{"id":82509,"date":"2024-06-18T15:43:13","date_gmt":"2024-06-18T15:43:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82509"},"modified":"2024-06-18T15:44:00","modified_gmt":"2024-06-18T15:44:00","slug":"berisha-siac-nuk-ka-shqyrtuar-mijera-faqe-prova-te-mia-vendimi-i-sekretares-eshte-bazuar-ne-lajme-te-rreme-te-medias-se-soros-dhe-kundershtareve-te-mi-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/18\/berisha-siac-nuk-ka-shqyrtuar-mijera-faqe-prova-te-mia-vendimi-i-sekretares-eshte-bazuar-ne-lajme-te-rreme-te-medias-se-soros-dhe-kundershtareve-te-mi-politike\/","title":{"rendered":"Berisha: SIAC nuk ka shqyrtuar mij\u00ebra faqe prova t\u00eb mia, vendimi i Sekretares \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb lajme t\u00eb rreme t\u00eb medias s\u00eb Soros dhe&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka dal\u00eb s\u00ebrish dit\u00ebn e sotme n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat n\u00eb lidhje me vendimin e djesh\u00ebm t\u00eb \u201cKomisionit Special t\u00eb Apeleve t\u00eb Emigracionit\u201d n\u00eb Lond\u00ebr, i cili i refuzoi ankimimin, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi \u201cnon grata-n\u201d nga Britania e Madhe.<\/p>\n<p>Berisha shprehet se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi m\u00ebsuam se \u00e7far\u00eb manipulimesh dhe manovrimesh t\u00eb ul\u00ebta jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrtetat, dosje mij\u00ebra faqe para Komisionit t\u00eb Apelimit t\u00eb Ankesave.<\/p>\n<p>Berisha tha se, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb avokat\u00ebt e tij i kan\u00eb dor\u00ebzuar me vones\u00eb dokuementet dhe mij\u00ebra faqesh dosje, por ato jan\u00eb vonuar q\u00ebllimisht nga Home Ofice q\u00eb t\u00eb mos merreshin n\u00eb shqyrtim nga sekretarja e Shtetit p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019u mos u paraqitur n\u00eb SIAC. Berisha thekson se nuk ekziston asnj\u00eb prov\u00eb, fakt, dokument q\u00eb t\u00eb faktoj\u00eb korrupsionin, apo lidhjet me krimin t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs u shpreh se do t\u00eb vazhdoj\u00eb betej\u00ebn, jo p\u00ebr heqjen e p\u00ebrjashtimit, por p\u00ebr shpifjet, trillimet, p\u00ebr mbrojtjen nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit, t\u00eb cilido qoft\u00eb, t\u00eb Edi Ram\u00ebs, qeveritar\u00ebve, politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar prej tij, ambasador\u00ebve, diplomat\u00ebve, zyrtar\u00ebve t\u00eb huaj, t\u00eb korruptuar po nga Edi Rama.<\/p>\n<p><strong>EKLARATA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebdita!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare, jam sot para jush p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa sqarime dhe shpjegime, lidhur me vendimin e djesh\u00ebm t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb Emigracionit t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, m\u00eb lejoni t\u00eb rikujtoj se q\u00ebndrimi im ndaj shpalljes \u2018non grata\u2019 ka qen\u00eb i bazuar dhe mbetet i bazuar n\u00eb dy parime kryesore; asnj\u00eb lobim p\u00ebr heqjen e k\u00ebtij vendimi, padi n\u00eb gjykata p\u00ebr shpifje dhe trillime ndaj meje.<\/p>\n<p>K\u00ebto parime i zbatova plot\u00ebsisht n\u00eb rastin e shpalljes \u2018non grata\u2019 nga Departamenti i Shtetit, por nuk i zbatoja dot n\u00eb rastin e vendimit t\u00eb Home Office, sepse legjislacioni britanik nuk lejonte q\u00eb un\u00eb t\u00eb ju drejtohesha gjykatave pa ju drejtuar Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb Emigracionit t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Ndaj dhe un\u00eb ndoqa rrug\u00ebn e diktuar nga ligji.<\/p>\n<p>Ankimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb Komision, k\u00ebrkonin q\u00eb edhe Home Office t\u00eb rishqyrtonte vendimin e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr u vendos nj\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjet e arritura midis departamentit t\u00eb k\u00ebsaj ministrie dhe avoket\u00ebve t\u00eb mi, n\u00eb t\u00eb cilin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme ne paraqit\u00ebm mij\u00ebra faqe, dokumente q\u00eb rr\u00ebzonin t\u00eb gjitha shpifjet dhe trillimet e medieve t\u00eb Xhorxh Sorosit, BIRN, Balkan Insight dhe t\u00eb Carlo Bollinos, mbi t\u00eb cilat ishte bazuar dhe marrja e vendimit, shpifjet e Edi Ram\u00ebs, Erion Veliajt dhe Lulzim Bash\u00ebs dhe hidhej drit\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e k\u00ebsaj dosje.<\/p>\n<p>Por SIAC zbulon n\u00eb vendimin e tij, dy element\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>S\u00eb pari deklaron se ai, nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e provave dhe fakteve t\u00eb paraqitura, por thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00ebse Sekretarja e Shtetit, ka patur prova t\u00eb mjaftueshme, ka b\u00ebr\u00eb analiz\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb provave p\u00ebr vendimin q\u00eb ka marr\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, SIAC na informon, se ai nuk ka marr\u00eb parasysh mij\u00ebra e mij\u00ebra faqe, t\u00eb dor\u00ebzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vones\u00eb, n\u00eb Home Office, mbasi k\u00ebto faqe nuk jan\u00eb shqyrtuar si\u00e7 k\u00ebrkon ligji nga sekretarja e Shtetit, sepse jan\u00eb dor\u00ebzuar me vones\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb absolutisht nj\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk i b\u00ebn nder asnj\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>Avoket\u00ebrit e mi, kan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjen t\u00eb gjitha dokumentet e k\u00ebrkuara nga Home Office, por k\u00ebto dokumente nuk i jan\u00eb paraqitur sekretares s\u00eb Shtetit, me dy q\u00ebllime.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, q\u00eb ajo t\u00eb mos m\u00ebsonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, q\u00eb k\u00ebto dokumente t\u00eb mos mund t\u00eb paraqiteshin n\u00eb SIAC duke mos i shqyrtuar sekretarja\u00a0 e Shtetit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Ne p\u00ebrfituam shum\u00eb nga ky proces.<\/p>\n<p>Ne m\u00ebsuam s\u00eb pari se, \u00e7far\u00eb manipulimesh dhe manovrimesh t\u00eb ul\u00ebta u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrteta, dosje mij\u00ebra faqe para Komisionit t\u00eb Apelimit t\u00eb Ankesave.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, m\u00ebsuam se nuk ekziston asnj\u00eb prov\u00eb, fakt, dokument q\u00eb t\u00eb faktoj\u00eb korrupsionin, apo lidhjet me krimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Imagjinoni, d\u00ebshmohet p\u00ebr lidhje me krimin ndaj Sali Berish\u00ebs, duke p\u00ebrdorur goditjen me shkelm t\u00eb nj\u00eb dere nga Fation Dauti, nj\u00eb qytetar q\u00eb nuk e kam pranuar kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time dhe q\u00eb vet e pranoi se, mund t\u00eb mos jet\u00eb i lidhur me Berish\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb zyr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, ulet k\u00ebmb\u00ebkryq p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kartelit m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, meksikan, Luftar Hysaj, madje dhe merr licenc\u00eb p\u00ebr kazino.<\/p>\n<p>P\u00ebllumb Gjoka fiton statutin e investitorit strategjik.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria th\u00ebrritet tani bot\u00ebrisht si nj\u00eb narkoshtet.<\/p>\n<p>A nuk jan\u00eb k\u00ebto akuza nj\u00eb p\u00ebrpjekje e korrupsionit transnacional p\u00ebr t\u00eb mbrojtur, ndihmuar narkoshtetin shqiptar dhe korruptokrat\u00ebt shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar Sali Berish\u00ebn, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn e tij, pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb diktatur\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Beteja jon\u00eb vazhdon, edhe nj\u00ebher\u00eb, jo p\u00ebr heqjen e p\u00ebrjashtimit, por p\u00ebr shpifjet, trillimet, p\u00ebr mbrojtjen tuaj, nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit, t\u00eb cilido qoft\u00eb, t\u00eb Edi Ram\u00ebs, qeveritar\u00ebve, politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar prej tij, ambasador\u00ebve, diplomat\u00ebve, zyrtar\u00ebve t\u00eb huaj, t\u00eb korruptuar po nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Beteja vazhdon.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka dal\u00eb s\u00ebrish dit\u00ebn e sotme n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat n\u00eb lidhje me vendimin e djesh\u00ebm t\u00eb \u201cKomisionit Special t\u00eb Apeleve t\u00eb Emigracionit\u201d n\u00eb Lond\u00ebr, i cili i refuzoi ankimimin, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi \u201cnon grata-n\u201d nga Britania e Madhe. Berisha shprehet se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":82510,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-82509","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82509"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82509\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}