{"id":80100,"date":"2024-05-23T08:28:04","date_gmt":"2024-05-23T08:28:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80100"},"modified":"2024-05-23T08:28:34","modified_gmt":"2024-05-23T08:28:34","slug":"veliaj-i-perfshire-edhe-ne-skandalin-korruptiv-te-mbetjeve-te-bashkise-kamez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/23\/veliaj-i-perfshire-edhe-ne-skandalin-korruptiv-te-mbetjeve-te-bashkise-kamez\/","title":{"rendered":"Veliaj i p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb skandalin korruptiv t\u00eb mbetjeve t\u00eb Bashkis\u00eb Kam\u00ebz"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 23 maj t\u00eb vitit 2018, Bashkia Kam\u00ebz n\u00ebnshkruan kontrat\u00ebn \u2018P\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit t\u00eb mbetjeve urbane p\u00ebr qytetin e Kamz\u00ebs\u2019, me subjektin Alko Impex General Construction. Koncesioni kishte nj\u00eb afat 12-vjecar me vler\u00eb 13.5 milion\u00eb euro pa tvsh.Sipas k\u00ebsaj kontrate koncesionare, ky subjekt merrte p\u00ebrsip\u00ebr pastrimin, grumbullimin, transportimin e mbetjeve n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs, si dhe pages\u00ebn 29 euro\/ton pas TVSH. Alco Impex merrte gjithashtu p\u00ebrsip\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb stacioni transferimi dhe instalimi t\u00eb impiantit t\u00eb diferencimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i pastrimit, grumbullimit dhe seleksionimit t\u00eb mbetjee urbane n\u00ebp\u00ebrmjet impiantit t\u00eb diferencimit t\u00eb mbetjeve do t\u00eb zhvillohet n\u00eb qytetin e Kamz\u00ebs, me k\u00ebto karakteristika:<\/p>\n<p>Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve<br \/>\nLarje dhe dezifektim i kontenjereve<br \/>\nMir\u00ebmbajtje t\u00eb vendgrumbullimeve t\u00eb mbetjeve gjat\u00eb dit\u00ebs<br \/>\nFshirja e rrug\u00ebve dhe trotuareve me krah\u00eb<br \/>\nFshirje e rrug\u00ebve me makineri<br \/>\nLarje e rrug\u00ebve nj\u00ebher\u00eb n\u00eb dit\u00eb<br \/>\nNd\u00ebrtimi i stacionit t\u00eb transferimit dhe instalimi i impiantit t\u00eb diferencimit t\u00eb mbetjeve<\/p>\n<p>Transportimi dhe depozitimi i mbetjeve n\u00eb vendet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb miratuara nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse<\/p>\n<p>Stacion, s\u00eb bashku me impiantin do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrfundonte brenda 6 muajve nga data e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Koncensionari merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb zbatoj\u00eb programin e m\u00ebposht\u00ebm kohor t\u00eb punimeve:<\/p>\n<p>Koncensionari merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pun\u00eb stacionin e transferimit p\u00ebr seleksionimin e mbetjeve brenda 6 muajve nga dita e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebsaj kontrate.<\/p>\n<p>Koncesionari merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb filloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb nga dita e nes\u00ebrme ora 00:01, kryerjen e sh\u00ebrbimit t\u00eb Pastrimit, grumbullimit dhe depozitimit t\u00eb mbetjeve sipas z\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Aneksin 2 t\u00eb k\u00ebsaj kontrate.<\/p>\n<p>Afati i kryerjes s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb Pastriit, Grumbullimit, Transportimit dhe depozitimit t\u00eb mbetjeve \u00ebsht\u00eb 365 dit\u00eb n\u00eb vit her\u00eb 12 vjet nga data e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Por a u zbatua kjo kontrat\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, n\u00eb zgjedhjet vendore, n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb Kam\u00ebz erdhi Rakip Suli, pas nj\u00eb gare pa rival. Rakip Suli si titullar i Autoritetit Kontraktor kishte p\u00ebr detyr\u00eb monitorimin e zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate koncesionare.<\/p>\n<p>N\u00eb 17 n\u00ebntor 2020, Top Channel, asokohe n\u00ebn drejtimin e Ben Blushit, dhe n\u00eb koordim me kompanin\u00eb Integrated Energy BV SPV publikoi nj\u00eb investigim n\u00eb emisionin INSIDE STORY.<\/p>\n<p>I pyetur nga gazetar\u00ebt Rakip Suli do te shprehej se:<\/p>\n<p>Pra, Rakip Suli, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, deklaron se kompania Alko Impex nuk kishte zbatuar kushtet e kontrat\u00ebs koncensionare, pasi nuk kishte nd\u00ebrtuar as pik\u00ebn e transferimit dhe as impjantin e p\u00ebrpunimit.<\/p>\n<p>I pyetur nga gazetari I Top Channel, Suli deklaroi se Bashkia Kam\u00ebz prodhon rreth 80 ton mbetje n\u00eb dit\u00eb dhe se ai nuk kishte dijeni n\u00ebse kjo kompani kishte paguar apo jo tarif\u00ebn e depozitimit t\u00eb mbetjeve prej 29 eurosh n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>Emisioni Plug iu drejtua me disa k\u00ebrkesa p\u00ebr informacion Bashkis\u00eb Kam\u00ebz.<\/p>\n<p>Emisioni investigatit PLUG, po analizon t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr mbetjet dhe koston e tyre p\u00ebr buxhetet e Bashkive t\u00eb Qarkut Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura deri m\u00eb sot rezulton se Bashkia Kam\u00ebz ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb koncensionare p\u00ebr pastrimin,grumbulim e metjeve e m\u00eb pas transefrimin dhe depozitimin e mbetjeve n\u00eb Lanfillin e Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kontrata Koncensionare \u00ebsht\u00eb lidhur me kompanin\u00eb Alko Impex shpk. Kontrata p\u00ebrcakon se kompania Alko Imex duhet te kryente brenda 6 muajve investimin p\u00ebr nje pik\u00eb grumbullimi dhe do duhej t\u00eb paguante GATE FEE p\u00ebr ton mbetje n\u00eb Landfillin e Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr do ju luteshim t\u00eb na vini n\u00eb dispozicion infarmacionin\/dokumentacionin e m\u00ebposht\u00ebm:<\/p>\n<p>1- Dokumentacionin e dor\u00ebzuar nga kompania p\u00ebr p\u00ebrfundimin e investimit p\u00ebr pik\u00ebn e grumbullimit;<\/p>\n<p>2- Sasin\u00eb vjetore t\u00eb mbetjeve t\u00eb depozituara n\u00eb Sharr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebsaj kontrate koncensionare;<\/p>\n<p>3- Pagesat e kryera nga Koncensionari p\u00ebr llogari t\u00eb kompanis\u00eb INTEGRATED ENERGY BV SPV;<\/p>\n<p>4- Rakordimet vjetore t\u00eb Bashkis\u00eb Kam\u00ebz me koncensionarin p\u00ebr depozitimin e mbetjeve dhe vlern e investimit;<\/p>\n<p>5- Relacionet e NJZP-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb koncensionare;<\/p>\n<p>6- A ka patur shkelje t\u00eb konstatuara t\u00eb kontrat\u00ebs dhe penalitet e vendosura;<\/p>\n<p>7- Pagesat e kryera p\u00ebr koncensionarin nga Bashkia Kam\u00ebz dhe a jan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb plota deri n\u00eb dit\u00ebn e d\u00ebrgimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese;<\/p>\n<p>Bashkia Kam\u00ebz pasi refuzoi fillimisht t\u00eb na vinte n\u00eb dispozicion informacionin e kerkuar, n\u00eb email e dat\u00ebs 15 prill 2020 na informon se kontrata koncesionare ishte prishur cudit\u00ebrisht me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vet\u00eb koncesionarit.<\/p>\n<p>Ju b\u00ebjme me dije se Bashkia Kam\u00ebz ka lidhur kontraten e Koncensionit me dat\u00eb 23.05.2018 \u2018Per dh\u00ebnien me koncension \/PPP t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb pastrimit , grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb Bashkis\u00eb Kam\u00ebz\u2019. Kontrata Koncensionare \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00eban\u00ebshme, nga ana Koncensionari dhe nga Bashkia Kam\u00ebz jan\u00eb aplikuar penalitete sipas kontrates duke mbajtur vleren e investimit t\u00eb parealizuar dhe sigurimin e kontrates.<\/p>\n<p>Ne ju drejtuam s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb na v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion informacion m\u00eb t\u00eb detajuar n\u00eb dat\u00ebn 26 prill:<\/p>\n<p>Duke ju falenderuar per pergjigjen do ju luteshim qe ajo te ishte e plote sipas kerkesave tona per te na vene ne dispozicion dokumentacionin e kerkuar. Nese per ju do ishte me e pershtatshme qe kjo kerkese t\u2019ju dergohej dhe ne forme shkresore ne mbetemi ne dispozicion. Ne pritje te nje pergjigje sa me te shpejte<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 7 dhe 8 maj, Bashkia Kam\u00ebz kthen dy p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pas nj\u00ebshme p\u00ebr emisionin Plug, ku sqaron situat\u00ebn. N\u00eb emailin e dat\u00ebs 7 maj, bashkia Kam\u00ebz thot\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr pagesat e depozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs ka qen\u00eb e kompanis\u00eb Koncensionare.<\/p>\n<p>N\u00eb Kontrat\u00ebn e Koncensionit me dat\u00eb 23.05.2018 \u2018P\u00ebr dh\u00ebnien me koncension \/PPP t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb Bashkis\u00eb Kam\u00ebz\u2019, Koncesionari ka marre p\u00ebrsip\u00ebr dhe koston e depozimit n\u00eb nj\u00eb landfill t\u00eb li\u00e7ensuar nga autoritet p\u00ebrkat\u00ebse. Bashkia Kam\u00ebz nuk ka paguar p\u00ebr koston e depozitimit n\u00eb landfill pasi k\u00ebt\u00eb kosto e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr kocesionari.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb dat\u00ebn 8 maj bashkia Kam\u00ebz rid\u00ebrgon informacion shtes\u00eb, s\u00eb bashku me kontrat\u00ebn, disa fatura dhe gjobat q\u00eb sipas saj jan\u00eb aplikuar p\u00ebr kompanin\u00eb koncensionare n\u00eb mos p\u00ebrmbushje t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kontrata Koncesionare \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, nga Koncensionari dhe Bashkia Kam\u00ebz ka aplikuar penalitete, duke mbajtur vler\u00ebn e investimit t\u00eb parealizuar 34,897,104 lek\u00eb dhe sigurimin e kontrates me vler\u00eb 135,000,000 lek\u00eb. Pra n\u00eb total Bashkia Kam\u00ebz ka mbajtur k\u00ebto penalitete:<\/p>\n<p>1. Penalitet p\u00ebr mosnd\u00ebrtimin e stacionit n\u00eb vler\u00ebn 12,791,417 lek\u00eb<\/p>\n<p>2. Penalitet p\u00ebr zbatimin e kontrat\u00ebs 5,409,988 lek\u00eb<\/p>\n<p>3. Vlera e investimit t\u00eb pakryer 34,897,104 lek\u00eb<\/p>\n<p>4. Sigurimi i kontrat\u00ebs 135,000,000 lek\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb total jan\u00eb mbajtur 188,098,509 lek\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb email, bashkia kam\u00ebz pranon gjithashtu se nd\u00ebrtimi i stacionit t\u00eb mbetjee urbane nuk \u00ebsht\u00eb dn\u00ebrtuar, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si mosp\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve kontraktuale.<\/p>\n<p>Kompania nuk e ka nd\u00ebrtuar stacionin e transferimit t\u00eb mbetjeve urbane. Sipas nenit 10 t\u00eb kontrat\u00ebs stacioni i transferimit t\u00eb mbetjeve duhej t\u00eb ishte nd\u00ebrtuar brenda 6 muajve nga n\u00ebnshkrimi i Kontrat\u00ebs, pra kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb dat\u00ebn 23.05.2018 dhe stacioni I transferimit t\u00eb mbetjeve duhej t\u00eb isht\u00eb nd\u00ebrtuar deri n\u00eb daten 01.12.2018. Bashkia Kam\u00ebz gjat\u00eb asaj periudhe nuk e ka mbyllur kontrat\u00ebn por e ka vazhduar zbatimin e saj, duke mos aplikuar asnj\u00eb penalitet apo mas\u00eb tjet\u00ebr. \u00c7\u00ebshtja ka kaluar n\u00eb pro\u00e7es gjyq\u00ebsor nd\u00ebrmjet kompanis\u00eb dhe Agjensise Rajonale Mjedisore p\u00ebr mospajisjen me Leje Mjedisore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stacionit. Data e Vendimit te Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb I-r\u00eb \u00ebsht\u00eb 26.03.2019 dhe kjo c\u00ebshtje ka kaluar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb dat\u00ebn 12.04.2019 , periudhe para se NE t\u00eb vinim n\u00eb Bashkin Kam\u00ebz. Pas muajit Gusht 2019 kompania \u00ebsht\u00eb penalizuar \u00e7do muaj sipas dispozitave t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr mos nd\u00ebrtimin e stacionit t\u00eb transeferimit dhe selektimit te mbetjeve duke i mbajtur vler\u00ebn edhe p\u00ebr periudhen para vitit 2019 e cila nuk i ishte mbajtur, penalitetet me vler\u00eb 12,791,417 lek\u00eb jan\u00eb mbajtur deri n\u00eb dat\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs. Ndodhur para faktit se kontrata \u00ebsht\u00eb mbyllur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga ana e Koncesionarit, Bashkia Kamez i ka mbajtur vler\u00ebn e investimit te parealizuar n\u00eb vler\u00ebn 34,897,104 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse ishte koncesionari ai q\u00eb nuk kishte p\u00ebrmbushur detyrimin kryesor p\u00ebr ngritjen e stacionit t\u00eb transferimit dhe instalimit t\u00eb impantit t\u00eb diferencimit t\u00eb mbetjeve, Bashkia Kam\u00ebz nuk kishte nd\u00ebrrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim, sikund\u00ebr parashikohej n\u00eb nenin 12 t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare.<\/p>\n<p>Neni 12<\/p>\n<p>Zgjidhja e Kontrat\u00ebs s\u00eb Koncensionit\/PPP<\/p>\n<p>12.1. Zgjidhja e nj\u00ebanshm\u00eb e kontrat\u00ebs nga Autoriteti Kontraktues.<\/p>\n<p>Autoriteti Kontraktues ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb kontrat\u00ebn:<\/p>\n<p>12.1.1. Kur koncensionari nuk vendos n\u00eb pun\u00eb stacionin e transferimit p\u00ebr seleksionimin e mbetjeve sipas pik\u00ebs 10.1 t\u00eb k\u00ebsaj kontrate. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Autoriteti Kontraktues ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb vler\u00ebn e Sigurimit t\u00eb Kontrat\u00ebs t\u00eb parashikuar n\u00eb Nenin 14.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, ishte vet\u00eb koncesionari q\u00eb t\u00ebrhiqet nga kontrata. Arsyeja e vetme e k\u00ebtij veprimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me kontrat\u00ebn ishte q\u00eb subjekti t\u2019i shp\u00ebtonte hetimit penal, duke paguar thjesht Sigurimin e Kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sipas kontrat\u00ebs koncensionare Autoriteti Kontraktor \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe monitorimin e koncensionit n\u00ebp\u00ebrmjet Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Zbatimit t\u00eb Projektit.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 6.2 t\u00eb saj kontrata p\u00ebrcakton se:<\/p>\n<p>6.2. Mbikqyrja e p\u00ebrgjithshme e sh\u00ebrbimit<\/p>\n<p>Autoriteti Kontraktues ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb mbikqyrje t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vazhdueshme gjat\u00eb realizimit dhe v\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb [\u2026]\n<p>N\u00eb rast t\u00eb shkeljeve t\u00eb Kontrat\u00ebs, t\u00eb kontstatuara gjat\u00eb monitorimit dhe mbikqyrjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme, Koncensionari do t\u00eb njoftohet me shkrim p\u00ebr masat q\u00eb do t\u00eb merren dhe detyrat q\u00eb do t\u2019i lihen, si dhe m\u00ebnyr\u00ebn dhe afatet e zbatimit t\u00eb tyre. P\u00ebr realizmin e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb sh\u00ebrbimit (NJZP) titullari i Autoritetit Kontraktues do t\u00eb autorizoj\u00eb nj\u00eb grup [\u2026]. NJZP mban pro\u00e7esverbale dhe situacione mujore [\u2026].<\/p>\n<p>Detyrimet p\u00ebr t\u00eb cilat kryetari i Bashkis\u00eb, Rakip Suli do t\u00eb duhej t\u00eb mbikqyrte kontrat\u00ebn p\u00ebrcaktohen n\u00eb nenin 8.<\/p>\n<p>Neni 8<\/p>\n<p>Detyrimet e Koncensionarit<\/p>\n<p>8.1. Koncensionari \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb zbatoj\u00eb Projektin dhe objektin e Kontrat\u00ebs konform termave dhe kushteve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>8.4. T\u00eb realizoj\u00eb investimet e e parashikuara sipas afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe me cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkuar n\u00eb Kontrat\u00eb;<\/p>\n<p>8.10. T\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb informuar Autoritetin Kontraktues p\u00ebr \u00e7do rrethan\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb ecurin\u00eb e projektit;<\/p>\n<p>8.15. Kon\u00e7ensionari \u00ebsht\u00eb I detyruar t\u00eb paguaj 10% t\u00eb taksave vendore q\u00eb lidhen me nd\u00ebrtimin e stacionit t\u00eb transferimit;<\/p>\n<p>8.17. Koncensionari do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr koston mbi depozitimin e mbetjeve urbane apo inerte;<\/p>\n<p>Pra, ndryshe nga sa shprehet n\u00eb intervist\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr emisionin INSIDE STORY, se ai nuk mund t\u00eb nderhynte n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie midis Alko Impex dhe Kompanis\u00eb s\u00eb Inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Rakip Suli do t\u00eb duhej t\u00eb verifikonte n\u00ebse koncensionari e ka p\u00ebrmbushur nj\u00ebrin nga detyrimet kryesore, at\u00eb t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb depozitimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse I informuar nga gazetar\u00ebt, Suli nuk b\u00ebri asnje verifikim megjith\u00ebse kompania Alko Impex paguhej edhe p\u00ebr depozitimin e mbetjeve nga Bashkia Kam\u00ebz.<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb Kam\u00ebz, n\u00eb shkelje flagrate t\u00eb kontrat\u00ebs ka vazhduar t\u00eb paguaj\u00eb kompanin\u00eb Alko Impex rreth 1.2 milion euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, Rakip Suli i paditur p\u00ebr nj\u00eb seri shkeljesh n\u00eb drejtimin e Bashkis\u00eb Kam\u00ebz do t\u00eb shprehej p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb dalje t\u00eb SPAK-ut se shkonte me d\u00ebshir\u00eb n\u00eb organin e akuz\u00ebs. D\u00ebshir\u00eb q\u00eb i mungoi kur duhej t\u00eb p\u00ebrmbushte detyrimet ndaj qytetar\u00ebve, duke prishur m\u00eb s\u00eb pari kontrat\u00ebn p\u00ebr shkelje flagrante. Se cfar\u00eb e shtyu Rakip Sulin t\u00eb shkonte me k\u00ebmb\u00ebt e veta drejt ndjekjes penale n\u00eb vend t\u00eb Alco Impex k\u00ebt\u00eb duhet ta zbardh\u00eb drejt\u00ebsia, por n\u00eb vijim PLUG hedh edhe ca m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb.<\/p>\n<p>Duket se qejfi i Rakip Sulit p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb SPAK ka nj\u00eb arsye, pasi kolegu i tij i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebnte bamir\u00ebsi me taksat e buxhetin e bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit p\u00ebr plehrat e kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>Por shkeljet e Bashkis\u00eb Kam\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut.<\/p>\n<p>Keni d\u00ebgjuar shpesh Kryetarin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj t\u00eb shprehet n\u00eb studio telvizive se \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb nga klient\u00ebt e Inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Faktet q\u00eb do paraqesim sot faktojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb se k\u00ebto deklarata jan\u00eb nj\u00eb MASHTRIM.<\/p>\n<p>Kontrata koncensionare midis Bashkis\u00eb Kam\u00ebz dhe kompanis\u00eb Alko Impex ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb maj t\u00eb vitit 2018, prej asaj date kjo kompani do t\u00eb duhej t\u00eb depozitonte mbetjet dhe t\u00eb paguante tarif\u00ebn 29 euro p\u00ebr ton n\u00eb landfillin e sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>Emisioni Plug sot do t\u00eb publikoj\u00eb eskluzivisht, komunikimet elektronike midis Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Klodian Zotos dhe punonj\u00ebsve t\u00eb Inceneratorit.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 29 mars t\u00eb vitit 2019, Namik Simixhiu I d\u00ebrgon nje email shtetases Denisa Tollku\u00e7i pasi n\u00eb port\u00ebn hyr\u00ebse t\u00eb inceneratorit ishte bllokuar mjeti I kompanis\u00eb Alko Impex dhe nuk po lejohej t\u00eb shkarkonte mbetjet.<\/p>\n<p>2 or\u00eb m\u00eb pas Tollku\u00e7i I shkruan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb Klodian Zotos:<\/p>\n<p>(Pershendetje,<\/p>\n<p>Mjeti poshte eshte i Alko Impex dhe eshte kerkuar nga Bashkia qe te lejohet te hyje ne Sharre. Ky eshte mjeti qe eshte kapur me mbetjet e Kamzes dhe u vendos qe nuk do te lejohej me te hynte. Ju lutem nje pergjigje sesi do te veprohet qe ti kthej dhe Bashkise nje pergjigje.<\/p>\n<p>Faleminderit)<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb or\u00eb m\u00eb pas vjen p\u00ebrgjigjja e Klodian Zotos:<\/p>\n<p>U komunikua dhe me bashkine dhe ky mjet nuk do lejohet te hyje<\/p>\n<p>Bashkia Tiran\u00eb vihet n\u00eb dijeni n\u00eb Mars t\u00eb vitit 2019 se kompania Alko Impex depozitonte mbetjet e Bashkis\u00eb Kam\u00ebz si mbetje t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ajo sasi I faturohej dhe paguhej nga kjo e fundit.<\/p>\n<p>Erion Veliaj e dinte qe n\u00eb vitin 2019 se qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs paguanin edhe p\u00ebr mbetjet e Kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse e njoftuar nga koncensionari, Bashkia nuk nd\u00ebrmerr asnj\u00eb mas\u00eb. Alko Impex vazhdon t\u00eb ket\u00eb n\u00eb fuqi si kontrat\u00ebn koncensionare t\u00eb Kamz\u00ebs ashtu dhe kontrat\u00ebn e lidhur me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr pastrim e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb 17 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, 20 muaj m\u00eb pas transmetohet emisioni INSIDE STORY.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb emision publikohen pamje sesi mjetet e kompanis\u00eb Alko Impex marrin mbetjet n\u00eb kam\u00ebz dhe m\u00eb pas I depozitojn\u00eb ato n\u00eb Sharr\u00eb si mbetje t\u00eb Kombinatit.<\/p>\n<p>I v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion, pasi afera u b\u00eb publike Erion Veliaj detyron Taulant Tush\u00ebn t\u2019i drejtohet koncensionarit pasi mund t\u00eb kishin pasoja penale.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 25.11.2020, Taulant Tusha i drejtohet me shkres\u00eb zyrtare kompanis\u00eb Integrated Energy BV SPV dhe p\u00ebr dijeni kompanis\u00eb Alko Impex.<\/p>\n<p>E nderuar znj. Arjola Kodra, Administrator<\/p>\n<p>Bashkia Tiran\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb detyrimeve ne lidhje me depozitimet e mbetjeve urbane ne landfillin e Sharr\u00ebs konstaton, se trendi i depozitimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt nga ana e mjeteve t\u00eb Operatorit \u2018Alko Impex General Construction\u2019 kap\u00ebrcen ndjesh\u00ebm parashikimet dhe pritshm\u00ebrit\u00eb n\u00eb lidhje me territorin ku ky operator ushtron aktivitetin e tij, referuar kjo Kontrat\u00ebs q\u00eb Bashkia Tiran\u00eb ka me k\u00ebt\u00eb Operator.<\/p>\n<p>Ky trend nuk duhet t\u00eb kaloj\u00eb shifrat ditore t\u00eb depozitimeve prej 165 ton\/dit\u00eb, e p\u00ebrllogaritur kjo n\u00eb funksion t\u00eb detyrimeve q\u00eb ky operator ka n\u00eb raport me Kontrat\u00ebn si dhe shtrirjen n\u00eb teritorrin e parashikuar n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr ju b\u00ebjm\u00eb me dije se cdo tejkalim i shifrave k\u00ebtu m\u00eb sip\u00ebr, nga mjetet q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb Operatorit Alko Impex, nuk duhet ti faturohet Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe do t\u00eb mbulohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt p\u00ebrdrejt\u00eb nga operatori ose nga ana juaj.<\/p>\n<p>Taulan Tusha<\/p>\n<p>Drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo shkres\u00eb do ti p\u00ebrcillej stafit t\u00eb kompanis\u00eb Inegrated Energy BV SPV n\u00eb dat\u00ebn 1 dhjetor.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 2 dhjetor punonj\u00ebsja Esjana \u00c7adri d\u00ebrgon nj\u00eb email shtetasve Elton Bualli dhe Denisa Tollku\u00e7i:<\/p>\n<p>Pershendetje ,<\/p>\n<p>Sot u vura ne dijeni nga Besi ne lidhje me shkresen e ardhur me date 28.11.2020 nga Bashkia Tirane per limitin ditor te operatorit Alko-Impex.<\/p>\n<p>Duke qene se Kompania per javen e katert te muajit nentor e ka kaluar kete limit, si do procedohet? Faleminderit!<\/p>\n<p>K\u00ebtij email i p\u00ebrgjigjet i besuari i dy prestanomeve Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri, drejtori famoz q\u00eb p\u00ebrfitoi nga AZHBR 300.000 euro p\u00ebr ndertimin e ser\u00ebs n\u00eb sharr\u00eb, Elton Bualli.<\/p>\n<p>Pershendetje,<\/p>\n<p>Sipas bisedes me Klodin rakordimi i javes se katert mos te mbyllet ende derisa te mbyllen disa takime ne nivele me te larta brenda 2 ditesh qe te na jepet me shume informacion. Faleminderit. Eltoni<\/p>\n<p>Pra shkresa e d\u00ebrguar nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Pun\u00ebve publike Taulant Tusha nuk po gjente zbatim pasi Klodian Zoto p\u00ebr depozitimet e kompanis\u00eb Alko Impex do duhej t\u00eb diskutonte me NIVELE ME T\u00cb LARTA n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Referuar organigram\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Drejtori I P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Pun\u00ebve Publike \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi direkte t\u00eb Kryetarit Erion Veliaj, pra sipas email t\u00eb Elton Buallit, vendimmarrja p\u00ebr depozitimet e kompanis\u00eb Alko Impex do t\u00eb vinte pas miratimit t\u00eb Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani sipas dokumentacionit dhe email-eve q\u00eb b\u00ebm\u00eb publike, faktohet se Erion Veliaj kishte dijeni t\u00eb plot\u00eb se kompania Alko Impex nuk paguante p\u00ebr depozitimin e mbetjeve t\u00eb Bashkis\u00eb Kam\u00ebz dhe jepte informacion t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb flet\u00ebt e depozitimit duke i faturuar t\u00eb gjitha p\u00ebr llogari t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>I informuar q\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2019, pronari faktik i inceneratorit nuk nd\u00ebrmori asnj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb paligjshm\u00ebri e cila vazhdoi edhe p\u00ebr vitet 2021,2022,2023.<\/p>\n<p>Por sa \u00ebsht\u00eb vlera e k\u00ebsaj fature?<\/p>\n<p>Sipas deklarimeve publike t\u00eb Rakip Sulit Bashkia Kam\u00ebz gjeneron rreth 80 ton n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e dh\u00ebn\u00eb konfirmohet dhe nga PLANI I P\u00cbRGJITHSH\u00cbM VENDOR I BASHKIS\u00cb KAM\u00cbZ. N\u00eb faqen 115 t\u00eb tij p\u00ebrcaktohet se:<\/p>\n<p>Bashkia Kam\u00ebz ka p\u00ebrcaktuar nj\u00eb norm\u00eb gjenerimi prej 0.8 kg\/banor\u00eb\/dit\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregues, bashkia ka vler\u00ebsuar se n\u00eb baza ditore gjenerohen 80-108 ton\/dit\u00eb ose 39,438 ton \/ vit t\u00eb mbeturinave urbane.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna kompania Alko Impex ka depozituar n\u00eb landfillin e sharr\u00ebs 39.000 ton mbetje n\u00eb vit ose 195.000 ton p\u00ebr p\u00ebriudh\u00ebn 2019-2023.<\/p>\n<p>Fatura financare e k\u00ebsaj sasie \u00ebsht\u00eb 5.655.000 euro pa tvsh. Dhe kjo fatur\u00eb marramend\u00ebse \u00ebsht\u00eb mbuluar nga fondet e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Emisioni PLUG iu drejtua me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion kompanis\u00eb Alko Impex por deri m\u00eb sot nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Edhe pse Erion Veliaj k\u00ebrkon t\u00eb shfaj\u00ebsohet duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga klient\u00ebt e Inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, faktet e shumta t\u00eb publikuara nga emisioni Plugv\u00ebrtetojn\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Ashtu sic kemi faktuar m\u00eb her\u00ebt se \u00ebsht\u00eb Erion Veliaj ai q\u00eb p\u00ebrcakton secila kull\u00eb e Tiran\u00ebs duhet t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr mbetjet;<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb ai q\u00eb bllokon mosfunksionimin e NJZP me q\u00ebllim q\u00eb strukturat shtet\u00ebrore t\u00eb mos kontrollojn\u00eb zbatimin e kontrat\u00ebs koncensionare;<\/p>\n<p>sot faktuam se \u00ebsht\u00ebpo Erion Veliaj ai q\u00eb vendosi q\u00eb mbi 6 milion euro t\u00eb taksapaguesve t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Alko Impex, edhe pse kjo kompani kryente pun\u00ebt p\u00ebr llogari t\u00eb Bashkis\u00eb Kam\u00ebz.<\/p>\n<p>SPAK do t\u00eb duhet t\u00eb hetoj\u00eb abuzimin financiar t\u00eb Erion Veliajt me buxhetin e bashkis\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb tregoj\u00eb sen\u00eb XHEPAT E KUJT SHKUAN 6 milion\u00eb euro, dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja t\u00eb shpjegoj\u00eb arsyen p\u00ebrse n\u00eb cdo vendimmarrje q\u00eb lidhet me pagesat ndaj inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs del emri dhe p\u00ebrfshirja e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb e Erion Veliajt.\/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.syri.net\/plug\/690937\/video-plug-erion-veliaj-korrupsion-dhe-me-mbetjet-e-kamzes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Emisioni Plug<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 23 maj t\u00eb vitit 2018, Bashkia Kam\u00ebz n\u00ebnshkruan kontrat\u00ebn \u2018P\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit t\u00eb mbetjeve urbane p\u00ebr qytetin e Kamz\u00ebs\u2019, me subjektin Alko Impex General Construction. Koncesioni kishte nj\u00eb afat 12-vjecar me vler\u00eb 13.5 milion\u00eb euro pa tvsh.Sipas k\u00ebsaj kontrate koncesionare, ky subjekt merrte p\u00ebrsip\u00ebr pastrimin, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":80101,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-80100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80100"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80100\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80101"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}