{"id":81098,"date":"2024-06-03T11:53:20","date_gmt":"2024-06-03T11:53:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=81098"},"modified":"2024-06-03T11:53:20","modified_gmt":"2024-06-03T11:53:20","slug":"vuci-manipulon-serish-zgjedhjet-ne-beograd-40-mije-votues-u-sollen-nga-bosnja-osbe-procesi-u-minua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/03\/vuci-manipulon-serish-zgjedhjet-ne-beograd-40-mije-votues-u-sollen-nga-bosnja-osbe-procesi-u-minua\/","title":{"rendered":"Vu\u00e7i manipulon s\u00ebrish zgjedhjet n\u00eb Beograd, 40 mij\u00eb votues u soll\u00ebn nga Bosnja, OSBE: Procesi u minua"},"content":{"rendered":"<p>Partia populiste e Presidentit serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 fitoi zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme dhe ato lokale t\u00eb mbajtura t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb Serbi, sipas rezultateve paraprake t\u00eb komisionit zgjedhor.<\/p>\n<p>Partia Progresive Serbe ka fituar 47 p\u00ebr qind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet parlamentare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koalicioni opozitar Serbia Kund\u00ebr Dhun\u00ebs fitoi 23 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cLista \u2018Serbia nuk guxon t\u00eb ndalet\u2019 me siguri do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 127 deputet\u00eb. Mbase do t\u00eb kemi 128, 129 apo 130, var\u00ebsisht nga rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve. Kjo list\u00eb do ta ket\u00eb shumic\u00ebn absolute n\u00eb parlamentin e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb\u201d, tha presidenti Vu\u00e7i\u00e7 t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje duke shpallur fitoren.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i koalicionit opozitar Miroslav Aleksiq tha se rezultati i zgjedhjeve nuk mund t\u00eb pranohet p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb manipuluar zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cIshim d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb abuzimi t\u00eb papar\u00eb t\u00eb vot\u00ebs sot. Ajo q\u00eb ndodhi gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe m\u00eb her\u00ebt \u2013 trysnia ndaj votuesve, blerja e votave dhe parregullsi q\u00eb p\u00ebrdori kjo qeveri &#8211; u b\u00ebn\u00eb edhe sot n\u00eb shkall\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, sidomos n\u00eb qytetin e Beogradit. I soll\u00ebn njer\u00ebzit me autobus\u00eb, makina, njer\u00ebz q\u00eb nuk jetojn\u00eb n\u00eb Beograd, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve erdh\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Beograd, p\u00ebr t\u00eb votuar si qytetar\u00eb t\u00eb Beogradit. I mblodh\u00ebn te salla e sporteve. Kemi prova p\u00ebr ta d\u00ebshmuar k\u00ebt\u00eb. Th\u00ebn\u00eb tro\u00e7: ajo q\u00eb ndodhi sot n\u00ebp\u00ebr Serbi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb thjesht\u00eb, nuk mund t\u00eb pranohet si rezultat i zgjedhjeve t\u00eb lira demokratike,\u201d deklaroi zoti Aleksiq.<\/p>\n<p>Beteja m\u00eb e madhe mes dy grupimeve politike ishte n\u00eb Beograd. Ndon\u00ebse rezultatet p\u00ebr qeverisjen e Beogradit ende nuk jan\u00eb shpallur nga autoritetet zgjedhore, sipas parashikimeve t\u00eb grupeve q\u00eb v\u00ebzhguan zgjedhjet, Partia Progresive e Serbis\u00eb e zotit Vu\u00e7i\u00e7 ka fituar 38 p\u00ebr qind t\u00eb votave n\u00eb Beograd, nd\u00ebrsa opozita 35 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Disa qytetar\u00eb n\u00eb Beograd u shpreh\u00ebn t\u00eb pak\u00ebnaqur me rezultatin.<\/p>\n<p>\u201cJam plot\u00ebsisht i pak\u00ebnaqur me zgjedhjet, jam i bindur q\u00eb nj\u00eb vjedhje e madhe ndodhi n\u00eb Beograd. Nuk mund t\u00eb pajtohem me k\u00ebt\u00eb fakt. Policia po mb\u00ebshtet vjedhjen e vot\u00ebs. Nuk mund t\u00eb pajtohem me presidentin q\u00eb g\u00ebnjen, q\u00eb p\u00ebrkrah vjedhjen, q\u00eb thot\u00eb se transportimi i votuesve me autobus\u00eb \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm. Jam ende me emocione dhe nuk po mund t\u00eb mendoj racionalisht. Jam shum\u00eb i emocionuar, por kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme n\u00ebse duam t\u00eb kemi nj\u00eb shtet modern,\u201d tha beogradasi Nikola Marjanoviq.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb vjedhur m\u00eb shum\u00eb tani se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Pa m\u00ebshir\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e prisnin dhe t\u00eb gjith\u00eb e dinin. Askush nuk njeh ndonj\u00eb q\u00eb voton p\u00ebr Partin\u00eb Progresive, por n\u00eb fund del se ata jan\u00eb shumica. E meritojm\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb,\u201d tha nj\u00eb banor i Beogradit q\u00eb u identifikua vet\u00ebm me emrin Dragan.<\/p>\n<p>N\u00ebse rezultatet paraprake konfirmohen zyrtarisht, partia e Presidentit Vu\u00e7i\u00e7 do t\u00eb ket\u00eb shumic\u00ebn absolute n\u00eb Kuvendin me 250 vende dhe do ta formoj\u00eb e vetme qeverin\u00eb e re t\u00eb Serbis\u00eb, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr koalicion me partit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>Parregullsit\u00eb jan\u00eb raportuar nga v\u00ebzhguesit e zgjedhjeve dhe mediat e pavarura. Misioni i Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb deklaroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se \u201ctrysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i Presidentit, si dhe p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e partis\u00eb n\u00eb pushtet kan\u00eb minuar procesin zgjedhor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.\u201d Sipas OSBE-s\u00eb, k\u00ebta faktor\u00eb krahas nj\u00ebanshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mediave \u201ckrijuan nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb p\u00ebr gar\u00eb.\u201d Sipas raporteve, serb\u00eb nga Bosnja jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar me autobus\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb Beograd, rreth 40,000 dokumente identifikimi u jan\u00eb l\u00ebshuar njer\u00ebzve q\u00eb nuk jetojn\u00eb n\u00eb kryeqytet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet verior t\u00eb Serbis\u00eb nj\u00eb ekip v\u00ebzhguesish \u00ebsht\u00eb sulmuar dhe makina a tyre \u00ebsht\u00eb goditur me shkopinj bejzbolli. Partia n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb akuzuar se ka paguar votuesit apo ka b\u00ebr\u00eb trysni mbi ta.<\/p>\n<p>Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 dhe partia e tij i kan\u00eb mohuar akuzat.<\/p>\n<p>Por sipas analistit politik Zoran Stojilkovi\u00e7, zoti Vu\u00e7i\u00e7 ka krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb \u201cshantazhit politik\u201d duke paralajm\u00ebruar destabilizim politik n\u00ebse partia e tij nuk fiton zgjedhjet.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 luajti rol t\u00eb madh. Ai thjesht krijoi nj\u00eb atmosfer\u00eb frike, duke b\u00ebr\u00eb shantazh politik \u2013 duke th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse partia dhe koalicioni i tij nuk fitonte, at\u00ebher\u00eb ai nuk do t\u00eb ishte president dhe banor\u00ebt do t\u00eb ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kriz\u00ebn politike q\u00eb do t\u00eb pasonte. Mbi k\u00ebt\u00eb teori k\u00ebrkoi p\u00ebrkrahje masive dhe e mori, i ndihmuar edhe nga q\u00ebndrimi shum\u00eb pasiv dhe hipokrit i Per\u00ebndimit zyrtar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb \u2018stabilo-krat\u2019 n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se vlerat demokratike, dik\u00eb q\u00eb mund ta kontrollojn\u00eb, q\u00eb n\u00eb teori e kan\u00eb n\u00eb xhep \u2013 me nj\u00eb fjal\u00eb \u2018\u00ebsht\u00eb njeri i keq, por \u00ebsht\u00eb i tyre,\u201d tha zoti Stojilkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr urimet e para p\u00ebr fitoren e zotit Vu\u00e7i\u00e7 erdh\u00ebn nga Rusia. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kremlinit, Dmitry Peskov p\u00ebrg\u00ebzoi zotin Vu\u00e7i\u00e7 dhe tha se Rusia beson se fitorja e tij \u201cdo t\u2019i kontribuoj\u00eb p\u00ebr zhvillimit t\u00eb m\u00ebtjesh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Opozita serbe ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb parashtroj\u00eb ankes\u00eb zytare dhe ka thirrur protesta popullore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia populiste e Presidentit serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 fitoi zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme dhe ato lokale t\u00eb mbajtura t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb Serbi, sipas rezultateve paraprake t\u00eb komisionit zgjedhor. Partia Progresive Serbe ka fituar 47 p\u00ebr qind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet parlamentare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koalicioni opozitar Serbia Kund\u00ebr Dhun\u00ebs fitoi 23 p\u00ebr qind. \u201cLista \u2018Serbia nuk guxon t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":81099,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-81098","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81098","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81098\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81099"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}