{"id":81332,"date":"2024-06-05T09:22:42","date_gmt":"2024-06-05T09:22:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=81332"},"modified":"2024-06-05T09:33:43","modified_gmt":"2024-06-05T09:33:43","slug":"shifra-dramatike-e-sondazhit-89-e-shqiptareve-nuk-ndjehen-te-perfaqesuar-nga-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/05\/shifra-dramatike-e-sondazhit-89-e-shqiptareve-nuk-ndjehen-te-perfaqesuar-nga-qeveria\/","title":{"rendered":"Shifra dramatike e sondazhit: 89% e shqiptar\u00ebve nuk ndjehen t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga qeveria"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Qendra pe\u0308r Studimin e Demokracise\u0308 dhe Qeverisjes publikoi sot anket\u00ebn komb\u00ebtare Barometri i Siguris\u00eb 2024, sipas t\u00eb cilit, shumica e qytetare\u0308ve mendojne\u0308 se korrupsioni e\u0308shte\u0308 ke\u0308rce\u0308nimi me\u0308 serioz pe\u0308r sigurine\u0308 e Shqipe\u0308rise\u0308.<\/p>\n<p>N\u00eb studim thuhet se nga viti n\u00eb vit \u00ebsht\u00eb rritur numri i qytetar\u00ebve q\u00eb e n\u00ebnvizojn\u00eb\u00a0<strong>korrupsionin<\/strong>\u00a0si k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb serioz t\u00eb siguris\u00eb. N\u00eb vitin 2024 \u00ebsht\u00eb 45 p\u00ebr qind, n\u00eb vitin 2022 ishte 39 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2020 ishte 37 p\u00ebr qind. K\u00ebt\u00eb vit, afro 22.5 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve e cil\u00ebsojn\u00eb korrupsionin si k\u00ebrc\u00ebnimin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se njer\u00ebzit gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po konstatojn\u00eb q\u00eb korrupsioni ka veti g\u00ebrryese n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Korrupsioni shihet si nj\u00eb problem shum\u00eb i madh n\u00eb shoq\u00ebri, edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprimtari e fsheht\u00eb dhe njer\u00ebzit e mendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb. Kemi nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb angazhimit n\u00eb korrupsion t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb larta. Shum\u00eb emra nga t\u00eb gjith\u00eb nivelet jan\u00eb tashm\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb dhe kjo e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt. Nga kjo e fundit buron edhe besimi i lart\u00eb tek SPAK-u\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Arjan Dyrmishi, nj\u00eb nga autor\u00ebt e studimit dhe drejtues i Qendr\u00ebs p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi i dyt\u00eb m\u00eb i madh i siguris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pas korrupsionit, cil\u00ebsohet\u00a0<strong>krimi i organizuar<\/strong>\u00a0nga afro 24 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve. Gjithashtu ky vler\u00ebsim \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje krahasuar me vitet e m\u00ebparshme, p\u00ebrkat\u00ebsisht 19.2% ne\u0308 2022 dhe 20.3% ne\u0308 2020.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni e\u0308shte\u0308 perceptuar si ke\u0308rce\u0308nimi me\u0308 serioz pe\u0308r sigurine\u0308 ne\u0308 c\u0327do edicion te\u0308 Barometrit Shqiptar te\u0308 Sigurise\u0308. Prandaj, nuk e\u0308shte\u0308 befasuese qe\u0308 besimi ne\u0308 institucionet demokratike dhe elite\u0308n politike mbetet i ule\u0308t\u201d, theksohet n\u00eb studim.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt shprehin n\u00eb anket\u00eb nj\u00eb pasiguri t\u00eb ndjeshme politike, teksa pjesa d\u00ebrrmuese e te\u0308 anketuarve pohojn\u00eb se nuk ndihen te\u0308 pe\u0308rfaqe\u0308suar nga institucionet demokratike, nga Kuvendi, qeveria dhe pushteti vendor. Vete\u0308m 8.3% e t\u00eb anketuarve than\u00eb se ndjehen te\u0308 pe\u0308rfaqe\u0308suar nga parlamenti, 11% e tyre pohuan ke\u0308shtu pe\u0308r pushtetin qendror dhe 16% t\u00eb tjer\u00eb nuk ndjehen t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb qeverisjen vendore.<\/p>\n<p>Shumica e t\u00eb anketuarve, konkretisht 82 p\u00ebr qind e tyre, mendojne\u0308 se drejtuesit e qeverise\u0308 shkelin ligjin ose abuzojne\u0308 me pushtetin, dhe 71.6% e qytetar\u00ebve pohuan se krimet e kryera nga zyrtare\u0308t e qeverise\u0308 mbeten te\u0308 pande\u0308shkuara.<\/p>\n<p><strong>Veprimtaria e qeveris\u00eb shqiptare,<\/strong>\u00a0sipas anket\u00ebs, ndikohet nga pronar\u00ebt e bizneseve t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa ndikimi i vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj hapave t\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl. Vet\u00ebm 7 p\u00ebr qind mendojn\u00eb se Kuvendi dhe qeveria zbatojn\u00eb vullnetin e votuesve, nd\u00ebrsa 45.7% pohuan se qeveria ndikohet n\u00eb pun\u00ebn e saj nga pronar\u00ebt e bizneseve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Gjysma e t\u00eb anketuarve nuk besojn\u00eb se zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, apo n\u00ebse do t\u00eb fuqizojn\u00eb qytetar\u00ebt pe\u0308r te\u0308 zgjedhur lirisht alternativat politike.<\/p>\n<p>Shumica d\u00ebrrmuese, tre te\u0308 pestat e t\u00eb anketuarve, pohuan se ne\u0308 pe\u0308rgjithe\u0308si Shqipe\u0308ria po shkon ne\u0308 drejtimin e duhur. Megjithat\u00eb, rreth nje\u0308 e treta e tyre, thone\u0308 se performanca (efektshm\u00ebria) e qeverise\u0308 e\u0308shte\u0308 e mire\u0308 ose shume\u0308 e mire\u0308, nje\u0308 e tret\u00eb tjete\u0308r se e\u0308shte\u0308 e keqe ose shume\u0308 e keqe, por nje\u0308 e treta e mbetur pohuan se performanca e qeverise\u0308 nuk e\u0308shte\u0308 as e mire\u0308 as e keqe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kapitull m\u00eb vete anketa trajton pun\u00ebn e\u00a0<strong>drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/strong>\u00a0Rreth dy te\u0308 tretat thone\u0308 se SPAK-u e\u0308shte\u0308 serioz ne\u0308 lufte\u0308n kunde\u0308r korrupsionit dhe krimit te\u0308 organizuar. Vet\u00ebm rreth 18 p\u00ebr qind e te\u0308 anketuarve mendojne\u0308 se SPAK nuk e\u0308shte\u0308 serioz ne\u0308 lufte\u0308n kunde\u0308r korrupsionit dhe krimit te\u0308 organizuar.<\/p>\n<p>Te\u0308 anketuarit jane\u0308 pothuajse nje\u0308lloj te\u0308 ndare\u0308 sa i takon pavare\u0308sise\u0308 nga politika te\u0308 Gjykatave te\u0308 Posac\u0327me dhe SPAK-ut. Mbi 53 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve pohuan se vendimmarrja e SPAK-ut nuk ndikohet nga politika. Nd\u00ebrsa afro 47 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve thon\u00eb se SPAK-u ndikohet nga politika. Nj\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb e lart\u00eb, afro 58 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve, mendojne\u0308 se vendimmarrja e Gjykatave te\u0308 Posac\u0327me pe\u0308r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndikohet nga politika.<\/p>\n<p><strong>Siguria ekonomike<\/strong>\u00a0pasqyrohet problematike po ashtu nga qytetar\u00ebt. Nj\u00eb e treta e t\u00eb anketuarve pohuan se situata financiare n\u00eb familjet e tyre \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe shum\u00eb e mir\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy t\u00eb tretat e tyre financat familjare nuk jan\u00eb as mir\u00eb as keq, keq dhe shum\u00eb keq. Vet\u00ebm nj\u00eb e pesta mendojne\u0308 se ekonomia familjare dhe ajo e vendit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e qytetare\u0308ve t\u00eb anketuar pohuan se hendeku mes te\u0308 pasurve dhe te\u0308 varfe\u0308rve e\u0308shte\u0308 rritur gjate\u0308 pese\u0308 viteve te\u0308 fundit pe\u0308r shkak te\u0308 politikave te\u0308 qeverise\u0308. Nd\u00ebrsa vete\u0308m rreth nje\u0308 e pesta e t\u00eb anketuarve thane\u0308 se qeveria i merr parasysh pike\u0308pamjet e qytetare\u0308ve kur harton apo reformon politikat ekonomike.<\/p>\n<p><strong>Papun\u00ebsia<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb renditur po ashtu si nj\u00eb problem kryesor ekonomik. Vet\u00ebm nje\u0308 e pesta e t\u00eb anketuarve pohuan se qeveria ka be\u0308re\u0308 pe\u0308rpjekjet e duhura pe\u0308r te\u0308 krijuar ne\u0308 Shqipe\u0308ri vende pune pe\u0308r te\u0308 gjithe\u0308. Pjesa de\u0308rrmuese e tyre pohuan se mbe\u0308shtetja e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb papun\u00ebt \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 15 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve than\u00eb se qeveria i mb\u00ebshtet ata. Nje\u0308 e treta e t\u00eb anketuarve mendojn\u00eb se e\u0308shte\u0308 e lehte\u0308 te\u0308 gjesh nje\u0308 pune\u0308 ne\u0308 Shqipe\u0308ri, nde\u0308rsa pe\u0308r dy te\u0308 tretat e qytetare\u0308ve kjo nuk e\u0308shte\u0308 e lehte\u0308. Po ashtu nj\u00eb e treta pohuan se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit privat\u00eb japin kushte pune dhe paga t\u00eb mjaftueshme, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tretat thon\u00eb se jo. Megjithate\u0308, tre te\u0308 pestat e te\u0308 anketuarve thone\u0308 se shqiptare\u0308t duhet te\u0308 be\u0308jne\u0308 pe\u0308rpjekje pe\u0308r te\u0308 gjetur pune\u0308 dhe punuar ne\u0308 Shqipe\u0308ri, por nje\u0308 pe\u0308rqindje e konsiderueshme thone\u0308 se duhet te\u0308 ke\u0308rkojne\u0308 pune\u0308 ne\u0308 vende te\u0308 tjera.<\/p>\n<p>Sa i takon<strong>\u00a0siguris\u00eb ushqimore,<\/strong>\u00a0nj\u00eb e treta e t\u00eb anketuarve pohuan se gjate\u0308 vitit te\u0308 kaluar e kan\u00eb pak\u00ebsuar sasin\u00eb e ushqimit, sepse nuk kishin mjaftuesh\u00ebm para p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb. Afro gjysma e te\u0308 anketuarve thone\u0308 se ishin te\u0308 shqete\u0308suar se ushqimi do te\u0308 mbaronte para se te\u0308 merrnin para pe\u0308r ta blere\u0308 pe\u0308rse\u0308ri. Nje\u0308 e kate\u0308rta e te\u0308 anketuarve thone\u0308 se jane\u0308 me\u0308 te\u0308 shqete\u0308suar mbi plote\u0308simin e nevojave te\u0308 tyre pe\u0308r ushqim vitin e ardhshe\u0308m. Pjesa d\u00ebrrmuese dyshojn\u00eb po ashtu se kontrollet e sigurise\u0308 ushqimore nga institucionet shtete\u0308rore nuk jane\u0308 te\u0308 duhurat, dhe se produktet ushqimore qe\u0308 shiten ne\u0308 tregjet shqiptare nuk jane\u0308 te\u0308 sigurta.<\/p>\n<p>P\u00ebr<strong>\u00a0sigurin\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore<\/strong>, shumica e t\u00eb anketuarve beson se she\u0308rbimi n\u00eb spitalet publike e\u0308shte\u0308 mesatar, por nje\u0308 e treta thone\u0308 se zgjedhja e tyre e pare\u0308 do te\u0308 ishte nje\u0308 spital privat. Nj\u00eb pjes\u00eb e qytetar\u00ebve pohuan se i shmangen marrjes se\u0308 she\u0308rbimeve mjeke\u0308sore pe\u0308r shkak se nuk i pe\u0308rballojne\u0308 dot pagesat, dhe se p\u00ebrdorin terapi alternative pe\u0308r te\u0308 shmangur spitalin. Mbi dy te\u0308 tretat e te\u0308 anketuarve pohuan se jane\u0308 te\u0308 shqete\u0308suar mbi afte\u0308sine\u0308 e tyre pe\u0308r te\u0308 paguar faturat mjeke\u0308sore ne\u0308 rast te\u0308 se\u0308mundjes ose aksidentit. Nd\u00ebrsa vete\u0308m nje\u0308 e treta e te\u0308 anketuarve besojne\u0308 se barnat, qe\u0308 shiten ne\u0308 Shqipe\u0308ri, jane\u0308 te\u0308 sigurta dhe jo te\u0308 de\u0308mshme pe\u0308r she\u0308ndetin e tyre.<\/p>\n<p><strong>Integrimi n\u00eb BE<\/strong>\u00a0mbetet p\u00ebrpar\u00ebsi kryesore e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Te\u0308 anketuarit thuajse nje\u0308ze\u0308ri mb\u00ebshtesin ane\u0308tare\u0308simin ne\u0308 Bashkimin Europian dhe pohuan se kjo do te\u0308 jete\u0308 nje\u0308 gje\u0308 e mire\u0308 pe\u0308r Shqipe\u0308rine\u0308 dhe shumica e qytetare\u0308ve thone\u0308 se Shqipe\u0308ria duhet te\u0308 ndjeke\u0308 reformat e nevojshme pe\u0308r t\u2019u be\u0308re\u0308 ane\u0308tare e BE-se\u0308. Afro dy te\u0308 tretat besojne\u0308 se Shqipe\u0308ria do te\u0308 be\u0308het ane\u0308tare e BE-se\u0308 brenda pese\u0308 ose dhjete\u0308 viteve te\u0308 ardhshme, rreth nje\u0308 e treta mendojne\u0308 se Shqipe\u0308ria do te\u0308 be\u0308het ane\u0308tare e BE-se\u0308 brenda nje\u0308zet vitesh.<\/p>\n<p>Sa u takon\u00a0<strong>marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, s<\/strong>humica e qytetare\u0308ve shqiptare\u0308, 78 % e tyre i ve\u00e7ojn\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs si vendin me m\u00eb shum\u00eb ndikim pozitv ndaj Shqipe\u0308rise\u0308, krahasuar me vende t\u00eb tjera. M\u00eb pas vjen Turqia, nd\u00ebrsa vendet me ndikimin m\u00eb negativ ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, sipas tyre, jan\u00eb Rusia dhe Irani. Shumica e t\u00eb anketuarve k\u00ebrkojn\u00eb marre\u0308dhe\u0308nie me\u0308 te\u0308 ngushta mes Shqipe\u0308rise\u0308 dhe Kosove\u0308s, megjithat\u00eb nje\u0308 pe\u0308rqindje me\u0308 e larte\u0308 84.8% mbe\u0308shtetin koordinimin dhe nj\u00ebjt\u00ebsimin e politike\u0308s se\u0308 jashtme nd\u00ebrsa 70.5% bashkimin e tyre. Nje\u0308 pe\u0308rqindje shume\u0308 e madhe e qytetare\u0308ve mendojne\u0308 se Serbia e\u0308shte\u0308 nje\u0308 ke\u0308rce\u0308nim i sigurise\u0308 pe\u0308r Shqipe\u0308rine\u0308, megjithat\u00eb shprehen se mes dy vendeve duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh. Nd\u00ebrsa p\u00ebr raportet Kosove\u0308 \u2013 Serbi, shumica e te\u0308 anketuarve pohuan se te\u0308 dyja vendet do te\u0308 arrijne\u0308 n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt nje\u0308 marre\u0308veshje pe\u0308rfundimtare mbi normalizimin e marre\u0308dhe\u0308nieve, por me\u0308 shume\u0308 se nje\u0308 e treta mendojne\u0308 se kjo nuk do te\u0308 ndodhe\u0308 kurre\u0308.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Qendra pe\u0308r Studimin e Demokracise\u0308 dhe Qeverisjes publikoi sot anket\u00ebn komb\u00ebtare Barometri i Siguris\u00eb 2024, sipas t\u00eb cilit, shumica e qytetare\u0308ve mendojne\u0308 se korrupsioni e\u0308shte\u0308 ke\u0308rce\u0308nimi me\u0308 serioz pe\u0308r sigurine\u0308 e Shqipe\u0308rise\u0308. N\u00eb studim thuhet se nga viti n\u00eb vit \u00ebsht\u00eb rritur numri i qytetar\u00ebve q\u00eb e n\u00ebnvizojn\u00eb\u00a0korrupsionin\u00a0si k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb serioz t\u00eb siguris\u00eb. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-81332","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81332"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81332\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}