{"id":81129,"date":"2024-06-03T16:47:09","date_gmt":"2024-06-03T16:47:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=81129"},"modified":"2024-06-03T16:51:09","modified_gmt":"2024-06-03T16:51:09","slug":"lidhjet-e-rames-me-krimin-zbardhet-kerkesa-e-pd-per-mocion-me-debat-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/03\/lidhjet-e-rames-me-krimin-zbardhet-kerkesa-e-pd-per-mocion-me-debat-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"Lidhjet e Ram\u00ebs me krimin\/ Zbardhet k\u00ebrkesa e PD p\u00ebr mocion me debat n\u00eb Kuvend"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi i \u00ebsht\u00eb drejtuar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mocion me debat, pas publikimit t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb investigimit t\u00eb emisionit \u2018Report\u2019, n\u00eb RAI3.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn zyrtare, Grupi i PD, i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikoll\u00ebs duke k\u00ebrkuar \u201czhvillimin e nj\u00eb mocioni me debat mbi lidhjet e politik\u00ebs me krimin dhe masat q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr shk\u00ebputjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, q\u00eb po minojn\u00eb demokracin\u00eb dhe vendosin n\u00eb rrezik stabilitetin e vendit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim, Grupi i PD shprehet se \u201cmediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb raportuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur lidhjet e forta t\u00eb politikan\u00ebve shqiptare me grupe kriminale. N\u00eb p\u00ebrgjimet e antimafias italiane t\u00eb Katanzaros p\u00ebrmendej shprehimisht emri i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs. Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dy pika kontakti p\u00ebr t\u00eb siguruar leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr pastrimin e parave. Po ashtu n\u00eb p\u00ebrgjimet e publikuara nga media gjermane BILD dol\u00ebn telefonatat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrave Tahiri dhe Gjiknuri, ish-kryebashkiakut Dako me individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale, t\u00eb cil\u00ebt ishin angazhuar n\u00eb fushatat elektorale n\u00eb Dib\u00ebr dhe Durr\u00ebs. Emri i kryeministrit Edi Rama ka dal\u00eb edhe n\u00eb dosjen e quajtur \u201cShqiponja e Zez\u00eb, ku u arrestuan 40 persona p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb belge\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu Bardhi thot\u00eb se, n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb emisionit investigativ \u201cReport\u201d n\u00eb RAI 3, \u201cu paraqit\u00ebn fakte se si kryeministri Edi Rama kishte pritur dhe takuar njer\u00ebz t\u00eb skeduar p\u00ebr rekordet e tyre kriminale, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas ishin p\u00ebrfitues t\u00eb lejeve apo kontratave publike. Ish-numri dy i qeveris\u00eb Rama do t\u00eb d\u00ebshmonte se ka par\u00eb me syt\u00eb e tij grupet kriminale t\u00eb Dibr\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe Elbasanit t\u00eb takoheshin me kryeministrin, me t\u00eb cil\u00ebt pastronte parat\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb publikuar dit\u00ebn e sotme po nga media gjermane BILD thuhet se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb epiqendr\u00ebn e mafies evropiane t\u00eb kokain\u00ebs, me lidhje n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, ku emri i kryeministrit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij p\u00ebrmenden shprehimisht si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa:<\/strong><\/p>\n<p><em>REPUBLIKA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KUVENDI<\/em><\/p>\n<p><em>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike<\/em><\/p>\n<p><em>Nr. 223\/ Prot.<\/em><\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, m\u00eb 03.06 2024<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mocion me debat.<\/em><\/p>\n<p><em>L\u00ebnda:<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtuar:<\/em><\/p>\n<p><em>Znj. Lindita NIKOLLA Kryetare e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Znj. Kryetare e Kuvendit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb legjislatur\u00ebn parlamentare 2013-2017, Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike denoncoi me forc\u00eb individ\u00ebt me rekorde kriminale, t\u00eb cil\u00ebt me mb\u00ebshtetjen e kryeministrit Edi Rama dhe Partis\u00eb Socialiste, ia kishin dal\u00eb t\u00eb penetronin n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta drejtuese t\u00eb shtetit, duke u zgjedhur deputet\u00eb, kryetar\u00eb bashkie, k\u00ebshilltar\u00eb bashkiak\u00eb apo duke u em\u00ebruar n\u00eb funksione t\u00eb larta publike. Si rezultat i k\u00ebtyre denoncimeve dhe reagimit t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi Ligji nr. 138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen. em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, i cili kishte p\u00ebr q\u00ebllim nd\u00ebrprerjen e mandateve q\u00eb kishin fituar individ\u00ebt me rekorde kriminale dhe t\u2019iu pamund\u00ebsonte k\u00ebtyre t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb zgjedheshin apo em\u00ebroheshin n\u00eb funksione publike n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje q\u00eb largoi 597 funksionar\u00eb publik\u00eb nga detyra n\u00eb periudh\u00ebn 2016-2023, p\u00ebrkat\u00ebsisht 9 deputet\u00eb. 8 kryetar\u00eb bashkie, 38 k\u00ebshilltar\u00eb lokal\u00eb, 261 n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb dhe 281 punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme, kontrata e politik\u00ebs me krimin vazhdoi t\u00eb ishte aktive, duke marr\u00eb forma t\u00eb tjera. Ish-funksionar\u00ebt e larguar nga dekriminalizimi vazhduan t\u00eb mbeten figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb forcat e tyre politike. Si\u00e7 rezulton nga raportet e organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, n\u00eb fushatat elektorale pati t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shumta se individ\u00ebt partiak\u00eb, q\u00eb kan\u00eb humbur mandatin parlamentar ose postet ekzekutive p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit t\u00eb dekriminalizimit, jan\u00eb aktiv\u00eb dhe madje drejtues kryesor\u00eb t\u00eb shtabeve elektorale. K\u00ebta individ\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe persona t\u00eb tjer\u00eb me rekorde kriminale, p\u00ebrdorin parat\u00eb e fituara n\u00ebp\u00ebrmjet aktiviteteve t\u00eb paligjshme, p\u00ebrfshir\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb vendet e BE- s\u00eb. Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, vendet e Amerik\u00ebs Latine, apo veprimtari korruptive n\u00ebp\u00ebrmjet tenderave publik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mb\u00ebshtetje politike p\u00ebr kandidat\u00eb apo subjekte t\u00eb caktuara politike.<\/em><\/p>\n<p><em>Mb\u00ebshtetja q\u00eb individ\u00ebt me rekorde kriminale i japin kandidat\u00ebve apo partive politike nuk vjen aspak falas. P\u00ebrkundrazi. Kontrata me krimin dikton detyrimin e funksionar\u00ebve q\u00eb zgjidhen a em\u00ebrohen n\u00eb funksione publike, q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb krijojn\u00eb leht\u00ebsira p\u00ebr kompanit\u00eb e k\u00ebtyre individ\u00ebve apo familjar\u00ebve t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar tendera publik\u00eb, kon\u00e7esione, leje, li\u00e7enca dhe favorizime t\u00eb ndryshme nga parat\u00eb apo pasurit\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb. N\u00eb disa raste k\u00ebta individ\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb si pronar apo administrator t\u00eb k\u00ebtyre kompanive. Nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrfitimeve q\u00eb krimi p\u00ebrfiton nga politika ia kthen asaj m\u00eb pas n\u00eb zgjedhjet e ardhshme politike, Raportet e organizatave komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb OSBE\/ODIHR, flasin p\u00ebr lumenj parash q\u00eb kalojn\u00eb t\u00eb pakontrolluara n\u00ebp\u00ebr duart e kryetar\u00ebve t\u00eb partive dhe kandidat\u00ebve t\u00eb tyre gjat\u00eb pro\u00e7eseve zgjedhore. Nj\u00eb tjet\u00ebr form\u00eb q\u00eb krimi ka zgjedhur p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb ruaj\u00eb pozicione e saj t\u00eb forta n\u00eb politik\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe vendosja n\u00eb listat e kandidat\u00ebve t\u00eb personave anonim\u00eb, miq apo t\u00eb njohur t\u00eb tyre. P\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes nga krimi, k\u00ebta individ\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb vota se politikan\u00eb me karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb politike, si ish-kryeministra, ish-ministra, ish-kryebashkiak\u00eb, ministra dhe deputet\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Hetimet e kryera nga Struktura e Posa\u00e7me Antikorrupsion, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cMetamorfoza\u201d kan\u00eb d\u00ebshmuar se individ\u00eb t\u00eb larguar nga postet publike nga dekriminalizimi, familjar\u00eb dhe miq t\u00eb tyre, kan\u00eb krijuar grupe t\u00eb strukturuara kriminale, me shtrirje dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit. K\u00ebto grupe kan\u00eb lidhje t\u00eb forta politike dhe n\u00eb strukturat m\u00eb t\u00eb larta drejtuese, t\u00eb cilat i p\u00ebrdorin me q\u00ebllim vijimin e aktiviteteve t\u00eb tyre kriminale. p\u00ebrkat\u00ebsisht kultivimin dhe trafikimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, pastrimin e parave q\u00eb vijn\u00eb nga aktivitete kriminale dhe korruptive, vrasjen e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre etj. Pik\u00ebrisht, grupet e dala nga p\u00ebrgjimet e siguruara nga SPAK n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cMetamorfoza\u201d kan\u00eb sh\u00ebrbyer si shtabet elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialist\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Fush\u00eb-Kruj\u00eb. Durr\u00ebs, Tiran\u00eb, Vlor\u00eb etj. Unike jo vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, por ndoshta edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb rasti i dy ish-deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste Arben Ndoka dhe Rrahman Rraja, q\u00eb kishin organizuar grupe vras\u00ebsish me q\u00ebllim eleminimin fizik t\u00eb nj\u00ebri-tjetrin apo familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, krahas hetimeve t\u00eb kryera nga SPAK, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb vazhdim dhe pritet q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim t\u00eb hedhin akoma edhe m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb mbi kontrat\u00ebn e politik\u00ebs me krimin, mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb raportuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur lidhjet e forta t\u00eb politikane\u00ebve shqiptare me grupe kriminale. N\u00eb p\u00ebrgjimet e Antimafias Italiane t\u00eb Katanzaros p\u00ebrmendej shprehimisht emri i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs. Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dy pika kontakti p\u00ebr t\u00eb siguruar leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr pastrimin e parave. Po ashtu n\u00eb p\u00ebrgjimet e publikuara nga media gjermane BILD dol\u00ebn telefonatat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrave Tahiri dhe Gjiknuri, ish-kryebashkiakut Dako me individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale, t\u00eb cil\u00ebt ishin angazhuar n\u00eb fushatat elektorale n\u00eb Dib\u00ebr dhe Durr\u00ebs. Emri i kryeministrit Edi Rama ka dal\u00eb edhe n\u00eb dosjen e quajtur \u201cShqiponja e Zez\u00eb, ku u arrestuan 40 persona p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb belge. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb emisionit investigativ \u201cReport\u201d n\u00eb RAI 3. u paraqit\u00ebn fakte se si kryeministri Edi Rama kishte pritur dhe takuar njer\u00ebz t\u00eb skeduar p\u00ebr rekordet e tyre kriminale, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas ishin p\u00ebrfitues t\u00eb lejeve apo kontratave publike. Ish-numri dy i qeveris\u00eb Rama do t\u00eb d\u00ebshmonte se ka par\u00eb me syt\u00eb e tij grupet kriminale t\u00eb Dibr\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe Elbasanit t\u00eb takoheshin me kryeministrin, me t\u00eb cil\u00ebt pastronte parat\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb publikuar dit\u00ebn e sotme po nga media gjermane BILD thuhet se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb epiqendr\u00ebn e mafies evropiane t\u00eb kokain\u00ebs, me lidhje n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, ku emri i kryeministrit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij p\u00ebrmenden shprehimisht si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Faktet e m\u00ebsip\u00ebrme provojn\u00eb se sa thell\u00eb ka dep\u00ebrtuar krimi n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr demokracin\u00eb, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb drejtat e njeriut. Kriminalizimi i jet\u00ebs politike d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb besimin e qytetar\u00ebve tek institucionet publike dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb regres t\u00eb theksuar marr\u00ebdh\u00ebniet e shtetit shqiptar me partner\u00ebt e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. ve\u00e7an\u00ebrisht Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin Evropian. Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duan dhe meritojn\u00eb politikan\u00eb me integritet t\u00eb lart\u00eb, pa rekorde kriminale n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre dhe pa kontakt\u00eb me element\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. \u00cbsht\u00eb absurde t\u00eb mendohet q\u00eb nj\u00eb gjyqtar a prokuror shkarkohet nga detyra n\u00ebse ka kontakte me element t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrsa nj\u00eb deputet, minist\u00ebr a kryetar bashkie jo vet\u00ebm nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb qet\u00ebsisht detyr\u00ebn e tij. por mund t\u00eb mb\u00ebshtetet t\u00eb k\u00ebta individ\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar fitoren e nj\u00eb mandati t\u00eb ri. Prandaj. duke pasur parasysh sa m\u00eb lart, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 98, pika 1. t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebrkoj zhvillimin e nj\u00eb mocioni me debat mbi lidhjet e politik\u00ebs me krimin dhe masat q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr shk\u00ebputjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, q\u00eb po minojn\u00eb demokracin\u00eb dhe vendosin n\u00eb rrezik stabilitetin e vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr bashk\u00ebpunimin.<\/em><\/p>\n<p><em>GRUPI PARLAMENTAR I PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE KRYETARI<\/em><\/p>\n<p><em>Gazment BARDHI<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi i \u00ebsht\u00eb drejtuar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mocion me debat, pas publikimit t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb investigimit t\u00eb emisionit \u2018Report\u2019, n\u00eb RAI3. N\u00eb shkres\u00ebn zyrtare, Grupi i PD, i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikoll\u00ebs duke k\u00ebrkuar \u201czhvillimin e nj\u00eb mocioni me debat mbi lidhjet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":10219,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-81129","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81129","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81129"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81129\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81129"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81129"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81129"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}