{"id":80605,"date":"2024-05-28T21:02:52","date_gmt":"2024-05-28T21:02:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80605"},"modified":"2024-05-28T21:02:52","modified_gmt":"2024-05-28T21:02:52","slug":"irlanda-spanja-dhe-norvegjia-njohin-zyrtarisht-shtetin-palestinez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/28\/irlanda-spanja-dhe-norvegjia-njohin-zyrtarisht-shtetin-palestinez\/","title":{"rendered":"Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohin zyrtarisht shtetin palestinez"},"content":{"rendered":"<p>Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e kan\u00eb njohur t\u00eb mart\u00ebn edhe zyrtarisht shtetin palestinez.<\/p>\n<p>Norvegjia e ka konsideruar 28 majin si \u201cdit\u00eb speciale\u201d &#8211; kur \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar njohja e shtetit palestinez.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm norvegjez, Espen Barth Eide, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate q\u00eb \u201cp\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet, Norvegjia ka qen\u00eb nd\u00ebr avokueset m\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr shtetin palestinez. Dita e sotme, kur Norvegjia e njeh zyrtarisht Palestin\u00ebn si shtet, sh\u00ebnon nj\u00eb moment historik n\u00eb mes t\u00eb Norvegjis\u00eb dhe Palestin\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria irlandeze e miratoi vendimin p\u00ebr njohjen e Palestin\u00ebs gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb kabinetit t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8220;Qeveria e njeh Palestin\u00ebn si shtet sovran dhe t\u00eb pavarur, si dhe \u00ebsht\u00eb pajtuar p\u00ebr t\u00eb vendosur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb plota diplomatike mes Dublinit dhe Ramallahut&#8221;, tha Qeveria irlandeze n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>Reagimi i Spanj\u00ebs<\/strong><\/h3>\n<p>Kryeministri i Spanj\u00ebs, Pedro Sanchez, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes se vendi i tij do ta njoh\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb palestineze, duke p\u00ebrfshir\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs dhe Bregun Per\u00ebndimor me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se Spanja nuk do t\u00eb njoh\u00eb asnj\u00eb ndryshim t\u00eb kufijve t\u00eb p\u00ebrcaktuar m\u00eb 1967, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse pajtohen pal\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNjohja e shtetit t\u00eb Palestin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb e domosdoshme, n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb ne d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb paqen\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Izraelit, Israel Katz, e ka kritikuar ashp\u00ebr Spanj\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se Qeveria e Sanchezit \u00ebsht\u00eb \u201cbashk\u00ebfajtore n\u00eb nxitjen e gjenocidit kund\u00ebr hebrenjve si dhe n\u00eb krime t\u00eb luft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri spanjoll ka th\u00ebn\u00eb se vendimi i shtetit t\u00eb tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ofrimin e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Autoritetin Komb\u00ebtar Palestinez, i cili ka humbur kontrollin politik n\u00eb Gaz\u00eb, kur Hamasi e ka marr\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p>Ai e ka prezantuar vizionin e tij p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb udh\u00ebhequr prej Autoritetit Komb\u00ebtar Palestinez, i cili duhet patjet\u00ebr t\u00eb lidh\u00eb Bregun Per\u00ebndimor dhe Gaz\u00ebn me Jerusalemin Lindor, p\u00ebrmes nj\u00eb korridori.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, ky vendim reflekton refuzimin ton\u00eb absolut ndaj Hamasit, organizat\u00ebs terroriste q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr zgjidhjes me dy shtete\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Sanchez.<\/p>\n<div class=\"clear\"><\/div>\n<div class=\"wsw__embed mediaReplacer externalMedia\">\n<div class=\"c-sticky-container\">\n<div id=\"sp-1\" class=\"c-sticky-element c-sticky-element--3rd-party c-sticky-element--initialised\" data-sp_api=\"youtube\" data-sp_instance_id=\"1\">\n<div class=\" external-content-rendered\"><iframe id=\"player9344\" title=\"Pse jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb palestinez\u00ebt?\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/rwB00ZNma7o?&amp;&amp;&amp;fs=1&amp;enablejsapi=1&amp;rel=0\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-youtube_id=\"1\" data-gtm-yt-inspected-13=\"true\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cSpanja e ka d\u00ebnuar ashp\u00ebr sulmin terrorist t\u00eb 7 tetorit. Ky reagim i qart\u00eb tregon p\u00ebr p\u00ebrkushtimin ton\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit. Dua t\u00eb theksoj q\u00eb duke nisur prej nes\u00ebr, ne do t\u00eb fokusohemi n\u00eb zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe n\u00eb jet\u00ebsimin e tij\u201d.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar ashp\u00ebr nga Izraeli dhe \u00ebsht\u00eb par\u00eb si \u201cshp\u00ebrblim\u201d p\u00ebr Hamasin &#8211; grupin palestinez t\u00eb shpallur terrorist prej Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian &#8211; q\u00eb udh\u00ebheq Gaz\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebto tri shtete evropiane besojn\u00eb se iniciativa e tyre ka ndikim t\u00eb madh dhe q\u00eb do t\u2019i inkurajoj\u00eb edhe vendet tjera t\u00eb veprojn\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Ato p\u00ebrmendin edhe rolin historik t\u00eb Norvegjis\u00eb dhe Spanj\u00ebs n\u00eb avancimin e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr paqe mes izraelit\u00ebve dhe palestinez\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 1991, dy pal\u00ebt jan\u00eb ulur s\u00eb bashku, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr paqe n\u00eb Madrid, e cila m\u00eb pas ua ka hapur rrug\u00ebn t\u00eb ashtuquajturave Marr\u00ebveshje t\u00eb Oslos, t\u00eb n\u00ebnshkruara m\u00eb 1993.<\/p>\n<p>\u201cNjohja e shtetit palestinez ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me drejt\u00ebsi p\u00ebr popullin palestinez\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ministri i Jasht\u00ebm spanjoll, Jose Manuel Albares, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky vendim p\u00ebrb\u00ebn \u201cgarancin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Izraelin dhe \u00ebsht\u00eb absolutisht thelb\u00ebsore t\u00eb arrihet paqja n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Planet p\u00ebr njohje t\u00eb shtetit palestinez jan\u00eb prezantuar jav\u00ebn e kaluar p\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi t\u00eb koordinuar n\u00eb mes t\u00eb tre kryeministrave.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>Dallimet brenda BE-s\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Norvegjia e ka informuar kryeministrin palestinez Mohammed Mustafa n\u00eb fundjav\u00eb se vendimi p\u00ebr njohje t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Sllovenia ka nisur, po ashtu, procesin e njohjes s\u00eb shtetit palestinez, ky rast ka nxitur mospajtime t\u00eb thella brenda Bashkimin Evropian me 27 shtete an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Spanja dhe Irlanda jan\u00eb pjes\u00eb e bllokut evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebr dekada, njohja formale e shtet\u00ebsis\u00eb palestineze ka qen\u00eb pika ku kan\u00eb d\u00ebshtuar bisedimet p\u00ebr paqe mes izraelit\u00ebve dhe palestinez\u00ebve.<\/p>\n<p>Uashingtoni dhe shum\u00eb shtete evropiane kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gatshme q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb njohin shtet\u00ebsin\u00eb palestineze, mir\u00ebpo jo para se t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e ndjeshme sikurse statusi i Jerusalemit dhe p\u00ebrcaktimi i kufijve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrkeq\u00ebsimi i situat\u00ebs n\u00eb Gaz\u00eb ka shtuar thirrjet q\u00eb palestinez\u00ebt t\u00eb ken\u00eb shtetin e tyre.<\/p>\n<p>Brenda BE-s\u00eb, shtetet sikurse Franca besojn\u00eb se ende nuk ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb vepruar ashtu, derisa Gjermania beson se njohja duhet t\u00eb ndodh\u00eb pas negociatave q\u00eb zhvillojn\u00eb dy pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Vendimi i s\u00eb mart\u00ebs nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb q\u00eb 145 prej 193 vendeve an\u00ebtare t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, tani e njohin shtetin palestinez.<\/p>\n<p>Aty p\u00ebrfshihen shum\u00eb shtete t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, t\u00eb Afrik\u00ebs dhe Azis\u00eb, por jo Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, shumica e vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs, Australia, Japonia dhe as Koreja e Jugut.<\/p>\n<p>M\u00eb 2014, Suedia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shteti i par\u00eb i BE-s\u00eb q\u00eb e ka njohur shtet\u00ebsin\u00eb palestineze, duke vepruar nj\u00ebjt\u00eb sikurse gjasht\u00eb shtete evropiane, t\u00eb cilat e kan\u00eb marr\u00eb at\u00eb vendim para se t\u2019i bashkoheshin bllokut evropian: Bullgaria, Qiproja, Republika \u00c7eke, Hungaria, Polonia dhe Rumania.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Republika \u00c7eke ka th\u00ebn\u00eb se fundmi se njohja q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb \u00c7ekosllovakia e dikurshme shtet\u00ebsis\u00eb palestineze m\u00eb 1988, nuk vlen m\u00eb.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>\u2018Shp\u00ebrblim p\u00ebr Hamasin\u2019<\/strong><\/h3>\n<p>Vendimi i jav\u00ebs s\u00eb kaluar nga Madridi, Dublini dhe Osloja, ka provokuar p\u00ebrgjigje t\u00eb ashp\u00ebr prej Izraelit.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ministri i Jasht\u00ebm izraelit, Israel Katz, ka th\u00ebn\u00eb se e ka njoftuar konsullat\u00ebn e Spanj\u00ebs n\u00eb Jerusalem q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve konsullore p\u00ebr palestinez\u00ebt n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor prej 1 qershorit, si &#8220;mas\u00eb nd\u00ebshkuese preliminare&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk do t\u00eb lejojm\u00eb d\u00ebmtimin e sovranitetit dhe siguris\u00eb s\u00eb Izraelit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai, duke e p\u00ebrshkruar njohjen e shtet\u00ebsis\u00eb palestineze si \u201cshp\u00ebrblim p\u00ebr Hamasin\u201d, sulmet e t\u00eb cilit, t\u00eb kryera m\u00eb 7 tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kan\u00eb nxitur luft\u00ebn n\u00eb Gaz\u00eb.<\/p>\n<p>Militant\u00ebt e grupit kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Izraelit at\u00eb dit\u00eb dhe kan\u00eb kryer sulm q\u00eb ka rezultuar me m\u00eb shum\u00eb se 1.200 persona t\u00eb vrar\u00eb, kryesisht civil\u00eb, dhe marrjen peng t\u00eb rreth 250 t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Izraeli, m\u00eb pas, ka nisur fushat\u00eb ushtarake n\u00eb Gaz\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb Hamasit.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e sulmeve hakmarr\u00ebse jan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 36.000 palestinez\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb, kryesisht civil\u00eb, sipas autoriteteve sh\u00ebndet\u00ebsore palestineze.<\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn, ministrja e Mbrojtjes s\u00eb Spanj\u00ebs, Margarita Robles e ka akuzuar Izraelin p\u00ebr kryerje t\u00eb \u201cgjenocidit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d n\u00eb Gaz\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, nj\u00eb gjuh\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar vet\u00ebm prej ministrave t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs ekstreme n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs n\u00eb Spanj\u00eb, por jo edhe prej Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u201cDisa e kan\u00eb par\u00eb vendimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur shtetin e Palestin\u00ebs si shp\u00ebrblim p\u00ebr terrorin. Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb larg t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs sesa kjo\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ministri i Jasht\u00ebm irlandez, Micheal Martin, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb vendim, Dublini, Madridi dhe Osloja d\u00ebshirojn\u00eb \u201ct\u00eb shohin marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb normalizuara n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb mes t\u00eb dy popujve\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb zbatuar zgjidhjen me dy shtete, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e kan\u00eb njohur t\u00eb mart\u00ebn edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Norvegjia e ka konsideruar 28 majin si \u201cdit\u00eb speciale\u201d &#8211; kur \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar njohja e shtetit palestinez. Ministri i Jasht\u00ebm norvegjez, Espen Barth Eide, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate q\u00eb \u201cp\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet, Norvegjia ka qen\u00eb nd\u00ebr avokueset m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":80606,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-80605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80605"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80605\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}