{"id":79810,"date":"2024-05-20T08:41:36","date_gmt":"2024-05-20T08:41:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=79810"},"modified":"2024-05-20T08:41:36","modified_gmt":"2024-05-20T08:41:36","slug":"kulisat-e-luftes-veliaj-balluku-si-u-paralizua-njesia-e-mbikqyrjes-se-inceneratorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/20\/kulisat-e-luftes-veliaj-balluku-si-u-paralizua-njesia-e-mbikqyrjes-se-inceneratorit\/","title":{"rendered":"Kulisat e luft\u00ebs Veliaj-Balluku, si u paralizua nj\u00ebsia e mbikqyrjes s\u00eb inceneratorit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Klodian Tomorri<\/strong><\/p>\n<p>Dy muaj pasi qeveria firmosi koncesionin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Damian Gjiknuri urdh\u00ebroi ngritjen e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb zbatimit t\u00eb projektit (NJZP), e cila do t\u00eb mbikqyrte ecurin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit. Tenderi p\u00ebr koncesionin e inceneratorit ishte zhvilluar nga ministria e Mjedisit, por dy muaj pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, qeveria kishte ndryshuar autoritetin kontraktor duke caktuar ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas urdhrit t\u00eb Gjiknurit, num\u00ebr 178 me dat\u00eb 6 n\u00ebntor 2017, Nj\u00ebsia e Zbatimit t\u00eb Projektit p\u00ebrb\u00ebhej nga 5 vet\u00eb. Ata ishin Miranda Lila, Artan Leskoviku dhe Ada Oseku si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs si dhe Ilda Qazimllari dhe Ernis Toska si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0Por ky urdh\u00ebr do t\u00eb rezultonte jet\u00ebshkurt\u00ebr, pasi vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb pas u ndryshua s\u00ebrish. N\u00eb dhjetor 2017, p\u00ebrmes nj\u00eb urdhri t\u00eb ri ndryshohen dy an\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb NJZP, zonja Lila dhe zoti Leskoviku duke u z\u00ebvend\u00ebsuar me dy emra t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebta ishin P\u00ebllumb Abeshi nga ministria e Mjedisit dhe Arben Ka\u00e7orri nga Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve, institucion ky po n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb MIE. Tre an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb mbeten t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-17149\" src=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Gjiknuri-ok.png\" sizes=\"auto, (max-width: 615px) 100vw, 615px\" srcset=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Gjiknuri-ok.png 615w, https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Gjiknuri-ok-222x300.png 222w\" alt=\"\" width=\"615\" height=\"830\" \/><\/p>\n<p><strong>Urdhri i Damian Gjiknurit per ngritjen e NJZP<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb eksperienc\u00ebs, zoti Abeshi caktohet si kryetar i nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb zbatimit t\u00eb projektit. NJZP funksionoi rregullisht deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, kur p\u00ebrmes nj\u00eb emaili zoti Abeshi njofton dor\u00ebheqjen nga funksioni i kryetarit dhe largimin e tij nga Nj\u00ebsia e Zbatimit t\u00eb Projektit me argumentin se kishte nisur pun\u00eb si pedagog n\u00eb Universitetin Bujq\u00ebsor t\u00eb Kamz\u00ebs. Nga ky moment nis paralizimi i nj\u00ebsis\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbikqyrte ecurin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs koncesionare, NJZP kishte dy funksionte ky\u00e7 n\u00eb mbikqyrjen e zbatimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs. Ajo shyrtonte raportet e situacioneve q\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre muaj supervizori i kontrat\u00ebs mbi ecurin\u00eb e punimeve dhe mbi k\u00ebto situacione informonte p\u00ebrmes memove t\u00eb p\u00ebrmbledhura ministrin e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e autoritetit kontraktor. Nd\u00ebrsa funksioni i dyt\u00eb ishte ai, q\u00eb kjo nj\u00ebsi mund t\u00eb b\u00ebnte inspektime fizike n\u00eb Sharr\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb edhe vet\u00eb ecurin\u00eb e punimeve dhe cil\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p><strong>NJZP del jasht\u00eb loje<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas njoftimit t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb zotit Abeshi, an\u00ebtarja e NJZP, Ada Oseku, e cila ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuese e ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, njofton me shkres\u00eb zyrtare ministren e Infrastruktur\u00ebs Belinda Balluku dhe sekretaren e P\u00ebrgjithshme Viola Haxhiademi p\u00ebr sa kishte ndodhur, duke i k\u00ebrkuar ministres t\u00eb marr\u00eb masa.<\/p>\n<p>\u201cKryetari z. P\u00ebllumb Abeshi \u00ebsht\u00eb larguar nga institucioni q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur mbledhjen dhe funksionimin e NJZP. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb faz\u00ebn ku ndodhet zbatimi i k\u00ebsaj kontrate dhe problematikat e dala gjat\u00eb monitorimit t\u00eb saj, lutemi mendimin tuaj p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e z. Abeshi si dhe rikompozimin e NJZP me specialist\u00eb t\u00eb struktur\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e mbetjeve dhe nj\u00eb jurist\u201d thuhet n\u00eb shkres\u00ebn me dat\u00eb 11 n\u00ebntor 2020, q\u00eb zonja Oseku i d\u00ebrgon ministres Balluku dhe sekretares s\u00eb saj.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-17150\" src=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/oseku-ok.png\" sizes=\"auto, (max-width: 599px) 100vw, 599px\" srcset=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/oseku-ok.png 599w, https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/oseku-ok-218x300.png 218w\" alt=\"\" width=\"599\" height=\"825\" \/><\/p>\n<p><strong>Shkresa permes te ciles Ada Oseku ve ne dijeni Ballukun per doreheqjen e zotit Abeshi dhe pamundesine e funksionimit te NJZP<\/strong><\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e kryetarit praktikisht e kishte nxjerr jasht\u00eb loje nj\u00ebsin\u00eb e zbatimit t\u00eb projektit dhe \u00e7do raportim q\u00eb vinte nga supervizori i kontrat\u00ebs n\u00eb ministrin\u00eb e Energjis\u00eb mbi ecurin\u00eb e nd\u00ebrtimit kthehej mbrapsht, si\u00e7 d\u00ebshmon kjo shkres\u00eb zyrtare e shkurtit 2021 e sekretares s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Belinda Ballukut drejtuar shoq\u00ebris\u00eb Integrated Energy dhe supervizorit Ave Consulting.<\/p>\n<p>\u201cJu njoftojm\u00eb se n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb vendimarrjes si pasoj\u00eb e largimit t\u00eb kryetarit t\u00eb NJZP, p\u00ebrfaq\u00ebsues i ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Mjedisit, dhe n\u00eb pritje t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb tij, raporti i fundit tremujor nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po ja u kthejm\u00eb mbrapsht dokumentacionin, p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e k\u00ebtyre punimeve n\u00eb raportimin pasardh\u00ebs,\u201d shkruan zonja Haxhiademi n\u00eb shkres\u00ebn drejtuar Integrated Energy dhe AVE Consulting.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-17151\" src=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/haxhiademi-ok.png\" sizes=\"auto, (max-width: 614px) 100vw, 614px\" srcset=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/haxhiademi-ok.png 614w, https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/haxhiademi-ok-240x300.png 240w\" alt=\"\" width=\"614\" height=\"769\" \/><\/p>\n<p><strong>Sekretarja e Pergjithshme e ministrise se Infrastruktures kthen mbrapsht raportimin e supervizorit per shkak se NJZP nuk funksionon<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ministria e Infrastruktur\u00ebs i k\u00ebrkonte ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar p\u00ebr em\u00ebrim n\u00eb NJZP, por Blendi Klosi nuk pranonte m\u00eb. Edhe pse n\u00eb dhjetor 2017, zoti Klosi kishte d\u00ebrguar P\u00ebllumb Abeshin n\u00eb NJZP, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, ministria e Mjedisit refuzonte t\u00eb d\u00ebrgonte em\u00ebr tjet\u00ebr me argumentin se nuk ishte m\u00eb Autoritet Kontraktor n\u00eb koncesionin e inceneratorit, pasi Autoriteti Kontraktor i ishte transferuar ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs. Ndoshta zoti Klosi kishte filluar t\u00eb ndjente se inceneratori po shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb patate t\u00eb nxeht\u00eb dhe nuk donte m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Teksa nj\u00ebsia e mbikqyrjes ishte paralizuar, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2021, supervizori d\u00ebrgon raportin e radh\u00ebs tremujor mbi ecurin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit pran\u00eb NJZP, q\u00eb kjo e fundit t\u00eb informonte ministren Balluku. Por edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb NJZP ja kthen mbrapsht raportimin supervizorit p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye. Ada Oseku informon s\u00ebrish sekretaren e p\u00ebrgjithshme t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, k\u00ebt\u00eb her\u00eb duke i k\u00ebrkuar m\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-17152\" src=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Ada-oseku-ok.png\" sizes=\"auto, (max-width: 1005px) 100vw, 1005px\" srcset=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Ada-oseku-ok.png 1005w, https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Ada-oseku-ok-300x190.png 300w, https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Ada-oseku-ok-768x487.png 768w\" alt=\"\" width=\"1005\" height=\"637\" \/><\/p>\n<p><strong>Ada Oseku i drejtohet serish MIE duke kerkuar qe te caktoje kryetarin e NJZP<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSikurse ju kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni, NJZP-ja p\u00ebr monitorimin e faz\u00ebs nd\u00ebrtimore t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate koncesioni p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb kryetarit, p\u00ebrfaq\u00ebsues i ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Mjedisit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e mosfunksionimit q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2020. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi p\u00ebrgatitur edhe shkres\u00ebn p\u00ebr ministrin\u00eb e Turizmit dhe Mjedisit, p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit si dhe kemi kthyer mbrapsht dokumentacionin e d\u00ebrguar nga shoq\u00ebria deri n\u00eb ristrukturimin e k\u00ebsaj NJZP-je. Si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NJZP-s\u00eb kemi k\u00ebrkuar nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb caktimin e kryetarit dhe riorganizimin e NJZP-s\u00eb. T\u00eb ndodhur para faktit t\u00eb mosfunksionimit me vet\u00ebm 4 an\u00ebtar\u00eb dhe mosorganizimit t\u00eb mbledhjeve t\u00eb NJZP, nuk mund t\u00eb procedojm\u00eb me miratimin e raporteve t\u00eb d\u00ebrguara nga supervizori. Lutemi nd\u00ebrhyrjen tuaj,\u201d i drejtohet zonja Oseku sekretares s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ng\u00ebr\u00e7 mbi ng\u00ebr\u00e7<\/strong><\/p>\n<p>Ng\u00ebr\u00e7i i NJZP praktikisht e kishte l\u00ebn\u00eb shtetin pa sy n\u00eb mbikqyrjen e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe p\u00ebr disa tremujor\u00eb rresht situacionet e raportuara nga supervizori ktheheshin mbrapsht pa miratim dhe vendimarrje nga NJZP. Ne qershor t\u00eb vitit 2021, ndodh nj\u00eb tjet\u00ebr zhvillim. Erion Veliaj njofton Belinda Ballukun se an\u00ebtarja e NJZP, Ilda Qazimllari do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me Henrik Hysenbegasin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb pas k\u00ebsaj shkrese, zonja Balluku merr vendim t\u00eb em\u00ebroj\u00eb pik\u00ebrisht zotin Hysenbegasi nga Bashkia Tiran\u00eb si kryetar t\u00eb NJZP. K\u00ebtu nis nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 edhe m\u00eb i madh. Zoti Hysenbegasi nuk pranon postin e kryetarit t\u00eb NJZP, me argumentin se ky post i takonte autoritetit Kontraktor q\u00eb ishte Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe jo Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj p\u00ebrlasje hyn n\u00eb sken\u00eb edhe vet\u00eb Erion Veliaj. P\u00ebrmes nj\u00eb shkres\u00eb drejtuar zonj\u00ebs Balluku, Erjon Veliaj shkruan se Bashkia Tiran\u00eb nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb postin e kryetarit t\u00eb NJZP, pasi ky post i takon autoritetit kontraktor, dmth ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBazuar praktikave t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb ngritjes s\u00eb NJZP-ve dhe meq\u00ebn\u00ebse shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb NJZP i p\u00ebrket Autoritetit Kontraktor duhet q\u00eb kryetari t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e Autoritetit Kontraktor, mund\u00ebsisht nga drejtoria e Mbetjeve. Ju b\u00ebjm\u00eb me dije se zoti Hysenbegasi do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i NJZP, por nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb funksionin e kryetarit,\u201d i shkruan Veliaj Ballukut n\u00eb shkres\u00ebn me dat\u00eb 2 gusht 2021.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-17153\" src=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/pergjigja-e-Veliajt-Ok.png\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" srcset=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/pergjigja-e-Veliajt-Ok.png 600w, https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/pergjigja-e-Veliajt-Ok-300x268.png 300w\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"535\" \/><\/p>\n<p><strong>Erion Veliaj i kthen pergjigje Ballukut ku refuzon caktimin kryetar te Henrik Hysenbegasit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrplasja shkresore p\u00ebr postin e kryetarit vazhdoi gjat\u00eb. Megjithat\u00eb pas qershorit 2021, NJZP tashm\u00eb e ngelur me kat\u00ebr veta, dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb MIE dhe dy t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, filloi t\u00eb shqyrtonte raportet e supervizorit, pasi kishte m\u00eb shum\u00eb se dy tremujor\u00eb q\u00eb i kishte kthyer mbrapsht ato. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, u zhvillua mbledhja e radh\u00ebs e NJZP, ku kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt firmos\u00ebn shtyrjen e afatit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit me 2 vjet duke i k\u00ebrkuar s\u00ebrish ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs t\u2019i jepte zgjidhje \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kryetarit.<\/p>\n<p><strong>Bie ligji i koncesioneve<\/strong><br \/>\nDh\u00ebnia n\u00eb seri i koncesioneve nga qeveria kishte filluar t\u00eb krijonte shqet\u00ebsim p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e financave t\u00eb vendit. Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar rriti presionin mbi qeverin\u00eb q\u00eb kjo e fundit t\u00eb mbikqyrte m\u00eb holl\u00ebsisht pasojat financiare t\u00eb koncesionit. Si rezultat i presionit t\u00eb FMN, qeveria u detyrua t\u00eb ndryshonte ligjin e koncesioneve duke ngarkuar ministrin e Financave me detyrimin q\u00eb \u00e7do vit t\u00eb paraqiste nj\u00eb raport vjetor t\u00eb p\u00ebrmbledhur mbi ecurin\u00eb e kontratave aktive t\u00eb kon\u00e7esionit\/ PPP, si aneks i raportit vjetor t\u00eb zbatimit t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>Raporti i publikua i plot\u00eb n\u00eb vitet 2019 dhe 2020. Por n\u00eb vitin 2021, raporti nuk mund t\u00eb publikohej p\u00ebr shkak se inceneratori i Tiran\u00ebs kishte mbetur pa mbikqyrje dhe ministria e Financave nuk kishte nga t\u00eb merrte informacion p\u00ebr ecurin\u00eb e k\u00ebtij koncesioni. Si rrjedhoj\u00eb konflikti mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt p\u00ebrplaset n\u00eb ministri t\u00eb Financave. Ng\u00ebr\u00e7i konsistonte n\u00eb faktin se kush duhet t\u00eb raportonte n\u00eb ministrin\u00eb e Financave p\u00ebr ecurin\u00eb e punimeve tek koncesioni i inceneratorit, p\u00ebr sa koh\u00eb NJZP ishte pa kryetar. N\u00eb loj\u00eb tashm\u00eb hyn Delina Ibrahimaj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebp\u00ebrmjet shkresave tuaja jemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni lidhur me komunikimet mes dy institucioneve tuaja mbi problematik\u00ebn se cili prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb MIE dhe Bashkis\u00eb Tiran\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rolin e kryetarit p\u00ebr Nj\u00ebsin\u00eb e Zbatimit t\u00eb Projektit. Nga sa m\u00eb sip\u00ebr ministria e Financave ju sjell n\u00eb v\u00ebmendje se sipas ligjit t\u00eb koncesioneve, p\u00ebrcjellja e raporteve periodike t\u00eb monitorimit pran\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Financave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Autoritetit Konktraktor,\u201d i drejtohet Ibrahimaj n\u00eb 9 maj 2022 ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-17154\" src=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Delina-OK.png\" sizes=\"auto, (max-width: 584px) 100vw, 584px\" srcset=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Delina-OK.png 584w, https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Delina-OK-228x300.png 228w\" alt=\"\" width=\"584\" height=\"768\" \/><\/p>\n<p><strong>Delina Ibrahimaj i kujton Belinda Ballukut se kryetari i NJZP duhet te jete nga Autoriteti Kontraktor<\/strong><\/p>\n<p>Shkresa e Delina Ibrahimaj ja ngarkonte Belinda Ballukut p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar kryetarin e NJZP. (M\u00eb von\u00eb mes Ballukut dhe Ibrahimajt do t\u00eb shp\u00ebrthente nj\u00eb konflikt i ashp\u00ebr, i cili kulmoi me sherr n\u00eb mbledhje qeverie, \u00e7ka u pasua me transferimin e Ibrahimajt nga ministre finance n\u00eb ministre p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen.) Por dy muaj para k\u00ebsaj shkrese, qeveria kishte miratuar nj\u00eb vendim, i cili e hiqte sektorin e mbetjeve nga fusha e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore e ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb jetim. Ky vendim ishte goditja finale, q\u00eb shpartalloi totalisht kontrollin mbi inceneratorin.<\/p>\n<p>N\u00eb 15 gusht t\u00eb vitit 2022, kat\u00ebr an\u00ebtart e mbetur t\u00eb NJZP zhvilluan mbledhjen e fundit. Pas k\u00ebsaj mbledhje dor\u00ebhiqet nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtare. Ada Oseku, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs njofton dor\u00ebheqjen duke arsyetuar se tashm\u00eb funksionimi i NJZP kishte r\u00ebn\u00eb edhe ligj\u00ebrisht, p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb marsit 2022, q\u00eb hoqi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e mbetjeve nga ministria e Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb q\u00eb pas gushtit 2022, NJZP mbeti me vet\u00ebm 3 an\u00ebtar; Arben Ka\u00e7orrin nga AKUM si p\u00ebrfaq\u00ebsues i MIE dhe dy an\u00ebtar\u00ebt e Bashkis\u00eb Tiran\u00ebs, Enris Toska dhe Henrik Hysenbegasi. Mbledhja e fundit e NJZP \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ku tre an\u00ebtar\u00ebt e mbetur kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb s\u00ebrish me shkres\u00eb se jan\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zhvilluar mbledhje dhe kryer funksionin e tyre.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-17155\" src=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/mbledhja-e-fundit-ok.png\" sizes=\"auto, (max-width: 609px) 100vw, 609px\" srcset=\"https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/mbledhja-e-fundit-ok.png 609w, https:\/\/www.kapitali.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/mbledhja-e-fundit-ok-262x300.png 262w\" alt=\"\" width=\"609\" height=\"698\" \/><\/p>\n<p><strong>Mbledhja e fundit e NJZ ne dhjetor 2023 me vetem 3 anetare<\/strong><\/p>\n<p>Prej gati m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh koncesioni i Inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs ka qen\u00eb praktikisht pa autoritet Kontraktor pasi askush nuk dilte zot t\u00eb merrte vendime. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00ebn dhe ka patur nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb fuqishme edhe mes Belinda Ballukut dhe Mirela Kumbaros, pasi ministria e Infrastruktur\u00ebs shtynte p\u00ebr t\u00eb transferuar Autoritetin Kontraktor tek ajo e Mjedisit, por zonja Kumbaro nuk pranonte.<\/p>\n<p>Dy muaj m\u00eb par\u00eb, qeveria miratoi nj\u00eb vendim p\u00ebr krijimin e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbetjeve duke ja v\u00ebn\u00eb asaj p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore p\u00ebr zbatimin e politikave t\u00eb mbetjeve. Por, kjo agjenci ende nuk \u00ebsht\u00eb funksionale duke zgjatur m\u00eb shum\u00eb vakumin. Kjo \u00ebsht\u00eb historia se si u shpartallua mbikqyrja e inceneratorit u shpartallua dhe arsyeja se pse hetimet e SPAK jan\u00eb shtrir\u00eb edhe n\u00eb ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, p\u00ebrmes sekuestrimit t\u00eb telefonave t\u00eb shum\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ministrie.<\/p>\n<p>Nj\u00eb histori, ku p\u00ebrlasjet mes dy figurave t\u00eb fuqishme t\u00eb pushtetit Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt e lan\u00eb shtetin qorr n\u00eb afer\u00ebn e madhe t\u00eb inceneratorit, ku parat\u00eb paguheshin lum\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb askush nuk merrte guximin t\u00eb shkruante zyrtarisht se inceneratori nuk po nd\u00ebrtohej.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian Tomorri Dy muaj pasi qeveria firmosi koncesionin e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Damian Gjiknuri urdh\u00ebroi ngritjen e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb zbatimit t\u00eb projektit (NJZP), e cila do t\u00eb mbikqyrte ecurin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit. Tenderi p\u00ebr koncesionin e inceneratorit ishte zhvilluar nga ministria e Mjedisit, por dy muaj pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, qeveria kishte ndryshuar autoritetin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":79811,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-79810","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79810"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79810\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79811"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}