{"id":81659,"date":"2024-06-08T08:30:42","date_gmt":"2024-06-08T08:30:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=81659"},"modified":"2024-06-08T08:46:18","modified_gmt":"2024-06-08T08:46:18","slug":"kercenime-i-gazetarit-italian-deklaratat-bombe-te-avokatit-te-kontaktuar-nga-karteli-sinaloa-dhe-luftar-hysa-i-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/08\/kercenime-i-gazetarit-italian-deklaratat-bombe-te-avokatit-te-kontaktuar-nga-karteli-sinaloa-dhe-luftar-hysa-i-rames\/","title":{"rendered":"K\u00ebrc\u00ebnimi i gazetarit italian, deklaratat bomb\u00eb t\u00eb avokatit t\u00eb kontaktuar nga Karteli \u201cSinaloa\u201d dhe Luftar Hysa i Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Alba KEPI<\/strong><\/p>\n<p>Kur heshtja \u00ebsht\u00eb rrufjane dhe m\u00eb e rrezikshme se mafia!<\/p>\n<p>Para me shumic\u00eb, sjellje agresive e mesazhe n\u00eb kod e k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Gazetari italian Sigfrido Rannuci ka denoncuar n\u00eb Prefektur\u00ebn italiane e n\u00eb Digos, (forcat e sh\u00ebrbimit investigativ special) k\u00earc\u00ebnimin q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb jo t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga nj\u00eb kartel narkotrafikant\u00ebsh meksikano-shqiptar.<\/p>\n<p>Denoncimi ka ardhur pas mbledhjes s\u00eb t\u00eb gjitha provave t\u00eb v\u00ebrtetuara me telefonata, emra, dokumenta q\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar pran\u00eb autoriteteve shtet\u00ebrore italiane e q\u00eb dhe i disponoj.<\/p>\n<p>Prej disa dit\u00ebsh shtetasi meksikan M.F i cili shfaqej si avokat i narkotrafikant\u00ebve telefon n\u00eb Itali ku k\u00ebrkon p\u00ebrmes personave t\u00eb tret\u00eb q\u00eb ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci t\u00eb ngrihet nj\u00eb padi penale e t\u00eb nis nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr shpifje ndaj shtetasit shqiptar L.H e p\u00ebr d\u00ebmtim imazhi ndaj shtetasit shqiptar L.H.<\/p>\n<p>Madje k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb pas hapjes s\u00eb procesit penal ndaj gazetarit italian, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe drejtori i emisionit investigativ Report, t\u00eb nis nj\u00eb fushata propagandistike mediatike denigruese ndaj tij.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00ebn e zhvilluar me k\u00ebta persona t\u00eb cil\u00ebt prej m\u00ebngjesit t\u00eb djesh\u00ebm m\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb materialin dokumentues mbi cfar\u00eb ka ndodhur, po publikoj k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me personin X q\u00eb p\u00ebr motive sigurie jete nuk pranon q\u00eb emri i tij t\u00eb p\u00ebrcillet publikisht.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Pse kan\u00eb mb\u00ebrritur tek ju k\u00ebta persona?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Sepse jam marr\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn me c\u00ebshtje t\u00eb tilla e se kam jetuar n\u00eb Amerik\u00ebn Latine.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Kush ishin k\u00ebta q\u00eb ju k\u00ebrkuan?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> U prezantuan me em\u00ebr e mbiem\u00ebr si avokat i narkotrafikant\u00ebve t\u00eb nj\u00eb kartele meksikane, por mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb avokat por hiqej si i till\u00eb. E mendoj se ishte nj\u00eb person i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebsaj kartele.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Pse mendoni se ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Sepse ishte nj\u00eb person me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komunikimi e formimi q\u00eb m\u00eb la t\u00eb kuptoja se nuk ishte nj\u00eb trafikant i zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Prej sa dit\u00ebsh ju kan\u00eb komunikuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Prej disa dit\u00ebsh. Kemi zhvilluar disa biseda telefonike e m\u00eb kontaktonin shpesh.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Kemi folur vet\u00ebm me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Jo kam komunikuar dhe me nj\u00eb tjet\u00ebr person, nj\u00eb grua q\u00eb fliste n\u00eb spanjisht. Si dhe me shtetasin shqiptar L.H.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: A mund ta di emrin e k\u00ebsaj gruaje e cfar\u00eb roli kishte ajo n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>(Personi X m\u00eb p\u00ebrcjell emrin e k\u00ebsaj gruaje me inicialet E.D, nominativ tipik shqiptar.)<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Ky em\u00ebr \u00ebsht\u00eb shqiptar. A mos ishte shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Jo nuk besoj ajo flsite nj\u00eb spanjishte si gjuha e n\u00ebn\u00ebs, fliste dhe anglisht. Kam jetuar n\u00eb Amerik\u00ebn Latine dhe dalloj menj\u00ebher\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb meksikan, kolumbian, pra dalloj dhe dialektet mes tyre.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: \u00c7far\u00eb k\u00ebrkuan ata nga ty?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> K\u00ebrkuan t\u00eb padisja e t\u00eb nisja nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci p\u00ebr shpifje, dizinformim, d\u00ebmtim imazhi ndaj shtetasi shqiptar me emrin L.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Po cfar\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Ranucci?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> N\u00eb emsionin e tij Report ku ka trajtuar dosjerin mbi Shqip\u00ebrin\u00eb ka prekur interesat e k\u00ebtij shtetasi shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Me shqiptarin L keni mundur t\u00eb flisni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> N\u00eb nj\u00eb nga bisedat telefonike me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e kartel\u00ebs meskikane ka q\u00ebn\u00eb i pranish\u00ebm. Ishte mjaft i nervozuar, po ashtu dhe meksikani M.F. Preokupimi i tyre ishte se p\u00ebr faj t\u00eb dosjerit t\u00eb Report po humbisnin koncesionin e lejet e marra nga qeveria shqiptare p\u00ebr dy kazino.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Pra shqiptari ishte pronar kazinoje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Po zot\u00ebron nj\u00eb kazino n\u00eb Shqip\u00ebri, Po hap t\u00eb dyt\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri e ka dhe nj\u00eb kazino t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Kroaci. E mendoj se kan\u00eb kazino dhe n\u00eb Meksik\u00eb. Ishin shum\u00eb shum\u00eb t\u00eb nervozuar, p\u00ebrdornin nj\u00eb gjuh\u00eb mallkuese ndaj Ranuccit. E p\u00ebrisnin shpesh mallkimin ndaj tij q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb kuptoja se ishin mesazhe n\u00eb kod e k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr t\u00eb. Ishin t\u00eb nervozuar se do humbnin licens\u00ebn e kazinos.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi:<\/strong> Pra thoni se po k\u00ebrc\u00ebnonin jet\u00ebn e Sigfridos?<\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Qartazi nuk e than\u00eb por p\u00ebrdonin shpesh mallikimin &#8220;e gjetc t\u00eb keqen nga nj\u00eb akisdent&#8221; e p\u00ebr mua ishte si nj\u00eb mesazh n\u00eb kod. Madje ata kishin mbledhur t\u00ea gjith\u00eb linket e mediave q\u00eb kishin p\u00ebrcjell\u00eb dosjerin e Report e preokupimi i tyre ishte sepse lajmi ishte shp\u00ebrndar\u00eb dhe n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Po roli i gruas me inicialet ndoshta pseudonim E.D?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Mendoj dhe un\u00eb se emri \u00ebsht\u00eb fake dhe foton q\u00eb kishte n\u00eb whataspp dukej se ishte falso. Ajo hyri n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb, pasi ata, pra meksikani e shqiptari m\u00eb k\u00ebrkuan llogarin\u00eb bankare p\u00ebr t\u00eb m\u00eb derdhur menj\u00ebher\u00eb parat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: Sa para ishte gati t\u00eb paguanin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Nuk kishin asnj\u00eb problem parat\u00eb, Fillimisht ishte 40-50 mij\u00eb. m\u00eb than\u00eb se parat\u00eb do vinin p\u00ebrmes nj\u00eb kompani n\u00eb SHBA e jo nga privat. Gruaja m\u00eb kontaktoi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuar llogarin\u00eb bankare personale p\u00ebr derdhjen e shum\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: U derdh\u00ebn parat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Jo se kur m\u00eb than\u00eb se derdhja do b\u00ebhej nga nj\u00eb kompani n\u00eb SHBA, nisa t\u00eb kuptoj se nuk ishte thjesht nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor q\u00eb ata k\u00ebrkonin t\u00eb hapnin kund\u00ebr Ranuccit, por gj\u00ebrat ishin m\u00eb t\u00eb komplikuara. Reflektimi personal u lidh dhe me gjuh\u00ebn agresive q\u00eb p\u00ebrdonin kund\u00ebr gazetarit. M\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn t\u00eb gjitha dokumentacionet e shqiptarit L.H p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishin gati t\u00eb paguanin padin\u00eb penale kund\u00ebr Ranuccit. Mes dokumentave kishte dhe materiale t\u00eb DEA amerikane. Nuk pranova t\u00eb paguhesha nga persona t\u00eb tret\u00eb, pra kompani q\u00eb nuk ishin ata.<\/p>\n<p><strong>Alba Kepi: E cfar\u00eb ndodhi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>X:<\/strong> Ndodhi q\u00eb nd\u00ebrprera lidhjet me ta e informova menj\u00ebher\u00eb gazetarin. I p\u00ebrcolla gjithcka e k\u00ebt\u00eb q\u00eb po t\u00eb them dhe ju. Mendoj se c\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb mjaft delikate. N\u00eb eksperienc\u00ebn profesioanle kam arritur t\u00eb kuptoj e t\u00eb dalloj rrezikun. Informova dhe Dhomat Penale t\u00eb S\u00eb drejt\u00ebs Europiane Internacionale e pas analiz\u00ebs s\u00eb dokumentacionit dol\u00ebm me nj\u00eb not\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim:<\/strong> Gazetari Sigfrido Ranucci ka denoncuar gjithcka tek autoritetet italiane. Prej vitit 2021 ai jeton n\u00ebn mbrojtje nga shteti e ky rast i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr alarm ndaj siguris\u00eb e profesionit t\u00eb gazetar\u00ebve investigativ.<\/p>\n<p>Mediat shqiptare hesht\u00ebn, prisnin linke p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb informacion t\u00eb plot\u00eb. Motivi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se duan t\u00eb shkarkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e se n\u00eb k\u00ebllqe mbajn\u00eb pazare.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrball\u00eb jet\u00ebs, siguris\u00eb personale, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs e misionit t\u00eb gazetarit nuk mund t\u00eb hesht\u00ebsh.<\/p>\n<p>Influencuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb heshtje dhe rrufjanizmi i deputellikut jurist &#8220;opozitar\u00eb&#8221; q\u00eb pazaret me pushtetin shqiptar i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb shantazhuesh\u00ebm e frikacak\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb hesht\u00ebsh p\u00ebrball\u00eb fakteve t\u00eb tilla apo t\u00eb bllokosh lajme t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme se k\u00ebrc\u00ebnimi mafioz.<\/p>\n<p>Meq\u00eb punojn\u00eb e paguhen si parlamentar\u00eb nga taksat e shqiptar\u00ebve, rrufjan\u00ebt jurist\u00eb &#8220;opozitar\u00eb&#8221; q\u00eb nj\u00eb muaj udh\u00ebtojn\u00eb drejt Rom\u00ebs krah m\u00eb krah me Felaj e nj\u00eb muaj tjet\u00ebr b\u00ebjn\u00eb sikur takojn\u00eb demokrat\u00eb, u mjafonte t\u00eb hynin nga zyra e shypit e Parlamentit shqiptar i cili disponon abonimin me agjensit\u00eb e informacionit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb linkun e agjensis\u00eb Ansa mbi cfar\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>T\u00eb lesh vet\u00ebm nj\u00eb gazetar apo ta p\u00ebrdor\u00ebsh vet\u00ebm kur t\u00eb intereson ty \u00ebsht\u00eb sjellje e nj\u00ebjt\u00eb me mafiozin q\u00eb v\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e gazetarit e misionin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Di cfar\u00eb do thot\u00eb t\u00eb jesh vet\u00ebm n\u00eb beteja t\u00eb tilla e t\u00eb mos pranosh kompromis me t\u00eb keqen.<\/p>\n<p>Di dhe se si lufta politike brenda nj\u00eb Partie punon p\u00ebr t\u00eb penguar pun\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn sipas interesave personale, meskine t\u00eb modeleve ark\u00ebtare e kasafortiste t\u00eb rrufjanizmit. (Do vi dhe dita t\u00eb publikoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e tyre. Nuk do vonoj\u00eb.)<\/p>\n<p>Solidaritet maksimal kolegut e mikut tim Ranucci.<\/p>\n<p><strong>P.S:<\/strong> Pas nj\u00eb nate pa gjume e nj\u00eb dite t\u00eb tmerrshme zgjodha t\u00eb mos pres rrufjan\u00ebt e as mediat por t\u00eb publikoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faqe social personale gjithcka ka ndodhur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Alba KEPI Kur heshtja \u00ebsht\u00eb rrufjane dhe m\u00eb e rrezikshme se mafia! Para me shumic\u00eb, sjellje agresive e mesazhe n\u00eb kod e k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr jet\u00ebn. Gazetari italian Sigfrido Rannuci ka denoncuar n\u00eb Prefektur\u00ebn italiane e n\u00eb Digos, (forcat e sh\u00ebrbimit investigativ special) k\u00earc\u00ebnimin q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb jo t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga nj\u00eb kartel narkotrafikant\u00ebsh &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":81663,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-81659","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81659"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81659\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}