{"id":81117,"date":"2024-06-03T15:43:36","date_gmt":"2024-06-03T15:43:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=81117"},"modified":"2024-06-03T15:43:36","modified_gmt":"2024-06-03T15:43:36","slug":"rama-i-bleu-borxhin-dritan-nanos-per-te-ekzekutuar-avokatin-sokol-mengjesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/03\/rama-i-bleu-borxhin-dritan-nanos-per-te-ekzekutuar-avokatin-sokol-mengjesi\/","title":{"rendered":"Rama i bleu borxhin Dritan Nanos p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar avokatin Sokol M\u00ebngjesi"},"content":{"rendered":"<p>Sali BERISHA<\/p>\n<p>Pas atentatit p\u00ebr eliminimin fizik publik t\u00eb avokatit t\u00eb mir\u00ebnjohur, personalitetit t\u00eb shquar t\u00eb bot\u00ebs akademike universitare, ish-dekanit t\u00eb Fakultetit Juridik Prof. Sokol M\u00ebngjesit makineria propagandistike e Edi Ram\u00ebs b\u00ebri gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb paraqiste si nj\u00eb akt t\u00eb lidhur me nj\u00eb problem t\u00eb avokatit me klientin e tij ish-policin Dritan Nano.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Prof. M\u00ebngjesi kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb dy shkall\u00ebt e gjykimit n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje prone Dritan Nanon dhe tre t\u00eb tjer\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja ishte fituar dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me kontrat\u00ebn e firmosur prej tyre Prof. M\u00ebngjesi k\u00ebrkonte prej 6 vitesh detyrimin q\u00eb kishte ndaj tij ish-polici Dritan Nano.<\/p>\n<p>Por vetiu lind pyetja: A mund t\u00eb ishte ky motiv q\u00eb Dritan Nano t\u00eb vendoste eliminimin fizik publik t\u00eb avokatit me t\u00eb cilin fitoi gjyqin p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebne at\u00eb q\u00eb i takonte? Jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ky variant t\u00eb pranohet.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\"><\/div>\n<div id=\"rekl-4\"><\/div>\n<p>Sot jan\u00eb mij\u00ebra \u00e7\u00ebshtje pron\u00ebsie midis pronar\u00ebve dhe mij\u00ebra kund\u00ebrshti midis avokat\u00ebve dhe klient\u00ebve, por nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb q\u00eb klienti t\u00eb vras\u00eb avokatin me t\u00eb cilin fiton gjyqin e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb shp\u00ebrblimin n\u00eb p\u00ebrputhje me kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb akt i till\u00eb do ishte i ngjash\u00ebm sikur t\u00eb vras\u00ebsh n\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe buk\u00ebn t\u00ebnde bamir\u00ebsin t\u00ebnde.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, sado kafsh\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte Dritan Nano, ai e dinte se ish-avokati i tij ishte profesor i njohur universiteti, ish-dekan i Fakultetit Juridik dhe prej 8 muajve avokat i Kryetarit t\u00eb PD, Sali Berisha. Pra e dinte se pasojat e sulmit ndaj avokatit t\u00eb tij do t\u00eb ishin t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb paparashikueshme dhe se jehona e krimit t\u00eb sh\u00ebmtuar brenda dhe jasht\u00eb vendit do ishte e madhe dhe se ai pas k\u00ebtij akti nuk do mund t\u00eb g\u00ebzonte pasurit\u00eb e fituara me gjyq me ndihm\u00ebn juridike t\u00eb Prof. M\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>Nuk po ndalem k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb seri pik\u00ebpyetjesh t\u00eb tjera q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb papranuesh\u00ebm atentatin si vep\u00ebr e Dritan Nanos.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, Dritan Nano ka rolin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt kriminal t\u00eb sh\u00ebmtuar. Asgj\u00eb nuk p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ky borxh me kontrat\u00eb iu ble kriminelit Dritan Nano nga askush tjet\u00ebr ve\u00e7se nga shteti q\u00eb i duhej, i p\u00ebrshtatej p\u00ebr t\u00eb organizuar skenarin e eliminimit publik t\u00eb Prof. M\u00ebngjesit dhe n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb populluar, m\u00eb t\u00eb filmuar, m\u00eb t\u00eb kontrolluar t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb normale q\u00eb lexuesi i k\u00ebtyre radh\u00ebve t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen &#8211; \u00e7far\u00eb faktesh, dokumentesh ke p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion t\u00eb krimit?<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tilla si rregull nuk gjenden kurr\u00eb dokumente e madje as d\u00ebshmitar\u00eb. Por gjith\u00e7ka tjet\u00ebr flet p\u00ebr nj\u00eb skenar t\u00eb organizuar nga shteti duke shfryt\u00ebzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kund\u00ebrshtin\u00eb midis Dritan Nanos dhe avokatit, Prof. Sokol M\u00ebngjesi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb argumentuar k\u00ebt\u00eb ftoj t\u00eb shtrojm\u00eb disa pyetje.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari, <\/strong>a nuk ishte Prof. M\u00ebngjesi me koleg\u00eb t\u00eb tij, avokat i \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore politike me kryesore t\u00eb koh\u00ebs? Dhe, lidhur me k\u00ebt\u00eb, a nuk jan\u00eb t\u00eb urdh\u00ebruara nga Edi Rama kall\u00ebzimi i rrem\u00eb ndaj Sali Berish\u00ebs, hetimi, kufizimi i liris\u00eb, arresti n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, Kushtetut\u00ebn e vendit?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb dyti,<\/strong> a nuk ishte Prof. M\u00ebngjesi q\u00eb s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e tij faktoi para shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs se dosja e \u2018Klubit Partizani\u2019 bazuar n\u00eb kall\u00ebzimin e rrem\u00eb t\u00eb Taulant Ball\u00ebs ishte fund e krye nj\u00eb piramid\u00eb mashtrimi dhe se Berisha dhe dh\u00ebndri i tij ishin mir\u00ebfilltas t\u00eb arrestuar politik pa kryer asnj\u00eb vep\u00ebr penale, por vet\u00ebm si kund\u00ebrshtar politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb treti<\/strong>, a nuk e damkosi ai me k\u00ebt\u00eb, para shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs Edi Ram\u00ebn, si pasardh\u00ebs i denj\u00eb i babait t\u00eb tij xhelat q\u00eb riktheu n\u00eb Shqip\u00ebri burgosjet politike?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb kat\u00ebrti<\/strong>, me t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb mbrojti Prof. M\u00ebngjesi, a nuk iu provoi shqiptar\u00ebve kontrollin e plot\u00eb dhe total t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re socialiste nga Edi Rama?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pesti<\/strong>, a nuk mjaftojn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb Sokol M\u00ebngjesi t\u00eb konsiderohet nga Edi Rama nj\u00eb armik me t\u00eb cilin do merret personalisht p\u00ebr t\u2019i mbyllur atij goj\u00ebn apo ndryshe kush ishte i interesuar m\u00eb shum\u00eb se Edi Rama dhe pushteti t\u00eb mbyllte goj\u00ebn e tij brenda dhe jasht\u00eb vendit?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb gjashti<\/strong>, a p\u00ebrfaq\u00ebson sulmi ndaj Prof. M\u00ebngjesit nj\u00eb leksion terrorizues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb z\u00ebrat q\u00eb ngrihen kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs dhe pushtetit t\u00eb tij?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb shtati<\/strong>, kush do t\u00eb mund t\u00eb porosiste p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim vendin m\u00eb publik, m\u00eb t\u00eb filmuar dhe m\u00eb t\u00eb populluar p\u00ebr atentatin ndaj Profesor M\u00ebngjesit p\u00ebrve\u00e7 shtetit?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb teti,<\/strong> kush ishte m\u00eb i interesuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb rrug\u00eb e dy pun\u00eb: hakmarrjen primitive dhe terrorizimin e opozitar\u00ebve, qytetit dhe t\u00eb vendit m\u00eb shum\u00eb se sa Edi Rama?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb n\u00ebnti<\/strong>, a \u00ebsht\u00eb absurde t\u00eb mendosh se Dritan Nano p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb detyrimin q\u00eb i kishte Prof. M\u00ebngjesit, t\u00eb porosiste eliminimin e tij fizik n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit dhe n\u00eb vendin m\u00eb publik, m\u00eb t\u00eb filmuar dhe t\u00eb mos zgjidhte nj\u00eb qoshe, nj\u00eb goditje n\u00eb moh, n\u00eb err\u00ebsir\u00eb ose gjysm\u00eb err\u00ebsir\u00eb, t\u00eb Prof. M\u00ebngjesit?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb dhjeti<\/strong>, pse grupi i strukturuar kriminal kreu atentatin ndaj Sokol M\u00ebngjesit pa maska tre prej tyre me uniform\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb? A nuk e dinin ata se fytyrat e tyre kriminale po filmoheshin n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt? \u00c7far\u00eb garancish kishin vras\u00ebsit q\u00eb t\u00eb ekspozonin veten plot\u00ebsisht si autor t\u00eb krimit t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe kush mund t\u2019jua jepte ato?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjeti<\/strong>, a do ta b\u00ebnin vras\u00ebsit k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb p\u00ebr Dritan Nanon? Mendoj se p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb jo, kurr\u00eb, sado mik q\u00eb ta kishin at\u00eb dhe sado q\u00eb ai t\u2019i kishte paguar.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se sulmi m\u00eb kriminal pa maska i Prof. M\u00ebngjesit ishte pjes\u00eb e skenarit, pjes\u00eb e pazarit me shtetin? Por jo vet\u00ebm krimi, por edhe pas krimi akuzojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb shtetin.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Policis\u00eb ndryshoi disa her\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb, fillimisht me mediat q\u00eb kontrollon ajo hapi \u201cfake neps\u201d se ishte nj\u00eb z\u00ebnk\u00eb e rastit.<br \/>\nM\u00eb von\u00eb me d\u00ebrgimin n\u00eb spital t\u00eb Prof. M\u00ebngjesit njoftoi se sulmi ndaj tij kishte lidhje me \u00e7\u00ebshtje prone p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebrshtypjen se ishte sherr i r\u00ebndomt\u00eb midis pronar\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb komunikate tjet\u00ebr shprehej se gjendja ishte e stabilizuar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjendja po r\u00ebndohej me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb pas sikur t\u2019i kishte n\u00eb xhep, publikoi emrat e autor\u00ebve t\u00eb krimit dhe e mbylli me njoftimin e dor\u00ebzimit t\u00eb Dorian Aliaj q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb e krimit dhe njoftoi arrestimin e Dritan Nanos si porosit\u00ebs i krimit, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me pazarin Nano e mohoi menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb shtrojm\u00eb pyetjet:<\/p>\n<p>A nuk d\u00ebshmon p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr pazar fakti q\u00eb fill pas krimit u arrestua dyshja, shit\u00ebsi i sherrit Dritan Nano i cili n\u00eb akt akuz\u00eb duhet t\u00eb shpallej porosit\u00ebsi dhe Dorian Aliaj, vet\u00ebm nj\u00ebri nga dor\u00ebsit q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr krimin?<\/p>\n<p>Me sa duket k\u00ebta ishin parashikuar dhe paguar jo vet\u00ebm p\u00ebr krimin e sh\u00ebmtuar, por edhe p\u00ebr koh\u00ebn e burgut q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin pas krimit, praktik\u00eb kjo e njohur n\u00eb bot\u00ebn e krimit ordiner dhe shtet\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, pse hesht\u00ebn dhe nuk d\u00ebnuan krimin e sh\u00ebmtuar, por zbatuan omertan, krer\u00ebt e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re?<\/p>\n<p>K\u00ebto organe reaguan n\u00eb kor ndaj denoncimit t\u00eb krimit t\u00eb delikuentes, gjykat\u00ebses me tri mbiemra Irena Gjoka, e cila q\u00ebndron kund\u00ebr \u00e7do norme apo ligji n\u00eb detyr\u00eb. Por ata nuk than\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr atentatin p\u00ebr eliminimin fizik t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb komunitetit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, i cili me demaskimin ligjor q\u00eb i b\u00ebri vendimeve t\u00eb k\u00ebtij sistemi nxori cullak para shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs, kontrollin e plot\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, cili mund t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Edi Ram\u00ebs, ndryshimin nga policia n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde t\u00eb akuz\u00ebs ndaj Dritan Nanos dhe Dorian Aliajt, nga tentativ\u00eb vrasje n\u00eb tentative plagosje?<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb ka njohurit\u00eb m\u00eb elementare kur shikon sken\u00ebn e atentatit ka t\u00eb qart\u00eb se grupi i strukturuar kriminal nuk synonte plagosjen, por eliminimin fizik publik t\u00eb Prof. M\u00ebngjesit, i cili para syve t\u00eb publikut u godit me objekte hekuri dhe ra pa frym\u00eb p\u00ebr tok\u00eb me kok\u00eb n\u00eb \u00e7imento, rr\u00ebzim i mjaftuesh\u00ebm ky p\u00ebr traum\u00eb t\u00eb trurit fatale. Por jo vet\u00ebm kaq; kriminel\u00ebt n\u00eb p\u00ebrputhje me zotimin q\u00eb kishin u rikthyen dhe e godit\u00ebn me forc\u00eb me shkelma n\u00eb kok\u00eb, pra i dhan\u00eb Profesorit t\u00eb shtrir\u00eb edhe goditjen e m\u00ebshir\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vras\u00ebsit p\u00ebr t\u2019u siguruar, u japin viktimave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u00eb konkludohet se atentati ndaj Prof. M\u00ebngjesit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i mir\u00ebfillt\u00eb shtet\u00ebror i porositur nga Edi Rama, njeriu m\u00eb i interesuar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr likuidimin publik t\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA Pas atentatit p\u00ebr eliminimin fizik publik t\u00eb avokatit t\u00eb mir\u00ebnjohur, personalitetit t\u00eb shquar t\u00eb bot\u00ebs akademike universitare, ish-dekanit t\u00eb Fakultetit Juridik Prof. Sokol M\u00ebngjesit makineria propagandistike e Edi Ram\u00ebs b\u00ebri gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb paraqiste si nj\u00eb akt t\u00eb lidhur me nj\u00eb problem t\u00eb avokatit me klientin e tij ish-policin Dritan Nano. N\u00eb fakt, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":62088,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-81117","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81117"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81117\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}