{"id":79821,"date":"2024-05-20T09:04:40","date_gmt":"2024-05-20T09:04:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=79821"},"modified":"2024-05-20T09:04:40","modified_gmt":"2024-05-20T09:04:40","slug":"7-meyrat-si-pastrohen-parate-e-krimit-dhe-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/20\/7-meyrat-si-pastrohen-parate-e-krimit-dhe-korrupsionit\/","title":{"rendered":"7 m\u00ebyrat si pastrohen parat\u00eb e krimit dhe korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p>Agjencia e Inteligjenc\u00ebs Financiare (AIF) ka nd\u00ebrtuar shtat\u00eb tipologji rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb pastrimit t\u00eb parave n\u00eb vend, duke theksuar se t\u00eb gjitha rastet u jan\u00eb d\u00ebrguar organeve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit dhe jan\u00eb ato q\u00eb konfirmojn\u00eb n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb apo jo me vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Tipologjit\u00eb e nd\u00ebrtuara p\u00ebr vitin 2023 p\u00ebrfshijn\u00eb raste t\u00eb ndryshme, por s\u00ebrish dominon sektori i pasurive t\u00eb paluajtshme. Gjithsesi ky nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi.<\/p>\n<p>AIF sjell n\u00eb v\u00ebmendje raste t\u00eb qarkullimit t\u00eb vlerave t\u00eb dyshimta n\u00eb sistemin bankar nga jo rezident\u00eb dhe n\u00eb vende t\u00eb konsideruara me risk, keqp\u00ebrdorimi i llogarive dhe p\u00ebrfitime t\u00eb pajustifikuara nga profesionist\u00eb apo dyshime p\u00ebr veprimtari t\u00eb lidhura me korrupsion.<\/p>\n<p>AIF n\u00eb raportin vjetor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar n\u00ebnvizon se jan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb total 4 urdhra bllokimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr llogari bankare, n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb totale prej rreth 1,178,350 EUR, t\u00eb cilat jan\u00eb sekuestruar me vendim t\u00eb Prokuroris\u00eb apo Gjykat\u00ebs n\u00eb mas\u00ebn 93%.<\/p>\n<p>Tipologji 1 \u2013 Qarkullimi i vlerave t\u00eb dyshimta n\u00eb sistemin bankar nga jo-rezident\u00eb dhe vende t\u00eb konsideruara me risk<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, shtetasit A dhe B me origjin\u00eb nga nj\u00eb shtet n\u00eb Evrop\u00eb dhe me rezidenc\u00eb n\u00eb ishujt Kajman (vend i parajs\u00ebs fiskale), kan\u00eb regjistruar shoq\u00ebrin\u00eb Y n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2020 \u2013 2023, shoq\u00ebria Y, ka p\u00ebrfituar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transfertash n\u00eb llogarin\u00eb bankare n\u00eb vendin ton\u00eb q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb total prej 5 milion EUR. K\u00ebto fonde jan\u00eb d\u00ebrguar nga shoq\u00ebria P, n\u00eb vendin e origjin\u00ebs s\u00eb shtetasve A dhe B, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit A sip\u00ebrcituar i cili zot\u00ebron edhe biznese t\u00eb tjera n\u00eb ishujt Kajman.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i deklaruar i transfertave n\u00eb hyrje \u00ebsht\u00eb \u2018p\u00ebr sh\u00ebrbime logjistike dhe operacionale\u2019, t\u00eb ofruara nga shoq\u00ebria Y, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ndodhur n\u00eb nj\u00eb shtet (T) t\u00eb Afrik\u00ebs s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Nga analizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave rezulton se fondet e d\u00ebrguara n\u00eb llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Y n\u00eb vendin ton\u00eb, m\u00eb pas transferohen n\u00eb llogarit\u00eb personale t\u00eb ortak\u00ebve A dhe B, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb apo t\u00eb personave t\u00eb lidhur, n\u00eb vendin e tyre t\u00eb rezidenc\u00ebs (ishujt Kajman), me p\u00ebrshkrim \u2018p\u00ebr sh\u00ebrbimet profesionale\u2019 t\u00eb ofruara nga k\u00ebta t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nga informacionet e disponuara rezultoi se shtetasi A (nj\u00ebri prej ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Y) ka njohje me shtetasen shqiptare X, e cila ishte n\u00ebn hetim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Pastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u2019.<\/p>\n<p>Shtetasi A, i ka dhuruar shtetases X disa pasuri t\u00eb paluajtshme si dhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2017- 2020, i ka d\u00ebrguar fonde n\u00eb vler\u00eb rreth 300,000 EUR, n\u00eb llogarit\u00eb personale dhe t\u00eb biznesit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ky biznes ka qen\u00eb aktiv vet\u00ebm p\u00ebr disa muaj gjat\u00eb vitit 2020, pa aktivitet real p\u00ebrpara se t\u00eb kalonte n\u00eb status pasiv. Ky fakt ngre dyshime se q\u00ebllimi i krijimit t\u00eb k\u00ebtij biznesi ka qen\u00eb vet\u00ebm kanalizimi i fondeve.<\/p>\n<p>Jan\u00eb kryer verifikime p\u00ebr shtetasen X nga t\u00eb cilat kan\u00eb rezultuar se disa muaj m\u00eb pas: \u2013 Pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb dhuruara nga shtetasi A ia shet nj\u00eb personi t\u00eb tret\u00eb; \u2013 Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb fondeve t\u00eb p\u00ebrfituara nga shtetasi A, i investon n\u00eb blerjen e pasurive t\u00eb tjera t\u00eb paluajtshme (apartament, nj\u00ebsi, garazh etj.) t\u00eb cilat m\u00eb pas i dhuron te nj\u00eb familjar i saj (shtetasja Z).<\/p>\n<p>Nga analiza e m\u00ebtejshme mbi shoq\u00ebrit\u00eb e p\u00ebrfshira \u00ebsht\u00eb konstatuar se: \u00b7 Shoq\u00ebria Y nuk zhvillon aktivitet ekonomik n\u00eb adres\u00ebn e deklaruar n\u00eb QKB. Aty ushtron aktivitetin nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr tregtar q\u00eb ofron sh\u00ebrbime konsulence financiare e juridike, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb sh\u00ebrbimi p\u00ebr ofrim selie; \u00b7 Ka vet\u00ebm nj\u00eb punonj\u00ebs, administratorin, shtetasin B; \u00b7 Deklaron shitje p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb d\u00ebrguese t\u00eb fondeve (si shoq\u00ebria P) dhe blerje tek ortak\u00ebt A, B dhe personat e lidhur me ta; \u00b7 Shoq\u00ebria l\u00ebshon edhe autofatura por m\u00eb pas pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre e anulon.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria Y, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023 pezullon aktivitetin e saj pa afat. \u00b7 Shoq\u00ebria P, i ka gjeneruar fondet e transferuara n\u00eb Shqip\u00ebri nga nj\u00eb subjekt tregtar q\u00eb ndodhet n\u00eb shtetin T, n\u00eb Afrik\u00ebn e Veriut, me p\u00ebrshkrim \u2018likuidim i detyrimeve\u2019 n\u00eb nj\u00eb total prej 10milion EUR nga t\u00eb cilat 5 milion EUR si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb lart jan\u00eb kanalizuar n\u00eb vendin ton\u00eb. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb:<\/p>\n<p>Rasti \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr investigim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.tpz.al\/tpz.al\/media3\/-640-0-a1-321.jpg\" alt=\"Nga pasurit\u00eb e paluajtshme te korrupsioni, si u pastruan parat\u00eb! Ja 7\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"394132\" \/><\/p>\n<p>Tipologji 2 \u2013 Fshehje, ndryshim pron\u00ebsie pasurie t\u00eb paluajtshme nga nj\u00eb person, ish n\u00ebpun\u00ebs i shtetit, i akuzuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprimtari kriminale<\/p>\n<p>Shtetasi X, funksionar n\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror, n\u00eb vitin 2023 u arrestua p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe lidhje t\u00eb mundshme me krimin e organizuar. Gjat\u00eb hetimeve t\u00eb organeve ligjzbatuese rezultuan raste t\u00eb abuzimit t\u00eb mundsh\u00ebm me detyr\u00ebn, t\u00eb kryera nd\u00ebr vite nga shtetasi X, prej t\u00eb cilave dyshohet se ka p\u00ebrfituar shuma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parash.<\/p>\n<p>AIF ka kryer verifikime nga ku rezultoi se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 7 vje\u00e7are shtetasi X dhe familjar\u00eb t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb (n\u00ebna, babai, v\u00ebllai, motra), kan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata porosie duke investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme si nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi dhe apartamente n\u00eb vler\u00eb totale rreth 1.5 milion USD, pran\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs shoq\u00ebrie nd\u00ebrtimi C. V\u00ebrehet se kontrata e porosis\u00eb e lidhur nga shtetasi X dhe bashk\u00ebshortja e tij, ishte n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se vlera e saj reale dhe deri diku e justifikueshme krahasimisht me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga analiza e detajuar financiare ka rezultuar se vlerat p\u00ebr porositjen e pasurive jan\u00eb paguar nga shtetasi X dhe familjar\u00ebt e tij gjat\u00eb periudh\u00ebs 2015 \u2013 2018 p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb depozitimesh q\u00eb luhaten n\u00eb vlerat 5,000\u201330,000 USD.<\/p>\n<p>Fondet jan\u00eb depozituar pran\u00eb llogaris\u00eb bankare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit C, n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vend, me frekuenca, data apo orare q\u00eb p\u00ebrputheshin ose p\u00ebrafroheshin mes nj\u00ebri tjetrit. Burimi p\u00ebr fondet e investuara n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme \u00ebsht\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e biznesit dhe t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga emigracioni.<\/p>\n<p>Nga verifikimet mbi bizneset e tij, ka rezultuar se n\u00eb vitin 2010, shtetasi X s\u00eb bashku me 3 shte tas t\u00eb tjer\u00eb, ka themeluar shoq\u00ebrin\u00eb tregtare XY me objekt \u201cimport \u2013 eksport t\u00eb produkteve ushqimore, industrial dhe investime n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit etj\u201d. Pas nj\u00eb periudhe disa vje\u00e7are, shtetasi X ia shet pjes\u00ebn e vet t\u00eb aksioneve nj\u00ebrit prej ortak\u00ebve shtetasit Z, me t\u00eb cilin ka edhe lidhje familjare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes rezulton i lidhur edhe v\u00ebllai i shtetasit X, shtetasi Y, n\u00eb rolin administrativ.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket familjar\u00ebve rezulton se vet\u00ebm i v\u00ebllai ka regjistruar rishtazi nj\u00eb subjekt Person Fizik. T\u00eb ardhurat e fituara nga k\u00ebto biznese jan\u00eb mini- male, por edhe qarkullimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt. Nga analiza e m\u00ebtejshme e kryer edhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rrethit familjar t\u00eb shtetasit X, p\u00ebrfshir\u00eb dhe shtetasin Z, ka rezultuar se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kan\u00eb lidhur kontrata porosie me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi C, n\u00eb vler\u00eb totale rreth 600,000 USD, po ashtu t\u00eb paguara paraprakisht, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, me depozitime n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrti mit pran\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs bank\u00eb me shtetasin X, ku si burim kan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e siguruara nga emigracioni.<\/p>\n<p>Nga verifikimet nuk rezultojn\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb justifikuar asnj\u00eb prej investimeve t\u00eb kryera n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme nga ky shtetas dhe familjar\u00ebt e tij. N\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2023, u vu re se shtetasi X dhe familjar\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb (n\u00ebna, babai, v\u00ebllai, motra), kan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme revokimi t\u00eb k\u00ebtyre kontratave t\u00eb porosis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb:<\/p>\n<p>Rasti u d\u00ebrgua p\u00ebr investigim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb nxjerr\u00eb urdhra bllokimi nga AIF, t\u00eb cilat jan\u00eb shoq\u00ebruar me vendime sekuestrimi nga Prokuroria.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.tpz.al\/tpz.al\/media3\/-640-0-2-653.jpg\" alt=\"Nga pasurit\u00eb e paluajtshme te korrupsioni, si u pastruan parat\u00eb! Ja 7\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"394133\" \/><\/p>\n<p>Tipologji 3 \u2013 Keqp\u00ebrdorimi i llogarive dhe p\u00ebrfitime t\u00eb pajustifikuara nga profesionist\u00eb (Avokat)<\/p>\n<p>Shtetasi X, me profesion avokat ushtron veprimtarin\u00eb e tij q\u00eb prej vitit 2010 i regjistruar si person fizik tregtar. Nga analiza e transaksioneve t\u00eb kryera prej subjektit, u vu re se n\u00eb periudh\u00ebn Janar \u2013 Maj 2023 n\u00eb llogarin\u00eb e tij, kan\u00eb mb\u00ebrritur disa transferta n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme n\u00eb total rreth 150milion Lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza e m\u00ebtejshme rezultoi se brenda nj\u00eb periudhe 7 vje\u00e7are n\u00eb llogari t\u00eb subjektit jan\u00eb transferuar rreth 1,5 miliard\u00eb Lek\u00eb. Fondet jan\u00eb d\u00ebrguar nga institucione t\u00eb ndryshme shtet\u00ebrore, zyra p\u00ebrmbarimore dhe shoq\u00ebri sigurimesh, p\u00ebr ekzekutimin e disa vendimeve gjyq\u00ebsore p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u00eb l\u00ebshuara nga gjykata t\u00eb ndryshme, p\u00ebr pal\u00eb t\u00eb treta (klient\u00eb t\u00eb tij). Lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre fondeve u konstatua se shtetasi X i ka qarkulluar nga llogarit\u00eb e biznesit n\u00eb llogari t\u00eb tij individuale, ku p\u00ebrve\u00e7 t\u00ebrheqjeve, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e fondeve p\u00ebrdoret p\u00ebr blerje mallrash luksi jasht\u00eb vendit, blerje pasuri t\u00eb luajtsh- me\/paluajtshme, p\u00ebr blerje obligacionesh dhe vet\u00ebm 30% e fondeve kalojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb tret\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb subjektit n\u00eb sistemin tatimor, rezultoi se nuk ka deklaruar fatura shitje p\u00ebr sh\u00ebrbimet e ofruara n\u00eb 5 vitet e fundit. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb:<\/p>\n<p>Rasti u d\u00ebrgua p\u00ebr investigim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.tpz.al\/tpz.al\/media3\/-640-0-3-984.jpg\" alt=\"Nga pasurit\u00eb e paluajtshme te korrupsioni, si u pastruan parat\u00eb! Ja 7\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"394134\" \/><\/p>\n<p>Tipologji 4 \u2013 Investime n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme nga persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprimtari kriminale<\/p>\n<p>Shtetasi A s\u00eb bashku me shtetasin B (lidhje familjare) prej vitit 2020 e n\u00eb vijim kan\u00eb investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme shuma t\u00eb konsiderueshme, n\u00eb disa nga zonat m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb zona bregdetare dhe n\u00eb kryeqytet. Konkretisht n\u00eb vitin 2020 shtetasi A, investon shum\u00ebn 150,000 EUR n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb llojit \u2018vil\u00eb\u2019 n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb bregdetare. P\u00ebr pal\u00ebn shit\u00ebse rezultojn\u00eb gjetje negative si individ i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera me pronat.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket financimit t\u00eb k\u00ebtij investimi, rezulton se shtetasi A t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00eb 80,000 EUR pran\u00eb bank\u00ebs F dhe pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb paguar me para n\u00eb dor\u00eb. M\u00eb pas kjo pasuri \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira nj\u00eb shoq\u00ebrie Z, me pages\u00eb qiraje mujore prej 6,000 \u2013 8,000 EUR. Nisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr ku p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr kthimi i investimit nuk \u00ebsht\u00eb normale lindin dyshime se vlera reale e paguar p\u00ebr blerjen e pron\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, ose marr\u00ebdh\u00ebnia e qiradh\u00ebnies mund t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb mjet p\u00ebr kalimin e fondeve nga shoq\u00ebria Z, t\u00eb shtetasi A.<\/p>\n<p>Nga verifikimet t\u00eb m\u00ebtejshme, shtetasi A dy vite m\u00eb von\u00eb, ka kryer nj\u00eb tjet\u00ebr investim, duke bler\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi dhe dy garazhe n\u00eb vler\u00ebn 430,000 EUR, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku \u00e7mimi i tregut \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb krahasimisht me zonat e tjera. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ky shtetas ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb bank\u00ebn D, n\u00eb vler\u00eb 210,000 EUR p\u00ebr financimin e investimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm. P\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr, rezulton se shtetasi A, ka n\u00ebnshkruar disa kontrata shitblerje pasurish t\u00eb luajtshme, sipas t\u00eb cilave ka shitur automjete me \u00e7mime q\u00eb luhaten nga 25,000 \u2013 35,000 EUR, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk disponojm\u00eb informacion p\u00ebr financimin e blerjes s\u00eb tyre. P\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr, rezulton se shtetasi A, ka n\u00ebnshkruar disa kontrata shitblerje pasurish t\u00eb luajtshme, sipas t\u00eb cilave ka shitur automjete me \u00e7mime q\u00eb luhaten nga 25,000 \u2013 35,000 EUR, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk disponojm\u00eb informacion p\u00ebr financimin e blerjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nga analiza e profilit t\u00eb shtetasit A, v\u00ebrehet se:<\/p>\n<p>\u2013 Ka vet\u00ebm nj\u00eb aktivitet privat me objekt veprimtarie: riparim bi\u00e7ikletash, m\u00eb t\u00eb ardhura vjetore rreth 5 milion Lek\u00eb;<\/p>\n<p>\u2013 Ka hyrje \u2013 dalje t\u00eb shpeshta n\u00eb pikat e kalimit kufitar nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe me shtetas me precedent\u00eb penal, t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafikim l\u00ebnd\u00ebsh narkotike. Familjari i tij, shtetasi B gjithashtu rezulton t\u00eb ket\u00eb bler\u00eb apartament n\u00eb vler\u00eb 180,000 EUR n\u00eb dy vitet e fundit, t\u00eb cilin nuk e justifikon me t\u00eb ardhurat e deklaruara q\u00eb i ka vet\u00ebm nga pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb:<\/p>\n<p>Rasti u d\u00ebrgua p\u00ebr investigim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.tpz.al\/tpz.al\/media3\/-640-0-4-894.jpg\" alt=\"Nga pasurit\u00eb e paluajtshme te korrupsioni, si u pastruan parat\u00eb! Ja 7\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"394136\" \/><\/p>\n<p>Tipologji 5 \u2013 Investime t\u00eb larta n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme me burim t\u00eb panjohur fondesh nga nj\u00eb person q\u00eb ushtron funksion publik<\/p>\n<p>Shtetasja X, gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit ka kryer nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb investimesh n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, nd\u00ebrkoh\u00eb rezulton se \u00ebsht\u00eb e pun\u00ebsuar n\u00eb funksion publik vet\u00ebm prej vitit 2018. Investimet e para nga shtetasja X n\u00eb blerje pasurish t\u00eb paluajtshme jan\u00eb kryer n\u00eb vitet 2014 \u2013 2018, n\u00eb vler\u00ebn 270,000 EUR, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo nuk ka qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e m\u00ebtejshme rezulton se lidhja e saj e ngusht\u00eb shtetasi Y, \u00ebsht\u00eb person i dyshuar si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Gjithashtu pas vitit 2018 kur shtetasja X regjistron aktivitetin e saj privat, me karakter publik, ka vijuar me investime n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme. Konkretisht gjat\u00eb 2020 \u2013 2023 ka bler\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi, apartamente dhe vil\u00eb, n\u00eb dukje me \u00e7mim me t\u00eb ul\u00ebt se \u00e7mimi real i tregut, t\u00eb cilat arrijn\u00eb vler\u00ebn totale prej 1.4 milion EUR.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr, rezulton se shtetasja X ka shitur dhe nj\u00eb automjet n\u00eb vler\u00eb 120,000 EUR p\u00ebr t\u00eb cilin nuk disponojm\u00eb informacion p\u00ebr financimin e blerjes. Nga analiza financiare, lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme rezultojn\u00eb vazhdimisht depozitime me para n\u00eb dor\u00eb, n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb shtetases X dhe kalime nga llogaria e subjektit privat q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb llogari personale. P\u00ebr sa i p\u00ebrket deklarimeve p\u00ebr fitimet e aktivitetit p\u00ebr periudh\u00ebn 2018 \u2013 2023, vlerat e deklaruara luhaten nga 5,\u2013 25 milion Lek\u00eb n\u00eb vit, t\u00eb cilat n\u00eb total , nga data e regjistrimit t\u00eb tij nuk kalojn\u00eb vler\u00ebn 750,000 EUR.<\/p>\n<p>Nga verifikimet p\u00ebr shtetasin Y (lidhje e ngusht\u00eb e shtetases X), rezulton gjat\u00eb periudh\u00ebs 2017 \u2013 2023, t\u00eb ket\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata shitje t\u00eb pasurive t\u00eb luajtshme si pal\u00eb shit\u00ebse n\u00eb vlera q\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 90,000 EUR. N\u00eb total nga k\u00ebto shitje ai ka p\u00ebrfituar rreth 200,000 EUR. Ky shtetas, nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb burim t\u00eb njohur t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb fondeve p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebto transaksione.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb:<\/p>\n<p>Lidhje t\u00eb ngushta me persona t\u00eb dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet kriminal, p\u00ebrpara dhe gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs publike;<\/p>\n<p>Rasti u d\u00ebrgua p\u00ebr investigim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.tpz.al\/tpz.al\/media3\/-640-0-tip-5-500x216-461.jpg\" alt=\"Nga pasurit\u00eb e paluajtshme te korrupsioni, si u pastruan parat\u00eb! Ja 7\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"394137\" \/><\/p>\n<p>Tipologji 6 \u2013 Dyshime p\u00ebr veprimtari t\u00eb lidhura me korrupsion<\/p>\n<p>Shtetasja B, n\u00eb periudh\u00ebn 2019-2023, ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese ligjore e disa shtetasve, n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore me objekt d\u00ebmshp\u00ebrblimet e d\u00ebmeve pasurore dhe jo pasurore. K\u00ebto procese gjyq\u00ebsore jan\u00eb zhvilluar gjithmon\u00eb n\u00eb dy qytete (M, L), fakt i cili fillimisht dukej rast\u00ebsi. Me analizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, rezultoi se pal\u00ebt padit\u00ebse me q\u00ebllim ngritjen e padis\u00eb, ndryshonin vendbanimin e tyre.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e disponuara rezultoi se shtetasja B \u00ebsht\u00eb lidhje familjare me shtetasin F, me funksion publik n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Mes shtetases B dhe pal\u00ebve padit\u00ebse jan\u00eb lidhur marr\u00ebveshjet p\u00ebrkat\u00ebse sipas t\u00eb cilave fondet e p\u00ebrfituara nga d\u00ebmshp\u00ebrblimi do transferoheshin n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb shtetases B, pran\u00eb bankave X,Y,Z. T\u00eb gjitha veprimet procedurale dhe gjyq\u00ebsore kryheshin nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e pal\u00ebve padit\u00ebse shtetasja B.<\/p>\n<p>Nga analizimi i llogarive bankare t\u00eb shtetases B, vihet re se pas kreditimit t\u00eb fondeve, vijohet me t\u00ebrheqjen e tyre, me deklarim \u2018dh\u00ebnien e tyre p\u00ebrfituesve\u2019. Shpjegimi i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebto t\u00ebrheqje lidhet me nj\u00eb zgjedhje personale t\u00eb shtetasve p\u00ebrfitues, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar jasht\u00eb sistemit bankar, p\u00ebr arsye pasigurie. Totali i t\u00ebrheqjeve arrin 3 milion EUR.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e disponuara lind\u00ebn dyshime t\u00eb arsyeshme se shtetasit p\u00ebrfitues t\u00eb fondeve mund t\u00eb mos kishin shpeshher\u00eb dijeni p\u00ebr shum\u00ebn reale t\u00eb p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb:<\/p>\n<p>Rasti u d\u00ebrgua p\u00ebr investigim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.tpz.al\/tpz.al\/media3\/-640-0-6-696.jpg\" alt=\"Nga pasurit\u00eb e paluajtshme te korrupsioni, si u pastruan parat\u00eb! Ja 7\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"394138\" \/><\/p>\n<p>Tipologji 7 Investime n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00ebn vler\u00ebn e tregut<\/p>\n<p>Shtetasi A prej vitit 2018, ka kryer nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb transaksionesh me pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb zona t\u00eb ndryshme rezidenciale t\u00eb kryeqytetit (Zon\u00ebn 1, 2 dhe 3). Nga verifikimet e m\u00ebtejshme, rezultoi se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e investimeve jan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin B, person i njohur edhe m\u00eb par\u00eb nga AIF p\u00ebr investime t\u00eb dyshimta n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe p\u00ebrfshirje n\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb analiz\u00ebs financiare u evidentua se pjesa m\u00eb e madhe e investimit n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb vitet 2019 \u2013 2022, konkretisht: \u00b7 Shtetasi A, ka bler\u00eb nga individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm disa pasuri n\u00eb Zon\u00ebn 1 me sip\u00ebrfaqe totale 17,000 m2 dhe me \u00e7mim 6 EUR\/m2, \u00e7mim ky m\u00eb i ul\u00ebt se \u00e7mimi real i tregut;<\/p>\n<p>Rasti u d\u00ebrgua p\u00ebr investigim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb organet e zbatimit t\u00eb ligjit.\/<a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/nga-pasurite-e-paluajtshme-tek-korrupsioni-si-u-pastruan-parate-ne-2023-tipologjite-qe-ka-ndertuar-aif\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Monitor<\/a><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.tpz.al\/tpz.al\/media3\/-640-0-7-726.jpg\" alt=\"Nga pasurit\u00eb e paluajtshme te korrupsioni, si u pastruan parat\u00eb! Ja 7\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"394139\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agjencia e Inteligjenc\u00ebs Financiare (AIF) ka nd\u00ebrtuar shtat\u00eb tipologji rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb pastrimit t\u00eb parave n\u00eb vend, duke theksuar se t\u00eb gjitha rastet u jan\u00eb d\u00ebrguar organeve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit dhe jan\u00eb ato q\u00eb konfirmojn\u00eb n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb apo jo me vep\u00ebr penale. Tipologjit\u00eb e nd\u00ebrtuara p\u00ebr vitin 2023 p\u00ebrfshijn\u00eb raste t\u00eb ndryshme, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49111,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-79821","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79821"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79821\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49111"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}