{"id":813,"date":"2021-12-20T10:50:47","date_gmt":"2021-12-20T10:50:47","guid":{"rendered":"http:\/\/rdnews.al\/?p=813"},"modified":"2021-12-23T14:00:45","modified_gmt":"2021-12-23T14:00:45","slug":"replika-e-bashes-ne-seancen-e-parlamentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2021\/12\/20\/replika-e-bashes-ne-seancen-e-parlamentit\/","title":{"rendered":"Replika e Bash\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn e Parlamentit"},"content":{"rendered":"<p>Legjitimitetin nuk ta japin milionat e grabitura n\u00eb dogana,\u00a0legjitimitetin nuk ta jep as vota\u00a0 e bler\u00eb me parat\u00eb e oligark\u00ebve apo t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, as non grata e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Legjitimiteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend duhet t\u00eb buroj\u00eb nga qytetar\u00ebt. Dhe q\u00eb t\u00eb buroj\u00eb nga qytetar\u00ebt hapi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm. P\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm zgjedhor, shqiptar\u00ebt me 25 prill juve ju kan\u00eb shkarkuar. Ju kapeni pas 3 faktor\u00ebve. Pas bashk\u00ebpunimit t\u00eb hapur me krimin e organizuar p\u00ebr t\u00eb cilin jeni sh\u00ebnuar n\u00eb t\u00eb gjitha raportet p\u00ebrkat\u00ebse, pas korrupsionit galopant q\u00eb ju ka pasuruar disa prej jush keni hyr\u00eb madje edhe nga shoq\u00ebria civile dhe jeni sot multimilioner\u00eb dhe p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit t\u00eb hapur apo t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb Trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Bermud\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb e vetmja detyr\u00eb q\u00eb ne kemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb me mobilizimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb asaj pjese d\u00ebrrmuese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb nuk ju sheh dot m\u00eb me sy t\u2019ua shkurtojm\u00eb or\u00ebt nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr momentin duket sikur e keni kaluar lumin dhe jeni mbi disa kuaj, mbi kalin e korrupsionit q\u00eb vazhdon t\u00eb p\u00ebrdit\u00eb dhe q\u00eb i kan\u00eb neveritur deri n\u00eb palc\u00eb shqiptar\u00ebt, edhe socialist\u00ebt e ndersh\u00ebm. Mbi kalin e krimit t\u00eb organizuar q\u00eb\u00a0 prap\u00eb e keni futur k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe mbi p\u00ebrpjekjen tuaj p\u00ebr t\u2019i shtuar k\u00ebtyre dy arm\u00ebve tuaja kund\u00ebr mir\u00ebqenies s\u00eb shqiptar\u00ebve korrupsionit dhe\u00a0 politikan\u00ebve t\u00eb inkriminuar dhe bashk\u00ebpunimin e Trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Bermud\u00ebs. Por, kjo e fundit do\u2019ju lidh\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht edhe n\u00eb fundin tuaj. Sepse standardet e vendosura n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme. Ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb familjen ton\u00eb politike, ajo q\u00eb keni par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces deligjitimimi, por legjitimimi m\u00eb i lart\u00eb, pastrimi i nj\u00eb force politike nga mbeturinat e komunizmit dhe t\u00eb korrupsionit.Nd\u00ebrsa asjo q\u00eb ju jeni p\u00ebr momentin nuk \u00ebsht\u00eb shprehja e aspiratave t\u00eb socialist\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet social me taksa t\u00eb larta dhe shpenzime t\u00eb larta publike krejt\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me bindjen ton\u00eb si Parti Demokratike, si pjes\u00eb e Partive Popullore Europiane por n\u00eb fund t\u00eb fundit nj\u00eb debat ideologjik q\u00eb zgjat prej dekadash edhe n\u00eb Europ\u00eb. Jo! Ju jeni landfilli ku mblidhen bashk\u00eb interesat e krimit t\u00eb organizuar, interesat e korrupsionit dhe k\u00ebshtu q\u00ebndroni krah m\u00eb krah nj\u00ebri-tjetrit dhe t\u00eb shkuar\u00ebs m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar 30-vje\u00e7ar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi. Ndaj kur t\u00eb merrni k\u00ebt\u00eb foltore dhe t\u00eb flisni p\u00ebr legjitimitetin e Partis\u00eb Demokratike mbani mend 2 gj\u00ebra. Kartat me t\u00eb cilat hyt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament jua keni djegur n\u00eb dor\u00eb. Tani shqiptar\u00ebt do t\u2019ju djegin edhe ju si kartat e fundit t\u00eb korrupsionit, t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, armiq t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb\u00a0 mir\u00ebqenies\u00a0 s\u00eb tyre. Zotimi yn\u00eb esht\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb \u00ebt\u00eb nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb shoq\u00ebri europiane duke u mund\u00ebsuar shqiptar\u00ebve\u00a0 nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb rikthimin te kutit\u00eb e votimit pa sigurimin e shtetit t\u00eb ringjallur si rrjeti i patronazhist\u00ebve, pa policin\u00eb e keqp\u00ebrdorur dhe krer\u00ebt e policis\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, pa burimet shtet\u00ebrore dhe n\u00ebnpun\u00ebsit civil n\u00eb terror ata vet\u00eb, familjar\u00ebt e tyre, m\u00ebsuesit, punonj\u00ebsit e arsimit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor i cili nuk e nd\u00ebshkon vot\u00ebn e qytetar\u00ebve por e barazon at\u00eb. Me kritere t\u00eb forta p\u00ebr kandidat\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb socialist\u00ebt apo demokrat\u00ebt t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb fakt kukulla as t\u00eb krimit dhe as t\u00eb oligarkis\u00eb. Ndaj prioriteti yn\u00eb kryesor \u00ebsht\u00eb dhe mbetet ndryshimi me themele i Kushtetut\u00ebs, i sistemit zgjedhor, i ndarjes territoriale si vegla dhe instrumenta p\u00ebr t\u00eb jet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb aspirat\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb buron nga vota e tyre dhe u sh\u00ebrben atyre dhe jo nj\u00eb kast\u00eb sundimtar\u00ebsh, nj\u00eb grusht pushtetar\u00ebsh, nj\u00eb Trek\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb Bermud\u00ebs q\u00eb sidoq\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb pun\u00ebt p\u00ebr \u00e7do familje shqiptare, prap\u00eb se prap\u00eb vet\u00eb vet\u00ebm pasurohet m\u00eb shum\u00eb, i shp\u00ebtojn\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Deri dje\u00a0 uj\u00ebrat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb turbulluara, sot jan\u00eb t\u00eb pastra. Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk k m\u00eb e qart\u00eb ndarja n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb nj\u00eb Pari Demokratike e vendosur t\u00eb l\u00ebr\u00eb pas t\u00eb shkuar\u00ebn jo si parrull\u00eb por me shpirtin e vet\u00ebkritik\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe pendes\u00ebs p\u00ebr kostot q\u00eb i kemi shkaktuar qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Dhe nga ana tjet\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u mbledhur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur k\u00ebt\u00eb status quo, p\u00ebr ta mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 e doni ju pa demokraci, pa gjykata, pa ekonomi, pa media, pa fjal\u00eb t\u00eb lir\u00eb, pa shpres\u00eb p\u00ebr rinin\u00eb, pa sh\u00ebndet\u00ebsi e jo m\u00eb pa sh\u00ebndet\u00ebsi falas, pa arsim, pa zhvillim vet\u00ebm e vet\u00ebm t\u00eb vazhdoni ta pickoni, ta kafshoni e ta trajtoni si pla\u00e7k\u00ebn tuaj. Kjo ndarje e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ndarja e qart\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri. Ju jeni pakica absolute, ju jeni ilegjitim\u00ebt, ju jeni ata q\u00eb keni uzurpuar pa asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe kund\u00ebr \u00e7do t\u00eb drejte vendimmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb keni shkat\u00ebrruar bashk\u00ebjetes\u00ebn demokratike, q\u00eb keni vrar\u00eb shpres\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr konkurrenc\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Ju jeni\u00a0 vras\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb atyre f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve tani doni t\u2019i m\u00ebkoni me gjoja\u00a0 sh\u00ebndet\u00ebsi fal\u00ebs ku n\u00eb fakt keni vite q\u00eb e\u00a0 premtoni p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.\u00a0 Jo sepse shkrep\u00ebt gisht\u00ebz\u00ebn e nj\u00eb pistolete, por sepse keni koh\u00eb q\u00eb keni shaluar mitralozin e\u00a0<a href=\"http:\/\/korrupsionit.me\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">korrupsionit.me<\/a>\u00a0t\u00eb cilin grini dit\u00eb e nat\u00eb xhepat e shqiptar\u00ebve, shpresat e t\u00eb rinjve, ekonomin\u00eb e vendit. Ndaj dua ti kujtoj \u00e7do shqiptari, se arsyeja e vetme pse ndodhemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhosur nga masakra zgjedhore, arsyeja e vetme pse ndodhemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim \u00ebsht\u00eb q\u00eb ti japim nj\u00eb shans t\u00eb fundit k\u00ebsaj salle t\u2019jua kthej\u00eb ju at\u00eb q\u00eb ju ka vjedhur prej koh\u00ebsh, shanset p\u00ebr t\u00eb jetuar nj\u00eb jet\u00eb normale n\u00eb nj\u00eb vend normal. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb armiku num\u00ebr nj\u00eb i mir\u00ebq\u00ebnies t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb prioriteti num\u00ebr nj\u00eb i Partis\u00eb Demokratike. Ndaj prej koh\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb depozituar iniciativa p\u00ebr vettingun e politikan\u00ebve. Vettingu i politikan\u00ebve b\u00ebhet pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, armikun e mir\u00ebq\u00ebnies s\u00eb shqiptar\u00ebve. Vettingu i politikan\u00ebve e ndan shapin nga sheqeri, i b\u00ebn boshe retorikat, tregimin me gisht dhe tregon me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kush nga ne k\u00ebtu hyri me xhepat bosh e sot krekoset n\u00eb maj\u00eb t\u00eb luksit t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi vjedhjen e shqiptar\u00ebve. Kush nga ne k\u00ebtu ka qen\u00eb dhe mbetet, jo sh\u00ebrb\u00ebtor i zon\u00ebs elektorale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka sh\u00ebrbyer, por bedel i krimit dhe oligarkis\u00eb. Vettingu i politikan\u00ebve \u00ebsht\u00eb rruga e vetme q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb riparojm\u00eb defektet e kapjes dhe paraliz\u00ebs t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga tradhtia dhe projekti i q\u00ebllimsh\u00ebm i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta paralizuar at\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb gjithsecili t\u00eb paraqitet me detyrim para SPAK-ut dhe t\u00eb tregoj\u00eb shok\u00ebt dhe pasurin\u00eb e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Legjitimitetin nuk ta japin milionat e grabitura n\u00eb dogana,\u00a0legjitimitetin nuk ta jep as vota\u00a0 e bler\u00eb me parat\u00eb e oligark\u00ebve apo t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, as non grata e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Legjitimiteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend duhet t\u00eb buroj\u00eb nga qytetar\u00ebt. Dhe q\u00eb t\u00eb buroj\u00eb nga qytetar\u00ebt hapi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-813","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=813"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/813\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}