{"id":82524,"date":"2024-06-18T16:58:56","date_gmt":"2024-06-18T16:58:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82524"},"modified":"2024-06-18T16:58:56","modified_gmt":"2024-06-18T16:58:56","slug":"zarat-e-kushtetueses-i-lepihen-qeverise-lene-ne-fuqi-taksen-e-profesioneve-te-lira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/18\/zarat-e-kushtetueses-i-lepihen-qeverise-lene-ne-fuqi-taksen-e-profesioneve-te-lira\/","title":{"rendered":"\u201cZarat\u201d e Kushtetueses i l\u00ebpihen qeveris\u00eb, l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi taks\u00ebn e profesioneve t\u00eb lira"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr pezullimin e ligjit p\u00ebr tatimin e profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Seanca zgjati p\u00ebr rreth 7 or\u00eb, nd\u00ebrsa Gjykata Kushtetuese vendosi sot q\u00eb t\u2019i l\u00ebr\u00eb nj\u00eb afat deri n\u00eb 21 qershor ankimuesve, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pezullimin e ligjit \u201cP\u00ebr tatimin e profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb\u201d, q\u00eb t\u00eb paraqesin argumente shtes\u00eb, pasi nga padia e depozituar nuk evidentohen pasoja t\u00eb pariparueshme.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebrfundimtar n\u00ebse do shfuqizohet apo jo ligji \u2018P\u00ebr tatimin e profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb\u2019 do t\u00eb merret n\u00eb 25 qershor.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e hapur gjyq\u00ebsore u shqyrtuan 4 padit\u00eb e bashkuara n\u00eb nj\u00eb shqyrtim t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shfuqizimin e ligjit \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d, q\u00eb nisi zbatimin p\u00ebr profesionet e lira nga 1 janari.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar argumentet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb padive, ajo e depozituar nga jo m\u00eb pak se 1\/5 e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, padia e Shoqat\u00ebs s\u00eb \u201cInstituti i Kontabilist\u00ebve t\u00eb Miratuar\u201d (IKM) dhe Shoqat\u00ebs s\u00eb \u201cInstituti i Ekspert\u00ebve Kontab\u00ebl t\u00eb Autorizuar\u201d (IEKA), si dhe nga Dhoma e Avokatis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas vijoi me pyetje p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb shfuqizim t\u00eb tij me argumentin se \u00ebsht\u00eb diskriminues, r\u00ebndon shtres\u00ebn e mesme dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn.Sipas tyre tatimi i profesionist\u00ebve ka mbyllur qindra biznese, cenon sigurin\u00eb e bizneseve dhe do t\u00eb shtrenjtoj\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb ofrojn\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">N\u00eb parashtrimin e argumenteve, pal\u00ebt padit\u00ebse kan\u00eb sqaruar se nuk mund t\u00eb krahasohen profesionist\u00ebt e lir\u00eb me bizneset tregtare pasi nuk e kan\u00eb t\u00eb garantuar fitimin. Po ashtu ata kan\u00eb sqaruar se kjo form\u00eb e diferencuar tatimi nuk b\u00ebhet n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb BE-s\u00eb, dhe se normat e tatimit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lartat se kudo.<\/span><\/p>\n<p>Ligji \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d u padit fillimisht n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb muajin shkurt nga 38 deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Tabaku tha se ligji \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d, \u2018taton trurin, godet shtres\u00ebn e mesme, duke shtuar efekt bumerang, me krijimin e skemave fiktive p\u00ebr shmangien e tatimeve\u201d<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do profesion i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion i shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb, m\u00eb shum\u00eb kosto studimi, investime shtes\u00eb dhe nuk mund t\u00eb krahasohet me biznese t\u00eb ngjashme. Profesionist\u00ebt e lir\u00eb jan\u00eb klasifikuar ndryshe nga personat e tjer\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Partis\u00eb Demokratike Marash Logu tha se p\u00ebrgjat\u00eb muajit prill referuar nga t\u00eb dh\u00ebnat e QKB-s\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb parapagimit t\u00eb tatimit kan\u00eb pezulluar aktivitetin 10,470 biznese t\u00eb profesioneve t\u00eb lira dhe ka shpallur falimentin 1 kompani.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dhoma e Avokatise<\/strong><\/p>\n<p>Shfuqizimi i ligjit \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe nga Dhoma e Avokatis\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb tha se pas hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsor\u00eb, edhe ky ligj \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e cenimit t\u00eb profesionit t\u00eb avokatit.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i ligjit ka qen\u00eb keqdash\u00ebs\u2019 pohoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb<\/p>\n<p>Ai tha se m\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel tatimi nj\u00eb avokat me t\u00eb ardhura 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, arrin t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb pag\u00eb prej 90 mij\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb e ardhur e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar jetes\u00ebn, kur pagat e administrat\u00ebs jan\u00eb 30 deri 40% m\u00eb t\u00eb larta se kjo e ardhur.<\/p>\n<p>Avokati Aigest Milo, p\u00ebrfaq\u00ebsues i IKM dhe IEKA flet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e padrejt\u00eb q\u00eb propozuesit e ligjit dhe ligjv\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb tentuar ta kanalizojn\u00eb diskutimin publik mbi dy \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Ligji \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d shkel parimet e barazis\u00eb s\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike, cenon parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb siguris\u00eb juridike si dhe t\u00eb rezerv\u00ebs ligjore n\u00eb fush\u00ebn tatimore q\u00eb \u00ebsht\u00eb absolute, tha Milo.<\/p>\n<p>Brenda 30 qershor bizneset e profesioneve t\u00eb lira, do t\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb k\u00ebstet e parapagimit dhe d\u00ebmi q\u00eb mund t\u2019u vij\u00eb k\u00ebtyre tatimpaguesve \u00ebsht\u00eb i shum\u00ebllojt\u00eb, q\u00eb nga pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb paguar dhe deri te kolapsimi i gjith\u00eb sistemit t\u00eb tatimpaguesve sipas Milos.<\/p>\n<p>Kuvendi<br \/>\nNga radh\u00ebt e Kuvendit ishte e pranishme Mimoza Arbri, e cila k\u00ebrkon nga Gjykata t\u00eb mos e pranoje padin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar tatimin e profesioneve t\u00eb lira<\/p>\n<p>\u201cNeni 69, nuk trajton vet\u00ebm t\u00eb pun\u00ebsuarit, por edhe individ\u00ebt tregtar\u00eb dhe brenda ligjit jan\u00eb caktuar dhe leht\u00ebsit\u00eb ligjore p\u00ebr grupe t\u00eb caktuara t\u00eb sip\u00ebrmarrjes, dhe pezullimi i ligjit do t\u00eb sillte si pasoj\u00eb humbjen e k\u00ebtyre leht\u00ebsive. Afati i zbatimit t\u00eb ligjit ka nisur, k\u00ebsti i par\u00eb ishte 31 mars dhe ka patur efektet e tij. Pezullimi do t\u00eb sillte probleme edhe n\u00eb buxhetin e shtetit pasi n\u00eb planifikimin vjetor jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat q\u00eb mblidhen nga kjo taks\u00eb\u201d, tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e kuvendit, Mimoza Arbri.<\/p>\n<p>Edhe Keshilli i Ministrave k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos pranohet padia.<\/p>\n<p>Tabaku: Ligji i tatimeve ndryshoi 23 here<br \/>\nNga ana e saj deputetja e PD-s\u00eb Jorida Tabaku tha se qeveria ka diskriminuar t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit duke i vendosur nj\u00eb barr\u00eb ekstra dhe duke r\u00ebnduar dhe m\u00eb shum\u00eb barr\u00ebn e tyre<\/p>\n<p>\u201cPo perballemi me cenim te sigurise juridike, ky ligj ka perkeqesuar gjendjen ekonomike, bie ndesh me shtetin e mireqenies\u201d tha Tabaku.<\/p>\n<p>\u201cLigji i tatimeve \u00ebsht\u00eb ndryshuar 23 her\u00eb duke krijuar trajtim preferencial p\u00ebr nj\u00eb grup pakic\u00eb. Para gjykat\u00ebs provuam se ky ligj c\u00ebnon veprimtarin\u00eb ekonomike dhe efektet mbi bizneset jan\u00eb pothuajse shkat\u00ebrruese duke rezultuar n\u00eb 11 biznese t\u00eb mbyllura dhe efektet boomerang t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve. Argumenti i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb qesharake\u201d tha Tabaku jasht\u00eb Gjykat\u00ebs<\/p>\n<p>Jan\u00eb 25 mij\u00eb profesionist\u00eb sipas tatimeve q\u00eb preken nga ligji i ri hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 1 janar t\u00eb k\u00ebtij viti dhe nga tatimi me fasha 15% kush ka fitim deri 14 milion\u00eb lek\u00eb dhe 23% kush fiton mbi k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.\/<strong>Kapitali.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr pezullimin e ligjit p\u00ebr tatimin e profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb. Seanca zgjati p\u00ebr rreth 7 or\u00eb, nd\u00ebrsa Gjykata Kushtetuese vendosi sot q\u00eb t\u2019i l\u00ebr\u00eb nj\u00eb afat deri n\u00eb 21 qershor ankimuesve, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pezullimin e ligjit \u201cP\u00ebr tatimin e profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb\u201d, q\u00eb t\u00eb paraqesin argumente shtes\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":82525,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-82524","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82524"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82524\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82525"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}