{"id":81717,"date":"2024-06-09T18:09:21","date_gmt":"2024-06-09T18:09:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=81717"},"modified":"2024-06-09T18:09:21","modified_gmt":"2024-06-09T18:09:21","slug":"si-i-shpetonin-kriminelet-kontrollit-nga-tims-deshmia-e-drejtorit-te-arrestuar-zbardh-skemen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/09\/si-i-shpetonin-kriminelet-kontrollit-nga-tims-deshmia-e-drejtorit-te-arrestuar-zbardh-skemen\/","title":{"rendered":"Si i shp\u00ebtonin kriminel\u00ebt kontrollit nga TIMS, d\u00ebshmia e Drejtorit t\u00eb arrestuar zbardh skem\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kopjimi i sistemit TIMS nga zyrtar\u00eb t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb brendshme dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta mbytur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me preteksin e sekretit shtet\u00ebror i ka v\u00ebshur skandalin me nj\u00eb tis misteri, shoq\u00ebruar me teori t\u00eb shumta konspiracioni. Pik\u00ebpyetjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ngjarjen q\u00eb iu servir opinionit p\u00ebrmes nj\u00eb emaili anonim, vazhdoi me shqet\u00ebsimin e pasqaruar t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane dhe u rizgjua nga deklaratat e rreme t\u00eb Taulant Ball\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs se n\u00eb ministri nuk kishte ndodhur asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb dokument q\u00eb publikoi kreu i opozit\u00ebs Sali Berisha mbr\u00ebmjen e s\u00eb shtun\u00ebs nxjerr nj\u00eb version tjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb sistemin TIMS, nga ato q\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar deri tani. Njeriu ky\u00e7 i k\u00ebsaj afere, Ervin Mu\u00e7a, drejtor i teknologjis\u00eb n\u00eb ministrin\u00eb e brendshme, aktualisht n\u00ebn arrest sht\u00ebpie, shnd\u00ebrrohet nga i akuzuar p\u00ebr kopjimin e TIMS n\u00eb denoncues t\u00eb nj\u00eb skandali akoma m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Dokumenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmemo\u201d e hartuar n\u00eb Dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga Ervin Mu\u00e7a. Ai jep versionin e tij t\u00eb ngjarjeve dhe pranon kopjimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS me miqt\u00eb e tij. Por skandali i v\u00ebrtet\u00eb, sipas tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Denoncimi i par\u00eb n\u00eb lidhje me TIMS u b\u00eb p\u00ebr mediat n\u00eb fillim t\u00eb gushtit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb emaili anonim. Aty\u00a0 rr\u00ebfehej nj\u00eb p\u00ebrplasje mes drejtuesve t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb brendshme q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Maj t\u00eb 2023, kur Ervin Mu\u00e7a kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb kopje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS.<\/p>\n<p>Sipas e-mailit anonim, i shkruar nga nj\u00eb d\u00ebshmitar okular, Drejtori i Departmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit Ervin Mu\u00e7a kishte nxjerr\u00eb jasht\u00eb zyrave t\u00eb policis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb USB baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ai ishte ndihmuar nga disa miq t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Mu\u00e7a e pranoi n\u00eb prokurori se i duhej nj\u00eb kopje e TIMS dhe se shefi i sektorit Ardit Mu\u00e7o nuk i ishte bindur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kishte thirrur nj\u00eb mikun e tij p\u00ebr ta ndihmuar.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb dat\u00eb 2 Gusht 2023, un\u00eb thirra A. V, q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb Drejtorin\u00eb e Teknologjis\u00eb dhe Informacionit dhe t\u00eb fliste me specialist\u00ebt e sektorit, me qellim kryerjen e back up-it. Ku testi i back-upit do t\u00eb mbahej n\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb paaksesueshme n\u00eb kasafort\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye m\u00eb dat\u00eb 2 Gusht, un\u00eb k\u00ebrkova ndihm\u00ebn e kolegut Klodian Mazari, q\u00eb punonte si p\u00ebrgjegj\u00ebs sektori pran\u00eb AKSHI-t\u201d<\/em>, u shpreh Mu\u00e7a n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet pjes\u00eb e TIMS jan\u00eb hyrje-daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policis\u00eb, dosjet hetimore, lista e terrorist\u00ebve, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj. Sistemi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i ambasad\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Nuk zgjati shum\u00eb dhe i ngarkuari me pun\u00eb i Ambasad\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, H. Martin McDo\u00ebell takoi ministrin Taulant Balla me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Tet\u00eb muaj m\u00eb pas, prokuroria e Tiran\u00ebs njoftoi arrestimin e Ervin Mu\u00e7\u00ebs, drejtori i IT n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme. Sipas prokuroris\u00eb, Mu\u00e7a shkeli ligjin, kur b\u00ebri kopjimin e sistemit me miqt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Pozitat e Ervin Mu\u00e7\u00ebs r\u00ebndohen edhe nga fakti se n\u00eb vitin 2007, \u00a0n\u00eb Itali ai \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumentave. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, rezulton se Mu\u00e7a mbante edhe nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr si k\u00ebshilltar i jasht\u00ebm i Drejtores s\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr muaj me radh\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Mu\u00e7\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb seri akuzash, por arsyeja e veprimeve t\u00eb tij ka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb e frym\u00ebzuar nga konspiracionet.<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb aluduar nga opozita se Mu\u00e7a synonte t\u00eb fshinte emrin e Olsi Ram\u00ebs nga sistemi TIMS. T\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se Mu\u00e7a k\u00ebrkoi t\u00eb fshinte nga TIMS l\u00ebvizjet e Edi Ram\u00ebs apo t\u00eb ministrave t\u00eb tij. \u00ebsht\u00eb folur edhe p\u00ebr skenar\u00eb me banda q\u00eb paguanin miliona euro p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb kopje n\u00eb TIMS etj etj.<\/p>\n<p>Dokumenti q\u00eb publikoi Sali Berisha pasqyron nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb Ervin Mu\u00e7a i ka dh\u00ebn\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Muhamet Rrumbullakut p\u00ebr skandalin e nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb sistemin TIMS. Ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb deri tani, Mu\u00e7a tregon se kopjimi i t\u00eb dh\u00ebnave i \u00ebsht\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb zbuluar nj\u00eb skandal akoma m\u00eb t\u00eb madh, manipulimi q\u00eb vet\u00eb punonj\u00ebsit i b\u00ebnin sistemit duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb disa pasaporta t\u00eb mos kapeshin nga sistemi i INTERPOL dhe TIMS-KRIMINAL.<\/p>\n<p>N\u00eb raportimin e tij, Mu\u00e7a thot\u00eb se iu desh kopjimi i programeve t\u00eb TIMS, sepse shkak u b\u00eb\u00a0<em>\u201c<strong>problematika<\/strong>\u00a0q\u00eb gjenerohej n\u00eb sistemin TIMS-Kriminal, n\u00eb servisin (program) q\u00eb kontrollonte personin ndaj Interpol, TIMS dhe TIMS-Kriminal\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ai ka thirrur n\u00eb ministri Neritan Milaqin, ish-punonj\u00ebs i ICITAP dhe zhvillues i sistemit TIMS n\u00eb dat\u00ebn 9 N\u00ebntor t\u00eb vitit 2023, si nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb e njihte mir\u00eb sistemin q\u00eb n\u00eb fillimet e funksionimit t\u00eb tij. Por, shpjegon Mu\u00e7a, kodit i programit TIMS-Kriminal ishte ndryshuar\u00a0n\u00eb dat\u00ebn 30 Tetor t\u00eb vitit 2023 dhe kjo ishte b\u00ebr\u00eb pa\u00a0<em>\u201casnj\u00eb njoftim paraprak apo justifikim p\u00ebr shkakun e k\u00ebtij ndryshimi\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kopja e shum\u00ebp\u00ebrfolur e programeve. E nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Mu\u00e7a \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Kjo kopje e sistemit \u00ebsht\u00eb ekzaminuar nga eksperti Neritan Milaqi, i cili ka zbuluar nj\u00eb skandal p\u00ebr t\u00eb cilin deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb folur.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit, q\u00eb sipas ligjit kishin p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mbikqyrnin funksionimin dhe sigurin\u00eb e sistemit TIMS, kishin krijuar nj\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb n\u00eb sistem me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb shmangeshin kontrollet e pasaportave t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Lexoni m\u00eb posht\u00eb se \u00e7far\u00eb shkruan Mu\u00e7a n\u00eb raportimin p\u00ebr shefin e tij, Met Rrumbullaku.<\/p>\n<p><em>\u201cGjat\u00eb ekzaminimit t\u00eb servisit t\u00eb rikthyer nga backup n\u00eb kodin kompjuterik t\u00eb k\u00ebtij servisi u dallua se p\u00ebr nj\u00eb grup prej 5 (pes\u00eb) dokumentash udh\u00ebtimi t\u00eb tipit pasaport\u00eb, sistemi nuk kryente k\u00ebrkim n\u00eb TIMS-Kriminal, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu moskontrollin e tyre n\u00eb list\u00ebn e personave t\u00eb k\u00ebrkimit. Pasi u verifikuan numrat e dokumentave rezulton se k\u00ebto dokumenta jan\u00eb dokumenta shqiptare dhe u p\u00ebrkasin:<\/em><\/p>\n<p>Kat\u00ebr prej emrave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, jan\u00eb punonj\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Nj\u00ebri prej tyre, Bruno Veizaj madje kishte nd\u00ebrtuar sistemet gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb programues n\u00eb ministri. Tedi Malaveci \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb denoncuar nga opozita, si drejtues i dhom\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbarimit.<\/p>\n<p><em>\u201cPersonat me mbajt\u00ebs t\u00eb dokumentave m\u00eb sip\u00ebr na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se kan\u00eb njohje dhe lidhje me nj\u00ebri-tjetrin ,-shkruan Mu\u00e7a,- dhe ky veprim mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00ebllimisht me arsyen e kalimit t\u00eb leht\u00ebsuar t\u00eb kufirit pa afat\u201d.<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.tpz.al\/tpz.al\/media3\/-640-0-234e228c0e162a2004520d0125ca278d.jpg\" alt=\"Pasaportat q\u00eb i shp\u00ebtojn\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb INTERPOL-it, e\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"397218\" \/><\/p>\n<div class=\"horizontal imazhiim\" data-mce-contenteditable=\"false\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.tpz.al\/tpz.al\/media3\/-640-0-dfa3f5b9e7f5eabd0d68ac667f53c753.jpg\" alt=\"Pasaportat q\u00eb i shp\u00ebtojn\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb INTERPOL-it, e\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"397219\" data-mce-contenteditable=\"true\" \/><\/p>\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Shkresa e Mu\u00e7\u00ebs<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Dokumenti m\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrmban versionin e historis\u00eb s\u00eb Ervin Mu\u00e7\u00ebs, ish-drejtor i Teknologjis\u00eb dhe Informcionit n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme. Ai tregon se TIMS ka qen\u00eb i manipuluar dhe se kopja u krye p\u00ebr t\u00eb kapur manipulimin. Njer\u00ebz t\u00eb caktuar, sipas tij kan\u00eb mundur t\u00eb levizin lirisht pa u gjurmuar nga sistemi,\u00a0edhe pse mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga Interpol.<\/p>\n<p>Emrat e m\u00ebsip\u00ebrm jan\u00eb zbuluar nga Mu\u00e7a dhe kan\u00eb dal\u00eb nga ekzaminimi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kopjes s\u00eb programeve t\u00eb TIMS n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por nuk dihet n\u00ebse emra t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga e nj\u00ebjta manov\u00ebr para para se t\u00eb kryhej nj\u00eb kopje e sistemit.<\/p>\n<p>Rrjedha e ngjarjeve q\u00eb tregon ish-Drejtuesi i Departamentit t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit shpjegon edhe p\u00ebrse vart\u00ebsit e tij n\u00eb ministri i b\u00ebn\u00eb rezistenc\u00eb urdhrave p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb sistemit, apo se p\u00ebrse Rama dhe Balla g\u00ebnjyen q\u00eb skandali i v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb pik\u00ebpyetjet q\u00eb p\u00ebrmban, versioni i Ervin Mu\u00e7\u00ebs p\u00ebr skandalin e TIMS mbetet nj\u00eb d\u00ebshmi e fort\u00eb q\u00eb tregon se sistemi TIMS ka t\u00eb \u00e7arat e tij dhe se t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, sistemi ka qen\u00eb i korruptuar dhe pasaportat e njer\u00ebzve t\u00eb caktuar mund t\u2019i shp\u00ebtonin autoriteteve.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kopjimi i sistemit TIMS nga zyrtar\u00eb t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb brendshme dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta mbytur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me preteksin e sekretit shtet\u00ebror i ka v\u00ebshur skandalin me nj\u00eb tis misteri, shoq\u00ebruar me teori t\u00eb shumta konspiracioni. Pik\u00ebpyetjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ngjarjen q\u00eb iu servir opinionit p\u00ebrmes nj\u00eb emaili anonim, vazhdoi me shqet\u00ebsimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":81718,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-81717","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81717"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81717\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}