{"id":80060,"date":"2024-05-22T16:39:25","date_gmt":"2024-05-22T16:39:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80060"},"modified":"2024-05-22T16:39:25","modified_gmt":"2024-05-22T16:39:25","slug":"noka-dumanit-i-keni-hapur-proces-ligjor-kryetarit-te-opozites-pa-asnje-fakt-dhe-prove-dhe-e-mbani-te-burgosur-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/22\/noka-dumanit-i-keni-hapur-proces-ligjor-kryetarit-te-opozites-pa-asnje-fakt-dhe-prove-dhe-e-mbani-te-burgosur-politik\/","title":{"rendered":"Noka-Dumanit: I keni hapur proces ligjor kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs pa asnj\u00eb fakt dhe prov\u00eb dhe e mbani t\u00eb burgosur politik"},"content":{"rendered":"<p><strong>FJALA E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD NE KOMISIONIN E LIGJEVE:<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb interesante.<\/p>\n<p>Lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit normalisht duhej t\u00eb ishte dhe duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet i \u00e7do institucioni ligjzbatues.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb duhej t\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjitha institucionet.<\/p>\n<p>PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e demonstruar qart\u00ebsisht si parti e shtetit ligjor dhe e angazhuar q\u00eb nga fillimi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit. Ky do jet\u00eb dhe do mbetet prioriteti i yni.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb shohim te koleg\u00ebt e Rilindjes. Rilindja sot \u00ebsht\u00eb e zhytur e gjitha n\u00eb batak. T\u00eb gjitha raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare e qart\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>E nis\u00ebn pushtetin me nj\u00eb parlament t\u00eb mbushur me kriminel\u00eb, po e mbyllin pushtetin me nj\u00eb parlament t\u00eb mbushur me t\u00eb korruptuar dhe individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur si synim vet\u00ebm zhvatjen e taksave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Normalisht kjo do k\u00ebrkonte q\u00eb nj\u00eb institucion zbatues si i juaji duhej t\u00eb vinte k\u00ebtu me shifra dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera dhe t\u00eb kishte n\u00eb fokus k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Sondazhet m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim tregojn\u00eb se 81 p\u00ebrqind e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb korrupsionin si masiv dhe shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, p\u00ebr vitin 2023 po flasim, p\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb k\u00ebto sondazhe citohet se ka nj\u00eb rritje t\u00eb korrupsionit me 4.8 p\u00ebrqind nga viti 2022 n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Kjo tregon q\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit nuk po njeh trend rrit\u00ebs ose nuk ka impakt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2023 sipas raportit q\u00eb keni dor\u00ebzuar ju n\u00eb KLP, jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb gjithsej 38 \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr vepr\u00ebn e korrupsionit. Kur krahason shifrat, kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb niveli m\u00eb i ul\u00ebt absolutisht n\u00eb 20 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb raportohet niveli m\u00eb i ul\u00ebt i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb gjykat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb korrupsioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i larti q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb themeluar shteti shqiptar, k\u00ebtu ka nj\u00eb problematik\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb DASH, n\u00eb vitin 2008, task-forca e krimit ekonomik dhe korrupsionit, ku keni qen\u00eb edhe ju vet\u00eb, ka d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb 155 \u00e7\u00ebshtje, pra 4 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje se tani.<\/p>\n<p>Ju kujtoj se n\u00eb qeverisjen 2005-2013 kishte nj\u00eb ligj ku ministrat e kishin t\u00eb ndaluar t\u00eb merreshin me tendera. Me tenderat merreshin Sekretar\u00ebt e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe z\u00ebvend\u00ebsministrat.<\/p>\n<p>Si shpjegohet kjo kontradikt\u00eb e madhe, edhe sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb DASH apo t\u00eb KE, por edhe sipas sondazheve dhe asaj q\u00eb dihet, korrupsioni \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar, goditja ndaj tij \u00ebsht\u00eb minimizuar.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb i keni duart e lidhura?<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb keni nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 diku sepse Rama funksionon edhe me pengmarrje dhe ne e njohim se si funksionon Edi Rama.<\/p>\n<p>Ju sot keni 18 prokuror\u00eb, jan\u00eb edhe 60 hetues t\u00eb BKH. Task-forca e luft\u00ebs kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte as gjysm\u00ebn e k\u00ebtij stafi, keni qen\u00eb edhe ju.<\/p>\n<p>Pra pyetja \u00ebsht\u00eb se si e shpjegoni dhe mos vall\u00eb i keni duart e lidhura. E them k\u00ebt\u00eb duke e ditur se si funksionon Rama.<\/p>\n<p>Pyetja e dyt\u00eb, ju i keni hapur proces ligjor kryetarit t\u00eb PD dhe opozit\u00ebs pa asnj\u00eb fakt dhe asnj\u00eb prov\u00eb. Sot mbani t\u00eb burgosur politik at\u00eb pa akuz\u00eb. Rast unik dhe i pabazuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Sigurisht nis\u00ebt nj\u00eb proces ndaj tij n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu keni hapur nj\u00eb proces ligjor ndaj Fatmir Mediut, nj\u00eb drejtues tjet\u00ebr i opozit\u00ebs, megjith\u00ebse \u00e7\u00ebshtja e tij \u00ebsht\u00eb parashtruar.<\/p>\n<p>Proces kund\u00ebr Ilir Met\u00ebs, drejtues i nj\u00eb tjet\u00ebr force opozitare.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb po p\u00ebrdoreni politikisht p\u00ebr \u00ebt luftuar opozit\u00ebn ose keni nj\u00eb mision t\u00eb detyruar nga kreu i k\u00ebtij regjimi?<\/p>\n<p>E gjitha kjo perceptohet si luft\u00eb ndaj opozit\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb korrupsioni, vjedhja dhe krimi b\u00ebhen tjet\u00ebr kund.<\/p>\n<p>Pyetje tjet\u00ebr, kryetari i opozit\u00ebs mbahet sot i burgosur dhe ju i keni ndaluar t\u00eb drejt\u00ebn e komunikimit. A mund t\u00eb thoni ku e bazoni n\u00eb cilin ligj t\u00eb shtetit shqiptar bazoheni ju pasi ligji q\u00eb i referoheni \u00ebsht\u00eb abroguar n\u00eb vitin 2017?<\/p>\n<p>Ku e bazoni ju ligj\u00ebrisht pengimin e kryetarit t\u00eb PD p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb funksionin e tij kushtetues t\u00eb deputetit n\u00eb parlament sepse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb k\u00ebtij vendi, nj\u00eb vendim i till\u00eb b\u00ebhet kur ka vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs?<\/p>\n<p>Hetimi i incenerator\u00ebve, a mund t\u2019i thoni publikut cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi dhe pse jan\u00eb cop\u00ebzuar hetimet p\u00ebr incenerator\u00ebt dhe 5D-n\u00eb e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs? Sepse jan\u00eb vendime q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga grup personash. Jan\u00eb cenuar dhe abuzuar taksat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Pse i keni cop\u00ebzuar hetimet edhe p\u00ebr koncesionet?<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr 130 milion\u00eb euro t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe 430 milion\u00eb eurot e incenerator\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi? Nj\u00eb invidid apo nj\u00eb grup individ\u00ebsh q\u00eb nuk e quani grup kriminal?<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb edhe p\u00ebr 5D, nga ju ka hezitim p\u00ebr t\u2019i cil\u00ebsuar si grup kriminal.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr, dh\u00ebnia bonus 8 p\u00ebrqind e nj\u00eb kompanie t\u00eb pakrijuar n\u00eb rastin e inceneratorit, a p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale se \u00ebsht\u00eb rast unik, i pad\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb? \u00cbsht\u00eb rast p\u00ebr librat Gines.<\/p>\n<p>P\u00ebr dosjen Metamorfoza, keni njoftuar q\u00eb dosja jan\u00eb firmosur 51 urdh\u00ebr-arreste n\u00eb mos gaboj, t\u00eb arrestuar jan\u00eb 6 n\u00eb mos gaboj dhe asnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar tani, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb arrestuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjer\u00eb. Kush e dekonspiroi k\u00ebt\u00eb operacion, ju apo Policia e Shtetit? Ata e kan\u00eb mohuar duke th\u00ebn\u00eb se vet\u00ebm shoq\u00ebrojn\u00eb hetuesit e BKH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb dyshojm\u00eb se ky operacion nj\u00ebsoj si Forca e Ligjit p\u00ebrdoret si presion ndaj grupeve elektorale p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar n\u00eb shtabe elektorale p\u00ebr Rilindjen!<\/p>\n<p>Te Metamorfoza sheh nj\u00eb ish-deputet t\u00eb PS, q\u00eb ka qen\u00eb edhe te dosja 339 q\u00eb \u00ebsht\u00eb dosje e krimit elektoral, q\u00eb organizon grup killerash p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr deputet t\u00eb PS. Ky tjetri organizon grup vras\u00ebsish p\u00ebr ta vrar\u00eb at\u00eb. Kush i ligj gjith\u00eb k\u00ebta? Mos vall\u00eb i lidh kryeministri dhe pushteti?<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, nj\u00eb nga shtyllat kryesore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn SPAK \u00ebsht\u00eb ngritur \u00ebsht\u00eb edhe krimi zgjedhor. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe krimi zgjedhor. A keni dijeni p\u00ebr fatin e dosjes 339 dhe fatin e dosjes 184 si t\u00eb vetmet dosje t\u00eb kopsitura t\u00eb krimit zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri? T\u00eb vetmet dosje ku jan\u00eb t\u00eb zhytur q\u00eb nga kryeministri, ministra dhe politikan\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>A mendoni se me varrosjen e k\u00ebtyre dosjeve, t\u00eb b\u00ebra publike nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, institucioni q\u00eb drejtoni ju ka amnistuar praktikisht krimin elektoral?<\/p>\n<p>P\u00ebr krimet zgjedhore, a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb policia ka referuar vet\u00ebm persona pran\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit 2023? Sa hetime proaktive keni zhvilluar ju p\u00ebr krimet zgjedhore t\u00eb 14 majit 2023?<\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr, si i konsideroni prokurimet me negociata t\u00eb mbyllura? T\u00eb ligjshme apo antiligjore?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD NE KOMISIONIN E LIGJEVE: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb interesante. Lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit normalisht duhej t\u00eb ishte dhe duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet i \u00e7do institucioni ligjzbatues. N\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb duhej t\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjitha institucionet. PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e demonstruar qart\u00ebsisht si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":80061,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-80060","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80060","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80060"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80060\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80061"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80060"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80060"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80060"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}