{"id":80501,"date":"2024-05-28T08:08:52","date_gmt":"2024-05-28T08:08:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80501"},"modified":"2024-05-28T08:08:52","modified_gmt":"2024-05-28T08:08:52","slug":"cfare-po-ndodh-me-shifrat-e-censit-ne-zyrat-e-instat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/28\/cfare-po-ndodh-me-shifrat-e-censit-ne-zyrat-e-instat\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb po ndodh me shifrat e censit n\u00eb zyrat e INSTAT?"},"content":{"rendered":"<p>Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, ka zgjatur me 9 dit\u00eb t\u00eb tjera vones\u00ebn p\u00ebr shpalljen e rezultateve t\u00eb censit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar duke shtuar amullin\u00eb dhe spekullimet p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e procesit. Dhuli kishte dh\u00ebn\u00eb dat\u00ebn 19 qershor p\u00ebr shpalljen e rezultateve, por gjat\u00eb nj\u00eb raportimi n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb ajo tha se rezultatet do t\u00eb dalin n\u00eb 28 qershor. Disa muaj pas, n\u00eb tetor, INSTAT do t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb platform\u00eb me t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e detajuara n\u00eb nivel bashkie.<\/p>\n<p>Vonesa e publikimit t\u00eb rezultateve p\u00ebr nj\u00eb ngjarje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme arrin thuajse nj\u00eb vit, pasi procesi nisi n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe do t\u00eb duhet t\u00eb zgjaste rreth 6 jav\u00eb. E pyetur nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs se pse po e vononte kaq shum\u00eb nxjerrjen e rezultatit, drejtoresha e INSTAT nuk dha nj\u00eb arsye t\u00eb besueshme, por tha vet\u00ebm se n\u00eb proces kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve europiane.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb e kam p\u00ebrmendur dhe jo vet\u00ebm un\u00eb, por i gjith\u00eb stafi p\u00ebr angazhimin e k\u00ebtij institucioni, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces kemi qen\u00eb n\u00eb bashk\u00ebveprim dhe krah me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve europiane t\u00eb zgjedhur dhe t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Komisioni Europian. Asistenca teknike e cila nuk mund te anashkalohet por p\u00ebrkundrazi duhet t\u00eb vler\u00ebsohet se i ka q\u00ebndruar dhe e ka monitoruar k\u00ebt\u00eb institucion jo vet\u00ebm gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes, por edhe gjat\u00eb terrenit, tani po bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e rezultateve sa m\u00eb transparente dhe sa m\u00eb t\u00eb besueshme. N\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij procesi pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb e p\u00ebrmenda dhe e theksova anket\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, i cili do na jap\u00eb nj\u00eb informacion m\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Dhe data 28 qershor tashm\u00eb do t\u00eb njoftohen t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrdoruesit dhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ftuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb publike rezultatet kryesore t\u00eb censit\u201d,<\/em>\u00a0u shpreh Dhuli.<\/p>\n<p>Por n\u00eb kontrast me at\u00eb q\u00eb thot\u00eb Dhuli vjen shembulli i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rezultatin, p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb Shqip\u00ebri u duhet nj\u00eb vit koh\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb e publikojn\u00eb p\u00ebr rreth nj\u00eb muaj. Nj\u00eb detaj tjet\u00ebr q\u00eb v\u00eb n\u00eb dyshim besueshm\u00ebrin\u00eb e procesit \u00ebsht\u00eb edhe publikimi i nj\u00eb numri t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt t\u00eb t\u00eb anketuarve q\u00eb konsiderohen edhe banor\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb brenda territorit t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb shifra e gjetur nga INSTAT p\u00ebr numrin e banor\u00ebve t\u00eb anketuar, nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb, Agjencia e Statistikave (ASK) njoftoi se vendi ka rreth 1.6 milion\u00eb banor\u00eb sapo mbaroi procesi.<\/p>\n<p>Drejtorit ekzekutiv i ASK-s\u00eb, Avni Kastrati u shpreh se:\u00a0<em>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat publikohen n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit korrik, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb mbarimit t\u00eb procesit, edhe shtesa q\u00eb ka qen\u00eb, pritjet jan\u00eb q\u00eb Kosova t\u2019i ket\u00eb rreth 1.6 milion\u00eb banor\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Mungesa e k\u00ebsaj shifre t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt t\u00eb t\u00eb anketuarve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt debati politik. Kreu i opozit\u00ebs, Sali Berisha pretendon se arsyeja e fshehjes s\u00eb rezultatit t\u00eb censit \u00ebsht\u00eb manipulimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ai publikoi nj\u00eb mesazh anonim nga nj\u00eb person, p\u00ebr t\u00eb cilin pretendon se \u00ebsht\u00eb specialist i INSTAT dhe q\u00eb thot\u00eb se shifra e t\u00eb regjistruarve ishte m\u00eb pak se 1.5 milion banor\u00eb.<\/p>\n<p>Surpriz\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb reagim i Ram\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga fjalimi n\u00eb Itali.\u00a0<em>\u201cShqip\u00ebria e katandisur n\u00eb 1.5 milion\u00eb banor\u00eb, e narkoshtetit, e mbytur n\u00eb korrupsion, ku s\u2019ka as pun\u00eb as shpres\u00eb, ekziston vet\u00ebm n\u00eb humner\u00ebn e atyre goj\u00ebve q\u00eb p\u00ebrndjekin tok\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kur Shqip\u00ebria shpalli pavar\u00ebsin\u00eb\u201d,\u00a0<\/em>u shpreh ai.<\/p>\n<p>Aludimet p\u00ebr manipulimin e shifrave t\u00eb Censit prekin edhe fshehjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi n\u00eb 10 vitet e fundit. Nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb e ka p\u00ebrforcuar edhe analisti Artan Hoxha q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parashikim p\u00ebr shifr\u00ebn q\u00eb do t\u00eb shpall\u00eb INSTAT n\u00eb fund t\u00eb qershorit.<\/p>\n<p><em>\u201cNga burime t\u00eb pakonfirmuara thuhet se INSTAT, pra Qeveria, p\u00ebrgatitet t\u00eb deklaroj\u00eb se CENSUS-i 2023 ka regjistruar nj\u00eb shif\u00ebr prej rreth 2.65 milion\u00eb vet\u00eb (nd\u00ebrsa p\u00ebshp\u00ebritet gjithashtu se n\u00eb regjistrim kan\u00eb rezultuar m\u00eb pak se 2 milion\u00eb vete e se ka pasur mendime p\u00ebr ta shpallur t\u00eb d\u00ebshtuar k\u00ebt\u00eb census, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr sa i p\u00ebrket popullsis\u00eb). Edhe kjo shif\u00ebr, ndon\u00ebse m\u00eb e ul\u00ebt se projeksioni aktual i INSTAT me 2.76 milion\u00eb banor\u00eb, duket e pabesueshme dhe ajo n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb korrigjim i leht\u00eb i projeksioneve t\u00eb sip\u00ebrcituara e t\u00eb deritanishme t\u00eb INSTAT duke mbajtur thuajse t\u00eb pandryshuar hipotez\u00ebn emigratore t\u00eb deritanishme\u201d,<\/em>\u00a0shkruan analisti.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shifrave, largimi i shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb ende vazhdon n\u00eb 2024. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs njoftoi\u00a0se shtetasit nga Shqip\u00ebria dhe Kosova kryesojn\u00eb list\u00ebn e aplikuesve nga Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebr azil n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Bashkimit Evropian edhe p\u00ebr tre muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb anketimin e censit, qytetar\u00ebt jan\u00eb pyetur n\u00eb lidhje me familjen, pun\u00ebn, arsimin si dhe p\u00ebr fen\u00eb, gjuh\u00ebn dhe etnin\u00eb. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimin u angazhuan m\u00eb shum\u00eb se 5200 anketues\u00eb. Censi kryhet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 10 vjet.\/<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/05\/27\/debati-cpo-ndodh-me-shifrat-e-censit-ne-zyrat-e-instat\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Lapsi.al<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, ka zgjatur me 9 dit\u00eb t\u00eb tjera vones\u00ebn p\u00ebr shpalljen e rezultateve t\u00eb censit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar duke shtuar amullin\u00eb dhe spekullimet p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e procesit. Dhuli kishte dh\u00ebn\u00eb dat\u00ebn 19 qershor p\u00ebr shpalljen e rezultateve, por gjat\u00eb nj\u00eb raportimi n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb ajo tha se rezultatet do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-80501","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80501\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}