{"id":80637,"date":"2024-05-29T10:05:22","date_gmt":"2024-05-29T10:05:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80637"},"modified":"2024-05-29T10:05:22","modified_gmt":"2024-05-29T10:05:22","slug":"grabitja-e-pronave-te-100-mije-qytetareve-thellohet-skandali-dhoma-e-permbaruesve-nuk-njeh-sejkon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/29\/grabitja-e-pronave-te-100-mije-qytetareve-thellohet-skandali-dhoma-e-permbaruesve-nuk-njeh-sejkon\/","title":{"rendered":"Grabitja e pronave t\u00eb 100 mij\u00eb qytetar\u00ebve, thellohet skandali, Dhoma e P\u00ebrmbaruesve nuk njeh Sejkon"},"content":{"rendered":"<p>Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbarimit Privat ka reaguar n\u00eb lidhje me komentet e b\u00ebra nga Guvernatori i Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko gjat\u00eb raportimit n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa ndante detaje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb procedohet me rastet e mashtrimit nga kompania \u201cFinal\u201d sh.p.k. dhe \u201cMicro Credit Albania\u201d sh.p.k, Sejko tha se \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune dhe \u00ebsht\u00eb njoftuar Kadastra q\u00eb t\u00eb mos kryej\u00eb m\u00eb tjet\u00ebrsime pronash. Por, Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbarimit Privat sqaron se Kadastra nuk merr urdhra p\u00ebr mosekzekutime prej Guvernatorit.<\/p>\n<p><em>\u201cKadastra bashk\u00eb me \u201cKull\u00ebn\u201d digjitale, nuk marrin urdhra\/njoftime p\u00ebr mosekzekutime prej Guvernatorit, por vet\u00ebm nga subjektet q\u00eb njeh ligji nr. 111\/2018 \u201cP\u00ebr kadastr\u00ebn\u201d. N\u00ebse jan\u00eb kryer tjet\u00ebrsime pronash, sekuestrime pronash, \u00e7sekuestrime (pas mashtrimit) pronash \u2013 dhe jan\u00eb kryer shum\u00eb nga \u201cp\u00ebrmbarimi mikrofinanciar\u201d, t\u00eb gjith\u00eb do mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para Ligjit. Hesht dhe shih inventarizimin e d\u00ebmit!<\/em>,\u201d shkruan Dhoma e P\u00ebrmbarimit.<\/p>\n<p>Sekjo deklaroi dje se do komunikoj\u00eb me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb likuidator p\u00ebr secil\u00ebn kompani dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb definimet ligjore. Mir\u00ebpo, Dhoma e P\u00ebrmbarimit duke cituar ligjin nge pik\u00ebpyetjen se si mundet Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb nj\u00eb likudiator p\u00ebr MCA dhe Final, pasi kjo kompetenc\u00eb i takon BSH-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cDefinimet ligjore, p\u00ebr 8 vite jan\u00eb parashikuar me rregullore. Tani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb t\u00eb kthehet &#8216;koka&#8217; nga ligji,&#8221;<\/em>\u00a0thekson n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbarimit Privat i ka kthyer \u201cdh\u00ebmb\u00eb p\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb\u201d Gent Sejkos lidhur me komentin ironik q\u00eb\u00a0<strong>\u201c<\/strong>p\u00ebrmbaruesi del me lloj lloj teorish<strong>.\u201d<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrmbarues me lloj lloj teorish si &#8216;p\u00ebrmbarues&#8217; Shalsi, Bra\u00e7e etj., mund t\u00eb gjenden n\u00eb komision t\u00eb ekonomis\u00eb, apo gjetk\u00eb, por jo tek Dhoma Komb\u00ebtare. Asnj\u00eb prej tyre nuk njeh teori p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb parashtron Kodi i Procedur\u00ebs Civile. Ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb 4-5 p\u00ebrmbaruesit &#8216;digjital\u00eb&#8217; q\u00eb shum\u00eb her\u00ebt do vendosen para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore si shok\u00ebt e tyre bankier\u00eb,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbarimit Privat.<\/p>\n<p>Sipas tyre, Urdhri i Ekzekutimit si vendim gjykate q\u00eb rrjedh nga nj\u00eb titull ekzekutiv\/kontrat\u00eb kredie q\u00eb ka mashtruar Ligjin dhe Qytetarin, nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb ekzekutim nga asnj\u00eb p\u00ebrmbarues gjyq\u00ebsor pa u p\u00ebrcaktuar n\u00eb fillim ligjshm\u00ebria e tij, q\u00eb do dal\u00eb nga hetimi penal.<\/p>\n<p>Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbarimit Privat shprehet se nuk ka asnj\u00eb konkurrenc\u00eb p\u00ebr ekzekutimin e kontratave mashtruese t\u00eb MCA\/Final dhe se t\u00eb gjitha jan\u00eb produkt i vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale.<\/p>\n<p><em>\u201cAsnj\u00eb l\u00ebvizje ligjore nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u2018pandemie mikrofinanciare\u2019, p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb pres\u00eb thirrjet q\u00eb do vijn\u00eb nga Institucionet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebsi. Koh\u00eb do marr\u00eb vet\u00ebm hetimi nj\u00eb e nga nj\u00eb i t\u00eb gjitha kontratave mashtruese, sekuestrimeve mashtruese, tjet\u00ebrsimeve mashtruese, pyetja e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mashtruarve \u2013 viktima t\u00eb k\u00ebsaj maskarade financiare,<\/em>\u201d shkruhet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb sqarimit, Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbarimit Privat i b\u00ebn thirrje Sejkos p\u00ebr reflektim, pasi procedura q\u00eb pretendon t\u00eb ndjek\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt e prekur nga skandali me mikrokredit\u00eb nuk ka baza ligjore.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb Kod p\u00ebr Procedurat Civile, ku n\u00eb 107 nenet nga fundi i tij, jan\u00eb edhe dispozitat p\u00ebr ekzekutimin e detyruar apo procedurat p\u00ebrmbarimore, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ligj i ri, ashtu si\u00e7 k\u00ebrkon prej koh\u00ebsh Sejko.<\/p>\n<p>Po ashtu i i b\u00ebn thirrje Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr alibi pa \u201cp\u00ebrmbarim\u201d dhe me nota ironie i sugjeron t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb nga ChatGPT, p\u00ebr nj\u00eb alibi digjitale.<\/p>\n<p><strong>Reagimi<\/strong><\/p>\n<p>Guvernatori Digjital<br \/>\nN\u00eb sh\u00ebtitjen e radh\u00ebs, sot, para Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Guvernatori i Bank\u00ebs Q\u00ebndrore, Gent Sejko lidhur me kryepyetjen se si do t\u00eb procedohet me dy rastet e mashtrimit \u201cFinal\u201d dhe \u201cMicro Credit Albania\u201d, shpalosi komplet talentin e tij:<\/p>\n<p>1. I kemi \u00e7uar nj\u00eb njoftim Kadastr\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos kryejn\u00eb tjet\u00ebrsime pronash, p\u00ebr ta ditur k\u00ebt\u00eb revokim li\u00e7ense.<\/p>\n<p>2. Do komunikoj me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb likuidator p\u00ebr secil\u00ebn kompani.<\/p>\n<p>3. Po b\u00ebjm\u00eb definimet ligjore, pasi \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>4. Problematika do t\u00eb ket\u00eb, sidomos p\u00ebr ato raste q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbarim, pasi p\u00ebrmbaruesi del me lloj lloj teorish.<\/p>\n<p>5. Ato raste q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendim gjykatash dhe kan\u00eb kaluar n\u00eb p\u00ebrmbarim, kjo krijon problematik\u00eb dhe duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>6. Por nga ana ligjore do t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>7. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb do t\u00eb t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>8. Por k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb ecim shpejt me miratimin e ligjeve, pasi rregulloret ne i b\u00ebjm\u00eb vet\u00eb, si ligji p\u00ebr proceduarat p\u00ebrmbarimore, ligji p\u00ebr tavanin e norm\u00ebs s\u00eb interesit, p\u00ebr penalltin\u00eb.<br \/>\nDikush nga K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs, Qeveria apo Kuvendi duhet ta p\u00ebrmbaj\u00eb, ta ndihmoj\u00eb, ta frenoj\u00eb Guvernatorin ton\u00eb. Kaq shum\u00eb bro\u00e7kulla n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, leht\u00ebsojn\u00eb edhe nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb si \u00ebsht\u00eb Banka Qendrore.<\/p>\n<p>1. Kadastra bashk\u00eb me \u201cKull\u00ebn\u201d digjitale, nuk marrin urdhra\/njoftime p\u00ebr mosekzekutime prej Guvernatorit, por vet\u00ebm nga subjektet q\u00eb njeh ligji nr. 111\/2018 \u201cP\u00ebr kadastr\u00ebn\u201d. N\u00ebse jan\u00eb kryer tjet\u00ebrsime pronash, sekuestrime pronash, \u00e7sekuestrime (pas mashtrimit) pronash \u2013 dhe jan\u00eb kryer shum\u00eb nga \u201cp\u00ebrmbarimi mikrofinanciar\u201d, t\u00eb gjith\u00eb do mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para Ligjit. Hesht dhe shih inventarizimin e d\u00ebmit!<\/p>\n<p>2. Ligji nr. 9662\/2006 &#8220;P\u00ebr bankat n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, parashikon rrethanat p\u00ebr vendosjen e likuidimit t\u00eb detyruar t\u00eb bank\u00ebs ose deg\u00ebs s\u00eb bank\u00ebs s\u00eb huaj nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, kur revokohet licenca p\u00ebr kryerjen e veprimtarive bankare dhe financiare. Caktohet edhe likuidatori nga BSH, por n\u00eb asnj\u00eb rast ky ligj nuk parashikon institucionet financiare jobanka. Si mund t\u00eb \u201cp\u00ebrcaktoj\u00eb\u201d Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb nj\u00eb likuidator, p\u00ebr MCA dhe Final?!<\/p>\n<p>3. Definimet ligjore, p\u00ebr 8 vite jan\u00eb parashikuar me rregullore. Tani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb t\u00eb kthehet \u201ckoka\u201d nga ligji.<\/p>\n<p>4. P\u00ebrmbarues me lloj lloj teorish si \u201cp\u00ebrmbarues\u201d Shalsi, Bra\u00e7e etj., mund t\u00eb gjenden n\u00eb komision t\u00eb ekonomis\u00eb, apo gjetk\u00eb, por jo tek Dhoma Komb\u00ebtare. Asnj\u00eb prej tyre nuk njeh teori p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb parashtron Kodi i Procedur\u00ebs Civile. Ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb 4-5 p\u00ebrmbaruesit \u201cdigjital\u00eb\u201d q\u00eb shum\u00eb her\u00ebt do vendosen para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore si shok\u00ebt e tyre bankier\u00eb.<\/p>\n<p>5. Urdhri i Ekzekutimit, si vendim gjykate q\u00eb rrjedh nga nj\u00eb titull ekzekutiv\/kontrat\u00eb kredie q\u00eb ka mashtruar Ligjin dhe Qytetarin, nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb ekzekutim nga asnj\u00eb p\u00ebrmbarues gjyq\u00ebsor pa u p\u00ebrcaktuar n\u00eb fillim ligjshm\u00ebria e tij, q\u00eb do dal\u00eb nga hetimi penal. Nuk ka asnj\u00eb konkurrenc\u00eb p\u00ebr ekzekutimin e kontratave mashtruese t\u00eb MCA dhe Final. T\u00eb gjitha jan\u00eb produkt i vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale. Nuk ka m\u00eb p\u00ebrmbarues \u201cdigjital\u201d t\u00eb merret me to. U fik\u00ebn bashk\u00eb me MCA &amp; Final.<\/p>\n<p>6. Asnj\u00eb l\u00ebvizje ligjore nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u201cpandemie mikrofinanciare\u201d, p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb pres\u00eb thirrjet q\u00eb do vijn\u00eb nga Institucionet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>7. Koh\u00eb do marr\u00eb vet\u00ebm hetimi nj\u00eb e nga nj\u00eb i t\u00eb gjitha kontratave mashtruese, sekuestrimeve mashtruese, tjet\u00ebrsimeve mashtruese, pyetja e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mashtruarve \u2013 viktima t\u00eb k\u00ebsaj maskarade financiare.<\/p>\n<p>8. Si mundet nj\u00eb Guvernator, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb p\u00ebr dy jav\u00eb resht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bro\u00e7kull p\u00ebr ndryshimin e \u201cLigjit p\u00ebr proceduarat p\u00ebrmbarimore\u201d?! Si nuk ka njeri t\u2019i thot\u00eb \u201cMjaft&#8230; se nuk ekziston nj\u00eb ligj i till\u00eb!\u201d<br \/>\n&#8211; Se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb Kod p\u00ebr Procedurat Civile, ku n\u00eb 107 nenet nga fundi i tij, jan\u00eb edhe dispozitat p\u00ebr ekzekutimin e detyruar apo procedurat p\u00ebrmbarimore. Do \u201csharrojm\u00eb\u201d Kodin e Procedur\u00ebs Civile dhe do b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb ri? Apo do \u201cngulim\u201d ligjin e ri n\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile?! T\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb pamundura. Duhet nj\u00eb Kod i ri. Por ky nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kaq thjesht si t\u00eb ishte rregullore e BSH-s\u00eb&#8230;<br \/>\nPasi ta sqaroni dhe qart\u00ebsoni, ju lutemi bindeni t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb alibi tjet\u00ebr pa \u201cp\u00ebrmbarim\u201d. Le t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb nga ChatGPT, p\u00ebr nj\u00eb alibi digjitale. N\u00ebse nuk e gjen as aty, le t\u00eb hiqet si Gaztor sa t\u00eb harrohet se ishte Guvernator.<br \/>\nPs. Guvernator, je q\u00eb je, meq\u00eb b\u00ebn ndalim \u201ctjet\u00ebrsimesh\u201d n\u00eb kadast\u00ebr, futi dhe nja 20 000 heqje sekuestrosh llogarish n\u00ebp\u00ebr bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, meq\u00ebn\u00ebse i ke brenda perimetrit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes. B\u00ebhu Guvernator Digjital! Do t\u00eb t\u00eb bekojn\u00eb qytetar\u00ebt. Nd\u00ebrsa, ne p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do mbyllim goj\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cpadrejt\u00ebsi\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbarimit Privat ka reaguar n\u00eb lidhje me komentet e b\u00ebra nga Guvernatori i Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko gjat\u00eb raportimit n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb. Teksa ndante detaje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb procedohet me rastet e mashtrimit nga kompania \u201cFinal\u201d sh.p.k. dhe \u201cMicro Credit Albania\u201d sh.p.k, Sejko tha se \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-80637","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80637"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80637\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}