{"id":80899,"date":"2024-05-31T16:39:09","date_gmt":"2024-05-31T16:39:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=80899"},"modified":"2024-05-31T17:01:18","modified_gmt":"2024-05-31T17:01:18","slug":"skeme-si-5d-si-u-trukua-tenderi-per-blerjen-e-oksigjenit-mjekesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/05\/31\/skeme-si-5d-si-u-trukua-tenderi-per-blerjen-e-oksigjenit-mjekesor\/","title":{"rendered":"Skem\u00eb si e \u201c5D\u201d\/ Si u trukua tenderi p\u00ebr blerjen e oksigjenit mjek\u00ebsor!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb procedur\u00eb tenderuese e vitit 2019 p\u00ebr blerjen nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb oksigjenit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm dhe oksigjenit t\u00eb kompresuar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt hetimi n\u00eb prokurorin\u00eb e posa\u00e7me SPAK.<\/p>\n<p>Rasti ka gati tre vite q\u00eb po hetohet nga prokurori Sotir Kllapi dhe subjekt i \u00e7\u00ebshtjes nr.17 \u00ebsht\u00eb biznesmeni i \u201cG.T.S-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, Besnik Halili, gruaja e tij Luneda Sufali, v\u00ebllai Ergys Halili dhe disa prej pun\u00ebtor\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb biznesmenit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb tipike si ajo e skem\u00ebs \u201c5D\u201d t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim nga drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ku nj\u00ebsoj me veprimet e Mariglen Qatos e t\u00eb tjer\u00eb zyrtar\u00eb n\u00eb bashki, \u00ebsht\u00eb vepruar dhe n\u00eb rastin e tenderave t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr blerjen e oksigjenit mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Thjesht ndryshojn\u00eb lojtar\u00ebt, por skemat e loj\u00ebs jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. Vet\u00eb vendosin kriteret, t\u00eb vet\u00ebm hyjn\u00eb n\u00eb tendera dhe vet\u00eb fitojn\u00eb miliardat.<\/p>\n<p>Informacionet e siguruara nga \u201cOra News\u201d flasin se hetime po kryhen mbi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit t\u00eb prokurimeve n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe mbi rolin n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb t\u00eb ish-ministres, Ogerta Manastirliu.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen hetimore jepet nj\u00eb tablo e qart\u00eb se si p\u00ebrmes marifeteve teknike, dy kompanit\u00eb e themeluara nga biznesmeni Besnik Halili, \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d dhe \u201cMesser Albagaz\u201d, kan\u00eb fituar p\u00ebrmes trukimit t\u00eb procedurave dy tendera me vler\u00eb prej 1 miliard e 992 milion lek\u00eb dhe i dyti me vler\u00eb prej 1 miliard e 986 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Sipas SPAK e gjith\u00eb procedura ka q\u00ebn\u00eb e paracaktuar, pasi zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb oligarkut Besnik Halili, kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00ebri-tjetrin me q\u00ebllim hartimin e kritereve t\u00eb posa\u00e7me, ku fitues i k\u00ebtij super-tenderit t\u00eb ishte pik\u00ebrisht Besnik Halili.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy procedura tenderuese t\u00eb hapura n\u00eb vitin 2019 nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ku e para lidhet me \u201cBlerjen e barnave anestezi reaminacion, antineoplastike dhe immunomodulatore\u201d e cila ishte e ndar\u00eb n\u00eb 33 lote me vler\u00ebn e sip\u00ebrcituar prej 198.628.628.1 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa procedura e dyt\u00eb lidhet me prokurimin \u201cB6-Blerje barna p\u00ebr anestezi reanimacion, organet e shqisave, psikiatri dhe sistemi kardiovaskular\u201d i ndar\u00eb n\u00eb 35 lote me fond limit prej 199.297,631.2 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja procedurat jan\u00eb zhvilluar me skem\u00ebn e marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr dhe ka pasur nj\u00eb shtrirje kohore t\u00eb furnizimit p\u00ebr 12 muaj.<\/p>\n<p>Nga procesverbalet e mbajtura nga nj\u00ebsia e prokurimit, jan\u00eb vendosur kriteret e p\u00ebrgjithshme dhe ato t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb kualifikimit. N\u00eb dallim nga lotet e tjera ku kriteret e kualifikimit jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, p\u00ebr lotet \u201cOxygen\u201d rezulton se n\u00eb kriteret e ve\u00e7anta t\u00eb kualifikimit ka disa ndryshme konkrete.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb SPAK rezulton se autoriteti kontraktor Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kriterit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb kualifikimit, vet\u00ebm p\u00ebr gazin mjek\u00ebsor ka specifikuar llojin e gazit p\u00ebr kontrata t\u00eb ngjashme, duke specifikuar konkretisht \u201c\u2026gazra mjek\u00ebsor\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Operator\u00eb Ekonomik\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb oferta ekonomike, duhet t\u00eb ken\u00eb patur kontrata t\u00eb ngjashme vet\u00ebm p\u00ebr gazra mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se ky kriter \u00ebsht\u00eb argumentuar nga nj\u00ebsia e prokurimit, rezulton se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga autoritet kontraktore t\u00eb tjera (Spitalet Rajonale) n\u00eb rastet kur kan\u00eb zhvilluar procedura prokurimi me objekt blerjen e oksigjenit mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb lidhur me zhvillimin e procedurave t\u00eb p\u00ebrqendruara t\u00eb prokurimit publik p\u00ebr barna dhe pajisje mjek\u00ebsore (materiale konsumi p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor) t\u00eb vitit 2019, rezulton se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Organit Qendror Bler\u00ebs, ka zhvilluar 15 procedura prokurimi p\u00ebr blerjen e 424 barnave t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb cilat spitalet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj ministrie kan\u00eb planifikuar dhe d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr blerje p\u00ebr vitin 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e SPAK thuhet se: \u201c\u2026nga shqyrtimi i dokumentacionit t\u00eb k\u00ebtyre 15 procedurave, rezulton se prokurimi i barnave dhe pajisjeve mjek\u00ebsore jan\u00eb zhvilluar n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb \u201cMarr\u00ebveshjes Kuad\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Secila procedur\u00eb prokurimi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa artikuj ku secili prej tyre ka formuar nj\u00eb lot. Sasia e artikujve ose e loteve p\u00ebr secil\u00ebn procedur\u00eb prokurimi, ndryshon nga nj\u00ebra-tjetra. Nga shqyrtimi i dokumentacionit lidhur me fondin limit\/vlerat e pritshme t\u00eb kontratave rezulton se k\u00ebto shuma jan\u00eb t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra tjetra. Nga 15 procedura prokurimi n\u00eb total, 14 prej tyre variojn\u00eb n\u00eb shuma rreth 200, 000, 000 lek\u00eb pa TVSH, por n\u00eb asnj\u00eb rast k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb barazuar ose e kan\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr\u2026\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr SPAK, kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur me q\u00ebllim favorizimin e operator\u00ebve ekonomik\u00eb t\u00eb caktuar, pasi n\u00ebse vlera e fondit limit t\u00eb nj\u00eb loti do t\u00eb kaloj\u00eb shum\u00ebn 200.000.000 lek\u00eb pa T.V.SH. at\u00ebher\u00eb e gjith\u00eb procedura e blerjes apo prokurimit, do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201c\u2026shmangia e kufirit monetar, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka sjell\u00eb njoftimin e kontrat\u00ebs n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb me shp\u00ebrndarje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb\u2026\u201d \u2013 thot\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja e faqes s\u00eb internetit t\u00eb Inspektoriatit Shtet\u00ebror Teknik dhe Industrial rezulton se operator t\u00eb tregtimit t\u00eb gazit mjek\u00ebsor jan\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknik Shqiptar\u201d dhe \u201cMesser Albagaz\u201d q\u00eb rezulton se t\u00eb dy k\u00ebto operator kan\u00eb krijuar bashkimin e operator\u00ebve ekonomik\u00eb, p\u00ebr procedurat e prokurimit t\u00eb zhvilluar nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, duke mbajtur t\u00eb monipolizuar tregun e oksigjenit mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>SPAK thot\u00eb se ka dyshime q\u00eb mosp\u00ebrfshirja e dy barnave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb nd\u00ebrmjet operator\u00ebve ekonomik BOE \u201cGTS \u2013 Gazra Teknik Shqiptar\u201d dhe \u201cMesser Albagaz\u201d dhe autoritetit kontraktor Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me q\u00ebllim marrjen n\u00eb k\u00ebto procedura prokurimi vet\u00ebm t\u00eb operator\u00ebve ekonomik \u201cGTS-Gazra Teknik Shqiptar\u201d dhe \u201cMesser Albagaz\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga hetimet paraprake rezulton se minimalisht nga viti 2018 e n\u00eb vijim, t\u00eb gjitha procedurat e prokurimit t\u00eb zhvilluara nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ose nga institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj ministrie p\u00ebr blerjen e barnit oksigjen i l\u00ebngsh\u00ebm ose i gazt\u00eb, jan\u00eb fituar nga Shoq\u00ebria \u201cMesser Albagaz\u201d dhe \u201cGTS-Gazra Teknike\u201d.<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb SPAK, ka dyshime q\u00eb zyrtar\u00ebt pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me veprimet ose mos veprimet e tyre kan\u00eb ndar\u00eb q\u00ebllimisht fondin limit, duke mos i futur t\u00eb dy llojet e oksigjenit n\u00ebn nj\u00eb objekt procedure prokurimi por i kan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb lote t\u00eb ndryshme n\u00eb dy objekte t\u00eb ndryshme procedure prokurimi.<\/p>\n<p>Veprimet e tyre jan\u00eb b\u00ebr\u00eb duke p\u00ebrdorur kompjuterat e zyr\u00ebs ku k\u00ebto t\u00eb fundin ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga dokumentacioni i marr\u00eb pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, rezulton se nj\u00eb pjes\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb korespodenc\u00ebs nd\u00ebrmjet tyre me an\u00eb t\u00eb e-mailit \u00ebsht\u00eb kryer duke p\u00ebrdorur aparatet telefonik celular\u00eb.<\/p>\n<p>Rezulton se n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit n\u00eb fjal\u00eb, zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, konkretisht an\u00ebtar\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokurimit si dhe Komisioni i ngritur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr llogaritjen e nevojave t\u00eb furnizimit me mallra, ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sasin\u00eb e prokuruar sasin\u00eb e oksigjenit t\u00eb k\u00ebrkuar nga Drejtorit\u00eb Rajonale t\u00eb Spitaleve Durr\u00ebs dhe Elbasan, pasi n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe sasit\u00eb e k\u00ebrkuara nga k\u00ebto drejtori sipas planifikimit t\u00eb tyre, automatikisht vlera e fondit limit do t\u00eb ishte e till\u00eb q\u00eb procedura e prokurimit detyrimisht t\u00eb ishte procedur\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ka dyshime se shmangia e k\u00ebsaj procedure, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb favorizuar operator\u00ebt vendas dhe konkretisht bashkimin e operator\u00ebve \u201cGTS- Gazra Teknike Shqiptare\u201d dhe \u201cMesser Albagaz\u201d, kompani t\u00eb cilat jan\u00eb ofertues si nj\u00eb operator ekonomik i vet\u00ebm Bashkim Operator\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr punonj\u00ebsit e shoq\u00ebris\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, duke bashk\u00ebpunuar me zyrtar\u00ebt e autoriteteve t\u00eb ndryshme kontraktore, ka dyshime se kan\u00eb hartuar kritere dhe specifikime teknike me q\u00ebllim favorizimin e shoq\u00ebris\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d gjat\u00eb procedurave t\u00eb prokurimeve publike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebto punonj\u00ebs dyshohet se kan\u00eb p\u00ebrdorur pajisjet e tyre t\u00eb pun\u00ebs dhe personale p\u00ebr t\u00eb komunikuar me zyrtar\u00ebt e autoriteteve kontraktore.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, ka dyshime p\u00ebr nj\u00eb lidhje me organike t\u00eb k\u00ebtyre dy shoq\u00ebrive, \u00e7\u2019ka b\u00ebn q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb pozit\u00ebn dominuese n\u00eb treg.<\/p>\n<p>P\u00ebr thellimin e hetimeve n\u00eb dat\u00ebn 20 Maj 2024, SPAK dhe oficer\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, kan\u00eb kryer nj\u00eb kontroll n\u00eb ambientet e zyrave t\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, duke sekuestruar dokumente, kompjutera dhe telefonat e 12 personave mes t\u00eb cil\u00ebve biznesmenit Besnik Halili, gruas s\u00eb tij Luneda Sufali, v\u00ebllait t\u00eb tij Ergys Sufali dhe personave t\u00eb tjer\u00eb si Aldo Mu\u00e7a, Gerti Idrizi, Elona Hoxhafi, Ervin Tushe, Alban Zoraqi, Ardian Strazimiri, Migel Zall\u00ebmi, Stojan Angjellari dhe Ela Strazimiri. \/Ora News<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb procedur\u00eb tenderuese e vitit 2019 p\u00ebr blerjen nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb oksigjenit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm dhe oksigjenit t\u00eb kompresuar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt hetimi n\u00eb prokurorin\u00eb e posa\u00e7me SPAK. Rasti ka gati tre vite q\u00eb po hetohet nga prokurori Sotir Kllapi dhe subjekt i \u00e7\u00ebshtjes nr.17 \u00ebsht\u00eb biznesmeni i \u201cG.T.S-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, Besnik Halili, gruaja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":80900,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-80899","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80899\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80900"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}