{"id":80736,"date":"2024-05-30T09:58:26","date_gmt":"2024-05-30T09:58:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80736"},"modified":"2024-05-30T10:19:36","modified_gmt":"2024-05-30T10:19:36","slug":"noka-dumani-si-arianit-cela-edhe-sot-ne-pushtet-jane-komunistet-e-rinj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/30\/noka-dumani-si-arianit-cela-edhe-sot-ne-pushtet-jane-komunistet-e-rinj\/","title":{"rendered":"Noka: Olta apo P\u00ebllumb Gjoka marrin pronat e t\u00eb tjer\u00ebve me ligje q\u00eb i b\u00ebni ju si n\u00eb komuniz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb parlament, duke komentuar projekt-ligjin p\u00ebr krimet e komunizmit, deklaroi se edhe sot n\u00eb pushtet jan\u00eb komunist\u00ebt e rinj.<\/p>\n<p>Noka theksoi se disa nga socialist\u00ebt q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb pushtet kan\u00eb duartrokitur larqoftin, duke shtuar se Rilindja po mbjell terror nj\u00ebsoj si Enver Hoxha dikur. Sipas Nok\u00ebs, edhe Rilindja po vepron nj\u00ebsoj si koha e Hoxh\u00ebs, me mekanizma disi m\u00eb t\u00eb moderuar.<\/p>\n<p>FJALA E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD, FLAMUR NOKA NE PARLAMENT<\/p>\n<p>Puna e institutit t\u00eb studimit t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit pa diskutim meriton nj\u00eb p\u00ebrg\u00ebzim nga \u00e7do deputet.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di q\u00eb ata meritojn\u00eb edhe mb\u00ebshtetje, por ju as ua keni dh\u00ebn\u00eb as nuk keni p\u00ebr t\u2019ua dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di q\u00eb ju e p\u00ebrdorni p\u00ebr propagand\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb. Disa prej jush jan\u00eb ata q\u00eb duartrokisnin largqoftin kur ai adhuronte Stalinin dhe Mao Ce Dunin.<\/p>\n<p>Po u kujtoj se sipas nj\u00eb studiuesi francez, Mao Ce Duni p\u00ebr kat\u00ebr vitet e para vrau 65 milion\u00eb kinez\u00eb, kurse Stalini vrau 40 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Ju kujton q\u00eb Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore vrau gjithsej 28 milion\u00eb dhe Hitleri sot nuk p\u00ebrmendet askund dhe kryq\u00ebzohet kushdo q\u00eb e p\u00ebrmend.<\/p>\n<p>Kurse k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb mbushur kjo pjes\u00eb me adhurues q\u00eb duartrokisnin largqoftin kur ai adhuronte Stalinin dhe Mao Ce Dunin.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb pak t\u00eb themi q\u00eb ju nuk jeni ndar\u00eb nga ai regjim. Edhe m\u00ebnyra se si qeverisni sot tregon se vazhdon ai mentalitet.<\/p>\n<p>Ju jeni nj\u00eb zgjatim n\u00eb form\u00eb dhe p\u00ebrmbajtje i diktatur\u00ebs dhe i komunizmit. N\u00eb thelb ju keni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me at\u00eb regjim, ju keni sundimin dhe jo qeverisjen.<\/p>\n<p>Komunizmi dhe largqofti konsideronte armiq t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk ishin si ai dhe mendonin si ai.<\/p>\n<p>Tani, \u00e7far\u00eb b\u00ebri komunizmi? Mbolli frik\u00eb dhe terror. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebni edhe ju. \u00c7far\u00eb ishin 50 mij\u00eb t\u00eb burgosurit e dy viteve t\u00eb para p\u00ebr nj\u00eb tjegull \u00e7atie apo p\u00ebr 5 mij\u00eb lek\u00eb drita t\u00eb papaguara. T\u00eb gjitha ishin strategji terrori.<\/p>\n<p>Diktatura zhduku shtres\u00ebn e mesme. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe Sk\u00ebnderbeu juaj. E zhduku shtres\u00ebn e mesme. Edhe nj\u00eb tentativ\u00eb q\u00eb pati te profesionet e lira, gjith\u00e7ka ik\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb komunizmi varf\u00ebronte shqiptar\u00ebt se donte t\u2019i sundonte, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebn edhe Edveri juaj se vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb mbijetoni ju n\u00eb pushtet.<br \/>\nDiktatura kishte Sigurimin e Shtetit si arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Diktatura juaj ka patronazhist\u00ebt dhe Skapin e partis\u00eb q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson Arianit \u00c7el\u00ebn.<\/p>\n<p>Komunist\u00ebt vidhnin parat\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe i b\u00ebnin bunkera dhe vila n\u00eb bllok. Ju vidhni m\u00eb shum\u00eb se komunist\u00ebt dhe b\u00ebni resorte n\u00eb bregdet, vila pa fund, mij\u00ebra llogari n\u00eb vendet offshore. Ju b\u00ebni incenerator\u00ebt q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. Ju keni 5D, skem\u00eb korruptive mafioze si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ata b\u00ebni ligje p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb pronat shqiptar\u00ebve, ju b\u00ebni t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, por i kamufloni si ligje p\u00ebr investimet strategjike. Pra Olta apo P\u00ebllumb Gjoka duhet t\u00eb marrin pronat e t\u00eb tjer\u00ebve me ligje q\u00eb i b\u00ebni ju si n\u00eb komuniz\u00ebm.<br \/>\nEnveri i shiti Kosov\u00ebn se dashuronte druzhe Titon. Edveri e shiti Kosov\u00ebn dhe e shpall armik Albin Kurtin, sepse dashuron brate Vu\u00e7i\u00e7in. Kjo \u00ebsht\u00eb dashuri e pamas\u00eb dhe shqiptar\u00ebt e kan\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Enveri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shpalli armike opozit\u00ebn dhe u b\u00ebnte gjyqe popullore deputet\u00ebve. Edveri juaj sot e shpall armike opozit\u00ebn, e lin\u00e7on dhe u b\u00ebn gjyqe publike me Altin Dumanin si dikur me Aranit \u00c7el\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn Enveri i v\u00ebrtet\u00eb i burgoste me ligj, kurse Edveri juaj n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe Kushtetut\u00ebs burgos Sali Berish\u00ebn, tenton t\u00eb burgos\u00eb Fatmir Mediun, Ilir Met\u00ebn. Burgosi me prova t\u00eb falsifikuara Belerin, survejon t\u00eb gjith\u00eb opozit\u00ebn Edveri i sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Enveri e zhduku dhe krijoi nj\u00eb oponenc\u00eb t\u00eb Bashkimeve Profesionale dhe Frontit Demokratik. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb po b\u00ebn Edveri juaj, p\u00ebr\u00e7an opozit\u00ebn, i rr\u00ebmben vul\u00ebn. E bleu dhe e korruptoi dhe e futi n\u00eb xhep ish-kreun e opozit\u00ebs dhe tani i burgos t\u00eb tjer\u00ebt dhe k\u00ebrkon t\u00eb qeveris\u00eb me Front Demokratik p\u00ebrs\u00ebri, duke i shpallur luft\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Enveri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb gardh me gjemba b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb, ndryshe Edveri juaj nuk e mbyllte Shqip\u00ebrin\u00eb sepse ishte PD q\u00eb liberalizoi vizat. Por ai aplikon teorin\u00eb e \u00c7ubrillovi\u00e7it si teoria m\u00eb fatkeqe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Shpopullim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb mos ekzistoj\u00eb. Dhe pastaj thot\u00eb se nuk i largova un\u00eb 1 milion shqiptar\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb b\u00ebnte Enveri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb? Propagand\u00eb dhe asnj\u00eb media t\u00eb lira. Nd\u00ebrsa Edveri i sot\u00ebm i ka kthyer t\u00eb gjitha televizionet dhe portalet si Z\u00ebri i Popullit dikur.<\/p>\n<p>Enveri i dikursh\u00ebm ishte ai q\u00eb kishte pushtet gjithkund. Edveri juaj barazohet me t\u00eb sepse ka pushtet n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar dhe kontrollon \u00e7do gj\u00eb.<br \/>\nPor fundi i \u00e7do regjimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Mos e harroni. Kurr\u00eb regjimet nuk kan\u00eb fund t\u00eb lavdish\u00ebm. Sa m\u00eb shum\u00eb Edveri juaj t\u00eb rris\u00eb represionin e tij, aq m\u00eb i palavdish\u00ebm do jet\u00eb fundi i tij dhe i juaj.<\/p>\n<p>\u00c7do regjim \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar dhe diktator\u00ebt e \u00e7do regjimi gjithmon\u00eb nga vullneti i qytetar\u00ebve e kan\u00eb p\u00ebsuar. Ky do jet\u00eb fundi juaj dhe fundi i hajdut\u00ebve dhe kriminel\u00ebve q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb pushtet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb parlament, duke komentuar projekt-ligjin p\u00ebr krimet e komunizmit, deklaroi se edhe sot n\u00eb pushtet jan\u00eb komunist\u00ebt e rinj. Noka theksoi se disa nga socialist\u00ebt q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb pushtet kan\u00eb duartrokitur larqoftin, duke shtuar se Rilindja po mbjell terror nj\u00ebsoj si Enver Hoxha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":80749,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-80736","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80736"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80736\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}