{"id":82470,"date":"2024-06-18T08:52:12","date_gmt":"2024-06-18T08:52:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82470"},"modified":"2024-06-18T08:52:42","modified_gmt":"2024-06-18T08:52:42","slug":"mediat-boterore-nxjerrin-foton-djali-i-vucic-i-perfshire-ne-skenen-e-huliganeve-kriminale-para-ndeshjes-serbi-angli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/18\/mediat-boterore-nxjerrin-foton-djali-i-vucic-i-perfshire-ne-skenen-e-huliganeve-kriminale-para-ndeshjes-serbi-angli\/","title":{"rendered":"Mediat bot\u00ebrore nxjerrin foton: Djali i Vu\u00e7i\u00e7 i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e huligan\u00ebve kriminal\u00eb para ndeshjes Serbi-Angli"},"content":{"rendered":"<p>Djali i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Danilo Vu\u00e7i\u00e7, ndodhet n\u00eb Gjermani p\u00ebr Kampionatin Evropian dhe aty, sipas mediave evropiane, ka qen\u00eb d\u00ebshmitar i nj\u00eb p\u00ebrleshje brutale mes tifoz\u00ebve n\u00eb Gelsenkirchen para ndeshjes Serbi-Angli.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb, por, sipas mediave t\u00eb huaja, ka dashur t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb p\u00ebrplasjen fizike, por an\u00ebtar\u00ebt e \u201cCobra\u201d e kan\u00eb penguar.<\/p>\n<p>Para ndeshjes nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Anglis\u00eb n\u00eb Gelsenkirchen, karriget, sendet dhe grushtat kan\u00eb fluturuar n\u00eb nj\u00eb lokal kur tifoz\u00ebt serb\u00eb dhe anglez\u00eb sulmuan nj\u00ebri-tjetrin, transmeton portali gjerman T-Online. Danilo Vu\u00e7i\u00e7, djali i presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, \u201cqart\u00eb\u201d ka dashur t\u00eb p\u00ebrfshihet, \u201ci cili akuzohet se ka lidhje t\u00eb ngushta me sken\u00ebn e huligan\u00ebve kriminal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pamjet dokumentojn\u00eb, shkruan portali gjerman, se nj\u00eb burr\u00eb, dyshohet se 26 vje\u00e7, po pengohet nga ndjek\u00ebsit t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb sherr. N\u00eb at\u00eb moment, grupi q\u00ebndron ende p\u00ebrpara nj\u00eb restoranti arab, vet\u00ebm dy godina larg Steakhouse n\u00eb zon\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve ku ndodhi konfrontimi.<\/p>\n<p>Sipas mediave kroate dhe boshnjake, shkruan T-Online, djali i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb frenuar nga pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb speciale \u201cCobra\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, efektiv\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Nordrhein-Westfalis\u00eb me nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejt\u00eb parandalojn\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs. Shtat\u00eb tifoz\u00eb serb\u00eb jan\u00eb arrestuar dhe paditur p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebndimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb trupor.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrhapja e Belivuk<\/strong><\/p>\n<p>Danilo Vu\u00e7i\u00e7 ishte i \u201cshoq\u00ebruar nga huligan\u00eb t\u00eb njohur serb\u00eb\u201d n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs 2018 n\u00eb Rusi, shkruan T-online dhe se \u201chuligan\u00ebt serb\u00eb konsiderohen ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb qarqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d. Portali gjerman m\u00eb pas kujton rastin e Veljko Belivuk dhe raporton se ai gjat\u00eb seanc\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se ka organizuar demonstrata p\u00ebr Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7in dhe ka thyer protestat e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 dyshohet se nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb programit t\u00eb par\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit publik gjerman ARD p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto.<\/p>\n<p>M\u00eb tej T-Online shkruan se Danilo Vu\u00e7i\u00e7 shihet duke p\u00ebrqafuar nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Belivuk-ut n\u00eb nj\u00eb foto t\u00eb m\u00ebparshme. Kur portali serb Krik ka shkruar p\u00ebr ato marr\u00ebdh\u00ebnie, shkruan portali gjerman, edhe presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 ka postuar nj\u00eb foto n\u00eb Instagram me djalin e tij dhe mbishkrimin: \u201cDjali im Danilo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i ri i ndersh\u00ebm dhe i denj\u201d, dhe po sulmohet vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb djali i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr faktin se djali i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb ka qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb momentin kur ka ndodhur konflikti mes tifoz\u00ebve ka shkruar edhe britanikja Sun, duke theksuar se truprojat e kan\u00eb penguar t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p>\u201cVideoja trondit\u00ebse duket se tregon momentin kur Danilo Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebrleshet me sigurimin e tij teksa tenton t\u00eb hidhet n\u00eb sherr mes ultrasve serb\u00eb dhe tifoz\u00ebve t\u00eb Anglis\u00eb\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera mediat britanike.<\/p>\n<p>Lajmet iu referuan nj\u00eb regjistrimi t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetin X nga Jakub Bielamowicz, nga Instituti i Evrop\u00ebs s\u00eb Re.<\/p>\n<p>N\u00eb postimin e p\u00ebrmendur n\u00eb X, shkruhet se Danilo Vu\u00e7i\u00e7 ka lidhje me l\u00ebvizjen ultras serbe, nj\u00eb grup i organizuar tifoz\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ekipet sportive, kryesisht klubet e futbollit, si dhe me grupet ekstremiste dhe bot\u00ebn e krimit.<\/p>\n<p>Kohw mw par\u00eb, gazeta amerikane \u201cNew York Times\u201d ka shkruar p\u00ebr lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 me njer\u00ebzit e krimit n\u00eb Serbi. Artikulli i gazet\u00ebs amerikane fillon me p\u00ebrshkrimin e konferenc\u00ebs p\u00ebr media q\u00eb n\u00eb vitin 2021 kishte mbajtur Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Aty ku kishte shpalosur arrestimin e nj\u00eb bande t\u00eb krimit n\u00eb Serbi. E q\u00eb n\u00eb fakt doli q\u00eb kjo band\u00eb kishte lidhje me presidentin Vu\u00e7i\u00e7 dhe djalin e tij Danilo Vucic. Dhe ishte organizuar pik\u00ebrisht p\u00ebr nevojat dhe me urdh\u00ebr t\u00eb presidentit serb.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kreun e band\u00ebs i cili ishte trafikant kokaine i quajtur Veljko Belivuk. Tashm\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e njohur n\u00eb Beograd. Ai ishte akuzuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vrasje dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krimesh t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda. Por kurr\u00eb nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Pas arrestimit t\u00eb kreut t\u00eb band\u00ebs, Belivuk p\u00ebrshkroi disa nga pun\u00ebt e pasme q\u00eb banda pretendonte se kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb. Si frik\u00ebsimi i rival\u00ebve politik\u00eb dhe ndalimi i tifoz\u00ebve q\u00eb t\u00eb k\u00ebndonin kund\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb ndeshjet e futbollit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sh\u00ebrbim i vlefsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend ku stadiumi mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ose t\u00eb prish\u00eb nj\u00eb president. Belivuk paralajm\u00ebroi se n\u00ebse Vu\u00e7i\u00e7 \u201cvazhdon procedurat e tij kund\u00ebr meje\u201d, ai do t\u00eb kishte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, thuhet tutje n\u00eb hulumtim.<\/p>\n<p>K\u00ebto akuza t\u00eb kreut t\u00eb band\u00ebs, sipas NYT, presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 i kund\u00ebrshtoi me zem\u00ebrim. Sipas gazet\u00ebs prestigjioze rasti Belivuk ka hapur nj\u00eb dritare drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje t\u00eb zymt\u00eb t\u00eb mundshme. N\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Vu\u00e7i\u00e7 minon projektin evropian nga brenda, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet ku demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb. Dhe bandat kriminale p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur frik\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas gazet\u00ebs e nj\u00ebjta taktik\u00eb ishte p\u00ebrdorur nga njer\u00ebzit q\u00eb e fut\u00ebn Ballkanin n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb katastrofike tre dekada m\u00eb par\u00eb. Kreu i band\u00ebs para gjykat\u00ebs kishte folur p\u00ebr nj\u00eb takim q\u00eb pretendonte se kishte pasur me Vu\u00e7i\u00e7in. Takim q\u00eb u zhvillua n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Beograd. Duke dh\u00ebn\u00eb adres\u00ebn e rrug\u00ebs dhe numrin e banes\u00ebs dhe emrin e pronarit.<\/p>\n<p>Ata u takuan atje vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, shtoi ai: \u201csepse, si\u00e7 tha shefi, n\u00ebse dikush na shihte ose na filmonte, nuk do t\u00eb ishte mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVu\u00e7i\u00e7 tani ushtron pothuajse kontroll total mbi pothuajse \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs publike. Nga Parlamenti, gjykatat, policia dhe biznesi. Arrestimi i Belivuk dhe band\u00ebs s\u00eb tij mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga vendimet e pakta ky\u00e7e t\u00eb viteve t\u00eb fundit q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 nuk i kontrolloi\u201d, thuhet tutje n\u00eb hulumtimin e New York Times.<\/p>\n<p>N\u00eb hulumtimin e gazet\u00ebs amerikane thuhet se Vu\u00e7i\u00e7 ishte nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs entuziast i partis\u00eb s\u00eb Sheshelit. Dhe ai shpejt u b\u00eb an\u00ebtari m\u00eb i ri i Parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb vitin 1995, disa dit\u00eb pas masakr\u00ebs s\u00eb gati 8,000 mysliman\u00ebve boshnjak\u00eb rreth Srebrenic\u00ebs, Vu\u00e7i\u00e7 mbajti nj\u00eb fjalim n\u00eb t\u00eb cilin deklaroi:<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse na bombardoni, n\u00ebse vrisni nj\u00eb serb, ne do t\u00eb vrasim nj\u00ebqind musliman\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dekadat q\u00eb nga ajo koh\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7 nuk ka k\u00ebrkuar kurr\u00eb falje plot\u00ebsisht p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb. Apo p\u00ebr retorik\u00ebn e tij. Ai i ka trajtuar si heronj disa kriminel\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar lufte n\u00eb lirimin e tyre nga burgjet jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>NYT tutje portretizon presidentin Vu\u00e7i\u00e7 si personi q\u00eb udh\u00ebhoqi nj\u00eb grup protestuesish n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Ratko Mlladi\u00e7. Ky i fundit, komandanti ushtarak i quajtur ndonj\u00ebher\u00eb Kasapi i Ballkanit. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, kur lideri serb i Bosnj\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs Radovan Karaxhi\u00e7 u arrestua, Vu\u00e7i\u00e7 u kthye n\u00eb rrug\u00eb. Aty ku u dhunua nga policia.<\/p>\n<p>Hulumtimi i gazet\u00ebs amerikane flet edhe p\u00ebr vler\u00ebsimin e Freedom House n\u00eb vitin 2019, i cili e uli Serbin\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin vjetor t\u00eb demokracive nga t\u00eb lira n\u00eb pjes\u00ebrisht t\u00eb lira. Duke p\u00ebrmendur politizimin e gjyq\u00ebsorit dhe institucioneve t\u00eb tjera. Dhe zgjedhjet e mbushura me ngacmime dhe ryshfet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, aplikimi i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb rrotulluar me qet\u00ebsi. Sikur burokrat\u00ebt n\u00eb Bruksel nuk e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re se Vu\u00e7i\u00e7 po l\u00ebviz n\u00eb drejtimin e gabuar. Sipas k\u00ebtij hulumtimi nj\u00eb mjet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i pushtetit p\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in jan\u00eb mediat.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrdorur kompanin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb telekomunikacionit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb stacione televizive lokale. Dhe aleat\u00ebt e tij drejtojn\u00eb nj\u00eb treshe organizatash mediatike q\u00eb ndjekin paturp\u00ebsisht linj\u00ebn e Partis\u00eb Progresive. Dhe i japin koh\u00eb t\u00eb bollshme transmetimit vet\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb rrjet televiziv t\u00eb quajtur Pink.<\/p>\n<p>N\u00eb dy vitet q\u00eb nga arrestimi i band\u00ebs Belivuk, Vu\u00e7i\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb vazhdimisht se rasti sh\u00ebnoi nj\u00eb ndarje vendimtare me t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb pastrojm\u00eb institucionet shtet\u00ebrore nga t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre\u201d, deklaroi ai n\u00eb konferenc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr shtyp pas arrestimeve.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai u tha nj\u00eb grupi gazetar\u00ebsh:<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne, por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb. Pronar\u00ebt e restoranteve dhe bareve nuk do t\u00eb duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen n\u00ebse dikush do t\u00eb vij\u00eb dhe do t\u2019i sulmoj\u00eb ata dhe m\u00eb pas kan\u00eb frik\u00eb ta raportojn\u00eb n\u00eb polici. Sepse nuk e din\u00eb n\u00ebse dikush n\u00eb polici \u00ebsht\u00eb i lidhur mir\u00eb me k\u00ebta vras\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Gazeta amerikane flet edhe p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb studiuesi dhe analisti amerikan i quajtur Daniel Serwer ndihmoi n\u00eb organizimin e paraqitjes s\u00eb par\u00eb publike t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Uashington, D.C. Serwer punoi n\u00eb Ballkan n\u00eb vitet 1990. Dhe ai dinte gjith\u00e7ka p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt nacionaliste t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it.<\/p>\n<p>Por ai ishte i zhg\u00ebnjyer me t\u00eb dh\u00ebnat e lider\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSerwer e gjeti Vu\u00e7i\u00e7in inteligjent dhe serioz. Kishte disa shpresa, m\u00eb tha ai, se Vu\u00e7i\u00e7 mund t\u00eb ishte nj\u00eb figur\u00eb e \u201cNixon n\u00eb Kin\u00eb\u201d, e aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb baz\u00ebn konservatore t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb pajtim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb me fqinj\u00ebt e Serbis\u00eb. Serwer m\u00eb tha se q\u00ebndrimi i tij ndaj Vu\u00e7i\u00e7it ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht. Vu\u00e7i\u00e7 tani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioz n\u00eb lidhje me \u2018bot\u00ebn serbe\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb, t\u00eb thirrura shpesh nga nacionalist\u00ebt serb\u00eb, p\u00ebrcjellin iden\u00eb se Serbia ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dominoj\u00eb tokat ku jetojn\u00eb serb\u00ebt etnik\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb disa vende fqinje.<\/p>\n<p>\u201cAi kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb l\u00ebvizte n\u00eb nj\u00eb drejtim pro-Be, dhe ai zgjodhi t\u00eb mos e b\u00ebnte\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Djali i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Danilo Vu\u00e7i\u00e7, ndodhet n\u00eb Gjermani p\u00ebr Kampionatin Evropian dhe aty, sipas mediave evropiane, ka qen\u00eb d\u00ebshmitar i nj\u00eb p\u00ebrleshje brutale mes tifoz\u00ebve n\u00eb Gelsenkirchen para ndeshjes Serbi-Angli. Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb, por, sipas mediave t\u00eb huaja, ka dashur t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb p\u00ebrplasjen fizike, por an\u00ebtar\u00ebt e \u201cCobra\u201d &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-82470","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82470"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82470\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}