{"id":80408,"date":"2024-05-27T08:16:38","date_gmt":"2024-05-27T08:16:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80408"},"modified":"2024-05-27T11:11:49","modified_gmt":"2024-05-27T11:11:49","slug":"shkelqimi-dhe-renia-e-erion-veliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/27\/shkelqimi-dhe-renia-e-erion-veliajt\/","title":{"rendered":"\u201cShk\u00eblqimi\u201d dhe r\u00ebnia e Erion Veliajt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Redin HAFIZI<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cYou belong to your father, the devil, and you want to carry out his desires. He \u00ebas a murderer from the beginning, refusing to uphold the truth, because there is no truth in him. When he lies, he speaks his native language, because he is a liar and the father of lies\u201d<\/em> (John 8:44)<\/p>\n<p>Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb kanceri i shoq\u00ebris\u00eb Shqiptare. Duhet ta pranoj i shoq\u00ebris\u00eb, pasi ky individ nuk u b\u00eb kurr\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs politika e t\u00eb rinjve edhe pse kur u kthye nga studimet n\u00eb GVSU n\u00eb Michigan u mb\u00ebshtet fuqish\u00ebm nga fondacioni Soros. Ai ishte i p\u00ebrk\u00ebdheluri i k\u00ebtij fondacioni pasi u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb shoqat\u00eb dhe buxhet prej 1 milion dollar\u00ebsh. Q\u00eb n\u00eb fillim dol\u00ebn fjal\u00eb se faturat e fryra t\u00eb \u201cgay parties\u201d t\u00eb organizuara nga shoqata \u201cMjaft\u201d synonin devijimin e destinacionit p\u00ebr financimin e qeverris\u00eb Hollandeze n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb kumbari i tij shihte se si mund t\u00eb kontrollonte p\u00ebrmes korruptimit edhe nj\u00eb individ q\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn nuk kishte lidhje me politik\u00ebn Shqiptare.<\/p>\n<p>Ishte Edi Rama q\u00eb e afroi Veliajn p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Fatos Nanon nga kryetar i PS. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana e tij Veliaj shprehej n\u00eb mbr\u00ebmjen e largimit t\u00eb tij nga Amerika n\u00eb 2002, se po kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb luftonte korrupsionin e qeverris\u00eb Nano.<\/p>\n<p>Ja ku jemi 22 vjet nga dita kur Veliaj vendosi t\u00eb luftonte korrupsionin e Nanos dhe kemi nj\u00eb Veliaj q\u00eb gjeneroi dhe mb\u00ebshteti, p\u00ebrmes lidhjeve me diplomat\u00eb dhe portale lindore, mashtrimet m\u00eb t\u00eb \u00e7udit\u00ebshme q\u00eb nj\u00eb mendje njer\u00ebzore mund t\u00eb sajoj\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb i angazhuar n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb axhend\u00ebs Soros, Veliaj u dallua si nj\u00eb anti President Bush dhe si rrjedhim p\u00ebrve\u00e7 deklaratave se Shqiptar\u00ebt nuk e mb\u00ebshtesnin Presidentin Amerikan, ka qen\u00eb ai q\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me portalet sllave se n\u00eb Shqip\u00ebri i vodh\u00ebn or\u00ebn Presidentit Amerikan gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb 2008.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb Veliaj u njoh m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb qen\u00eb vrasja e adoleshentit Ardit Gjoklaj dhe mashtrimi makab\u00ebr me emrin e Grizelda Roshit. K\u00ebto e nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuan Veliajn dhe krijuan besimin tek Rama se kishte gjetur nj\u00eb idiot t\u00eb dobish\u00ebm. Tani dobia e idiotit Veliaj po skadon pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb mandatin e fundit si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe ky \u00ebsht\u00eb i vetmi pozicion q\u00eb ai mund t\u00eb fitoj\u00eb me vota t\u00eb vjedhura. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana tjet\u00ebr Rama \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i vjedhjes s\u00eb votave dhe gjithashtu e sheh se nuk d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb fatin e Nanos, kur sheh se Veliaj dhe Basha po bashk\u00ebpunojn\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn kur Rama, Veliaj dhe Meta bashk\u00ebpunonin. Politika n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb politik\u00eb kulisash dhe thikave pas shpine. Politika n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i sh\u00ebrben qytetar\u00ebve dhe ka ardhur koha q\u00eb politikan\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb.<\/p>\n<p>Veliaj \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim dhe shpresoj q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr trajtimin e individ\u00ebve si Veliaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb mb\u00ebshtes iden\u00eb se nuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi n\u00ebse ligji nuk aplikohet duke mb\u00ebshtetur moralin e shoq\u00ebris\u00eb. Pra, burgu p\u00ebr Erion Veliajn \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim i tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebnimi i tij m\u00eb efektiv \u00ebsht\u00eb kur koha t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi Veliajn.<\/p>\n<p>N\u00ebse Veliaj do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb mbaroj\u00eb mandatin si kryetar Bashkie, ai do t\u00eb jet\u00eb askushi, do t\u00eb v\u00ebrdalliset n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e grupit t\u00eb tij n\u00eb \u00cbhatsapp \u201cErion Veliaj p\u00ebr Tiran\u00ebn\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup marrin pjes\u00eb individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00ebp\u00ebr fushata p\u00ebr Xhaf\u00ebn, Ball\u00ebn, Manastirlliun apo edhe Xha\u00e7k\u00ebn. Kjo e fundit po shqyhet duke shkuar sa andej k\u00ebndej p\u00ebr hallet q\u00eb e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Propagandist\u00ebt apo patronazhist\u00ebt e Veliajt po mb\u00ebshtesin Bash\u00ebn n\u00ebp\u00ebr lagjet e kryeqytetit, duke krijuar iden\u00eb se vet\u00ebm mb\u00ebshtetja e aleat\u00ebve sjell opozit\u00ebn n\u00eb pushtet dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb themi se metastazat e kancerit Veliaj po bllokojn\u00eb mushk\u00ebrit\u00eb. \u00c7do forc\u00eb politike q\u00eb pretendon se vjen n\u00eb pushtet me mb\u00ebshtetjen e aleat\u00ebve do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb aleat\u00ebve. Vet\u00ebm ato forca q\u00eb besojn\u00eb tek vota e qytetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb duket qart\u00eb se Veliaj dhe grupi i tij jo vet\u00ebm q\u00eb i ka humbur si mb\u00ebshtetjen e aleat\u00ebve, ashtu edhe influenc\u00ebn mbi organet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb financuara p\u00ebrmes projektit Soros me parat\u00eb e taksapaguesve Amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Veliaj do t\u00eb preferonte ikjen nga Shqip\u00ebria, jo nga frika e burgut, por nga frika q\u00eb ka nga vetvetja. Ai nuk ka nj\u00eb profesipn, nuk ka nj\u00eb eksperienc\u00eb ku t\u00eb mos ket\u00eb vjedhur dhe nuk mund t\u00eb tregoj\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb pozitive p\u00ebrmes lidershipit t\u00eb tij. Ishte oferta se landfilli i Sharr\u00ebs ishte m\u00eb i sigurti nga ana teknike q\u00eb rezultoi n\u00eb vdekjen e nj\u00eb adoleshenti. Nd\u00ebrkoh\u00eb disa ende e besonin tek ky individ q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb vidhte jo vet\u00ebm taksat e Tironsve, por edhe t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre. Shpesh ai k\u00ebrkonte t\u00eb afronte veten me individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb Shqiptare, p\u00ebr qytetin apo p\u00ebr vendin dhe kjo vet\u00ebm se Erion Veliaj gjithnj\u00eb ka jetuar dhe vepruar n\u00ebn hijen e nj\u00eb njeriu t\u00eb fort\u00eb. Ai, jasht\u00eb politike, \u00ebsht\u00eb askushi, pasi kurr\u00eb nuk e ka njohur komunitetin e pun\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kur ai t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb politik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt do t\u00eb kuptojn\u00eb mashtrimin e madh me \u201cnjeriun e pun\u00ebs\u201d Erion Veliaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Redin HAFIZI \u201cYou belong to your father, the devil, and you want to carry out his desires. He \u00ebas a murderer from the beginning, refusing to uphold the truth, because there is no truth in him. When he lies, he speaks his native language, because he is a liar and the father of lies\u201d &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":80409,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-80408","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80408\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}