{"id":79610,"date":"2024-05-16T17:22:51","date_gmt":"2024-05-16T17:22:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=79610"},"modified":"2024-05-16T17:22:51","modified_gmt":"2024-05-16T17:22:51","slug":"ligji-per-surrogacine-cenon-rende-familjen-dhe-bie-ndesh-me-natyren-njerezore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/16\/ligji-per-surrogacine-cenon-rende-familjen-dhe-bie-ndesh-me-natyren-njerezore\/","title":{"rendered":"Ligji p\u00ebr surrogacin\u00eb cenon r\u00ebnd\u00eb familjen dhe bie ndesh me natyr\u00ebn njer\u00ebzore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Bujar SPAHIU<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebs. Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ndava me ju nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb i kushtohej kujdesit ndaj prind\u00ebrve dhe familjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Familja n\u00eb t\u00eb gjitha besimet fetare \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb, por un\u00eb dua ta trajtoj sot me ju n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtimin q\u00eb na p\u00ebrket ne, at\u00eb Islam.<\/p>\n<p>Islami \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fe q\u00eb p\u00ebrkrah shkenc\u00ebn dhe sigurisht edhe i paraprin asaj n\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka asnj\u00eb dyshim dhe historia mij\u00ebra vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare. Tema e sotme ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me debatin e fundit q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit e Parlamentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb hapur diskutimin n\u00eb lidhje me familjen, ose ta themi ashtu si\u00e7 ka marr\u00eb em\u00ebr gjer\u00ebsisht, surrogacia.<\/p>\n<p>S\u00eb pari dua t\u00eb ndaj konsiderat\u00ebn time p\u00ebr krer\u00ebt e bashk\u00ebsive fetare q\u00eb kan\u00eb ngritur z\u00ebrin dhe p\u00ebr cilindo q\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashkuar shqet\u00ebsimit ton\u00eb. Iniciimi i k\u00ebtij ligji pa konsultim t\u00eb gjer\u00eb, edhe me komunitetet fetare, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku ne jemi mazhoranc\u00eb, m\u00eb duket tejet absurd dhe tendencioz.<\/p>\n<p>Ky ligj n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb anti familje. Trondit themelet e qeliz\u00ebs baz\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, i pa natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Feja islame nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr p\u00ebrparimit t\u00eb shkenc\u00ebs sa i p\u00ebrket leht\u00ebsimit q\u00eb shkenca ka arritur t\u2019u jap\u00eb nj\u00eb zgjidhje \u00e7ifteve q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme sh\u00ebndet\u00ebsore nuk mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb kushte natyrale. Dhe k\u00ebtu kam parasysh fertilizimim invitro, etj. \u00c7do p\u00ebrparim shkencor n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur.<\/p>\n<p>Por ky ligj nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb aspekt. S\u00eb pari, si\u00e7 dihet, feja islame \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr abortit, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur rekomandohet nga mjek\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs. N\u00eb \u00e7do rast tjet\u00ebr aborti \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm, sidomos n\u00eb jav\u00ebt q\u00eb embrioni ka hyr\u00eb n\u00eb faza zhvillimi jet\u00ebsore n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, surrogacia \u00ebsht\u00eb e papranueshme n\u00eb Islam. Dhe argumentat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk jan\u00eb dogmatike, si\u00e7 p\u00ebrpiqen ta trajtojn\u00eb disa. Jo aspak. Surrogacia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bartje, q\u00eb s\u00eb pari ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb grave, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sot flitet aq shum\u00eb, por kur vjen puna te surrogacia, heshtet.<\/p>\n<p>N\u00ebna surrogato \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua q\u00eb do bart\u00eb n\u00eb organizmin e saj nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb, me t\u00eb cilin ajo nuk \u00ebsht\u00eb e martuar. Pra, duke transferuar spermatozoidin e nj\u00eb burri dhe vez\u00ebt e nj\u00eb gruaje n\u00eb mitr\u00ebn e nj\u00eb gruaje tjet\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn burri nuk \u00ebsht\u00eb i martuar. Dhe kjo gj\u00eb b\u00ebhet kundrejt pages\u00ebs ose edhe falas qoft\u00eb.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo? A nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorim i nj\u00eb gruaje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ul\u00ebt!! A nuk \u00ebsht\u00eb trajtimi i saj si nj\u00eb qenie pa dinjitet, pa ndjenja dhe pa logjik\u00eb!? N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu &#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb!?<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb posht\u00ebrim p\u00ebr at\u00eb grua q\u00eb fill pas lindjes s\u00eb foshnj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka bartur n\u00eb barkun e saj p\u00ebr 9 muaj t\u2019i rr\u00ebmbehet p\u00ebr t\u00eb mos e par\u00eb m\u00eb kurr\u00eb!?<\/p>\n<p>Po a ka legjitimitet nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i lindur i till\u00eb!? Kush \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e v\u00ebrtet\u00eb e tij, ajo q\u00eb e ka ushqyer me kordon n\u00eb trupin e saj p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, apo nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb thjesht\u00eb ka trasferuar vez\u00ebt n\u00eb barkun e surrogatos!?<\/p>\n<p>Un\u00eb kam konsultuar shum\u00eb referenca shkencore islame t\u00eb dijetar\u00ebve, pa p\u00ebrjashtim t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb unanimisht kund\u00ebr di\u00e7kaje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebna z\u00ebvend\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt q\u00eb ngat\u00ebrron vet\u00eb natyr\u00ebn e familjes dhe prejardhjes s\u00eb saj. Konfuzioni i linj\u00ebs s\u00eb gjakut konsiderohet si nj\u00eb veprim kund\u00ebr vullnetit t\u00eb Zotit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm dhe etikisht e c\u00ebnon dinjitetin e gruas bart\u00ebse dhe f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb lindur nga ajo. Si rezultat, origjina e nj\u00eb f\u00ebmije duhet t\u00eb gjurmohet tek babai dhe n\u00ebna e tij\/saj biologjike.<\/p>\n<p>Rregulli islam i trash\u00ebgimis\u00eb bazohet n\u00eb at\u00ebsin\u00eb dhe am\u00ebsin\u00eb biologjike dhe p\u00ebrmasat e trash\u00ebgimis\u00eb jan\u00eb t\u00eb specifikuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite n\u00eb Kuran. Ky ligj nxit prishjen e lidhjeve familjare dhe prejardhjes. Z\u00ebvend\u00ebsimi krijon nj\u00eb pamje t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb prind\u00ebrve, e cila mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb probleme t\u00eb r\u00ebnda sociale dhe ligjore t\u00eb paparashikuara.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr. Islami ka vendosur ligje t\u00eb qarta p\u00ebr vijim\u00ebsin\u00eb e rregullt t\u00eb rrac\u00ebs njer\u00ebzore, si\u00e7 e kan\u00eb edhe besimet e tjera. Q\u00ebllimi kryesor i ligjeve hyjnore \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurohen f\u00ebmij\u00ebt dhe e ardhmja e tyre q\u00eb lindin nga bashk\u00ebshort\u00eb t\u00eb caktuar dhe q\u00eb f\u00ebmija i dikujt tjet\u00ebr, n\u00eb aspektin biologjik, t\u00eb mos p\u00ebrzihet, me f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb lindin nga ky \u00e7ift.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm Islami, \u00e7do besim n\u00eb bot\u00eb parandalon mund\u00ebsin\u00eb e paligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u jep edhe m\u00ebsime njer\u00ebzve. Shkenc\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj fushe pohojn\u00eb se f\u00ebmija i till\u00eb m\u00eb shum\u00eb tipare merr jo nga veza e fertiluar, por nga n\u00ebna surrogate gjat\u00eb procesit t\u00eb zhvillimit t\u00eb tij n\u00eb mit\u00ebr, duke u ushqyer prej saj dhe duke u formuar i gjithi n\u00eb mitr\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Un\u00eb e quaj nj\u00eb gabim me dashje t\u00eb thuash se f\u00ebmija i till\u00eb i p\u00ebrket n\u00ebn\u00ebs dhuruese t\u00eb vez\u00ebs. Ai i p\u00ebrket m\u00eb shum\u00eb n\u00ebn\u00ebs q\u00eb e ka bartur n\u00eb barkun e saj, q\u00eb e ka ushqyer p\u00ebrmes kordonit, q\u00eb e ka lindur at\u00eb, sesa asaj q\u00eb transferon vez\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 thash\u00eb n\u00eb fillim, ky ligj jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7mues p\u00ebr disa gra t\u00eb cilat i quajn\u00eb surrogato duke i zhb\u00ebr\u00eb si q\u00ebnie njer\u00ebzore, por kjo lloj lindje, ky f\u00ebmij\u00eb q\u00eb lind n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, edhe fetarisht, edhe shkenc\u00ebrisht, edhe sociologjikisht i p\u00ebrket n\u00ebn\u00ebs q\u00eb e lind, ushqehet prej saj dhe me t\u00eb krijon lidhjen emocionale.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb raste kur n\u00ebna surrogate pas lindjes ka shkuar n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mbajtjen e f\u00ebmij\u00ebs dhe duke refuzuar parat\u00eb. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse lidhja emocionale \u00ebsht\u00eb aq e fort\u00eb sa tejkalon \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr materiale.<\/p>\n<p>Pra, praktikisht, ky ligj d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb familjen.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kund\u00ebr natyr\u00ebs s\u00eb saj. Kund\u00ebr urdh\u00ebrave t\u00eb Atij q\u00eb krijon nga asgj\u00ebja, krijon pa patur nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model dhe e p\u00ebrs\u00ebrit krijimin, Zotit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb, sunduesit absolut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ligj q\u00eb nuk i merr parasysh k\u00ebto fakte, kurrsesi nuk \u00ebsht\u00eb i lejuar, madje ai \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm edhe n\u00eb aspektin njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk dua t\u00eb hyj n\u00eb diskutimin tjet\u00ebr q\u00eb ky ligj po b\u00ebhet p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim edhe m\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb se kaq, at\u00eb t\u00eb prindit 1 dhe prindit 2, sepse nuk dua t\u00eb paragjykoj di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Por sigurisht q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht e ndaluar n\u00eb fen\u00eb Islame dhe ne shprehim gjith\u00eb kund\u00ebrshtin\u00eb ton\u00eb sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Un\u00eb gjej rastin t\u2019u b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Parlamentit t\u00eb mendojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, s\u00eb pari, si shqiptar\u00eb. S\u00eb dyti, si prind\u00ebr e familjar\u00eb. S\u00eb treti, si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb populli i cili \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00eb tilla ligjeve e praktikave.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb rasti q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk po i imponohet nj\u00eb ligj i till\u00eb, edhe sikur kjo t\u00eb ndodhte, ky ligj nuk mund t\u00eb miratohet n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin e popullit.<\/p>\n<p>E lus Zotin q\u00eb ta kthej\u00eb nga e mbara k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri. E lus Zotin q\u00eb familja jon\u00eb mos t\u00eb p\u00ebrballet me sfida t\u00eb tilla dhe kombi yn\u00eb t\u00eb shtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale, ashtu si\u00e7 Zoti e ka caktuar.<\/p>\n<p>Amin!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Bujar SPAHIU T\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebs. Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ndava me ju nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb i kushtohej kujdesit ndaj prind\u00ebrve dhe familjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Familja n\u00eb t\u00eb gjitha besimet fetare \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb, por un\u00eb dua ta trajtoj sot me ju n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtimin q\u00eb na p\u00ebrket ne, at\u00eb Islam. Islami \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fe q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":79611,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-79610","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79610"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79610\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79611"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}