{"id":80456,"date":"2024-05-27T16:14:03","date_gmt":"2024-05-27T16:14:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80456"},"modified":"2024-05-27T16:14:57","modified_gmt":"2024-05-27T16:14:57","slug":"noka-ne-nuk-mund-te-fshijme-11-vite-te-korrupsionit-galopant-te-qeverisjes-se-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/27\/noka-ne-nuk-mund-te-fshijme-11-vite-te-korrupsionit-galopant-te-qeverisjes-se-edi-rames\/","title":{"rendered":"Noka: Ne nuk mund t\u00eb fshijm\u00eb 11 vite t\u00eb korrupsionit galopant t\u00eb qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>FJALA E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD, FLAMUR NOKA NE PARLAMENT<\/strong><\/p>\n<p>Kjo mazhoranc\u00eb, ky kryeminist\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto 11 vite plot gj\u00ebra fyese, tall\u00ebse, posht\u00ebruese p\u00ebr publikun, p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, dhe p\u00ebr opozit\u00ebn. Por padyshim se ky moment, \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb kulminant\u00ebt. T\u00eb vish k\u00ebtu pas 3 mandateve krim dhe korrupsion, e t\u00eb k\u00ebrkosh ta mbyll\u00ebsh k\u00ebt\u00eb histori me nj\u00eb rezolut\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e pabesueshme.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb keq akoma, t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu Edi Rama, p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor p\u00ebr korrupsionin, p\u00ebr lidhjet me krimin, me ligj, me kushtetut\u00eb, me moral me \u00e7do norm\u00eb e zakon, t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu tani e t\u00eb thot\u00eb me k\u00ebt\u00eb palo rezolut\u00eb, q\u00eb m\u00eb gradoni mua si kalor\u00ebsin anti-korrupsion t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Europiane, k\u00ebt\u00eb nuk ta rrok mendja.<\/p>\n<p>A ka parodi m\u00eb t\u00eb madhe se sa kjo.<\/p>\n<p>Nuk ta rrok dot imagjinata. V\u00ebshtir\u00eb ta gjesh k\u00ebt\u00eb n\u00eb absurdin e let\u00ebrsis\u00eb, dhe nuk besoj se mund t\u00eb b\u00ebhen filma p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb se me k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb autori kryesor p\u00ebr korrupsionin, p\u00ebr qeverisjen e keqe, p\u00ebr lidhjet me bandat e me krimin, nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb laj duart si Pons Pilati. K\u00ebt\u00eb e kemi marr\u00eb vesh.<\/p>\n<p>Por t\u00eb v\u00ebsh n\u00eb sken\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje t\u00eb neveritshme q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb k\u00ebtu nga ky parlament q\u00eb ai vet\u00eb, t\u00eb shpallet k\u00ebtu si kryqtar i luft\u00ebs ndaj korrupsionin kjo \u00ebsht\u00eb fyese p\u00ebr shqiptaret, kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimi juaj, pretendimi i Edi Ram\u00ebs se ne t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kaluam nj\u00eb amnezi, nj\u00eb goditje, dhe harruam 11 vite, pretendimi se me nj\u00eb komand\u00eb po fshijm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1 dekad\u00eb vuajtje e d\u00ebme q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendit, \u00ebsht\u00eb posht\u00ebrues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto 11 vite, Edi Rama ka pasur pushtet dhe ka vendosur n\u00eb \u00e7do zyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb korrupsioni q\u00eb e ka renditur Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb par\u00ebn n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb \u00e7do raport nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb \u00e7do vler\u00ebsim, n\u00eb \u00e7do sondazh.<\/p>\n<p>Kanabizimi, kthimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kolumbi ka ty autor edhe sot i jep pasojat n\u00eb ekonomi \u00e7do dit\u00eb, dhe nuk i p\u00ebrket nj\u00eb epoke tjet\u00ebr. E kujton ti e mohove, na akuzove p\u00ebr shpifje. Kolumbi dhe Meksike e shnd\u00ebrrove Shqip\u00ebrin\u00eb. Metamorfoza \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e meksikizimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7do afer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. A nuk t\u00eb tham\u00eb ne p\u00ebr incenerator\u00ebt dhe ato pak media q\u00eb nuk i drejton ti. Dhe ti \u00e7far\u00eb b\u00ebre. Na akuzove ne se kemi lidhje me llumin, se nuk e duam past\u00ebrtin\u00eb dhe ke th\u00ebn\u00eb n\u00eb syt\u00eb e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve se incenerator\u00ebt jan\u00eb krenaria jote. Ku i ke sot incenerator\u00ebt. Skandali m\u00eb i madh korruptiv n\u00eb histori. 430 milion\u00eb euro q\u00eb u jan\u00eb marr\u00eb shqiptar\u00ebve e q\u00eb i keni ndar\u00eb ju nj\u00eb grusht njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>P\u00ebr koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Ne ngrit\u00ebm z\u00ebrin. Ti na akuzove, dhe ke th\u00ebn\u00eb n\u00eb syt\u00eb e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb do ti b\u00ebje prap\u00eb. Pra e ke pranuar se je pronari faktik. Ku jan\u00eb sot koncesionet.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb se ti je gati t\u00eb mohosh k\u00ebdo q\u00eb kthehet n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr karrigen t\u00ebnde, p\u00ebr pushtetin personal. Do mohosh edhe v\u00ebllain, jam i bindur, K\u00ebtu do jemi. Po Xibraka ka ndodhur. Dhe ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebn kur ti vendosje n\u00eb \u00e7do zyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi. Kur ti kontrolloje \u00e7do rrug\u00eb e territor. Ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebn kur Olsi nuk prekej e nuk identifikohej nga policia e prokuroria, sepse ishte v\u00ebllai yt.<\/p>\n<p>Ti do ta mohosh. \u00c7do njeri je gati t\u00eb mohosh. Po kurr\u00eb nuk mund t\u00eb mohosh se n\u00eb k\u00ebto 11 vite nuk ke qen\u00eb ti kryeministri. Kurr\u00eb nuk do t\u00eb mund ta mohosh se nuk ke vendosur ti n\u00eb \u00e7do zyr\u00eb. Pushteti yt ka pasur problemin jo se ka qen\u00eb i kufizuar dhe nuk ke mundur dot. Pushteti yt ka pasur problemin se ka qen\u00eb i pakufi. N\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb ka qen\u00eb i shtrir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb. Kudo ku merren vendime p\u00ebr fonde e p\u00ebr tendera. Pushteti yt zgjatet n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb media e kudo.<\/p>\n<p>T\u00eb k\u00ebrkosh ti sot, q\u00eb ky parlament t\u00eb t\u00eb em\u00ebroj\u00eb me nj\u00eb rezolut\u00eb si kalores anti-korrupsion \u00ebsht\u00eb tallje e pap\u00ebrfytyrueshme.<\/p>\n<p>Ti q\u00eb ke bler\u00eb e ke korruptuar k\u00ebdo p\u00ebr interesin e pushtetin t\u00ebnd personal. Dhe aty ku nuk ke mundur ke p\u00ebrdorur dhun\u00ebn e instrumentet e pushtetit. K\u00ebt\u00eb ke b\u00ebr\u00eb me mediat.<\/p>\n<p>Ti q\u00eb korruptove nj\u00eb prej drejtuesve kryesor t\u00eb FBI-s\u00eb, p\u00ebr skenarin q\u00eb kishe p\u00ebr asgj\u00ebsimin e opozit\u00ebs, korruptove shefin e kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI i cili p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit t\u00ebnd \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb burg, pik\u00ebrisht ti vjen sot dhe thua ti harrojm\u00eb 11 vite vjedhje e hajdut\u00ebri, dhe k\u00ebrkon t\u00eb t\u00eb japim nj\u00eb mandat p\u00ebr qeverisje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Po si mund t\u00eb arrish deri k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb se k\u00ebta q\u00eb t\u00eb kan\u00eb shpallur Skenderbe e Odise, k\u00ebta jan\u00eb gati t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe kalor\u00ebs, kryqtar t\u00eb luft\u00ebs ndaj korrupsionit, k\u00ebta mund t\u00eb t\u00eb pag\u00ebzojn\u00eb edhe si Karlin e Madh kund\u00ebr abuzimit, Rikard Zem\u00ebrluanin e korrupsionit mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, se k\u00ebta ti me nj\u00eb shtypje butoni i b\u00ebn ti mohojn\u00eb, ti fshijn\u00eb 11 vite. Po kurr\u00eb nuk ja b\u00ebn dot k\u00ebt\u00eb opozit\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb mir\u00eb se ti tentove t\u00eb korruptoje, t\u00eb blije dhe Opozit\u00ebn, por nuk t\u00eb eci.<\/p>\n<p>Ti q\u00eb the se je dakord me pik\u00eb e me presje p\u00ebr nj\u00eb nga vjedhjet m\u00eb skandaloze n\u00eb histori, at\u00eb t\u00eb firm\u00ebs 5D q\u00eb dole hapur n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebsaj afere e pronarit faktik q\u00eb \u00ebsht\u00eb Erion Veliaj, dhe k\u00ebt\u00eb e ke b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ti vjen sot k\u00ebtu dhe thua se nuk je ai. Vjen k\u00ebtu dhe thua nuk je ti Edi Rama, je nj\u00eb tjet\u00ebr tani q\u00eb dashke t\u00eb luftosh korrupsionin.<\/p>\n<p>Ti q\u00eb je korruptuesi dhe i korruptuari m\u00eb i madh n\u00eb histori.<\/p>\n<p>K\u00ebrkon ti t\u00eb shpallesh prij\u00ebsi i qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, ti q\u00eb b\u00ebre investitor strategjik n\u00eb toka t\u00eb vjedhura burrin e ministres t\u00ebnde. Apo q\u00eb b\u00ebre investitor strategjik kreun e nj\u00eb grupi kriminal q\u00eb kishte porositur e organizuar disa vrasje.<\/p>\n<p>Do t\u00eb b\u00ebhesh ti udh\u00ebheq\u00ebsi i mir\u00ebqeverisjes q\u00eb ke pasur e ke bandat e vendit nga veriu n\u00eb jug si shtabe elektorale p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar qytetar\u00ebt n\u00eb zgjedhje, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb shqiptar\u00ebve vot\u00ebn me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Po thua sot se nuk je ti Edi Rama q\u00eb nd\u00ebrsen SKAP in kund\u00ebr liderit te opozit\u00ebs Sali Berisha. Po e mban t\u00eb burgos pa akuz\u00eb, ke urdh\u00ebruar kamikazin Dumani dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet ti ndaloj komunikimin se fjala e tij, ty t\u00eb t\u00ebrbon te nxjerr t\u00eb palarat, ty dhe band\u00ebs t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Pra vjen sot k\u00ebtu, dhe thua kam munguar k\u00ebto 11 vite, nuk e di se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me shqiptar\u00ebt, nuk e di se ke p\u00ebrz\u00ebn\u00eb 1 milion\u00eb vet\u00eb nga qeverisja jote, dhe thua m\u00eb jepni nj\u00eb mandat tjet\u00ebr m\u00eb shpallni heroin e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Po a ka tallje m\u00eb t\u00eb madhe se sa kjo.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb amnisti, k\u00ebt\u00eb falje, k\u00ebt\u00eb indulgjenc\u00eb ti Edi Rama nuk ke p\u00ebr ta marr\u00eb kurr\u00eb. Ligji do t\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb p\u00ebr korrupsionin dhe krimin q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb. Populli do t\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb shum\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb i ke sjell\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Historia do t\u00eb rezervoj\u00eb me siguri nj\u00eb vend p\u00ebr ty, pasi p\u00ebr 3 mandate pengove, vonove integrimin europian t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb falje, k\u00ebt\u00eb amnisti, do t\u00eb mund t\u00eb marr\u00ebsh vet\u00ebm para priftit, kur t\u00eb vij\u00eb dita q\u00eb t\u00eb ndihesh i penduar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD, FLAMUR NOKA NE PARLAMENT Kjo mazhoranc\u00eb, ky kryeminist\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto 11 vite plot gj\u00ebra fyese, tall\u00ebse, posht\u00ebruese p\u00ebr publikun, p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, dhe p\u00ebr opozit\u00ebn. Por padyshim se ky moment, \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb kulminant\u00ebt. T\u00eb vish k\u00ebtu pas 3 mandateve krim dhe korrupsion, e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":80459,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-80456","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80456\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}