{"id":82316,"date":"2024-06-15T10:43:08","date_gmt":"2024-06-15T10:43:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82316"},"modified":"2024-06-15T10:43:08","modified_gmt":"2024-06-15T10:43:08","slug":"noka-qeveria-teknike-dhe-lirimi-i-liderit-te-opozites-dy-nga-fushat-e-betejes-dera-e-hapur-per-kedo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/15\/noka-qeveria-teknike-dhe-lirimi-i-liderit-te-opozites-dy-nga-fushat-e-betejes-dera-e-hapur-per-kedo\/","title":{"rendered":"Noka: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit t\u00eb opozit\u00ebs, dy nga fushat e betej\u00ebs! Dera e hapur p\u00ebr k\u00ebdo"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e Sekretarit<\/strong><strong> t\u00eb <\/strong><strong>P\u00ebrgjithsh\u00ebm <\/strong><strong>t\u00eb<\/strong><strong> PD, <\/strong><strong>Flamur Noka me<\/strong><strong> drejtues<\/strong><strong>it vendor\u00eb<\/strong><strong> dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb PD\u00a0n\u00eb P\u00ebrmet<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuara zonja dhe zot\u00ebrinj, ja ku jemi sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, n\u00eb Pqrmetin tuaj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, n\u00eb P\u00ebrmetin e men\u00e7uris\u00eb, dituris\u00eb dhe bujaris\u00eb, t\u00eb mbledhur si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb bindur n\u00eb idealin ton\u00eb, t\u00eb bashkuar m\u00eb shum\u00eb se krudoher\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi sot t\u00eb mbledhur dhe jemi t\u00eb pashitur.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb pakapur, ne sot jemi t\u00eb pathyesh\u00ebm s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb pagjunj\u00ebzuar dhe ia dol\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb presionin m\u00eb t\u00eb madh dhe t\u00eb pashembullt 3-vje\u00e7ar t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe regjimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ne sot jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ne ia dol\u00ebm n\u00eb k\u00ebto tre vite t\u00eb mbajm\u00eb PD-n\u00eb gjall\u00eb, ia dol\u00ebm t\u00eb mbajm\u00eb opozit\u00ebn gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi, k\u00ebshtu si\u00e7 jemi bashk\u00eb, ne ia dol\u00ebm t\u00eb rikthejm\u00eb edhe flamurin ton\u00eb, q\u00eb na ishte rr\u00ebmbyer.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq, bota tjet\u00ebr e kund\u00ebrshtarit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjitha e kontrolluar rreth lig\u00ebsis\u00eb, bab\u00ebzis\u00eb, vjedhjes, krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Nga ajo bot\u00eb n\u00eb 11 vite, Shqip\u00ebris\u00eb i vijn\u00eb vet\u00ebm lajme t\u00eb keqija. Krim, krim, drog\u00eb, korrupsion, varf\u00ebri, shpopullim.<\/p>\n<p>Kjo ka qen\u00eb motoja 11-vje\u00e7are e Edi Ram\u00ebs dhe narkoregjimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb arom\u00eb t\u00eb zez\u00eb krimi dhe korrupsioni q\u00eb kund\u00ebrmonte ia dol\u00ebn ta mbanin t\u00eb mbyllur, duke bler\u00eb mediat shqiptare.<\/p>\n<p>Disa media me koncesion, disa t\u00eb tjera me pallate, disa media i kan\u00eb bler\u00eb me leje dhe licenca, me tendera.<\/p>\n<p>Por me gjith\u00eb fuqin\u00eb e aleatit t\u00eb tij, Xhorxh Soros, nuk ia doli t\u00eb blej\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ja ku jan\u00eb mediat prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb po i tregojn\u00eb bot\u00ebs fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe narkoregjimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po si shpjegohet q\u00eb ku flitet p\u00ebr drog\u00eb, do t\u00eb dal\u00eb emri i Edi Ram\u00ebs dhe i k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb n\u00eb \u00e7do skandal krimi apo korrupsioni, do t\u00eb dal\u00eb emri i Edi Ram\u00ebs dhe i lakejve t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb te karteli i Sinaloas \u00ebsht\u00eb emri i Dorian Du\u00e7k\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb dy k\u00ebshilltar\u00ebt e tij, McGonigali dhe ky rumuni i sh\u00ebrbimeve sekrete, t\u00eb bler\u00eb me para droge p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur kund\u00ebr opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb zgjatet jeta e regjimit t\u00eb krimit dhe kroruspionit?<\/p>\n<p>Po si shpjegohet q\u00eb gjith\u00e7ka lidhet me drog\u00ebn? Ky vend i vog\u00ebl me resurse t\u00eb pafundme, pse duhet ta var\u00eb shpres\u00ebn te droga. Sepse i till\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe enturazhi i tij.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb lidhje vet\u00ebm me krimin, drog\u00ebn dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>A mund ta imagjinojm\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebse ne p\u00ebr nj\u00eb moment do ishim n\u00ebnshtruar? Do ishim dor\u00ebzuar nga dhuna dhe represioni i k\u00ebtij regjimi?<\/p>\n<p>Imagjinoni sikur ne t\u00eb heshtim p\u00ebr nj\u00eb moment dhe t\u00eb ngrinim duart.<\/p>\n<p>Nj\u00eb incenerator i ri q\u00eb kushton qindra milion\u00eb euro do ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vjedhur qoft\u00eb edhe k\u00ebtu n\u00eb P\u00ebrmet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koncesion qindra milion\u00eb euro do vazhdonte t\u00eb funksiononte n\u00eb letra p\u00ebr t\u00eb vjedhur.<\/p>\n<p>Lali vjedh\u00ebsi i Tiran\u00ebs s\u00eb bashku me band\u00ebn e hajdut\u00ebve t\u00eb tij, do kishte krijuar nj\u00eb 5D tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vjedhur 100 p\u00ebrqind taksat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sikur ne t\u00eb heshtnim, karteli i Sinaloas, karteli fam\u00ebkeq do kishte selin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe jo n\u00eb Meksik\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb heshtnim ne, parlamenti do mbushej me deputet\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vrasje dhe nuk do ishin vet\u00ebm dy a tre.<\/p>\n<p>Do kishte kryetar\u00eb bashkie q\u00eb do vidhnin parat\u00eb tuaja dhe do u pinin gjakun.<\/p>\n<p>Sot, t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr, ai em\u00ebr \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh, kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr dhe nj\u00eb meritt\u00eb dhe merita \u00ebsht\u00eb e Sali Berish\u00ebs dhe e PD-s\u00eb q\u00eb sot gjith\u00eb bota e ka marr\u00eb vesh cila \u00ebsht\u00eb kjo qeveri.<\/p>\n<p>Por a mundet vet\u00ebm opozita t\u00eb luftoj\u00eb krimin, korrupsionin dhe drog\u00ebn? A mundet vet\u00ebm opozita t\u00eb ndaloj\u00eb shpopullimin e nj\u00eb vendi?<\/p>\n<p>Jo, sepse shteti ka disa instrumente dhe nj\u00eb nga ta \u00ebsht\u00eb opozita. Vet\u00ebm opozita n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit, qytetar\u00ebve dhe t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia e re? Ku \u00ebsht\u00eb Altin Dumani? A e dha shqiptar\u00ebve Altin Dumani nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ligjor p\u00ebr vjedhjen e incenerator\u00ebve? Jo.<\/p>\n<p>Altin Dumani nuk ka k\u00ebllqe t\u00eb luftoj\u00eb krimin dhe korrupsionin se ai \u00ebsht\u00eb peng i Edi Ram\u00ebs. Atij i \u00ebsht\u00eb caktuar vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb luftoj\u00eb opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj sot nuk ka asnj\u00eb prapa hekurave p\u00ebr 400 milion\u00eb eurot e vjedhura p\u00ebr koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Prandaj sot Lali Vjedh\u00ebsi i Tiran\u00ebs vazhdon t\u00eb ulet n\u00eb at\u00eb karrige.<\/p>\n<p>Dumanit do i themi: nuk ke p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr at\u00eb vend se nuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb denj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku luftohet nat\u00eb e dit\u00eb opozita.<\/p>\n<p>Sali Berish\u00ebn, liderin e opozit\u00ebs e mban t\u00eb burgosur pa prov\u00eb, pa fakt, pa akuz\u00eb. \u00cbsht\u00eb i vetmi lider n\u00eb bot\u00ebn demokratike q\u00eb mbahet i burgosur pa akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb, sepse drejt\u00ebsia ka prov\u00ebn, faktin, akuz\u00ebn.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e re e Edi Ram\u00ebs s\u00eb bashku me policin\u00eb e Edi Ram\u00ebs jan\u00eb t\u00eb zhytur n\u00eb krim n\u00eb rastin e Fredi Belerit. Sepse po t\u00eb merrte Fredi Beleri bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, do dilnin t\u00eb gjitha vjedhjet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama n\u00eb jug.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, Shqip\u00ebria ka ecur drejt ghremin\u00ebs. Por ne nuk do ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb gremin\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ka nj\u00eb shpres\u00eb n\u00eb vend dhe kjo shpres\u00eb \u00ebsht\u00eb PD.<\/p>\n<p>Shpresa e k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb opozita e pakapur, e painkriminuar dhe e pador\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Shpresa e k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb kjo oozit\u00eb q\u00eb lufton dhe denoncon krimin dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo opozit\u00eb q\u00eb jep dhe do jap\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr Shqpi\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo opozit\u00eb dhe jeni ju q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebt prej kaq vitesh me regjimin m\u00eb kriminal dhe korruptiv q\u00eb ka par\u00eb Europa.<\/p>\n<p>Ndaj t\u00eb dashur miq, jemi sot m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb, m\u00eb t\u00eb bashkuar se kurr\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb bashkimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi e vetmja forc\u00eb politike q\u00eb pranon diversitetin dhe kjo \u00ebsht\u00eb vler\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Jemi e vetmja forc\u00eb politike q\u00eb kemi t\u00eb sanksionuar fraksionin.<\/p>\n<p>Ndaj i b\u00ebj thirrje \u00e7do demokrati t\u00eb g\u00ebnjyer dhe t\u00eb mashtruar: dera jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ejani n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj. Aty ka vend p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin prej nesh.<\/p>\n<p>Aty do t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb me k\u00ebt\u00eb regjim.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka na bashkon dhe mbi t\u00eb gjitha na bashkon ideali, shpirti i lir\u00eb dhe demokratik.<\/p>\n<p>Na bashkon d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb luftuar regjimin e krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Na bashkon d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb futur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit evropian.<\/p>\n<p>Ndaj, kthehuni t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj. Atje e keni vendin. Ju mir\u00ebpresim t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb diversitet.<\/p>\n<p>Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb bashkuar ne do t\u00eb duhet t\u00eb ecim dhe t\u00eb bashkuar ne do t\u00eb fitojm\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse ne kemi nj\u00eb gj\u00eb, n\u00eb ADN-n\u00eb ton\u00eb kemi rezistenc\u00ebn dhe ndaj jemi sot k\u00ebshtu si\u00e7 jemi. Ndaj kemi fituar k\u00ebto beteja dhe k\u00ebshtu do fitojm\u00eb edhe betej\u00ebn p\u00ebrfundimtare me regjimin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne do i japim vendit nj\u00eb qeveri teknike, sepse ne nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria vend an\u00ebtar i NATO-s nuk b\u00ebn zgjedhje t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Qeveria teknike dhe lirimi i liderit t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb dy nga fushat e betej\u00ebs ku do fokusohemi ne.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy beteja do i fitojm\u00eb dhe m\u00eb pas do fitojm\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD, Flamur Noka me drejtuesit vendor\u00eb dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb PD\u00a0n\u00eb P\u00ebrmet T\u00eb nderuara zonja dhe zot\u00ebrinj, ja ku jemi sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, n\u00eb Pqrmetin tuaj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, n\u00eb P\u00ebrmetin e men\u00e7uris\u00eb, dituris\u00eb dhe bujaris\u00eb, t\u00eb mbledhur si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb bindur n\u00eb idealin ton\u00eb, t\u00eb bashkuar m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":82317,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-82316","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82316"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82316\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}