{"id":81908,"date":"2024-06-11T17:15:27","date_gmt":"2024-06-11T17:15:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=81908"},"modified":"2024-06-11T17:15:27","modified_gmt":"2024-06-11T17:15:27","slug":"kryetari-i-pd-berisha-kerkon-interpelance-urgjente-me-kryeministrin-edi-rama-3-argumentet-e-pakundershrueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/11\/kryetari-i-pd-berisha-kerkon-interpelance-urgjente-me-kryeministrin-edi-rama-3-argumentet-e-pakundershrueshem\/","title":{"rendered":"Kryetari i PD, Berisha k\u00ebrkon interpelanc\u00eb urgjente me Kryeministrin Edi Rama, 3 argumentet e pakund\u00ebrshruesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u2022 Kryetari i PD Sali Berisha k\u00ebrkon interpelanc\u00eb urgjente me Kryeministrin Edi Rama. Ja 3 argumentet e pakund\u00ebrshruesh\u00ebm t\u00eb cilat provojn\u00eb se Rama ka dh\u00ebn\u00eb tendera miliona euro njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb afert.<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha i ka d\u00ebrguar Kryetares s\u00eb Kuvendit Lindita Nikolla k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr interpelanc\u00eb urgjente me Kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb t\u00eb argumentimit p\u00ebr interpelanc\u00eb Berisha thekson faktin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Ram\u00ebs, Rea Xhillari ka perfituar 33 pagesa per kontrata publike ne vleren 1.9 miliard lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb argumentimin e dyt\u00eb Kryetari i PD Berisha risjell denoncimin ku ne menyre te pers\u00ebritur faktin se shtetasi Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, ka perfituar 51 tendera publike me vlere totale 21.7 milione euro, nga t\u00e8 cilat 31 transaksione me vlere 3.8 miliarde leke ose 3.1 milione euro jane perfituar nep\u00e8rmjet kontratave sekrete.<\/p>\n<p>N\u00eb argumentimin e tret\u00eb Berisha rithekson kontratat sekrete, t\u00eb zhvilluara kryesisht nga Agencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Ministria e Mbrojtjes ku jan\u00eb realizuar 17 tendera me vler\u00eb mbi 35 milione euro ku rezulton t\u00eb jen\u00eb pem\u00ebrfituar nga tre klient\u00eb preferencial\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb Rama i lidhur me baxhankun Arman Frangu, subjekti<br \/>\n&#8220;Intech+&#8221;, i lidhur me Ilir Beqajn, dhe subjekti Atelier 4, ne pron\u00ebsi te Alban dhe Olsi Efthimi.<\/p>\n<p>K\u00cbRKESA E PLOT\u00cb P\u00cbR INTERPELANC\u00cb URGJENTE NGA KRYETARI I PD SALI BERISHA<\/p>\n<p>Znj. Kryetare e Kuvendit,<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet kryetarit t\u00eb saj Sali Berisha, ka denoncuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur faktin se shtetasja Rea Xhillari, e bija e zonj\u00ebs Linda Rama, bashk\u00ebshortes s\u00eb kryeministri Edi Rama, ka marr\u00eb pjes\u00eb dhe p\u00ebrfituar tendera publike, pa figuruar pronare e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por e lidhur me subjekte tregtare dhe si bashk\u00ebpun\u00ebtore e tyre, ka p\u00ebrfituar vlera t\u00eb konsiderueshme monetare prej tyre.<\/p>\n<p>Konkretisht, shtetasja Xhillari ka p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet subjektit tregtar 51N4E, e cila rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb studio projektimi dhe konsulence me qend\u00ebr n\u00eb Bruksel dhe Tiran\u00eb, ku nga verifikimi n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb k\u00ebtij subjekti rezulton se Rea Xhillari ka qen\u00eb pjes\u00eb e stafit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtore p\u00ebr shume vite.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shtetasja Xhillari ka p\u00ebrfituar nga tenderat publike edhe n\u00ebp\u00ebrmjet subjektit tregtar \u2018I RI\u2019 sh.p.k., i cili \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebthemeluar nga shtetasi Gent Agolli dhe subjekti 51N4E. Ky i fundit ka qen\u00eb bashk\u00ebpronar me 50% i shoq\u00ebris\u00eb \u2018I RI&#8217; sh.p.k., deri ne Prill 2023, ku \u00ebsht\u00eb larguar pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb denoncimesh t\u00eb b\u00ebra nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj zoti Sali Berisha.<\/p>\n<p>Me interes \u00ebsht\u00eb fakti se po nga faqja zyrtare e subjektit SIN4E rezulton se shtetasi Gent Agolli b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb list\u00ebn e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve. Pra, cila ishte arsyeja q\u00eb subjekti 51N4E do t\u00eb krijonte n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb shoq\u00ebri me nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorin e saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb huaj, dhe aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb krijonte nj\u00eb shoq\u00ebri me objekt t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb aktiviteti ekonomik, praktikisht nj\u00eb shoq\u00ebri konkurrente?!<\/p>\n<p>Mungesa e logjik\u00ebs tregtare n\u00eb kryerjen e k\u00ebtij veprimi mund t\u00eb shpjegohet ve\u00e7se nj\u00eb p\u00ebrpjekje e pasuksesshme e shtetases Rea Xhillari p\u00ebr t\u00eb fshehur p\u00ebrfitimet e drejtp\u00ebrdrejta q\u00eb i vinin nga pjes\u00ebmarrja ne kontrata publike t\u00eb subjektit 51N4E. Dhe me konkretisht, rezulton se subjekti tregtar ka p\u00ebrfituar n\u00eb periudh\u00ebn 2014-2023 kontrata publike n\u00eb vler\u00ebn totale i miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa subjekti tregtar \u2018I RI\u2019 n\u00eb p\u00ebriudh\u00ebn 2017 &#8211; 2023 ka p\u00ebrfituar 33 pagesa p\u00ebr kontrata publike n\u00eb vler\u00ebn 1.9 miliard leke. Pra, n\u00eb total t\u00eb dy k\u00ebto subjekte tregtare t\u00eb lidhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me shtetasen Rea Xhillari kan\u00eb p\u00ebrfituar kontrata publike n\u00eb vler\u00ebn 2.9 miliard\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Shtuar k\u00ebtyre kontratave publike, subjektet e lidhura me shtetasen Xhillari rezultojn\u00eb edhe fituese t\u00eb konkurseve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kullave n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat thjeshtri i saj Edi Rama ka firmosur lejet e zhvillimit\/nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb shtes\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb kuptuar fiktivitetin e shog\u00ebris\u00eb \u2018I RI\u2019 sh.p.k., dhe se si ajo \u00ebsht\u00eb krijuar vet\u00ebm si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kamufluar p\u00ebrfshirjen dhe p\u00ebrfitimet e shtetases Rea Xhillari, n\u00eb ndihme na vjen edhe kontrata p\u00ebr shitblerjen e kuotave e dat\u00ebs 28 prill 2023, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs subjekti 51N4E i ka shitur shtetasit Gent Agolli 50% te kuotave te saj, p\u00ebr vler\u00ebn e vet\u00ebm 2.95 milion\u00eb lek\u00ebve. Si shpjegohet q\u00eb gjysma e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb kompanie, e cila ka p\u00ebrfituar tendera publike n\u00eb vler\u00ebn 1.9 miliarde leke, n\u00eb 6 vitet e para t\u00eb aktivitetit t\u00eb saj, shitet p\u00ebr nj\u00eb vlere qesharake 2.95 milion\u00eb lek\u00eb qe p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm 1.5% te ardhurave q\u00eb kjo shoq\u00ebri ka gjeneruar nga kontratat publike?!<br \/>\nSerish mungesa e logjik\u00ebs tregtare shpjegohet dhe lidhet vet\u00ebm me emrin e Rea Xhillarit, thjeshtr\u00ebs s\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet kryetarit t\u00eb saj Sali Berisha, ka denoncuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur faktin se shtetasi Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, n\u00ebp\u00ebrmjet subjektit tregtar \u2018Advance Business Solutions\u2019 ka p\u00ebrfituar 51 tendera publik\u00eb me vlere totale 21.7 milion\u00eb euro, nga t\u00eb cilat 31 transaksione me vler\u00eb 3.8 miliard\u00eb lek\u00eb ose 3.1 milion\u00eb euro jan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet kontratave sekrete. Lidhja e shtetasit Frangu me k\u00ebt\u00eb subjekt tregtar dhe pronarin e saj shtetasi Gerond Me\u00e7e, \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e provueshme n\u00ebp\u00ebrmjet verifikimit t\u00eb ekstraktit tregtar t\u00eb subjektit B360, ku provohet se shtetasi Frangu dhe shtetasi Mece jo vet\u00ebm e njohin njeri-tjetrin, por jan\u00eb edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngushte n\u00eb biznes.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb gjenden n\u00eb faqen izraelite \u2018The Manufactures Association of Israel\u2019, rezulton se shtetasi Frangu \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebmenaxher i shoqeris\u00eb \u2018Advanced Business Solutions\u2019. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ashtu si n\u00eb rastin e shtetases Rea Xhillari, duket se shoq\u00ebria \u2018ABS\u2019 sh.p.k., nuk \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se maska q\u00eb p\u00ebrdor shtetasi Armand Frangu p\u00ebr t\u00eb fshehur p\u00ebrfitimet q\u00eb i vijn\u00eb nga kontratat publike fal\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb privilegjuar familjare me kryeministrin Edi Rama.<\/p>\n<p>Se treti, Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet kryetarit t\u00eb saj Sali Berisha, ka denoncuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kontratat sekrete, t\u00eb zhvilluara kryesisht nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Ministria e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Konkretisht, vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn 2014-2019, rezulton t\u00eb jen\u00eb kryer 277 pagesa p\u00ebr kontrata t\u00eb klasifikuara, me vler\u00eb 16.6 miliard\u00eb lek\u00eb ose 13.6 milion\u00eb lek\u00eb. Nga k\u00ebto, vet\u00ebm AKSHI rezulton t\u00eb ket\u00eb 175 pagesa thesari p\u00ebr kontrata t\u00eb klasifikuara, me vler\u00eb 12.7 miliard\u00eb lek\u00eb ose 10.4 milion\u00eb lek\u00eb. 58 transaksione, me vler\u00eb 4.7 miliard\u00eb lek\u00eb ose 3.8 milion euro, pra 30% e vler\u00ebs, rezulton t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfituar nga tre klient\u00eb preferenciale t\u00eb qeverise Rama, perkat\u00ebsisht subjekti \u2018ABS\u2019 sh.p.k., i lidhur me baxhankun Arman Frangu, subjekti \u2018Intech+\u2019, i lidhur me Ilir Beqajn, dhe subjekti Atelier 4, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Alban dhe Olsi Efthimi.<\/p>\n<p>Tenderat sekret\u00eb u shnd\u00ebrruan n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb pune edhe nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, ku n\u00ebn justifikimin e nevojave urgjente p\u00ebr pajisje dhe mjete mjek\u00ebsore, ministrja e koh\u00ebs n\u00ebnshkroi kontrata me kompani kliente t\u00eb qeveris\u00eb Rama, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb transparence sa i p\u00ebrket vler\u00ebs, objektit t\u00eb detajuar, kushteve, cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb mallrave, kritereve t\u00eb blerjes dhe dor\u00ebzimit, kushtet dhe afatet e pages\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb procedure jan\u00eb realizuar 17 tendera, vlera e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrllogaritet t\u00eb jet\u00eb mbi 35 milion\u00eb euro, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs vlera totale e k\u00ebtyre kontratave mund t\u00eb jete edhe shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr tender i zhvilluar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb n\u00ebn dyshimin e fort\u00eb p\u00ebr korrupsion dhe paligjshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb ai i zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes p\u00ebr blerjen e rezervave ushqimore me vler\u00eb 1.5 milion euro, p\u00ebrfituesi i t\u00eb cilit subjekti Eurovia do t\u00eb rezultonte se nuk kishte asnj\u00eb lloj eksperience n\u00eb industrin\u00eb ushqimore dhe vet\u00ebm 6 dit\u00eb para publikimit t\u00eb tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtaris\u00eb. Me her\u00ebt ky subjekt ishte angazhuar n\u00eb aktivitete ekonomike t\u00eb lidhura me IT.<\/p>\n<p>Rasti me flagrant i tenderave sekret dhe abuzimit me to, mbetet vendimi nr. 321, dat\u00eb 18 prill 2020 i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb mban firm\u00ebn e kryeministrit Edi Rama, i cili klasifikoi si kontrat\u00eb sekrete tenderin p\u00ebr furnizimin me let\u00ebr higjienike p\u00ebr pacientet me COVID-19 dhe personelin mjek\u00ebsor ne QSUT. Se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb kishte sekrete n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedure p\u00ebrve\u00e7 se bab\u00ebzise se Edi Ram\u00ebs dhe ministrave t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb vjedhur parat\u00eb e taksapaguesve shqiptare edhe ne koh\u00eb pandemie. Pas kall\u00ebzimeve penale t\u00eb dor\u00ebzuara nga PD n\u00eb Prill 2020 ndaj Ministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Ministres s\u00eb Mbrojtjes, SPAK njoftoi se kishte filluar hetimet dhe kishte k\u00ebrkuar sekuestrimin e dokumentacionit, por se cili ka qen\u00eb fati i atyre hetimeve vazhdon t\u00eb mbetet enigm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur ekzistojn\u00eb fakte dhe prova t\u00eb pakontestueshme p\u00ebr p\u00ebrfitimin e miliona eurove, para publike, n\u00ebp\u00ebrmjet subjekteve tregtare t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt me shtetasit Rea Xhillari dhe Armand Frangu, p\u00ebrkat\u00ebsisht thjeshtra dhe baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, si dhe t\u00eb dh\u00ebnat shqet\u00ebsuese lidhur me tenderat sekrete, p\u00ebrfitues t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve rezultojn\u00eb subjekte dhe individ\u00eb t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb Rama, me q\u00ebllim dh\u00ebnien e informacione dhe shpjegimeve lidhur me sa m\u00eb lart, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 80, pika 1, t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 97, pika 1, t\u00eb Rregullores se Kuvendit, k\u00ebrkojm\u00eb zhvillimin e nj\u00eb interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje te nenit 96, pika 5, t\u00eb Rregullores se Kuvendit, interpelanca do t\u00eb paraqitet nga deputeti Sali Berisha.<br \/>\nDuke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr bashk\u00ebpunimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2022 Kryetari i PD Sali Berisha k\u00ebrkon interpelanc\u00eb urgjente me Kryeministrin Edi Rama. Ja 3 argumentet e pakund\u00ebrshruesh\u00ebm t\u00eb cilat provojn\u00eb se Rama ka dh\u00ebn\u00eb tendera miliona euro njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb afert. Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha i ka d\u00ebrguar Kryetares s\u00eb Kuvendit Lindita Nikolla k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr interpelanc\u00eb urgjente me Kryeministrin Rama. N\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59642,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-81908","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}