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb komunikuar me Klodian Zoton me emaile, i cili sipas SPAK bashk\u00eb me Mirel M\u00ebrtirin \u00ebsht\u00eb pronari faktik i inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs. P\u00ebr vite me radh\u00eb inceneratori i Tiran\u00ebs ka marr\u00eb 75 milion euro pagesa nga buxheti i shtetit dhe 60 milion euro nga dherat, por nuk ekziston. P\u00ebr t\u00eb monitoruar k\u00ebt\u00eb objekt dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur penalitete duhet t\u00eb vepronte nj\u00ebsia e minitorimit t\u00eb projektit, e cila ka q\u00ebn\u00eb e bllokuar pasi Bashkia Tiran\u00eb nuk ka d\u00ebrguar an\u00ebtar\u00ebt e komisionit.<\/p>\n<p>\u201cNga burimet e provave t\u00eb mbledhura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal jan\u00eb krijuar dyshime t\u00eb arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato jan\u00eb ortak\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb dhe pronar\u00ebt \u201cde facto\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k. Ata e kan\u00eb zot\u00ebruar k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri tregtare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, duke p\u00ebrdorur persona t\u00eb tjer\u00eb, si ortak\u00eb fiktiv n\u00eb aktet e regjistrimit dhe funksionimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ortak\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kan\u00eb pasur lidhje shoq\u00ebrore dhe lidhje miq\u00ebsore.\u201dthuhet n\u00eb njoftimin e\u00a0 Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Fundi i vitit 2023, disa muaj pasi mori mandatin p\u00ebr t\u00eb drejtuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb, pushteti i tij do t\u00eb l\u00ebkundej. Dy drejtor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb tij arrestohen p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb afer\u00ebn e incenerator\u00ebve. Ata kishin pranuar dokumenta t\u00eb manipuluar si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit p\u00ebr Dh\u00ebnien me Koncesion t\u00eb inceneratorit Tiran\u00eb, kishin shmangur miratimin e kontrat\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak dhe kishin d\u00ebmtuar interesat e shtetit.<\/p>\n<p>Taulant Tusha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i hersh\u00ebm i Erion Veliaj q\u00eb n\u00eb vitet e para n\u00eb qeveria kur mbante rolin e ministrit t\u00eb Pun\u00ebve Sociale dhe Rinis\u00eb. Tusha ka sh\u00ebrbyer si drejtor i Sh\u00ebrbimeve Mb\u00ebshtet\u00ebse e m\u00eb pas ka mbajtur postin e Drejtorit t\u00eb Pun\u00ebve Publike n\u00eb Bashki. Mbi t\u00eb r\u00ebndon dhe nj\u00eb tjet\u00ebr akuz\u00eb nga SPAK p\u00ebr shkeljen e barazis\u00eb n\u00eb tendera, pasi dyshohet se ka favorizuar kompanin\u00eb \u20185D Konstruksion\u2019 me pronar\u00eb faktik\u00eb drejtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb. Hetuesit e kan\u00eb futur n\u00eb hetim pasuror Taulant Tush\u00ebn, i cili dyshohet se ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga firma t\u00eb lidhura me t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, disa muaj pasi nis t\u00eb drejtoj\u00eb nj\u00ebsin\u00eb kryesore n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, motra e Taulant Tush\u00ebs, Edlira Hoxha, p\u00ebrfiton nj\u00eb kontrat\u00eb publike nga nd\u00ebrmarrja publike e bashkis\u00eb \u2018Tirana Parking\u2019 me vler\u00eb 670 mij\u00eb euro p\u00ebrmes kompanis\u00eb Advanced dhe dy firmave t\u00eb tjera Adi Professiona dhe ED Konstruksion. M\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani ka q\u00ebn\u00eb aksioner dhe Taulant Tusha. Edlira Hoxha q\u00ebndron aksionere deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019 duke ia shitur aksionet Besarta Dik\u00ebs dhe Olsi Takos. Kompania vijon t\u00eb marr\u00eb dy kontrata publike, n\u00eb bashkin\u00eb e Lezh\u00ebs, nj\u00ebra p\u00ebr rikonstruksionin e \u00e7erdhes me vler\u00eb 240 mij\u00eb dhe tjetra p\u00ebr instalimin e kamerave t\u00eb siguris\u00eb me vler\u00eb 120 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Besarta Dika rezulton aksionere me 20% t\u00eb kuotave n\u00eb hotelin \u201cRapo So\u201d ku \u00ebsht\u00eb pronar me 40% Sokol Tusha, v\u00ebllai i Talulant Tush\u00ebs dhe Thanas Rapo. Hoteli me 8 kate n\u00eb Potam t\u00eb Himar\u00ebs \u00ebsht\u00eb rikonstruktuar, por vlerat e deklaruara n\u00eb bilance jan\u00eb minimale, vet\u00ebm 55 mij\u00eb qarkullim monetar.<\/p>\n<p>Sokol Tusha rezulton pronar i dy pem\u00ebtor\u00ebve me sip\u00ebrfaqe totale 5350 metra katror n\u00eb Himar\u00eb t\u00eb blear p\u00ebr 90 mij\u00eb euro, ose 17 euro p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Sokol Tusha po ashtu zot\u00ebron nj\u00eb biznes n\u00eb agro-turiz\u00ebm me vler\u00eb investimi 374 mij\u00eb, ku 196\u00a0 mij\u00eb euro jan\u00eb siguruar si grant p\u00ebrmes programit IPARD, donacione n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb fermer\u00ebve q\u00eb jepen nga Bashkimi Europian. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga Kronos, Sokol Tusha zot\u00ebron 18 mij\u00eb metra katror tok\u00eb n\u00eb zo\u00ebn e Kasharit. 6 mij\u00eb metrat e para arr\u00eb jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr 35 mij\u00eb euro, 2 mij\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb 2019, 2 mij\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb vitin 2020 dhe 8 mij\u00eb metra truall n\u00eb vitin 2022. Vlera mesatare e deklaruar si \u00e7mim blerje p\u00ebr met\u00ebr katror \u00ebsht\u00eb 6 euro p\u00ebr met\u00ebr!<\/p>\n<p>N\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Taulant Tush\u00ebs rezultojn\u00eb dy apartamente dhe nj\u00eb automjet me vler\u00eb 30 mij\u00eb euro. V\u00ebllai i tij duket se zot\u00ebron m\u00eb shum\u00eb pasuri t\u00eb patundshme. Nj\u00eb apartament 60 metra n\u00eb Golem t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015, nj\u00eb apartament 68 metra n\u00eb lal\u00ebz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe nj\u00eb 70 metra katror\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Po ashtu Sokol Tusha ka nj\u00eb kompani n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij Glas Construction, e cila\u00a0 operon n\u00eb fush\u00ebn e xhamave. Q\u00eb nga viti 2018 dhe deri m\u00eb sot t\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj firme kapin vler\u00ebn 6.6 milion euro, nd\u00ebrsa duket se firma \u00ebsht\u00eb ka furnizuar me materiale kompani n\u00eb fush\u00ebn e rind\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb dhe ka vendosur xhamat n\u00eb 7 kullat e liqenit Artificial \u201cLake View\u201d.<\/p>\n<p>SPAK ka nisur hetim pasuror p\u00ebr Taulant Tush\u00ebn, nd\u00ebrsa dyshohet se \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb tjet\u00ebr kompani, \u2018Jon Konstruksion\u2019. Firma \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2 tetor 2020 nga Thanas Rapo dhe Arben Maloku, ky i fundit kryetar i nj\u00ebsis\u00eb administrative Zall Herr pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb 33% t\u00eb aksioneve i kalojn\u00eb Bardhok Lleshit, i cili m\u00eb pas bashk\u00eb me Arben Malokun ia dhurojn\u00eb Sokol Tush\u00ebs.<\/p>\n<p>Arben Maloku ka patur n\u00eb zot\u00ebrim kompanin\u00eb ARB TRANS t\u00eb cil\u00ebn ia ka shitur vjehrrit t\u00eb tij Fatmir Firi dhe pasi ky i fundit u arresta p\u00ebr skema mashtrimi me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar kompania i \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb pron\u00ebsi babait t\u00eb tij Shyqyri Maloku. Firma ka p\u00ebrfituar n\u00eb total 16 tendera nga Bashkia Tiran\u00eb dhe nj\u00ebsi n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj me vler\u00eb totale 6.2 milion euro gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Maloku ushtronte detyr\u00ebn e administratorit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb vendore. Maloku ka q\u00ebn\u00eb i dyshuar dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb nd\u00ebrtimit pa leje p\u00ebr nj\u00eb pallat n\u00eb zon\u00ebn e \u2018Myslym Shyrit\u2019 e cila u sekuestrua gjat\u00eb operacionit q\u00eb nisi qeveria n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Arben Maloku rezulton t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb vitin 2016 18 mij\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb fshatin Cekrez Zall Herr,ka bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb 220 mij\u00eb euro 1650 metra katror\u00eb tok\u00eb n\u00eb Fark\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl dhe ka n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb kompani private dhe nj\u00eb person fizik 21 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Shkoz\u00ebs, hap\u00ebsira q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>\u201cKompanit\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb gar\u00eb me nj\u00eb kompani tjet\u00ebr dhe i p\u00ebrfitojn\u00eb tenderat me nd\u00ebrhyrje. Dhe n\u00eb rastin konkret jan\u00eb akuzaur nga opozita dhe marrin leje nd\u00ebrtimi n\u00eb Tiran\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese po t\u00eb shoh\u00ebsh arroganc\u00ebn q\u00eb kan\u00eb dhe munges\u00ebn e frik\u00ebs, patjet\u00ebr q\u00eb vjen nga mb\u00ebshtetja e drejtuesve t\u00eb tyre sepse ata e kan\u00eb lejuar k\u00ebt\u00eb afer\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb.\u201d\u00a0thot\u00eb Julian Hoxhaj, autor i emisionit Plug pran\u00eb Syri Tv.<\/p>\n<p>Tronditja tjet\u00ebr p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs do t\u00eb ishte ajo e arrestimit t\u00eb dy drejtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe dh\u00ebnies s\u00eb mas\u00ebs detyrim paraqitje p\u00ebr 3 drejtues dhe 2 specialist\u00eb. Skema e denoncuar fillimisht nga opozita dhe e zbuluar nga SPAK ku drejtor\u00ebt e bashksi\u00eb kishin themeluar vet\u00eb nj\u00eb firm\u00eb private t\u00eb cil\u00ebs i jepnin tendera thyente \u00e7do imagjinat\u00eb.<\/p>\n<p>Me kompanin\u00eb \u20185D Konstruksion\u2019 jan\u00eb p\u00ebrfituar 20 milion euro t\u00eb ardhura, shumica nga kontratat publike n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Uj\u00ebsjell\u00ebs -Kanalizime Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs, OSHEE dhe bashkia Durr\u00ebs. Drejtor\u00ebt n\u00eb hije t\u00eb k\u00ebsaj firme ishin Redi Molla drejtues i UKT e m\u00eb pas i Tirana DC dhe Mariglen Qato kryeinspektor i Mbrojtjes s\u00eb Territorit.<\/p>\n<p>Kompania \u20185D\u2019 rezulton t\u00eb ket\u00eb fituar tendera dhe p\u00ebr demolimin\u00a0 e objekteve gjat\u00eb procesit t\u00eb rind\u00ebrtimit, ku p\u00ebr shum\u00eb godina banor\u00ebt kan\u00eb refuzuar.<\/p>\n<p>Drejtor\u00ebt kan\u00eb investuar n\u00eb hotele dhe aparatamente. Ky \u00ebsht\u00eb hoteli q\u00eb po nd\u00ebrtohet n\u00eb Durr\u00ebs, ku pronar me 24% t\u00eb aksioneve \u00ebsht\u00eb Redi Molla dhe po me 24% Elvin Tivari. Tivari ka mbajtur pozicionin e drejtorit t\u00eb Shitjeve n\u00eb UKT gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb administrator ishte Redi Molla. Bashk\u00ebortaku n\u00eb k\u00ebt\u00eb hotel Gazmend Haxhia ka p\u00ebrfituar nj\u00eb kontrat\u00eb me vler\u00eb 200 mij\u00eb euro p\u00ebr dh\u00ebnien e makinave me leasing\u00a0 p\u00ebr Tirana DC kur n\u00eb krye t\u00eb saj ishte z.Molla.<\/p>\n<p>Investimet nuk p\u00ebrfundojn\u00eb k\u00ebtu. Molla dhe Tivari kan\u00eb shtrir\u00eb aktivitetin e tyre duke hapur nj\u00eb restorant luksoz n\u00eb zon\u00ebn e ish-bllokut me emrin \u2018Di Gaia\u2019.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr kompania \u20185D\u2019 rezulton t\u00eb jet\u00eb aktive n\u00eb industrin\u00eb e nd\u00ebrtimit. N\u00eb mars 2021 kanisur nd\u00ebrtimin i nj\u00eb pallati 9 kate n\u00eb rrug\u00ebn \u201cJoklin Persi\u201d n\u00eb Yzberisht. N\u00eb 14 prill 2022 ka nisur nd\u00ebrtimi n\u00eb rrug\u00ebn \u201cKahreman Ylli\u201d n\u00eb Kinostudio p\u00ebr nj\u00eb pallat 8 kate dhe n\u00eb 14 qershor 2023 ka nisur nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb 9 kate n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lagjes 5 Maji.<\/p>\n<p>Elvin Tivari, bashk\u00ebpun\u00ebtori i ngusht\u00eb i Redi Moll\u00ebs, rezulton aksioner n\u00eb hotelin \u2018La Brissa\u2019 n\u00eb Dh\u00ebrmi. Kompania zot\u00ebrohet n\u00eb 60% t\u00eb aksioneve nga Fatos Malaj, v\u00ebllai i kryebashkiakut t\u00eb Matit Agron Malaj dhe 40% nga Elvin Tivari. Nd\u00ebrtimi i hotelit nisi n\u00eb fundin e vitit 2021 dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022, pa u pajisur me leje nd\u00ebrtimi si\u00e7 kan\u00eb raportuar mediat investigative. Punimet jan\u00eb kryer nga kompania ABG n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Durim Mustafaj, i cili ka q\u00ebn\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsin e Tiran\u00ebs dhe p\u00ebr punimet brendshme \u00ebsht\u00eb kontraktuar LUEM Trade&amp; Konstruksion dhe Arlis Nd\u00ebrtim. Kjo e fundit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Armand Lilos, e favorizuar nga Bashkia Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos paguar tarif\u00ebn e depozitimit t\u00eb dherave n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas l\u00ebvizjeve financiare, kompania ABG nuk ka marr\u00eb pages\u00ebn p\u00ebr punimet e kryera n\u00eb vler\u00ebn 630 mij\u00eb euro p\u00ebr hotelin dhe p\u00ebr t\u2019i kthyer k\u00ebto para i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tender nga Bashkia Mat me vler\u00eb 3 milion euro. Rezulton se kompania Global Security n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Fatos Malaj, ka marr\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb 15 tendera nga Bashkia Tiran\u00eb dhe institucione n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj me vler\u00eb totale 35 milion euro, ku n\u00eb 13 procedura ka q\u00ebn\u00eb e p\u00ebrzgjedhur nga Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Tiran\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb i drejtuar nga Redi Molla. Kompania Global Security po ashtu rezulton t\u00eb ket\u00eb lidhur marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb Integrated Energy Bv Spv (koncesionarin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs) p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbimin e siguris\u00eb fizike t\u00eb landfillit dhe paguhet 32 mij\u00eb euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u201cDurim Mustafa \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb kompanie pasi kishte punuar si vart\u00ebs i Redi Moll\u00ebs n\u00eb Uj\u00ebsjellsin e Tiran\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb moment ai ble nj\u00eb kompani dhe b\u00ebn punimet n\u00eb hotelin \u201cLa Brissa\u201d dhe m\u00eb pas ka fituar dy kontrata n\u00eb Dib\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb v\u00ebllai i nj\u00eb nga aksioner\u00ebve t\u00eb hotelit.\u201d\u00a0thot\u00eb gazetari Julian Hoxhaj.<\/p>\n<p>Elvin Tivari rezulton pronar i gjysm\u00ebs s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2021 p\u00ebr 21 mij\u00eb euro, nj\u00eb garazhi dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli n\u00eb Durr\u00ebs ng akua atij dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij u takon 280 metra katror\u00eb. Apartamenti \u00ebsht\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me Ilir Hoxhallarin, i cili rezulton pronar i firm\u00ebs PC Security q\u00eb ka p\u00ebrfituar disa kontrata me vler\u00eb miliona euro n\u00eb bashk\u00ebpunim me Global Security pran\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Tivari ishte drejtor i shitjeve.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga kontratat me autoritetet publike, duket se shumica e e p\u00ebrfituesve i kan\u00eb investuar n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme. T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Kronos tregojn\u00eb se kryebashkiaku i Matit ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2021 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 131 metra katror\u00eb n\u00eb zon\u00ebn af\u00ebr liqenit Artificial t\u00eb njohur si pallati \u2018Park Gate\u2019 p\u00ebr vler\u00ebn 257 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb garazh me vler\u00eb 7 mij\u00eb euro. V\u00ebllai i tij Fatos Malaj zot\u00ebron nj\u00eb dyqan t\u00eb bler\u00eb m\u00eb vler\u00eb 340 mij\u00eb euro me sip\u00ebrfaqe 90 metra katror\u00eb dhe nj\u00eb apartament 104 metra t\u00eb bler\u00eb me vler\u00eb 195 mij\u00eb euro. Po ashtu Fatos Malaj zot\u00ebron 9 mij\u00eb metra arr\u00eb n\u00eb Yrshek dhe 2 mij\u00eb metra pem\u00ebtor\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb zon\u00ebn e Dh\u00ebrmiut ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar hoteli \u2018La Brissa\u2019 rezulton e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb z. Malaj 100 metra katror\u00eb pem\u00ebtore.<\/p>\n<p>Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se 1 muaj q\u00eb SPAK ka ekzekutuar masat e arrestit p\u00ebr drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb, por asnj\u00eb nga pasurit\u00eb e tyre nuk \u00ebsht\u00eb bllokuar p\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb si aset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos lejohet tjet\u00ebrsimi. Kronos pyeti p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me e cila dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje:<\/p>\n<p>\u201cProkuroria e Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb duke kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore t\u00eb nevojshme. P\u00ebr shkak se procedimi penal \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak, bazuar n\u00eb nenet 103 dhe 279 te Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebrve\u00e7 njoftimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal, nuk mundemi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment procedural t\u2019iu japim informacione t\u00eb tjera p\u00ebr veprimet hetimore q\u00eb jan\u00eb kryer apo p\u00ebr veprimet hetimore q\u00eb jan\u00eb duke u kryer.\u201d<\/p>\n<p>\u201cMisioni primar i organeve ligjzbatuese duhet t\u00eb jet\u00eb kompensimi i vlerave t\u00eb humbura. N\u00eb rastin e drejtor\u00ebve, misioni kryesor \u00ebsht\u00eb q\u00eb parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb vjedhur si\u00e7 prezumohet nga akuza dhe q\u00eb kan\u00eb kaluar si asete n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtyre drejtueseve t\u00eb kthehen mbrapsht. Ky \u00ebsht\u00eb misioni kryesor, patjet\u00ebr duhet dhe d\u00ebnimi, por kryesorja \u00ebsht\u00eb te kthehen parat\u00eb e taksapaguesve.\u201d\u00a0sqaron eksperti Soko.<\/p>\n<p>Kronos zbulon eksluzivisht t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera p\u00ebr drejtues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs i cili p\u00ebrmendet dhe n\u00eb dosjen \u20185D\u2019 t\u00eb SPAK, Elton Kacidhja, ka bler\u00eb nj\u00eb apartament 115.4 metra katror\u00eb n\u00eb kompleksin Delijorgji n\u00eb Rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs. Vlera e deklaruar e shitjes \u00ebsht\u00eb 77.550 euro, ose 672 euro metri katror, nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tre her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se vlera e tregut n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Kacidhja rezulton n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb gabim pasurin\u00eb n\u00eb deklartat vjetore, duke b\u00ebr\u00eb korrigjime. Dhe vler\u00ebn e apartamentit e ka deklaruar n\u00eb vitin 2020 sipas nj\u00eb kontrate porosie 75.360 euro dhe jo 77.550 sa \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb regjistrin e pasurive t\u00eb patundshme. P\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e sht\u00ebpis\u00eb me ambient 3+1, Kacidhja sh\u00ebnon n\u00eb deklarat\u00eb se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare p\u00ebrpara nisjes s\u00eb detyr\u00ebs duke harruar nj\u00eb shif\u00ebr. Nga 2592 euro q\u00eb kishte deklaruar se kishte, n\u00eb fakt ishin 22.592 euro. M\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb ardhurat n\u00eb llogarin\u00eb bankare deklaron se afro 6 mij\u00eb euro jan\u00eb dhurata t\u00eb mbledhura p\u00ebr dit\u00eblindjen e tij dhe bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dat\u00ebn 23 dhjetor 2020 \u00ebsht\u00eb kryer pagesa 21.550 euro p\u00ebr shlyerjen e apartamentit. N\u00eb dat\u00ebn 4 janar 2021 \u00ebsht\u00eb kryer pagesa 53.810 euro p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit n\u00eb total. Sqarim: k\u00ebsti i dat\u00ebs 23 dhjetor 2020 \u00ebsht\u00eb kryer nga llogaria e deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare n\u00eb vler\u00ebn 2.592 euro, deklarat\u00eb kjo e b\u00ebr\u00eb gabim nga un\u00eb, pasi llogari gjendje ka q\u00ebn\u00eb 22.592 euro, e v\u00ebrtetuar kjo nga deklarata bankare bashk\u00ebngjitur k\u00ebsaj deklarate.\u201d\u00a0thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb Elton Kacidhes, marr\u00eb nga t\u00eb dh\u00ebnat e Open Data Albania.<\/p>\n<p>Elton Kacidhja \u00ebsht\u00eb denoncuar nga opozita si nj\u00eb nga drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb bashk\u00eb me Herion Rrapaj kan\u00eb shkelur ligjin dhe kan\u00eb favorizuar kompani n\u00eb marrjen e kontratave publike. Rrapaj \u00ebsht\u00eb drejtor i Inspektoriatit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb territorit dhe m\u00eb par\u00eb ka mbajtur postin e drejtorit t\u00eb Rrug\u00ebve dhe Ndri\u00e7imit Publik n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb. Rezulton se bashk\u00eb me Elton Kacidhen kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Kor\u00e7\u00eb me 114 metra katror nd\u00ebrtim dhe 223 metra truall p\u00ebr vler\u00ebn 70 mij\u00eb euro n\u00eb 24 shkurt t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2023 bashk\u00ebshortja e Rrapaj ka bler\u00eb dy garazhe me vler\u00eb 10 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb apartament n\u00eb zon\u00ebn e Nish\u00ebrakut me sip\u00ebrfaqe 98 metra katror p\u00ebr vler\u00ebn 66 mij\u00eb euro, 674 euro p\u00ebr met\u00ebr katror. Rrapaj deklaron ullishte n\u00eb fshatin Prisk\u00eb e madhe me sip\u00ebrfaqe 1400 metra katror\u00eb t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 6 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2021 dhe 1 mij\u00eb metra arr\u00eb n\u00eb Karpen t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Super drejtori q\u00eb ka pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb Arli Naska, ish -drejtuesi p\u00ebr disa vjet i zyr\u00ebs s\u00eb Taksave. Me vler\u00ebn e tregut pasuria e z. Naska kap shifr\u00ebn 1 milion euro, nd\u00ebrsa me ato q\u00eb jan\u00eb deklaruar arrijn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Arli Naska ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 2022 me vler\u00eb 180 mij\u00eb euro n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb shkoll\u00ebs Petronini Luarasi me sip\u00ebrfaqe 64 metra katror\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut n\u00eb rrug\u00ebn Sami Frash\u00ebri me sip\u00ebrfaqe 166 metra katror\u00eb n\u00eb vitin 2021, n\u00eb vitin 2020 bashk\u00ebshortja ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Kor\u00e7\u00eb me sip\u00ebrfaqe 122 metra, n\u00eb vitin 2018 Arli Naska ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb radhime me sip\u00ebrfaqe 57 metra katror\u00eb dhe nj\u00eb garazh 22 metra.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e pasurimit duke p\u00ebrfituar nga posti publik, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb ka lindur n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe as \u00ebsht\u00eb shpikur nga ata. Klasa politike shqiptare ka q\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb e korruptuar dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb e pranoi dhe kryeministri Edi Rama gjat\u00eb nj\u00eb takimi me grupin parlamentar dhe kabinetin dit\u00ebn e mart\u00eb.<\/p>\n<p>Por pjesa m\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb frika e uris\u00eb p\u00ebr pushtet e para e forcave t\u00eb reja politike. A mund t\u00eb vij\u00eb dikush q\u00eb e ndryshon vendin dhe distancohet nga korrupsioni, apo n\u00eb fushat\u00eb dhe aktiviz\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb heshtur e pun\u00ebtor\u00eb si djemt\u00eb e vajzat Mjaftit dhe n\u00eb pushtet do t\u00eb perfeksionojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimeve, duke shkaktuar jo pak d\u00ebme me njer\u00ebz pa sht\u00ebpi, me prishjen e parqeve dhe mbjelljen e betonit dhe rritjen stratosferike t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb trishtuese, \u00ebsht\u00eb insistimi se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira!<\/p>\n<p>\u201cIshte mit ajo q\u00eb k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb shkolluar n\u00eb per\u00ebndim. Shumica e tyre nuk kan\u00eb shkollim t\u00eb plot\u00eb dhe po t\u00eb shoh\u00ebsh kurrikulat e tyre t\u00eb vjen \u00e7udi po t\u00eb shoh\u00ebsh edukimin, p\u00ebrvoj\u00eb apo eksperienc\u00ebn e pun\u00ebs dhe jet\u00ebs profesionale p\u00ebrpara se t\u00eb katapultoheshin n\u00eb politik\u00eb. Kjo zhg\u00ebnjeu shum\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb ishin shum\u00eb me xhenuine se sa kjo dhe realisht mund t\u00eb ishin njer\u00ebz patriot\u00eb q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb vend!\u201d\u00a0thot\u00eb politologu Ilir Kalemaj.<\/p>\n<p>\/Emisioni \u201cKronos\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Llogarit\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb me incenerator\u00ebt duket se nuk u mjaftuan me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, deputetit Alqi Bllako dhe drejtor\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb Rama. Prokuroria e Posa\u00e7me k\u00ebrkon mas\u00ebn e arrestit p\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebs kryeministrin Arben Ahmetaj i cili vendos t\u2019i largohet llogaridh\u00ebnies p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb akuzoj\u00eb si pronar faktik t\u00eb inceneratorit kryebashkiakun &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":79608,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-79607","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79607\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}