{"id":80274,"date":"2024-05-24T12:38:23","date_gmt":"2024-05-24T12:38:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80274"},"modified":"2024-05-24T12:38:23","modified_gmt":"2024-05-24T12:38:23","slug":"skandali-mbahet-ne-arrest-por-emri-i-berishes-nuk-permendet-fare-ne-dosjen-mijera-faqesh-te-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/24\/skandali-mbahet-ne-arrest-por-emri-i-berishes-nuk-permendet-fare-ne-dosjen-mijera-faqesh-te-spak\/","title":{"rendered":"Skandali\/Mbahet n\u00eb arrest, por emri i Berish\u00ebs nuk p\u00ebrmendet fare n\u00eb dosjen mij\u00ebra faqesh t\u00eb SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Argita Malltezi, vajza e Kryetarit t\u00eb PD, Sali Berisha ka dal\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat ku ka folur n\u00eb lidhje me dosjen n\u00eb SPAK t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb privatizimit t\u00eb ish-kompleksit Partizani, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Sali Berisha dhe bashk\u00ebshorti i saj, Jamarb\u00ebr Malltezi q\u00ebndrojn\u00eb n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest Sht\u00ebpie\u201d.<\/p>\n<p>Argita Malltezi thote se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb fare me \u00e7\u00ebshtje pron\u00ebsie apo nd\u00ebrrim destinacioni, teksa sipas saj 90% e truallit \u00ebsht\u00eb bler\u00eb dhe nisur nga ky fakt, SPAK tani po merret me detajet n\u00ebse a ka patur oponenc\u00eb teknike apo masa kund\u00ebr zjarrit nd\u00ebrtimi i para 14 viteve.<\/p>\n<p>Sipas Argita Malltezit, dosja \u00ebsht\u00eb e montuar politikisht dhe prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb proces fiktiv. Ajo i ka akuzuar hetuesit p\u00ebr falsifikim dhe mashtrime, teksa sipas saj, prokuror\u00ebt e SPAK kan\u00eb vepruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb urdhrave politik t\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Argita Malltezi iu referua Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, e cila i konsideroi Sali Berish\u00ebn dhe Jamarb\u00ebr Malltezin si t\u00eb burgosur politik.  Ajo tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dy jan\u00eb personat q\u00eb kan\u00eb konsumuar vepra penale, taulant Balla dhe Edi rama p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk ka as procedim penal.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo tha se n\u00eb dosjen e SPAK prej mij\u00ebra faqesh p\u00ebr zgjatjen e hetimeve nuk p\u00ebrmendet askund emri i Sali Berish\u00ebs, duke konfirmuar se jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka hetime, por nuk ka as d\u00ebshmi, teksa sipas saj, urdhri politik prevalon mbi ligjin dhe arsyen.<\/p>\n<p>\u201cProcesi ndaj Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb proces fiktiv ndaj Berish\u00ebs. Ka falsifikime nga hetuesit p\u00ebr procesin ndaj Sali Berisha. Nd\u00ebrrimi i destinacionit t\u00eb Kompleksit Partizani u b\u00eb nga Edi Rama n\u00eb vitin 2006. SPAK ka b\u00ebr\u00eb mashtrim topografik n\u00eb \u00e7\u00ebshtje<\/p>\n<p>E gjith\u00eb dosja p\u00ebrfshir\u00eb edhe veprimet e fundit, tregon se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dosje e montuar politikisht, se Berisha dhe Malltezi jan\u00eb t\u00eb burgosur politik\u00eb sipas p\u00ebrkufizimeve t\u00eb akteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe sot do t\u00eb sjell\u00eb para jush, akte t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Jua kemi v\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje faktin q\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hetim gjasht\u00ebmujor q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjatur p\u00ebr nj\u00eb gjasht\u00ebmujor t\u00eb dyt\u00eb, por nj\u00eb hetim q\u00eb ka zgjatur tashm\u00eb prej kat\u00ebr vitesh , nj\u00eb hetim q\u00eb \u00ebsht\u00eb intensifikuar n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb urdhrave politik\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, si\u00e7 provohet nga dokumentet e dosjes. <\/p>\n<p>Sa her\u00eb Edi Rama, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike, n\u00eb Asamblen\u00eb e PS apo n\u00eb Kongresin e PS ka k\u00ebrkuar q\u00eb SPAK t\u00eb veproj\u00eb ndaj Sali Berish\u00ebs, prokuror\u00ebt politik\u00eb, Kraja-Millonai kan\u00eb intensifikuar veprimet e tyre si\u00e7 demonstrohet nga shkresat n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Deri tani \u00ebsht\u00eb provuar me dokumente t\u00eb pakontestueshme nd\u00ebrmjet tyre vendime gjyq\u00ebsore, se dy jan\u00eb personat q\u00eb kan\u00eb konsumuar vepra penale: Taulant Balla p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb dhe Edi Rama p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb financave publike dhe d\u00ebm n\u00eb 320 mij\u00eb euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjerin prej tyre, madje as nuk ua p\u00ebrmend emrin p\u00ebr shkeljet e kryera.\u201d, tha Argita Malltezi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo i ka nxjerr\u00eb dhe me pika shkurtimisht ku i bazon deklarata e saj p\u00ebr shkeljet e SPAK, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb renditura m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb hedhur SPAK nga dega m\u00eb deg\u00eb?<\/p>\n<p>Tregues se nuk po heton p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen por p\u00ebr t\u2019u kap me personin prej 3 vitesh:<\/p>\n<p>1. Toka e shpronesuar? JO. Taulant Balla beri kallzim te rreme. Fletoret Zyrtare te viteve 1942-<br \/>\n1943 deshmojne qe nuk ndryshoi pronesia mbi token.<\/p>\n<p>2. Ndryshimi i Destinacionit nga Berisha? JO. U krye nga Rama ne 2006 (i) pa kerkese te<br \/>\npronareve te tokes, (2) para se pronaret e tokes te kishin kontrate me firme ndertimi dhe (iii) pa<br \/>\nu kryer privatizimi.<\/p>\n<p>3. Ne 2008 Edi Rama e ndryshoi te gjithe zonen ne banim me parametra te larte zhvillimi<br \/>\n(KRRT vendim nr.238 date 27.12.2008) para se te kryhej privatizimi<\/p>\n<p>4. Ligje\/VKM te pershtatura per 5 familjet? JO. Ligje per gjithe Shqiptaret! Edi Rama ka<br \/>\nLigjin Fusha, Ligjin Butrinti, Ligjin Alabar, 4 VKM per Bolinon, VKM per t\u2019i dhuruar Olsi<br \/>\nRames 37,000 m2 toke qe nuk ju kthye pronareve se ishte ne PP<\/p>\n<p>5. Kalimi nga Komision Pronash ne Agjensi Pronash per te ndihmuar dhendrin? JO.<br \/>\nReforme qeverisese qe shtoi 2 hallka kontrolli (Agjensine Qendrore dhe Avokaturen e Shtetit)<br \/>\nperpara se cilido vendim te behej final.<\/p>\n<p>6. Privatizimi i paligjshem? JO. E detyrueshme me ligj per pronaret.<\/p>\n<p>7. Pagese e paket? JO. 800,000 $ per objekte te rrenuara dhe te uzurpuara. Pronaret paguan edhe<br \/>\nper (i) strehimin e 42 familjeve informale me mbi 2500 m2 dhe 500,000 \u20ac, (ii) kopsht\/cerdhen<br \/>\nme te mire ne Tirane, (iii) faltore per besimtaret, (iv) park me mbi 2000 peme, (v) vepra arti,<br \/>\n(vi) 1500 m2 toke lene vakef per shkolle,<\/p>\n<p>8. Letrat me vlere per te ndihmuar dhendrin? JO. Vec 10% u paguan me letra me vlere, 90% u<br \/>\npagua me para. KSHP (700,000$) u pagua e plote me para vec 1 muaj para se hynte ne fuqi<br \/>\nVKM per letrat me vlere! Klubi tjeter kish vec 1 objekt e kushtonte vec 100,000$ \u2013 ketu Begeja<br \/>\nkish vec 4%, pra gjithsej 4,000$ duhej te paguante gjithe fisi.<\/p>\n<p>9. Ish Klubi ne Planin e Perhapjes se FA? JO. Dokumentet zyrtare (Dekret) tregojne se nuk ka<br \/>\nqene as ne 2004. SPAK e konfirmoi kete qysh para 7 muajsh por vijon te tentoje te genjeje me<br \/>\ndeshmi te rreme<\/p>\n<p>10. SPAK sugjeron qe toka duhej te vijohej te vidhej? Shteti vec vidhej, pronaret nuk gezonin te<br \/>\ndrejten Kushtetuese. Ligji ia ktheu pronareve legjitime. Ndofta SPAK po kenaqet tani qe Rama<br \/>\nmiratoi ligjin qe ua vjedh pronareve private<\/p>\n<p>11. Ish Pishina ishte e privati tjeter? JO. SPAK genjeu dhe fshehu vendim gjyqsor 7 vjecar qe<br \/>\nvertetoi qe ishte uzurpim dhe fallsifikim dokumentesh.<\/p>\n<p>12. SPAK beri mashtrim topografik. Token ne Yzberisht e vuri si toke tek ish Klubi<\/p>\n<p>13. Prof. Malltezi dhe Z. Begeja ishin ortake fiktive? JO. Ishin partnere prej 2007. Fillimisht<br \/>\npermes se drejtes kontraktore e me pas sipas te drejtes se shoqerive tregtare.<\/p>\n<p>14. Pastrim parash? JO. thjesht investim ne pronen private permes vetefinancimit dhe mbulim te<br \/>\ngjithe shpenzimve te tjera te informalitetit.<\/p>\n<p>15. Zgjatje hetimi prej 6 muajsh, ne fakt prej 3.5 vitesh.<\/p>\n<p>16. Hetim pasuror qysh prej 30 vitesh dhe nuk ka asnje shkelje per asgje<\/p>\n<p>17. Malltezi hyri me 113 m2 e doli me 5 miljone? JO. Ne fakt hyri me 410 m2 te trasheguar dhe<br \/>\nbleu edhe mbi 2,100 m2 te tjera nga bashkepronaret. Shiten ne grope per vetefinancim.<br \/>\nProkuroret fshehen mbi 20 kontrata blerje toke dhe 350 kontrata te shitjeve ne grope.<\/p>\n<p>18. Dyshime dhe arrest pa asnje ekspertize! Vec pas 3.5 vitesh caktuan ekspertin e preferuar e te<br \/>\nperdorur gjithnje nga Dumani per te kryer nje ekspertize kontabel<\/p>\n<p>19. Cfare po heton tani? SPAK tani po heton nese ka pasur apo jo oponence teknike projekti<br \/>\nLibeskind, dhe nese ka pasur apo jo masa kunder zjarrit objektet e ndertuara ne 2010-12!<\/p>\n<p>Perkufizimi i burgosjes politike sipas Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes \u2013<br \/>\nResolution 1900 (2012)1:<\/p>\n<p>Nje person i privuar nga liria personale trajtohet si \u2018burgosur politik\u2019:<br \/>\na. nese arresti eshte vendosur ne dhunim te nje prej te garancive themelore te pershkruara ne<br \/>\nKonventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut\u2026;<\/p>\n<p>b. nese arresti eshte vendosur per arsye te pastra politike pa lidhje me ndonje veper penale;<\/p>\n<p>c. nese, per arsye for politike, gjatesia e arrestit ose kushtet jane qartazi jashte permasave te<br \/>\nvepres penale qe personi gjendet fajtor apo i dyshuar;<\/p>\n<p>d. nese, per arsye for politike, ai ose ajo eshte arrestuar ne nje menyre diskriminuese<br \/>\nkrahasuar me persona te tjere; ose<\/p>\n<p>e. nese arresti eshte rezultat i procedurave te cilat ishin qartazi te padrejta dhe kjo duket se<br \/>\nlidhet me motivet politike te autoriteteve.<\/p>\n<p>\u2022 Ne 3 vjet hetime SPAK nuk u thirri asnjehere as Prof. Berishen e as Prof. Malltezin.<\/p>\n<p>\u2022 U vendosen masat ne menyre abuzive ne dhunim te ligjit pa u pyetur kurre as Berisha<br \/>\ne as Malltezi.<\/p>\n<p>\u2022 U vendosen masa kufizuese ne menyre antikushtetuese ndaj Berishes2<\/p>\n<p>\u2022 Dumani u shpreh se nuk ka nevoje te pyesim parlamentin kur e ka caktuar gjykata.<br \/>\nPra, gjykata e kontrolluar nga politika mori tagrat e nje pushteti tjeter, atij legjislativ.<\/p>\n<p>\u2022 U vendos ne menyre antikushtetuese masa e arrestit ndaj Berishes.<\/p>\n<p>\u2022 Ne shkelje te Kushtetutes (N.71\u00a71) dhe jurisprudences se GJEDNj (Selahattin<br \/>\nDemirtas v. Turqise (nr.2) [GC], 2020) Berishes ju ndalua shkuarja ne Parlament pa<br \/>\nvendim te formes se prere te gjykates.<\/p>\n<p>\u2022 U caktua gjyqtare ne konflikt interesi dhe e kapur ne veper penale.<\/p>\n<p>\u2022 U pengua mbrojtja dhe u caktua avokat qe kerkonte arrestimin e Berishes.<\/p>\n<p>\u2022 Vendimi per te ndaluar komunikimin gjithashtu eshte vendim i pabazuar ne ligj, qe bie<br \/>\nndesh me Nenin 17 te Kushtetutes, pasi eshte hequr nga Kodi Penal qysh prej 2017.<\/p>\n<p>SPAK ndonese ka hyre ne vitin e 4 te hetimit, zvarrit hetimet vetem per te mbajtur ne arrest<br \/>\nliderin e opozites. Ky eshte nje arrest tipik politik sipas perkufizimeve nderkombetare.<br \/>\nRezoluta 2077 (2015)3<br \/>\n(Abuse of Pre-trial detention in State Parties) e Asamblese<br \/>\nParlamentare te Keshillit te Evropes tregon se ka verejtur shume raste te abuzive te arrestit<br \/>\nparagjyqsor ne nje numer vendesh anetare te KEDNj, qe kryen per arsyet e meposhtme:<\/p>\n<p>1. T\u2019i beje presion te arrestuarve per t\u2019i frikesuar qe te pranojne veper penale ose te<br \/>\nbashkepunoje me prokurorine (rasti i Sergey Magnitsky, ne Rusi, rastet e udheheqeve<br \/>\nte opozites ne Gjeorgji)<\/p>\n<p>2. Te diskreditoje ose perndryshe te neutralizoje konkurente politike (psh. raste te<br \/>\nudheheqesve te Levizjes se Bashkimit Kombetar ne Gjeorgji);<\/p>\n<p>3. Te nxise objektiva politike te tjera, perfshi atyre te lidhura me politiken e huaj<\/p>\n<p>4. Te vendose presion mbi te arrestuarit me qellim per t\u2019i detyruar te sheshin bizneset e<br \/>\ntyre (psh rasti Gusinsky ne Rusi)<\/p>\n<p>5. Te frikesoje shoqerine civile dhe te heshte zerat kritike (psh ne Turqi, Rusi).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Argita Malltezi, vajza e Kryetarit t\u00eb PD, Sali Berisha ka dal\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat ku ka folur n\u00eb lidhje me dosjen n\u00eb SPAK t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb privatizimit t\u00eb ish-kompleksit Partizani, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Sali Berisha dhe bashk\u00ebshorti i saj, Jamarb\u00ebr Malltezi q\u00ebndrojn\u00eb n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest Sht\u00ebpie\u201d. Argita Malltezi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":80259,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-80274","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80274"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80274\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80259"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}