{"id":80445,"date":"2024-05-27T12:02:12","date_gmt":"2024-05-27T12:02:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80445"},"modified":"2024-05-27T12:04:05","modified_gmt":"2024-05-27T12:04:05","slug":"bardhi-rames-korrupsioni-nuk-luftohet-me-rezoluta-ja-pse-nuk-marrim-pjese-ne-votim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/27\/bardhi-rames-korrupsioni-nuk-luftohet-me-rezoluta-ja-pse-nuk-marrim-pjese-ne-votim\/","title":{"rendered":"Bardhi-Ram\u00ebs: Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta! Ja pse nuk marrim pjes\u00eb n\u00eb votim!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazmend Bardhi e ka marr\u00eb fjal\u00ebn sot n\u00eb Kuvend menj\u00ebher\u00eb pas kryeministrit Edi Rama, dhe pavar\u00ebsisht se ai po largohej p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb debate, Bardhi e ka p\u00ebrcjell\u00eb duke ia ka th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb nga foltorja e \u00a0Kuvendit. Bardhi tha se, korrupsioni nuk luftohet me rezoluta!<\/p>\n<p>\u201cZotrote na the q\u00eb Arben Ndoka \u00ebsht\u00eb deputet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve, por n\u00eb fakt doli fiks si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb opozita q\u00eb ishte drejtues i nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal, q\u00eb dit\u00ebn votonte me ty, ligjet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe nat\u00ebn porosiste vrasje t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb vet deputet\u00eb, familjar\u00ebve t\u00eb tyre apo qytetar\u00ebve q\u00eb ti ia kishe v\u00ebn\u00eb mbi kok\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsuar\u201d, tha Bardhi.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Gazment Bardhit, kryetarit t\u00eb Grupit parlamentar t\u00eb PD. mbajtur sot n\u00eb Kuvend.<\/strong><\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb pozitive q\u00eb mund t\u00eb ve\u00e7oj n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri dhe nga ky kryeminist\u00ebr dit\u00ebn e sotme, edhe pse iu desh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 4000 dit\u00eb ta kuptonte, \u00ebsht\u00eb pranimi prej tij se na u dashka m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb p\u00ebrpjekje e ve\u00e7ant\u00eb, ndryshe dhe e vendosur kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb k\u00ebsaj qeverie. Lufta ndaj korrupsionit t\u00eb p\u00ebrhapur q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnjosur si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00ebn administrat\u00ebn e kryeministrit Edi Rama, duhet t\u00eb trajtohet nga Kuvendi si prioritet komb\u00ebtar, sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie kritike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p>Por nj\u00eb nism\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ishte e besueshme, di\u00e7ka pozitive p\u00ebr vendin, do t\u00eb ishte serioze, vet\u00ebm n\u00ebse ata q\u00eb e propozojn\u00eb, jan\u00eb vet\u00eb serioz\u00eb dhe t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr ta luftuar korrupsionin.<\/p>\n<p>Grupi Parlamentar i PD ka mb\u00ebshtetur dhe mb\u00ebshtet fuqimisht luft\u00ebn ndaj korrupsionit, mir\u00ebqeverisjen dhe shtetin ligjor. Jemi ne q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb 11 vite betej\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, me qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb k\u00ebtyre 34 viteve, m\u00eb e korruptuara n\u00eb Rajon e Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi ne q\u00eb kemi denoncuar me fakte afer\u00ebn korruptive t\u00eb incenerator\u00ebve. Edi Rama i doli n\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Jemi ne q\u00eb kemi denoncuar afer\u00ebn me kontratat korruptive n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Edi Rama i doli n\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Jemi ne q\u00eb kemi denoncuar korrupsionin n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Edi Rama i doli n\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Jemi ne q\u00eb kemi denoncuar korrupsionin n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit q\u00eb solli kanabizimin e vendit. Edi Rama i doli n\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Jemi ne q\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr toleranc\u00eb zero ndaj korrupsionit zgjedhor. Edi Rama \u00ebsht\u00eb arkitekti i tij.<\/p>\n<p>Jemi ne q\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr qeverisjes dhe fuqizimit nga qeverisja t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, si mund\u00ebsia e vetme q\u00eb lejon mir\u00ebqeverisjen dhe respektin ndaj shtetit ligjor. Edi<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb arkitekti i kriminalizimit t\u00eb institucioneve, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik serioz funksionimim demokratik t\u00eb institucioneve publike.<\/p>\n<p>T\u00eb luftosh korrupsionin nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr fjal\u00eb dhe as p\u00ebr rezoluta. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr akte, p\u00ebr veprime. Edi Rama kishte 11 vite koh\u00eb t\u00eb na tregonte t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb akt, nj\u00eb veprim, q\u00eb ka vullnet p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, ka vullnet p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqeverisur, ka vullnet p\u00ebr t\u00eb respektuar shtetin ligjor.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr fat t\u00eb keq, si \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, edhe luft\u00ebn ndaj korrupsionit e konsideron \u00e7\u00ebshtje t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs apo PR, e lufton me fjal\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb veprat i ka krejt t\u00eb kund\u00ebrta. Dhe p\u00ebr propagand\u00eb dhe fjal\u00eb, Shqip\u00ebria ka humbur 11 vite, sepse Edi Rama tjet\u00ebr thot\u00eb, tjet\u00ebr premton, dhe komplet tjet\u00ebr gj\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 11 viteve t\u00eb fundit, qeveria e Edi Ram\u00ebs ka demonstruar vazhdimisht se nuk \u00ebsht\u00eb ajo fanar i p\u00ebrparimit dhe transparenc\u00ebs q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb, por p\u00ebrkundrazi nj\u00eb regjim q\u00eb frym\u00ebzon dhe p\u00ebrjet\u00ebson korrupsionin n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e shoq\u00ebris\u00eb. Prandaj nd\u00ebrsa Edi Rama propozon rezolut\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, ne duhet t\u00eb shqyrtojm\u00eb me kujdes rekordin e tij dhe t\u00eb pyesim n\u00ebse q\u00ebllimet e tij p\u00ebrputhen me veprimet dhe politikat q\u00eb kan\u00eb karakterizuar mandatin e tij.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga marrja e detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2013, Rama ka drejtuar nj\u00eb qeveri q\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar vazhdimisht p\u00ebr korrupsion, nepotiz\u00ebm dhe shp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve publike. Indeksi i Perceptimit t\u00eb Korrupsionit i Transparency International e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb vazhdimisht nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb Evrop\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, qeveria e Ram\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto shqet\u00ebsime, shpesh duke nd\u00ebrmarr\u00eb hapa q\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zbusin problemin.<\/p>\n<p>Administrata e Ram\u00ebs ka qen\u00eb gjithashtu e mbushur me skandale q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb PPP dhe koncesione qeveritare. K\u00ebto marr\u00ebveshje, shpesh t\u00eb mbuluara me \u201cSekret\u201d, jan\u00eb marr\u00ebveshje me munges\u00eb transparence dhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb rrethi t\u00eb ngusht\u00eb biznesesh me lidhje t\u00eb ngushta me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky model i dh\u00ebnies s\u00eb kontratave fitimprur\u00ebse firmave t\u00eb lidhura politikisht minon konkurrenc\u00ebn e ndershme dhe g\u00ebrryen besimin publik n\u00eb qeverisje. Ky model nuk ka asnj\u00eb lidhje me mir\u00ebqeverisjen apo aq m\u00eb pak me shtetin ligjor.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb gjith\u00eb ngrinin z\u00ebrin p\u00ebr incenerator\u00ebt, Edi Rama na nxorri nj\u00eb video se sa mbetje digjeshin n\u00ebp\u00ebr vendet e Europ\u00ebs dhe sa mir\u00eb ishte kjo p\u00ebr ambientin, duke v\u00ebn\u00eb qeverin\u00eb e tij, dhe parat\u00eb publike n\u00eb dispozicion t\u00eb reklamave p\u00ebr p\u00ebrfitimin e Klodian Zotos dhe M\u00ebrtirit. Mori grupin e tij parlamentar dhe e d\u00ebrgoj si mburoj\u00eb n\u00eb sheshin e krimit, nga nj\u00eb incenerator tek tjetri.<\/p>\n<p>Kur ne flisnim p\u00ebr koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, Antropologu i shquar i shekullit 21, Edi Rama, na tregonte se sa i gjat\u00eb duhet t\u00eb ishe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb hajdut. Aq sa Ilir Beqja dmth, pak a shum\u00eb gjat\u00ebsia e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb tej doli edhe si gjinekolog me vegla operacionesh lindje n\u00eb dor\u00eb, studio m\u00eb studio. Ai nuk e kuptoi kurr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aty jo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur hajdut\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb ruajtur lek\u00ebt e shqiptar\u00ebve, nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb thell\u00ebsisht dhe solemnisht e shp\u00ebrdoroi me d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Po si ka mund\u00ebsi, nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb duar jasht\u00eb nga k\u00ebto afera korruptive, nuk b\u00ebri kurr\u00eb nj\u00eb verifikim p\u00ebr hir t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr hir t\u00eb transparenc\u00ebs dhe p\u00ebr hir t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb minimalisht shprehnin dyshim? Asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se i la t\u00eb vidhnin deri n\u00eb fund dhe kur ran\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, tani po i sheh kur bien si moll\u00ebt e kalbura.<\/p>\n<p>Po ka hipokrizi m\u00eb t\u00eb madhe sesa t\u00eb thot\u00eb Edi Rama se ka vullnet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb reforma q\u00eb sigurojn\u00eb mir\u00ebqeverisjen e vendit. Po a nuk \u00ebsht\u00eb ky i nj\u00ebjti individ q\u00eb p\u00ebr \u201cmir\u00ebqeverisje\u201d i ofroi qytetar\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs qeverisjen nga Arben Ndoka, qytetar\u00ebve t\u00eb Kruj\u00ebs qeverisjen nga Rrahman Rrahja, e k\u00ebshtu me rradh\u00eb n\u00eb \u00e7do qytetet, t\u00eb cil\u00ebt pasi qeverisnin me delegim nga Edi Rama gjat\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb dark\u00eb b\u00ebnin planet sesi t\u00eb vrisnin nj\u00ebri- tjetrin apo qytetar\u00ebt q\u00eb qeverisnin. Dhe ky hesht, nuk thot\u00eb dot asnj\u00eb fjal\u00eb, asnj\u00eb ndjes\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre u ofroj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb krimit t\u00eb organizuar p\u00ebr ti qeverisur, madje \u201cdrejtues t\u00eb grupeve t\u00eb strukturuara kriminale\u201d.<\/p>\n<p>A nuk ishte propozuesi i k\u00ebsaj Rezolute, q\u00eb korruptoi nj\u00eb zyrtar t\u00eb huaj, ish agjentin e FBI McGonigal, p\u00ebr llogari t\u00eb pushtetit t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Po si mund t\u00eb besohet Edi Rama kur thot\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb procesin legjislativ p\u00ebr t\u00eb parandaluar konfliktin e interesit dhe lobimin p\u00ebr interesa private gjat\u00eb ligjb\u00ebrjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasi ka depozituar draft rezolut\u00ebn, ekzakt\u00ebsisht nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, brenda 24 or\u00ebve propozoi ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr privaitizimin e pronave shtet\u00ebrore, p\u00ebr llogari t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb tij. A nuk \u00ebsht\u00eb ky po i nj\u00ebjti q\u00eb shtyu 5 her\u00eb ligjin p\u00ebr investimet strategjike p\u00ebr llogari t\u00eb P\u00ebllumb Gjok\u00ebs? Edhe ky dit\u00ebn me firm\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs b\u00ebhej investitor strategjik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nat\u00ebn porosite vrasje. E keni d\u00ebgjuar t\u00eb thot\u00eb, gabova, me firm\u00ebn time fuqizova nj\u00eb eksponent t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Nuk e thot\u00eb dot, sepse me ta ka qeverisur, p\u00ebr shkak se me ta ka fituar zgjedhjet, sipas parimit \u201ct\u00eb vjedhim Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet, dhe t\u00eb vjedhim zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb vjedhur Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. Duke minuar zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme, Edi Rama ka g\u00ebrryer themelin e demokracis\u00eb dhe ka p\u00ebrjet\u00ebsuar nj\u00eb sistem ku korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb thjesht i toleruar, por aktivisht i p\u00ebrdorur si nj\u00eb mjet politik.<\/p>\n<p>Edi Ram\u00ebs ka treguar vazhdimisht n\u00eb k\u00ebto 11 vjet se nuk \u00ebsht\u00eb as i aft\u00eb dhe as i gatshme t\u00eb luftoj\u00eb korrupsionin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb efektshme. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, qeveria e tij ka frym\u00ebzuar dhe p\u00ebrjet\u00ebsuar nj\u00eb sistem ku korrupsioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb norm\u00eb, duke d\u00ebmtuar demokracin\u00eb, duke minuar besimin publik dhe duke d\u00ebmtuar sh\u00ebrbimet thelb\u00ebsore p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Prandaj dhe rezoluta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument pa vler\u00eb, fjal\u00eb boshe, sa koh\u00eb nuk ekziston vullneti real p\u00ebr mir\u00ebqeverisje, luft\u00eb ndaj korrupsionit apo shtet ligjor.<\/p>\n<p>N\u00ebse ju koleg\u00eb e keni seriozisht vullnetin p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, p\u00ebr t\u00eb garantuar mir\u00ebqeverisjen, p\u00ebr t\u00eb respektuar parimet e shtetit ligjor, e nisim nga korrupsioni zgjedhor, i p\u00ebrkushtohemi atij n\u00eb k\u00ebto muaj t\u00eb mbetur t\u00eb k\u00ebtij sesioni, e luftojm\u00eb sic do ti kishte hije cdo vendi kandidat p\u00ebr n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Opozita q\u00ebndron fort kund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb qeveris\u00eb aktuale p\u00ebr t\u00eb minuar demokracin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar korrupsionin, duke e trajtuar edhe korrupsionin si c\u00ebshtje propagande. Ne i q\u00ebndrojm\u00eb fort vullnetit p\u00ebr ta konsideruar\u00a0 domodoshm\u00ebri jetike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit thellimin e luft\u00ebs ndaj korrupsionit e fenomenit t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb luajm\u00eb rolin ton\u00eb, e kemi b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn ton\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrkushtim, duke i sh\u00ebrbyer interesit t\u00eb qytetar\u00ebve, interesit publik.<\/p>\n<p>Por kjo nuk b\u00ebhet as me rezoluta dhe as me fjal\u00eb. Kuvendi nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb ti thot\u00eb vetes me shkrim q\u00eb \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb duhet luftuar korrupsioni. Kush \u00ebsht\u00eb realisht i nd\u00ebrgjgjsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ska nevoj\u00eb t\u2019ia pohoi vetes as me shkrim dhe as me z\u00eb t\u00eb lart. Mjafton ta b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit, t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7do dit\u00eb, t\u00eb tregoj\u00eb shembullin personal, t\u00eb ngrej\u00eb z\u00ebrin ndaj akteve korruptive. Ne k\u00ebt\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb dhe do ta b\u00ebjm\u00eb, pa qen\u00eb nevoja q\u00eb tja themi vetes p\u00ebrpara pasqyr\u00ebs dhe as p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb me k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PD, ju konfirmojm\u00eb se ne e cmojm\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm miratimin e nj\u00eb Rezolute, p\u00ebr ti caktuar vetes axhend\u00ebn apo se cfar\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Prandaj, do t\u00eb abstenojm\u00eb, duke mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votim. Q\u00eb dit\u00ebn kur jemi betuar mbi Kushtetut\u00eb, e kemi t\u00eb qart\u00eb se cfar\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Ju q\u00eb nuk e keni ende t\u00eb qart\u00eb axhend\u00ebn tuaj, ju q\u00eb keni nevoj\u00eb t\u2019ia konfirmoni vet\u00ebs para pasqyr\u00ebs q\u00eb do luftoni korrupsionin me fjal\u00eb, mund ta b\u00ebni, mund t\u00eb votoni rezolut\u00ebn, mund t\u00eb botoni madje edhe nj\u00eb lib\u00ebr apo manual sesi mir\u00ebqeveriset me Arben Ndok\u00ebn apo Rrahman Rrahjan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazmend Bardhi e ka marr\u00eb fjal\u00ebn sot n\u00eb Kuvend menj\u00ebher\u00eb pas kryeministrit Edi Rama, dhe pavar\u00ebsisht se ai po largohej p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb debate, Bardhi e ka p\u00ebrcjell\u00eb duke ia ka th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb nga foltorja e \u00a0Kuvendit. Bardhi tha se, korrupsioni nuk luftohet me rezoluta! &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":80446,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-80445","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80445"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80445\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}