{"id":80398,"date":"2024-05-26T20:56:34","date_gmt":"2024-05-26T20:56:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80398"},"modified":"2024-05-26T20:56:34","modified_gmt":"2024-05-26T20:56:34","slug":"eurostat1-1-milione-shqiptare-u-larguan-nga-vendi-ne-10-vite-berisha-ramesshpopullimi-krimi-yt-madhor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/26\/eurostat1-1-milione-shqiptare-u-larguan-nga-vendi-ne-10-vite-berisha-ramesshpopullimi-krimi-yt-madhor\/","title":{"rendered":"Eurostat:1.1 milion\u00eb shqiptar\u00eb u larguan nga vendi n\u00eb 10 vite, Berisha-Ram\u00ebs:Shpopullimi krimi yt madhor"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, ju misionar\u00ebve t\u00eb pamposhtur t\u00eb liris\u00eb, dinjitetit, kauz\u00ebs  s\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje orator\u00ebve t\u00eb mrekulluesh\u00ebm q\u00eb n\u00eb platform\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, shp\u00ebrndajn\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit, t\u00eb v\u00ebrtetat e sotme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por un\u00eb sonte n\u00eb em\u00ebr tuaj dua t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb p\u00ebrulem me nderimin m\u00eb t\u00eb madh, para heronjve t\u00eb emigracionit dhe opozit\u00ebs shqiptare q\u00eb \u00e7an\u00eb rrethimin dhe ja num\u00ebruan n\u00eb surrat gjith\u00e7ka meritonte kreut t\u00eb narkoshtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Guximi i tyre, trim\u00ebria e tyre, misioni i tyre jan\u00eb dhe do t\u00eb mbeten frym\u00ebzues p\u00ebr \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast garantoj emigracionin dhe diaspor\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, se e drejta e vot\u00ebs n\u00eb vendin nga i cili jan\u00eb larguar do t\u00eb sanksionoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe se zgjedhje t\u00eb tjera, pa vot\u00ebn e tyre nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Garantoj emigracionin dhe diaspor\u00ebn se rikthimi i but\u00eb i tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, leht\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb investime n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb kthehen nga emigracioni do t\u00eb jen\u00eb kuadri urgjent ligjor, pas fitores s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Me protest\u00ebn tuaj t\u00eb sotme ju i shp\u00ebtuat nderin kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb thot\u00eb, po ata nuk ishin shum\u00eb. P\u00ebrgjigja ime \u00ebsht\u00eb; edhe nj\u00eb njeri mund t\u00eb jet\u00eb mazhoranc\u00eb si\u00e7 thot\u00eb, Abraham Linkoln.<\/p>\n<p>Mazhoranc\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb guxojn\u00eb, mazhoranc\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb mbrojn\u00eb kauza t\u00eb drejta. Mazhoranc\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb sulmojn\u00eb pa u trembur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kauz\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb ishin sot heronjt\u00eb e diaspor\u00ebs dhe emigracionit n\u00eb Milano.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Edi Rama n\u00eb Itali shkoi si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i  narkoshtetit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb. Ai ishte sot n\u00eb Itali, si padrinoja i Arben Ndok\u00ebs, Xhelal Rraj\u00ebs, P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, Behar Bajrit, i Durim Bamit, Emiliano Shullazit e Avdylve\u2019 Troplinve dhe Gentian Xhixhes, e Luftim Hys\u00ebs s\u00eb sinaloas n\u00eb Meksik\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ishte sot n\u00eb Milano si turisti i Arub\u00ebs, si pasagjeri q\u00eb n\u00eb dy vite ka kryer me avion e tij 141 udh\u00ebtime dhe q\u00eb ka transportuar qindra e qindra baule diplomatike, brendia e t\u00eb cilave shum\u00eb shpejt se do t\u00eb dal\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama n\u00eb Itali shkove si hajduti m\u00eb i madh i popullit t\u00ebnd, q\u00eb ka shkelu ndonj\u00ebher\u00eb at\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Milano shkove si armiku m\u00eb i eg\u00ebr i kombit t\u00ebnd, shkove si mashtruesi me ordiner q\u00eb ka shkelur n\u00eb gadishullin e Apenineve, shkove si delinkuent i arrestuar n\u00eb aeroportet e atij vendi dhe t\u00eb vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Edi Rama, n\u00eb Itali shkove si Pashiqi i shqiptar\u00ebve, si \u00c7ubrillovi\u00e7i shqipfol\u00ebs q\u00eb sipas Eurostarit dhe jo sipas opozit\u00ebs o mashtrues ordiner, n\u00eb 10 vjet ke larguar nga Shqip\u00ebria 1.1 milion shqiptare dhe po sipas Eurostatit, ke renditur Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn n\u00eb bote pas Siris\u00eb p\u00ebr largimin prej saj t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00ebn 18 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Eurostati o mashtrues \u00ebsht\u00eb institucioni zyrtar i BE-s\u00eb p\u00ebr statistikat. Nuk \u00ebsht\u00eb i opozit\u00ebs dhe as i qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Por dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb thon\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e v\u00ebrteta t\u00eb regjistrimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullat\u00ebs, t\u00eb cilat nga tetori gjer, dit\u00eb e nat\u00eb me falsifikator\u00eb, hordhi falsifikator\u00ebsh p\u00ebrpiqesh ti shtosh, ti manipulosh, n\u00eb koh\u00eb kur ato tregojn\u00eb se Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrgjysmove, se sot n\u00eb Shqip\u00ebri jetojn\u00eb 1 milion\u00eb e 420 mij\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Shpopullimi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb akti m\u00eb makab\u00ebr, akt q\u00eb tejkalon barbarit\u00eb e \u00e7do pushtuesi n\u00eb shekuj e mij\u00ebvje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Shpopullimi \u00ebsht\u00eb krimi yt madhor i njer\u00ebzimit kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb shqiptar\u00ebt dhe as historia nuk do ta fal.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, Milano, shkove p\u00ebr t\u00eb sulmuar Greqin\u00eb me mentalitetet enveriste t\u00eb turpshme, t\u00eb ndryshkura, jasht\u00eb kohe.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jesh i rrjedhur t\u00eb mendosh se mund t\u00eb turp\u00ebrosh Greqin\u00eb, se ti mund t\u00eb hedh\u00ebsh balt\u00eb mbi nj\u00eb vend fqinj, n\u00eb t\u00eb cilin jetojn\u00eb mbi 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb cilin me gjith\u00eb problemet q\u00eb ndodhin mes fqinj\u00ebve n\u00eb 30 vite, ka ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb proceset e integrimit, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut dhe sistemit demokratik.<\/p>\n<p>Por ti mafioz q\u00eb nuk ke nder as dinjitet, nuk njeh parim e as standard, sulmon Greqin\u00eb p\u00ebr interesa mafiozeve t\u00eb tuat dhe klaneve t\u00eb tua.<\/p>\n<p>A nuk ishe ti q\u00eb dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb shkove u b\u00ebre d\u00ebshmitar i rrem\u00eb i Olta Xha\u00e7k\u00ebs, d\u00ebshmitar i rrem\u00eb i trafikant\u00ebve t\u00eb tu, q\u00eb pla\u00e7kisin, grabisin pronat e banor\u00ebve t\u00eb bregut.<\/p>\n<p>O turp, nuk mund t\u00eb kesh em\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 emrit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, u the italian\u00ebve se atyre q\u00eb kishin mbetur n\u00eb Shqip\u00ebri, i mbajt\u00ebm, i ushqyem dhe i p\u00ebrcoll\u00ebm.<\/p>\n<p>Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se familje bujare, fisnike shqiptare e kan\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb gjest. Por baballar\u00ebt tuaj Edi Rama, serial killer, Mehmet Shehu ka ekzekutuar me dor\u00eb t\u00eb tij, n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb konventave me qindra rob italian, lufte.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoju t\u00eb falur o faqezi, se robt\u00eb e lft\u00ebs, ata  q\u00eb vrasin robt\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, kryejn\u00eb krime lufte dhe ato nuk shlyhen kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, meqen\u00ebse u p\u00ebrmende italian\u00ebve buk\u00ebn q\u00eb u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr\u00e7jelljen q\u00eb u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrmendi pak edhe krimet monstruoze t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb kryen et\u00ebrit e tu shpirt\u00ebror, vet\u00ebm e vet\u00ebm, p\u00ebr tu marr\u00eb nj\u00eb uniform\u00eb, nj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb, nj\u00eb rrip pantallonash.<\/p>\n<p>O kriminel mos mbro kriminel\u00ebt, denonco krimin, por nuk b\u00ebhesh dot.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali shkoi t\u00eb sulmonte Umberto Bossin, ish-liderin e Lig\u00ebs s\u00eb Veriut, sepse i atribuoi atij  shprehje q\u00eb n\u00eb memorien time, i ka th\u00ebn\u00eb dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por ai i del zot vetes, nuk merrem me t\u00eb. Merrem me sulmin familjar q\u00eb i b\u00ebri Umberto Bossit.<\/p>\n<p>Ku ke fytyr\u00eb ti mor p\u00ebr sulme familjare, se djali i tij paska marr\u00eb nj\u00eb diplom\u00eb dhe ka kryer nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb gabuar, t\u00eb keqe, t\u00eb d\u00ebnueshme. Po yt v\u00eblla, an\u00ebtar i grupit t\u00eb Xibrak\u00ebs, i lidhur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb me Gentian Xhixh\u00ebn.<\/p>\n<p>Po Olsi Rama, trafikanti i Xibrak\u00ebs.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb flas\u00ebsh ti p\u00ebr familjen e Umberto Bossit, kur thjeshtra jote fiton me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra tendera p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Po si mund t\u00eb flas\u00ebsh ti p\u00ebr familjen e Umberto Bossit, kur Linda jote t\u00eb erdhi n\u00eb konak me pallatin 5-kat\u00ebsh t\u00eb nd\u00ebrtuar pa asnj\u00eb fatur\u00eb tatimore, doganore, bankare, nd\u00ebrtimore, por vet\u00ebm si\u00e7 tha me para gjaku.<\/p>\n<p>Akuzoi dhe t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, dhe njer\u00ebzit e vet.<\/p>\n<p>Edi Rama po si mund t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh ti djalin  e Umberto Bossit kur Linda jote sot e k\u00ebsaj dite mashtron shqiptar\u00ebt me tok\u00ebn e Surrelit.<\/p>\n<p>Edi Rama para se tu p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb tjer\u00ebve djalin apo vajz\u00ebn, tregoju nj\u00ebher\u00eb si u nd\u00ebrtua pallati, tregoju nj\u00ebher\u00eb pse e \u00e7ove Lind\u00ebn n\u00eb bordin e Abi Bank, tregoju shqiptar\u00ebve ka aksione dhe reaksione n\u00eb at\u00eb bank\u00eb apo jo.<\/p>\n<p>Prandaj dhe kur je i zhytur n\u00eb lluc\u00eb gjer n\u00eb vesh, qe do, pse e sulmon at\u00eb n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Djali i tij ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb gabuar, t\u00eb keqe, por ai ka qen\u00eb an\u00ebtar koalicioni i qeveris\u00eb s\u00eb Silvio Berluskonit, qeveris\u00eb m\u00eb mike ndaj emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb historin\u00eb e gadishullit.<\/p>\n<p>Po kur p\u00ebrmende Umberto Bossin, pse nuk p\u00ebrmende Silvio Berluskonin p\u00ebr fisnik\u00ebrin\u00eb e tij ndaj shqiptar\u00ebve, pse nuk permende Giorgio Napolitanon, p\u00ebr respektin q\u00eb u b\u00ebri shqiptar\u00ebve n\u00eb vitet \u201990.<\/p>\n<p>Ti je nj\u00eb shar\u00ebs i keq q\u00eb ndjen k\u00ebnaq\u00ebsi vet\u00ebm kur shan mor ordiner.<\/p>\n<p>Ti turp\u00ebron gjall\u00eb e t\u00eb vdekur t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Ti je turpi i shqiptar\u00ebve dhe i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>E marta po vjen, e marta \u00ebsht\u00eb dita e triumfit, dita e fitores dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Erion Veliaj duhet t\u00eb varet n\u00eb shtyll\u00ebn e turpit t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Kishte vrapuar si langua sot n\u00eb Milano, p\u00ebr t\u00eb duk se \u00ebsht\u00eb me parti. Por t\u00eb gjith\u00eb me kriminel\u00eb e Ulusi me t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ishte aty.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb jeni ju? Mos mendoni se p\u00ebrmir\u00ebsoni fytyr\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit kur secili jeni m\u00eb faqezi se nj\u00ebri-tjetri.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Ora po vjen, fitorja \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tona.<\/p>\n<p>Ajo do t\u00eb na p\u00ebrqafoj\u00eb n\u00eb momentin kur ne t\u00eb marrim fatin n\u00eb duart tona.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb marrim fatin e Tiran\u00ebs n\u00eb duart tona.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb marrim fatin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb duart tona.<\/p>\n<p>Kur ti dalim zot vetes, Tiran\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Tirana, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, ju misionar\u00ebve t\u00eb pamposhtur t\u00eb liris\u00eb, dinjitetit, kauz\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebrsh\u00ebndetje orator\u00ebve t\u00eb mrekulluesh\u00ebm q\u00eb n\u00eb platform\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, shp\u00ebrndajn\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit, t\u00eb v\u00ebrtetat e sotme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Por un\u00eb sonte n\u00eb em\u00ebr tuaj dua t\u00eb shpreh &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":73971,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-80398","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80398\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}