{"id":80719,"date":"2024-05-30T08:23:05","date_gmt":"2024-05-30T08:23:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80719"},"modified":"2024-05-30T08:23:05","modified_gmt":"2024-05-30T08:23:05","slug":"patriotizmi-fals-i-edi-rames-gjermanet-thone-nje-here-tradhtar-gjithmone-tradhtar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/30\/patriotizmi-fals-i-edi-rames-gjermanet-thone-nje-here-tradhtar-gjithmone-tradhtar\/","title":{"rendered":"Patriotizmi fals i Edi Ram\u00ebs! Gjerman\u00ebt thon\u00eb: &#8216;Nj\u00eb her\u00eb tradhtar, gjithmon\u00eb tradhtar&#8217;!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Esht\u00eb nj\u00eb rast interesant studimor kjo q\u00eb ndodh me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama. Ai ndryshon si era. Sapo ka udh\u00ebheq nj\u00eb veprimtari anti-shqiptare, nd\u00ebrron taktik\u00eb dhe para mij\u00ebra shqiptar\u00ebve p\u00ebrulet para flamurit, b\u00ebn l\u00ebvizje humanizmi me puthje p\u00ebr brohoruesit e adhuruesit e tij. Nj\u00ebsoj si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb p.sh Noizi, Albani e t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb e k\u00ebng\u00ebtare q\u00eb i merr me vete n\u00eb skenat greke, italiane e kudo tjet\u00ebr. Ia thot\u00eb mendja se b\u00ebmat harrohen para shfaqjes p\u00ebr imazh n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta fshehur \u201ctradhtin\u00eb\u201d! Do t\u00eb m\u00eb duhet q\u00eb fjal\u00ebn \u201ctradhti\u201d ta vendos n\u00eb thonj\u00ebza, derisa t\u00eb hapen arkivat serbe, shqiptare, greke, turke e sidomos para se t\u00eb dalin raportet e sh\u00ebrbimeve sekrete perendimore p\u00ebr takimet dhe bisedat e Edi Ram\u00ebs me Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, Sergei Lavrov, Dritan Abazovi\u00e7, Zoran Zaev, Aleksand\u00ebr Soros, Rexhep Tayp Erdogan, McGonigal e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si k\u00ebta. N\u00eb mos brezi im, ata q\u00eb vijn\u00eb pas nesh do ta ken\u00eb rastin t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb sot fshihen n\u00eb skuta.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn njer\u00ebzore raste t\u00eb tilla shpjegohen me sindroma t\u00eb caktuara, kryesisht nga ato q\u00eb ka ka trajtuar Frojdi dhe Jungu n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Kap\u00ebrcimi nga nj\u00eb gjendje ekstreme n\u00eb gjendjen tjet\u00ebr ekstreme \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb pa q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebve \u201cnuk u duhet e as duan t\u2019ia din\u00eb se \u00e7far\u00eb thon\u00eb e \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb\u201d! Por n\u00eb politik\u00eb ndodhin jo pak eksperimente si ky q\u00eb b\u00ebhet me kryeministrin ton\u00eb e me vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Esht\u00eb nj\u00eb sjellje kryek\u00ebput n\u00eb raport me egon e Edi Ram\u00ebs dhe jo me vet\u00eb personin e tij. Egoja e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb p\u00ebrdoret nga tutor\u00ebt e k\u00ebtij eksperimenti alla shqiptar, ku b\u00ebjn\u00eb fuzion shteti, mafia, krimi i organizuar, pra t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb korruptuarit vendas e nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Shiheni n\u00eb veprimet e tij! Kur ia do interesi nxjerr gishtin e mesit! Kur beson se t\u00eb ka n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbrojtjen e bodigard\u00ebve, b\u00ebn imitime fyese. Kur ia hedh shishen e boj\u00ebs n\u00eb surrat, b\u00ebn viktim\u00ebn! Kur d\u00ebshiron t\u2019i mashtroj\u00eb njer\u00ebzit, organizon tallava ose i puth n\u00eb ball\u00eb! Vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebt nuk i g\u00ebnjen dot. Ata i tremb me energjin\u00eb e tij negative!<\/p>\n<p>Me q\u00eb ra fjala po marrim shembull nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cilit dikush m\u00eb i madh n\u00eb mosh\u00eb ia marr lodr\u00ebn q\u00eb ka pran\u00eb. Ska r\u00ebnd\u00ebsi se \u00e7far\u00eb lodre \u00ebsht\u00eb ajo, dru, pastik\u00eb, gur, teneqe, f\u00ebmija do t\u00eb reagoj\u00eb fort, do t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb, do t\u00eb qaj\u00eb dhe me ngulm do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u2019ia kthejn\u00eb lodr\u00ebn e grabitur. Ndodh kjo, sepse f\u00ebmija e konsideron lodr\u00ebn si pron\u00ebn e tij. \u201cEsht\u00eb imja, thot\u00eb\u201d! N\u00eb rolin e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb till\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb dhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cUn\u00eb jam i plotfuqish\u00ebm, thot\u00eb ai. Kam mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00eb mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pse t\u00eb lejoj e t\u00eb ndaj pasurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb nuk m\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb mua?!\u201d Dhe ja ku lindin \u201cinvestitor\u00ebt stregjik\u00eb\u201d, PPP-t\u00eb, llokmat p\u00ebr kreun e Guardia di Financa, p\u00ebr kryeministren Meloni ose p\u00ebr dh\u00ebnd\u00ebrrin e Donald Trump, 16 shkresat e n\u00eb vendim qeverie t\u00eb firmosura brenda nj\u00eb dite p\u00ebr incenerator\u00ebt. \u00c7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb eksperimentuar n\u00eb k\u00ebto 11 vite p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb egon e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces emotiv dhe praktik i p\u00ebrhersh\u00ebm, objektiv. Njeriu kur rritet, n\u00eb proporcion me forc\u00ebn fizike ose me pushtetin politik ose ekonomiko-financiar e d\u00ebshmon veten arrogant n\u00eb raport me at\u00eb q\u00eb e quan t\u00eb tij\u00ebn. Dikush konsideron si t\u00eb veten psurin\u00eb, edhe pse e di se kjo pasuri nuk e shoq\u00ebron n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. Edi Rama konsideron si pasuri t\u00eb tij pushtetin dhe ndjek filozofin\u00eb, sipas t\u00eb cil\u00ebs, pushteti fitohet me para dhe mbahet me para. K\u00ebsisoj paraja \u00ebsht\u00eb garancia m\u00eb e madhe e plot\u00ebsimit t\u00eb ambicjeve t\u00eb tij egoiste. Pastaj ndryshon s\u00ebrishmi sjellje e del n\u00eb ndonj\u00eb sken\u00eb apo n\u00eb twiter e shkruan: \u201cAsnj\u00eb qindark\u00eb t\u00eb dikujt tjet\u00ebr nuk e kam n\u00eb xhepin tim\u201d! Madje aktron n\u00eb interpretim aq mir\u00eb sa b\u00ebhet \u201ci besuesh\u00ebm dhe i dashur\u201d, nj\u00ebsoj si personazhet negative q\u00eb luajn\u00eb me virtuozitet n\u00eb filma.<\/p>\n<p>Pushteti n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjeti q\u00eb shpreh egoizmin, at\u00eb q\u00eb quhet imja, uni dhe aspak jona, aq m\u00eb pak e atyre. Raporti pushtet &#8211; ego e kryeministrit shqiptar \u00ebsht\u00eb raport i p\u00ebrhersh\u00ebm, i pashk\u00ebputur dhe i ngjizur fort. N\u00eb 24 or\u00eb ai nuk pushon asnj\u00eb minut\u00eb t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb ambicien e tij, krenarin\u00eb e tij, t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb veten n\u00eb imazh, dhe pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb dehur harron se ku jeton. T\u00eb qenit \u201cmadh\u00ebshtor\u201d n\u00eb krah t\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb halli m\u00eb i madh i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit t\u00eb tyre e jo t\u00eb egos s\u00eb vet, i nxjerrin n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb k\u00ebto ambicie. Kjo cil\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb nuk e plot\u00ebsojn\u00eb veten me rezultate n\u00eb fush\u00ebn e vet. Edi Rama sportist mbeti i paplot\u00ebsuar \u201cme lavdi\u201d si i till\u00eb! Edi Rama piktor, s\u00ebrishmi mbeti rob i skicave zhgarravina dhe i paplot\u00ebsuar n\u00eb fam\u00eb! I betej vet\u00ebm posti i kryebashkiakut dhe ai i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ta plot\u00ebsonte egon e vet.<\/p>\n<p>Si kryebashkiak i Tiran\u00ebs b\u00ebri p\u00ebrpjekjet e para n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Si kryeminist\u00ebr u b\u00eb rasti specifik i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb mahnitshme p\u00ebr lavdi, supremaci, prestigj, e madh\u00ebshti. Hamurabi, faraon\u00ebt e deri diku shum\u00eb perandor\u00eb romak\u00eb t\u00eb antikitetit dhe mesjet\u00ebs u rrek\u00ebn t\u00eb shpallen nj\u00ebher\u00ebsh si t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb Zotit n\u00eb tok\u00eb, si udh\u00ebheq\u00ebs ushtarak\u00eb dhe si komandant\u00eb ushtarak\u00eb. T\u00eb tri k\u00ebto dimensione i synoi fort Edi Rama n\u00eb k\u00ebto 11 vite t\u00eb sundimit t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri e mbi shqiptar\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e nd\u00ebrtoi marr\u00ebdh\u00ebnien me Shqip\u00ebris\u00eb jo p\u00ebrmes personit Edi Rama, por p\u00ebrmes shfaqjes s\u00eb egos s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb marrim vet\u00ebm nj\u00eb shembull: N\u00eb manifestimin e Athin\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Milanos t\u00eb diel\u00ebn e kaluar kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb para mij\u00ebra manifestuesve u shfaq si \u201cnjeriu i brengosur\u201d p\u00ebr vuajtjet e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi n\u00eb koh\u00ebt e shkuara! \u00c7far\u00eb nuk tha dhe atakoi shum\u00eb pa takt politikat e Greqis\u00eb p\u00ebr asimilimin e shqiptar\u00ebve, duke i detyruar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrronin edhe emrat. P\u00ebr nj\u00eb qytetar t\u00eb thjesht\u00eb kjo qasje ngjit, madje fort. Sepse \u00ebsht\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u201cpo mbron me vendosm\u00ebri\u201d t\u00eb drejt\u00ebn dhe dinjitetin e shqiptar\u00ebve. Esht\u00eb kjo nj\u00eb shfaqje n\u00eb fakt q\u00eb ka n\u00eb sfond t\u00ebrheqjen e simpatis\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e faraon\u00ebve. T\u00eb nj\u00eb simpatie ose empatie q\u00eb e sheh Edi Ram\u00ebn \u201csi t\u00eb d\u00ebrguarin e Perendis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Por \u00e7\u2019na thot\u00eb e kaluara jo e larg\u00ebt? Kjo e kaluar \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e pazareve t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019i fal Serbis\u00eb territoret m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb Kosov\u00ebs. Por le t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb vet\u00ebm te \u201cvajtimi\u201d i tij n\u00eb Athin\u00eb e n\u00eb Milano p\u00ebr fatin e emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Greqi kaluan shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, por sot ata i jan\u00eb s\u00ebrishmi mir\u00ebnjoh\u00ebs Greqis\u00eb dhe i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas vuajtjet e fillimit. Nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk kan\u00eb varr p\u00ebr njer\u00ebzit e tyre t\u00eb dashur t\u00eb masakruar nga Serbia fashiste e Miloshevi\u00e7it dhe e Vu\u00e7iq-it. Mbi 14 mij\u00eb prej tyre, nd\u00ebr ta 1432 f\u00ebmij\u00eb, jan\u00eb shkuar n\u00eb plumba e bajoneta nga ushtria dhe policia serbe, sipas nj\u00eb projekti t\u00eb shtetit, kish\u00ebs e akademis\u00eb serbe t\u00eb shkencave.<\/p>\n<p>Po e dini se \u00e7far\u00eb thot\u00eb p\u00ebr k\u00ebto viktima Edi Rama? \u2013 \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkohet Serbis\u00eb t\u00eb ndjehet fajtore p\u00ebr vrasjet dhe genocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb?! Ajo ishte nj\u00eb \u201crr\u00ebmuj\u00eb ballkanike\u201d! &#8211;\u00a0 N\u00ebse Serbia do t\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndjes\u00eb, k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb fund t\u00eb procesit t\u00eb dialogut me Kosov\u00ebn! Nd\u00ebrsa k\u00ebshilltari kryesor i tij, ai q\u00eb e ndjek Edi Ram\u00ebn nga pas n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb, pra Baton Haxhiu, me goj\u00eb e me gjeste thot\u00eb se \u201c\u00c7ka na duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohen krimet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb tash pas m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet\u00ebsh?!\u201d<\/p>\n<p>Ose je, ose nuk je human! Ose je ose nuk je atdhetar e patriot! Ose je, ose nuk je i drejt\u00eb! Edi Rama n\u00eb raste ekstreme e p\u00ebr nevojat e egos s\u00eb pushtetit t\u00eb tij, nuk pranon krimet e genocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb, por \u00e7irret me t\u00eb madhe pse nj\u00eb num\u00ebr qoft\u00eb i madh shqiptar\u00ebsh jan\u00eb detyruar t\u00eb ndryshojn\u00eb emrat n\u00eb Greqi. A thua se ata shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi etnik t\u00eb vendosur diku af\u00ebr Nepalit n\u00eb Himalaja!<\/p>\n<p>E prej k\u00ebtej, p\u00ebr ta ndih\u00ebmuar Serbin\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb p\u00ebr t\u00eb, sapo ndodhi akti terrorist i Banjsk\u00ebs m\u00eb 24 shtatot 2023, Edi Rama do t\u00eb deklarohej se \u201cVeriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e askujt\u201d! Pra s\u00ebrishmi pas atij akti t\u00eb mikut t\u00eb tij president i Serbis\u00eb do t\u00eb predikonte sovranitet t\u00eb dyfisht\u00eb serbo-kosovar n\u00eb komunat e veriut t\u00eb vendit. Pse? Sepse nuk heq dor\u00eb nga ndarja e Kosov\u00ebs, gjithnj\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Dhe p\u00ebr ta justifikuar ndarjen, mohon genocidin serb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Madje nuk pranon as ta miratoj\u00eb projekt-rezolut\u00ebn e opozit\u00ebs n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb marrim dhe nj\u00eb aspket tjet\u00ebr t\u00eb egomanis\u00eb s\u00eb kryeministrit n\u00eb gjurm\u00ebt e faraon\u00ebve t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb. Gjithkujt na kujtohet kur kryeministri nxori tanket n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs si alarm p\u00ebr Civid-19. Nj\u00eb akt i paprecedent\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht i panevojsh\u00ebm dhe absurd. Ata q\u00eb besojn\u00eb se ky urdh\u00ebr u dha prej Edi Ram\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrballimit t\u00eb situat\u00ebs jan\u00eb t\u00eb gabuar. Tanket nuk luajn\u00eb asnj\u00eb rol me nj\u00eb armik imagjinar si pandemia. At\u00ebher\u00eb pse ndodhi kjo? Sepse Edi Ram\u00ebs i duhej nj\u00eb armik i sajuar p\u00ebr t\u2019u shfaqur i fuqish\u00ebm. Tanket jan\u00eb simboli i forc\u00ebs. Kryeministri donte t\u00eb tregonte se \u00ebsht\u00eb edhe \u201ckomandant ushtarak i zoti\u201d!<br \/>\nPrandaj i nxori tanket n\u00eb rrug\u00eb. T\u00eb b\u00ebj\u00eb presion te qytetar\u00ebt e q\u00eb ata q\u00eb ekzaltoheshin prej k\u00ebsaj \u201cforce\u201d e t\u2019i besonin egos p\u00ebr madh\u00ebshti t\u00eb kryeministrit! Prej asaj kohe servil\u00ebt e tij e th\u00ebrrasin \u201cKomandant\u201d!<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi, nga pik\u00ebpamja politike. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb rezultateve n\u00eb qeverisje. N\u00eb kushtet kur krimi i organizuar, mafia dhe shteti i korruptuar i lidhur me to, b\u00ebjn\u00eb namin. N\u00eb rrethanat kur Shqip\u00ebria po shpopullohet me shpejt\u00ebsi. Kur asgj\u00eb nuk funksionon. Kur ka degraduar arsimi e sh\u00ebndet\u00ebsia si dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jetik\u00eb t\u00eb shtetit e t\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebto kushte Edi Rama ka zgjedh t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr ta paraqit Shqip\u00ebrin\u00eb dhe bukurit\u00eb e saj n\u00eb mediet nd\u00eberkomb\u00ebtare. N\u00ebse i ndiqni me kujdes e v\u00ebmendje lajmet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb turistike, ose at\u00eb q\u00eb ai po e quan \u201cKrenar\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, duket qart\u00eb asocimi i Edi Ram\u00ebs me bukurit\u00eb mahnit\u00ebse t\u00eb vendit ton\u00eb. Pra ai po tenton t\u00eb injektoj\u00eb te njer\u00ebzit p\u00ebrzeptimin se \u201c\u00ebsht\u00eb Edi Rama, ai q\u00eb e b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cp\u00ebrrallore\u201d n\u00eb pasurit\u00eb e saj\u201d, \u201cse alpet e Shqip\u00ebris\u00eb, riviera shqiptare, fushat, kodrat, malet e bukura, liqenet e lumenjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb produkt i \u201cgjenielitetit\u201d t\u00eb Edi Ram\u00ebs\u201d. Pra se ai, si me magji, krijoi Himar\u00ebn, Vlor\u00ebn, Syrin e Kalt\u00ebr, Valbon\u00ebn, Thethin e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe e gjitha ndodh p\u00ebr shkak se n\u00eb k\u00ebto 11 vite Edi Rama nuk ka asnj\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb. Me Shqip\u00ebrin\u00eb ka lidhje vet\u00ebm egoja e tij, pushteti i tij absolut, arroganca e tij, ushtrimi i forc\u00ebs kriminale, deri n\u00eb eleminimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. P\u00ebr Edi Ram\u00ebn nuk ka m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, n\u00ebse shqiptar\u00ebt ikin apo q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb liri e n\u00eb mir\u00ebqenie ose jo. N\u00ebse ata arsimohen n\u00eb nj\u00eb sistem arsimor cil\u00ebsor e t\u00eb garantuar. N\u00ebse kemi ose jo sh\u00ebndet\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre. P\u00ebr Edi Ram\u00ebn ka r\u00ebnd\u00ebsi vet\u00ebm n\u00ebse atij i thurin lavde ose jo. N\u00ebse e presin me flamuj e banderola ose jo. N\u00ebse mobilizohen rreth tij t\u00eb gjitha qelb\u00ebsirat q\u00eb e soll\u00ebn dhe e mbajn\u00eb n\u00eb pushtet. P\u00ebr kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb ka pesh\u00eb vet\u00ebm aktiviteti kriminal i nd\u00ebrthur n\u00eb segmentet e p\u00ebrbashk\u00ebta, qeveri-mafie, krim i organizuar-oligarki e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej ministrave e kryeministrit, sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb fuqish\u00ebm e strategjik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb li\u00e7ens\u00eb trafikimi t\u00eb drog\u00ebs dhe vrasjeve, pronar\u00ebve t\u00eb medieve t\u00eb korruptuara me para incenerator\u00ebsh etj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver Byty\u00e7i Esht\u00eb nj\u00eb rast interesant studimor kjo q\u00eb ndodh me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama. Ai ndryshon si era. Sapo ka udh\u00ebheq nj\u00eb veprimtari anti-shqiptare, nd\u00ebrron taktik\u00eb dhe para mij\u00ebra shqiptar\u00ebve p\u00ebrulet para flamurit, b\u00ebn l\u00ebvizje humanizmi me puthje p\u00ebr brohoruesit e adhuruesit e tij. Nj\u00ebsoj si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb p.sh Noizi, Albani e t\u00eb tjer\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-80719","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80719\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}