{"id":82158,"date":"2024-06-14T08:28:28","date_gmt":"2024-06-14T08:28:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82158"},"modified":"2024-06-14T08:30:34","modified_gmt":"2024-06-14T08:30:34","slug":"vellai-i-trafikantit-te-droges-mbledh-komisionin-anti-spak-opozita-e-bojkoton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/14\/vellai-i-trafikantit-te-droges-mbledh-komisionin-anti-spak-opozita-e-bojkoton\/","title":{"rendered":"V\u00ebllai i trafikantit t\u00eb drog\u00ebs mbledh komisionin anti-SPAK, opozita e bojkoton"},"content":{"rendered":"<p>Ashtu si\u00e7 ishte njoftuar, m\u00ebngjesin e k\u00ebsaj t\u00eb premte \u00ebsht\u00eb mbajtur mbledhja e par\u00eb e t\u00eb ashtuquajtur Komision i Posa\u00e7\u00ebm Anti-Korrupsion, ku n\u00eb fokus \u00ebsht\u00eb konstituimi i tij.<\/p>\n<p>Mbledhja e par\u00eb e komisionit \u00ebsht\u00eb bojkotuar nga ana e opozit\u00ebs, teksa n\u00eb mbledhje jan\u00eb vet\u00ebm socialist\u00ebt. Opozita e ka bojkotuar k\u00ebt\u00eb komision edhe n\u00eb dy votimet n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij komisioni, kryeministri Edi Rama ka vendosur Fatmir Xhafajn, v\u00ebllain e trafikantit t\u00eb drog\u00ebs Geron Xhafaj, duke e rikthyer n\u00eb post, pasi e flaku n\u00eb vitin 2018 nga Ministria e Brendshme.<\/p>\n<p>Sipas draftit t\u00eb miratuar n\u00eb Kuvend, komisioni ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e tij 11 an\u00ebtar\u00eb, 6 nga PS dhe 5 nga opozita, ku an\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb kryetar\u00ebt dhe zv. kryetar\u00ebt e 4 komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme parlamentare dhe ata t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Integrimit Evropian.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 Fatmir Xhafajt, jan\u00eb dhe si an\u00ebtar\u00eb deputet\u00ebt Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu. Nd\u00ebrsa nga ana e opozit\u00ebs, n\u00eb mbledhje duhet t\u00eb ishin Jorida Tabaku, Dhurata Tyli \u00c7upi, Sorina Kote, Flutura A\u00e7ka dhe nj\u00eb deputet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Emri zyrtar i komisionit n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>\u201cKomisioni i Posa\u00e7\u00ebm i Kuvendit p\u00ebr Thellimin e Reformave p\u00ebr Mir\u00ebqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2030 n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Opozita e ka interpretuar ngritjen e k\u00ebtij komisioni si nj\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00ebn n\u00ebn kontroll SPAK-un dhe GJKKO-n\u00eb, nd\u00ebrsa Lulzim Basha e ka quajtur at\u00eb nj\u00eb manov\u00ebr elektorale.<\/p>\n<p>N\u00eb nisje t\u00eb komisionit, v\u00ebllai i trafikantit t\u00eb drog\u00ebs Geron Xhafaj, i b\u00ebri thirrje opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb reflektuar edhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb. Ai mori si shembull reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb nisur n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p><em>\u201cSi mbledhje e par\u00eb p\u00ebr konstituimin e Komisionit, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim q\u00eb rrjedh nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Ky Komision ka p\u00ebr q\u00ebllim thellimin e reformave shtet formuese, p\u00ebr mir\u00ebqeverisjen e vendimit, luft\u00ebn ndaj korrupsionit, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktua qart\u00eb n\u00eb rezolut\u00eb. Objektivi i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar, p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb adresojm\u00eb sfida n\u00eb interesin \u00eb qytetar\u00ebve dhe n\u00eb funksion t\u00eb integrimit t\u00eb vendit. Kam bindjen se do t\u00eb jet\u00eb proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, n\u00eb rrafshin politik, institucional e social. Roli i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u00a0pjes\u00ebmarrja e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr q\u00ebllimet q\u00eb do t\u00eb adresoj\u00eb kjo reform\u00eb. Jam i keqardhur q\u00eb opozita nuk iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pozitivisht k\u00ebsaj ftese p\u00ebr bashk\u00ebpunim, k\u00ebtij detyrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr pjes\u00ebmarrje dhe angazhim n\u00eb k\u00ebt\u00eb Komision q\u00eb buron nga Kushtetuta, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs jemi bashkarisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky Komision synon t\u00eb adresoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendimit, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej interesit t\u00eb partive tona, pasi i sh\u00ebrbejn\u00eb forcimit dhe modernizimit t\u00eb vendit, t\u00eb ardhmes s\u00eb vendit ton\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo situat\u00eb e sotme m\u00eb sjell n\u00eb kujtes\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme kur filloi veprimin n\u00eb 2014 Komisioni i Oosa\u00e7me p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Opozita edhe at\u00ebher\u00eb n\u00eb 2014. megjith\u00ebse e votoi ngritjen e Komisionit, nuk mori pjes\u00ebn n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb konstituimit t\u00eb atij komisioni dhe n\u00eb disa mbledhje n\u00eb vazhdim. Reflektuan me vones\u00eb dhe u p\u00ebrfshin\u00eb m\u00eb pas. Koha tregoi q\u00eb koleg\u00ebt tan\u00eb gabuan at\u00ebher\u00eb, kjo i kushtoi shum\u00eb politikisht dhe elektoralisht. Shpresoj q\u00eb kjo histori t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet dhe ta kemi midis nesh opozit\u00ebn. Procesi do t\u00eb duhet t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara duhet zhvilluar nj\u00eb proces sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, transparent, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e mundsh\u00ebm, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, bot\u00ebs akademike, grupeve t\u00eb interesit. Kjo mbledhje \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb i natyr\u00ebs formale p\u00ebrgatitore, si mbledhje edhe detyruese p\u00ebr ne\u201d,<\/em>\u00a0deklaroi fatmir Xhafaj, v\u00ebllai i trafikantit t\u00eb drog\u00ebs Geron Xhafaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb biojkotit t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb zgjatur sado pak mbledhjen e par\u00eb, t\u00eb pranishme ishin edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja e Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Edhe ato, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tyre, shpreh\u00ebn keqardhje tek mungesa e opozit\u00ebs, duke \u201ci shtrir\u00eb dor\u00ebn\u201d p\u00ebr pjes\u00ebmarrje.<\/p>\n<p><em>\u201cKa nj\u00eb mision t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm komb\u00ebtar, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb kuvendi i ka ngarkuar p\u00ebr kuror\u00ebzimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, p\u00ebrmes sundimit t\u00eb ligjit dhe luft\u00ebs ndaj korrupsionit, komisioni do ket\u00eb mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb kuvendit dhe timin personal. Komisioni nuk ka asnj\u00eb ngarkes\u00eb politike apo interes partiak. Duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb komision gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs shpreh keqardhjen<\/em>\u00a0q\u00eb opozita nuk \u00ebsht\u00eb prezent\u00eb\u201d, tha Nikolla.<\/p>\n<p><em>\u201cDora jon\u00eb p\u00ebr koleg\u00ebt e opozit\u00ebs mbetet e shtrir\u00eb, debatet politike jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, dialogu politik institucional me pushte t\u00eb tjera p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb qasje t\u00eb re dhe t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri reformimi demokratizmi dhe forcimi t\u00eb rolit t\u00eb vendit, kjo \u00ebsht\u00eb puna q\u00eb mbetet.\u201d,<\/em>\u00a0tha Spiropali.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbledjhjes s\u00eb sotme, e cila zgjati vet\u00ebm me tre fjalime t\u00eb Xhafajt, Nikoll\u00ebs dhe Spiropalit, v\u00ebllai i trafikantit t\u00eb drog\u00ebs njoftoi se do t\u00eb mblidhen s\u00ebrish jav\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm do t\u00eb zhvilloj\u00eb veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb nj\u00eb afat kohor 10 mujor. N\u00eb rast nevoje, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb arsyetuar t\u00eb komisionit, Kuvendi mund t\u00eb vendos\u00eb zgjatjen e afatit t\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt kan\u00eb 11 vite n\u00eb Qeveri, teksa jan\u00eb \u201ct\u00eb mbytur\u201d n\u00eb akuza p\u00ebr korrupsion dhe Shqip\u00ebria n\u00eb \u00e7do raport del si vendi m\u00eb i korruptuar n\u00eb Europ\u00eb, teksa mazhoranca t\u00eb kujtohet 1 vit para zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin n\u00eb vet\u00ebm 10 muaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ashtu si\u00e7 ishte njoftuar, m\u00ebngjesin e k\u00ebsaj t\u00eb premte \u00ebsht\u00eb mbajtur mbledhja e par\u00eb e t\u00eb ashtuquajtur Komision i Posa\u00e7\u00ebm Anti-Korrupsion, ku n\u00eb fokus \u00ebsht\u00eb konstituimi i tij. Mbledhja e par\u00eb e komisionit \u00ebsht\u00eb bojkotuar nga ana e opozit\u00ebs, teksa n\u00eb mbledhje jan\u00eb vet\u00ebm socialist\u00ebt. Opozita e ka bojkotuar k\u00ebt\u00eb komision edhe n\u00eb dy votimet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":82159,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-82158","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82158"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82158\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}