{"id":81690,"date":"2024-06-08T17:01:19","date_gmt":"2024-06-08T17:01:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=81690"},"modified":"2024-06-08T17:07:25","modified_gmt":"2024-06-08T17:07:25","slug":"si-krijoi-edi-rama-ne-shqiperi-me-alenacen-e-qelbesirave-shtetin-e-vetem-te-mafies-ne-europe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/08\/si-krijoi-edi-rama-ne-shqiperi-me-alenacen-e-qelbesirave-shtetin-e-vetem-te-mafies-ne-europe\/","title":{"rendered":"Si krijoi Edi Rama n\u00eb Shqip\u00ebri me alenac\u00ebn e qelb\u00ebsirave shtetin e vet\u00ebm t\u00eb mafies n\u00eb Europ\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook nj\u00eb shkrim seku ka renditura faktet se si Edi Rama dhe aleanca e tij mafioze, krijoi shtetin e vet\u00ebm t\u00eb mafias n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Postimi i kreut t\u00eb PD, Berisha<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, cilido q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ineteresuar t\u00eb di p\u00ebr shtetin e mafies n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe konkretisht p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij shteti nga Edi Rama pasi erdhi n\u00eb pushtet me aleanc\u00ebn e qelb\u00ebsirave i sugjeroj t\u00eb lexoj\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gazetarit t\u00eb njohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, Ferdinand Dervishi, t\u00eb publikuar me titullin:<\/p>\n<p>MAFIA, apo \u201cMAFIA state\u201d?<\/p>\n<p>30\/05\/2024,<\/p>\n<p>Nga Ferdinand Dervishi<\/p>\n<p>\ufffdStudimit, listimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb grupeve kriminale p\u00ebr t\u00eb fituar pushtetin politik sipas bindjes \u201caleanc\u00eb edhe me djallin p\u00ebr t\u00eb mundur Berish\u00ebn\u201d shqiptar\u00ebt po ja shohin hajrin. Rezultati i par\u00eb do t\u00eb ishte ndarja e dukshme e pushtetit me krimin. I dyti do t\u00eb ishte rreshtimi konstant i vendit ton\u00eb si nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara t\u00eb Bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktualisht njer\u00ebzit n\u00eb maj\u00eb t\u00eb pushtetit politik, oligark\u00ebt e p\u00ebrbashkuar n\u00eb fitime si dhe krimi, komandojn\u00eb dhe kontrollojn\u00eb t\u00eb gjitha parat\u00eb e buxhetit t\u00eb destinuara p\u00ebr sh\u00ebrbime publike, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt kan\u00eb zhytur duart n\u00eb pronat e shtetit shqiptar dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve etj.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb kontrollin total t\u00eb shtetit n\u00eb stil mbret\u00ebror apo sulltanor, duke par\u00eb krimin e organizuar t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb devijoj\u00eb n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit nj\u00eb linj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb kokain\u00ebs q\u00eb vjen nga Amerika Latine, duke par\u00eb zhvatjen e pam\u00ebshirshme t\u00eb pronave n\u00eb bregdet, duke par\u00eb kontrollin e loj\u00ebrave legale e ilegale t\u00eb fatit, duke par\u00eb furin\u00eb e fenomenit mashtrues miliarda dollar\u00ebsh t\u00eb realizuar me \u201ccall center\u201d, shqiptar\u00ebt e pjes\u00ebs gri po i mundon nj\u00eb pyetje: A \u00ebsht\u00eb themeluar dhe po funksionon nj\u00eb organizat\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb mafioze n\u00eb Shqip\u00ebri, apo kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb MAFIA shtet\u00ebrore?<\/p>\n<p>Me termin \u201cMAFIA\u201d em\u00ebrtohen p\u00ebrgjith\u00ebsisht organizatat kriminale q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ngjashm\u00ebri t\u00eb madhe me organizatat mafioze italiane.<\/p>\n<p>Dy nga element\u00ebt themelore q\u00eb dallojn\u00eb MAFIA-n nga nj\u00eb grup i mir\u00ebstrukturuar i krimit t\u00eb organizuar, jan\u00eb lidhja me krimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe tejkalimi i bashk\u00ebpunimit e kontrollit nga politika, duke sfiduar shtetin.<\/p>\n<p>N\u00eb terrenin shqiptar \u00ebsht\u00eb e provuar se grupet e krimit t\u00eb organizuar kan\u00eb lidhje ose jan\u00eb pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ajo q\u00eb mbetej me pik\u00ebpyetje ishte n\u00ebse e tejkalojn\u00eb, apo jo, kontrollin nga politika?<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, personazhe t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb agjencive partnere t\u00eb siguris\u00eb dhe sh\u00ebrbimeve sekrete, nis\u00ebn t\u2019u p\u00ebshp\u00ebrinin n\u00eb vesh, capak shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve u besonin, rrezikshm\u00ebrin\u00eb e fuqizimit e ngritjes, n\u00eb rangun e nj\u00eb organizate t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb mafioze, t\u00eb nj\u00eb grupi shqiptar t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb kishte nj\u00eb lidhje kohore jo rast\u00ebsore, shqet\u00ebsimi u duk se fillimisht u reflektua n\u00eb nj\u00eb shkrim (16 prill 2024) t\u00eb INA MEDIA \u2013 rrjetit investigativ q\u00eb mb\u00ebshtetet nga Ambasada Amerikane.<\/p>\n<p>Aty shkruhej p\u00ebr lidhjet me mafian italiane SACRA CORONA UNITA, t\u00eb Artur Shehut, dikur t\u00eb njohur si trafikant klandestin\u00ebsh, aty ai aludohej si nj\u00eb lojtar kryesor n\u00eb procesin e tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave n\u00eb bregdetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Pastaj mb\u00ebrriti (21 prill 2024) investigimi i RAI-3, q\u00eb habitsh\u00ebm kishte s\u00ebrish n\u00eb qend\u00ebr Artur Shehun, lidhjet e tij t\u00eb dyshimta me Gjeneralin Fabrizio Lisi, t\u00eb Guardia Di Finanza dhe, si t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb ngjashm\u00ebri me filmat me subjekt MAFIA-n, edhe lidhjet e t\u00eb dyve me \u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7in, Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Paz\u00ebllin e plot\u00ebsoi intervista e Nicola Gratteri-t, Kryeprokurorit t\u00eb Napolit, q\u00eb deklaroi se \u201cMafia shqiptare \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb, sepse vjen nga nj\u00eb shtet ku ka korrupsion t\u00eb p\u00ebrhapur\u2026 Mafia shqiptare tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb strukturuar dhe ka arritur t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me NDRAGHETA-n. Ka disa vite q\u00eb e shohim edhe n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut dhe \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb q\u00eb, edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Itali dhe n\u00eb Europ\u00eb tonelata kokain\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr media italiane, s\u00ebrish Nicola Gatteri, do t\u00eb thellonte gjykimin duke\ufffddeklaruar se \u201cmafia shqiptare \u00ebsht\u00eb mafia e dyt\u00eb m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb Europ\u00eb pas NDRAGHETA-s\u201d.\ufffdSikur t\u00eb ecej n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb, m\u00eb 17 maj 2024, edhe pse n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr nuk kishte ndonj\u00eb vras\u00ebs apo disa t\u00eb till\u00eb, edhe pse dosja hetimore diktonte goditjen me furi m\u00eb t\u00eb shtuar p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb personazhe dhe bazat e tyre, SPAK (Prokuroria e Posa\u00e7me Antikorrupsion) zgjodhi t\u00eb p\u00ebrqendronte sulmin ndaj baz\u00ebs s\u00eb Troplin\u00ebve n\u00eb Durr\u00ebs, justifikuar me nj\u00eb flet\u00eb arresti p\u00ebr Fatmir Troplinin, njohur si Miri i Poj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPla\u00e7ka\u201d do t\u00eb ishte trondit\u00ebse: sekuestrohen disa milion\u00eb euro cash, automjete luksoze, sende t\u00eb florinjta, or\u00eb t\u00eb shtrenjta dhe ve\u00e7anrisht nj\u00eb tavolin\u00eb pokeri.<\/p>\n<p>Grupi q\u00eb aludohet si pjes\u00eb e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs q\u00eb mb\u00ebrrin n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit nga Amerika Latine, q\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr lidhje me maj\u00ebn e politik\u00ebs p\u00ebrmes Ergys Agasit, (drejtues politik i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr Qarkun e Durr\u00ebsit) konsiderohej i papreksh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebmat, ose nuk publikoheshin fare nga mediat, ose guxohej te raportimi i lajmit, por pa autor\u00eb, si n\u00eb nj\u00eb rast, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTAAAR351v1MU21YVIgss-B0wDUhhS2_P-Ths5y1b6sNU-8vq8VSM1Vs86L_m60_aem_AU37rUbYTcA5DjKQby2a-NWktB62Y9N5wzE_hZixRSLZW6Rsm-CYuYvKijuq9DYNTax1OZ3pDGyaB9BwMsH3kzhF&amp;h=AT2NXmcRZUNPU7VkPLd7dDVfl6b-aISvXIye1MsKvD76m50diP9RSX41eMEBlL1oyanKv3v3Mcumgvo3aycyRmAqsbROgD_zO-aXOFAEoR4sAd6aB5ubGDcc0HWg75zb4g&amp;__tn__=-UK-R&amp;c%5b0%5d=AT2hVa-f87oARibzDM6CbwB2TdZIt84MR71TROkpFMG7mA7HVZ3ft3_6dcLRvsMMFYEe8pgOiUY7vhVLlbf3BR3r9GkDhjuEVzF2WuTXjmWgks9kA65wVNZwIxgJdBW_-9MLqaV8ujZ59rgMx__ooHF6yucq_oyZ9NLO6bTTUrr_EudE2rJ7HpoIyh4CRzk_FbtjY7MFu6hFQRWUGSmaXmy0c2Wk5BMTSUk_r0hsTBQ\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.oranews.tv\/<\/a>\u2026\/nvestigimi-polici-shoqeroi\u2026<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr rastet e marra n\u00eb konsiderat\u00eb, pyetja shtrohet: Q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb organizat\u00eb mir\u00ebfilli mafioze, a e tejkalojn\u00eb k\u00ebta personazhe, apo grupime kriminale, kontrollin e politik\u00ebs dhe t\u00eb pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjykim i thjesht\u00eb dhe i p\u00ebrcipt\u00eb do t\u00eb ishte: JO!<\/p>\n<p>N\u00ebse situat\u00ebn do e pranojn\u00eb t\u00eb till\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto grupe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, automatikisht futen n\u00ebn hijen e politik\u00ebs, q\u00eb pozicionohet si kontrolluese.<\/p>\n<p>Por, mb\u00ebrritja k\u00ebtu lind nj\u00eb pik\u00ebpyetje : Meq\u00eb krimi i organizuar mbetka n\u00ebn hijen e politik\u00ebs, a funksionin n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb shtet mafioz (MAFIA state) ?<\/p>\n<p>Sipas definimeve t\u00eb thjeshta \u201cMAFIA state\u201d quhet ai sistem ku qeveria \u00ebsht\u00eb e lidhur me krimin e organizuar. Por si pozon nj\u00eb \u201cMAFIA state\u201d?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast q\u00ebllimi kryesor jan\u00eb fitimiet nga skemat e vjedhjes nga fondet e buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Q\u00eb shteti mafioz t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb fus\u00eb n\u00eb thesin e vet fitimet t\u00eb vjela nga buxheti, apo qoft\u00eb veprimtari t\u00eb tjera kriminale, si p\u00ebr shembull fitimet nga kanabizimi i 2016, duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb apo bllokoj\u00eb disa sisteme, filluar me mediat, drejt\u00ebsin\u00eb, policin\u00eb, sh\u00ebrbimet sekrete, sh\u00ebrbimet e huaja partnere, t\u00eb korruptoj\u00eb apo asgj\u00ebsoj\u00eb inspirues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb, korruptoj\u00eb dhe neutralizoj\u00eb opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri kjo skem\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfunduar prej koh\u00ebsh. Kaq mjafton dhe tepron p\u00ebr t\u00eb em\u00ebrtuar shtetin shqiptar si shtet mafioz, edhe pse n\u00eb rastin ton\u00eb kemi qen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, duke krijuar lidhje t\u00eb dyshimta bashk\u00ebpunimi korruptiv me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb marrim p\u00ebr baz\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkufizim m\u00eb skolastik dhe m\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb \u201cMAFIA state\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e studimeve serioze europiane dhe amerikane, nj\u00eb shtet mafioz karakterizohet nga monopoli i p\u00ebrhersh\u00ebm i pushtetit politik t\u00eb lidhur me nj\u00eb person, p\u00ebrqendrimi i pasurive n\u00eb duart e nj\u00eb elite t\u00eb privilegjuar, prania e korrupsionit sistemik.<\/p>\n<p>Krahasuar me realitetin shqiptar, p\u00ebrputhja \u00ebsht\u00eb totale.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, si kusht p\u00ebr p\u00ebrkufizimin e nj\u00eb \u201cMAFIA state\u201d listohet \u201ct\u00eb vepruarit brenda institucioneve formale politike me ngjashm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb organizate kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Kjo ka lidhje me p\u00ebrdorimin e strukturave partiake si biznese private, si burim p\u00ebrfitimi dhe logjistik\u00eb vjedhjesh.<\/p>\n<p>Ka lidhje me domimnimn e kreut t\u00eb partis\u00eb, apo t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e funksionar\u00ebve, n\u00eb vendosjen n\u00eb poste ky\u00e7e t\u00eb atyre q\u00eb japin garanci se do ti sh\u00ebrbejn\u00eb liderit symbyllur, t\u00eb atyre q\u00eb din\u00eb t\u00eb vjedhin dhe sidomos q\u00eb din\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb, n\u00eb vendosjen n\u00eb pozicione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb personave q\u00eb paguajn\u00eb rryshfet ose thjesht e blejn\u00eb postin, si n\u00eb rastet e disa kryebashkiak\u00ebve apo deputet\u00ebve problematik\u00eb me t\u00ebshkuar kriminale, etj.<\/p>\n<p>Pra mbetemi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kushti tjet\u00ebr thot\u00eb se shtet mafioz quhet ai q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb legjislacion, q\u00eb komandon nxjerrje vendimesh t\u00eb ekzekutivit me q\u00ebllim p\u00ebrqendrimin e fitimit, nga burimet ekonomike t\u00eb\ufffdvendit, n\u00eb pak duar.<\/p>\n<p>Dhe s\u00ebrish jemi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb tej shkruhet se autoriteti i shtetit mafioz ushtrohet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb strukture t\u00eb vendosur pushteti, me bindje t\u00eb shp\u00ebrblyer dhe mosbindje t\u00eb nd\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi me \u201cbindje t\u00eb shp\u00ebrblyer\u201d, dmth, me mb\u00ebshtetje politike deri n\u00eb fund, jan\u00eb rastet korruptive t\u00eb ish-minitrit Ilir Beqja, ish-kryebashkiakut t\u00eb Durr\u00ebsit, Vangjush Dako etj, dhe me \u201cmosbindje t\u00eb nd\u00ebshkuar\u201d \u00ebsht\u00eb rasti i ish-z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryeministrit, Arben Ahmetaj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund p\u00ebrcaktohet se shteti mafioz p\u00ebrdor dhun\u00ebn ose k\u00ebrc\u00ebnimin e dhun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin.\ufffdPra teoria konfirmohet. Shteti shqiptar i p\u00ebrmbush, madje i tejkalon kushtet p\u00ebr tu konsideruar nj\u00eb \u201cMAFIA state\u201d.<\/p>\n<p>I tejkalon, pasi ve\u00e7 funksionimit si shtet mafioz, vepron si nj\u00eb organizat\u00eb mafioze ordinere.<\/p>\n<p>Kjo sepse kemi nj\u00eb shtet q\u00eb nuk mjaftohet me devijimin e zhvatjen e fondeve publike, por q\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb kultivimin masiv t\u00eb kanabisit, q\u00eb nuk mjaftohet me pronat e Forc\u00ebs Detare, por q\u00eb zhvat edhe pronat e paluajtshme t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb bregdet, q\u00eb fut duart te trafiku i kokain\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrlyhet me call-center-at q\u00eb mashtrojn\u00eb gjysm\u00ebn e Europ\u00ebs, q\u00eb kontrollon loj\u00ebrat e fatit, q\u00eb i teket dhe p\u00ebrlan Portin historik t\u00eb Durr\u00ebsit duke ja dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb investitori t\u00eb huaj, pa i v\u00ebn\u00eb kusht nd\u00ebrtimin e nj\u00eb porti alternativ, q\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfimim politik nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dhuron ishullin e vet\u00ebm, at\u00eb t\u00eb Sazanit, pa asnj\u00eb fitim t\u00eb reklamuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt etj, etj.<\/p>\n<p>Madje, q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb ngjashm\u00ebrie me MAFIA-n italiane, n\u00eb shtetin ton\u00eb mafioz kemi t\u00eb alokuar edhe OMERTA-n\u00eb \u2013 kodin mafioz t\u00eb heshtjes. Dhe k\u00ebtu mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb kodin e respektuar t\u00eb heshtjes nga ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri si dhe nga ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri, Arben Ahmetaj.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb num\u00ebr ngjarjesh t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit v\u00ebrtetojn\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr tendenc\u00eb. Shteti mafioz shqiptar po ndeshet me rebelimin e grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar q\u00eb ka mbajtur dhe mban n\u00ebn sqetull. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disa incidente me q\u00ebllim futjen dhunsh\u00ebm n\u00eb parcela fitimi, q\u00eb \u201cMAFIA state\u201d ua ka shitur, apo i ka ndar\u00eb me oligark\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra pak\u00ebnaq\u00ebsia p\u00ebr ndarje parcelash fitimi ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb krimi i organizuar t\u00eb jap\u00eb shembuj t\u00eb daljes nga kontrolli.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb koh\u00ebt e fundit kemi pasur edhe ndonj\u00eb plumb, apo maj\u00eb thike, ndaj oligark\u00ebve p\u00ebr zhvatje tenderash, ndonj\u00eb grusht turinjve apo marrje peng e kryebashkiak\u00ebve \u2013 s\u00ebrish p\u00ebr zhvatje tenderash, dhunim t\u00eb kadastrave dhe rrezikim t\u00eb tyre, si n\u00eb rastet e Vlor\u00ebs, em\u00ebrime, si me komand\u00eb, t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve dhe miqve t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb krimit n\u00eb poste ky\u00e7e t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, etj.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb ndryshe, deri dje n\u00eb sqetull t\u00eb shtetit mafioz, krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb fuqizuar aq shum\u00eb sa ka nisur t\u00eb rebelohet duke shkelur rregullat e vjetra dhe duke testuar vet\u00ebveprimin.<\/p>\n<p>Ka nisur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb struktura t\u00eb ndryshme t\u00eb shtetit, n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, duke dubluar garancin\u00eb e premtuar nga politika me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb t\u00eb garantuar mbrojtjen nga goditjet.<\/p>\n<p>Pra p\u00ebrfundimisht mund t\u00eb pranohet se n\u00eb Shqip\u00ebri jo vet\u00ebm kemi nj\u00eb \u201cMAFIA state\u201d tjetet t\u00eb konsoliduar, por edhe tranzitim, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, drejt themelimit t\u00eb nj\u00eb organizate mir\u00ebfilli mafioze, e cila sapo ka nisur t\u00eb sfidoj\u00eb shtetin mafioz. Marr\u00eb nga faqja e Facebook e autorit<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook nj\u00eb shkrim seku ka renditura faktet se si Edi Rama dhe aleanca e tij mafioze, krijoi shtetin e vet\u00ebm t\u00eb mafias n\u00eb Europ\u00eb. Postimi i kreut t\u00eb PD, Berisha T\u00eb dashur miq, cilido q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ineteresuar t\u00eb di p\u00ebr shtetin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-81690","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81690\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}