{"id":82658,"date":"2024-06-20T10:51:58","date_gmt":"2024-06-20T10:51:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82658"},"modified":"2024-06-20T10:51:58","modified_gmt":"2024-06-20T10:51:58","slug":"modeli-ekonomik-i-qeverise-rama-ka-treguar-se-eshte-modeli-i-luftes-ndaj-familjes-sipermarrese-te-ndershme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/20\/modeli-ekonomik-i-qeverise-rama-ka-treguar-se-eshte-modeli-i-luftes-ndaj-familjes-sipermarrese-te-ndershme\/","title":{"rendered":"Modeli ekonomik i qeveris\u00eb Rama ka treguar se \u00ebsht\u00eb modeli i luft\u00ebs ndaj familjes sip\u00ebrmarr\u00ebse t\u00eb ndershme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deklarata e K\u00ebshilltarit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ekonomike n\u00eb PD, Dorian Teliti:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera shqet\u00ebsuese mbi ekonomin\u00eb dhe mir\u00ebqenien e shqiptar\u00ebve jan\u00eb publikuar dit\u00ebt e fundit nga Eurostat.<\/p>\n<p>Ekonomia shqiptare vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ekonomi e brisht\u00eb, e cila nuk mb\u00ebshtetet nga fuqizimi i sektor\u00ebve prodhues, eksporti apo rritja e konkurrueshm\u00ebris\u00eb dhe produktivitetit, por ashtu si\u00e7 raportohet edhe nga Eurostat, ekonomia jon\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit e gjen rritjen e saj kryesisht nga fluksi i lart\u00eb i nd\u00ebrtimeve, shpeshher\u00eb t\u00eb financuara nga burime t\u00eb dyshimta financiare.<\/p>\n<p>Sipas Eurostat, t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 35% t\u00eb mesatares europiane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendet e rajonit jan\u00eb n\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb larta. Konkretisht, Maqedonia e Veriut ka t\u00eb ardhura p\u00ebr frym\u00eb sa 41% e mesatares europiane, Serbia 46% dhe Mali i Zi me 52%.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas Eurostat, edhe n\u00eb treguesin e konsumit individual p\u00ebr frym\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri konsumatori shqiptar renditet i fundit, me 42% t\u00eb mesatares europiane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb banor\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut kan\u00eb konsum n\u00eb mas\u00ebn 52% t\u00eb mesatares europiane, Serbia 54% dhe Mali i Zi me 65%.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Ekonomia shqiptare gjat\u00eb 11 viteve t\u00eb fundit nuk \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb model ekonomik dhe filozofi zhvillimi q\u00eb garanton rritje ekonomike me ritme t\u00eb larta dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 11 vite, modeli ekonomik i qeveris\u00eb Rama, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, ka treguar veten se \u00ebsht\u00eb modeli i luft\u00ebs ndaj sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb ndersh\u00ebm, model ekonomik i bazuar n\u00eb taksat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon dhe procedura t\u00eb komplikuara, model ekonomik q\u00eb nuk gjeneroi vende pune dhe rritje t\u00eb duhura pagash, model ekonomik q\u00eb minoi sigurin\u00eb juridike, parimet e konkurrenc\u00ebs dhe mbajti larg investimet e huaja aq t\u00eb nevojshme p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptaret, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, pan\u00eb sesi pasuroheshin padrejt\u00ebsisht nj\u00eb grusht njer\u00ebzish t\u00eb lidhur me pushtetin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e gjet\u00ebn veten e tyre t\u00eb papun\u00eb, t\u00eb pa sh\u00ebrbyer, t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur nga administrata patronazhiste. Sip\u00ebrmarr\u00ebsit me mij\u00ebra kan\u00eb falimentuar, e t\u00eb shumt\u00eb akoma jan\u00eb ata q\u00eb gjenden buz\u00eb gremin\u00ebs s\u00eb thell\u00eb t\u00eb falimentit t\u00eb shkaktuar nga keqqeverisja dhe arroganca e saj.<\/p>\n<p>Ndaj sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, largimi i Edi Ram\u00ebs nga drejtimi i pun\u00ebve dhe ndryshimi politik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nevojitet nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i \u00e7do qytetari, i \u00e7do familjari, i \u00e7do sip\u00ebrmarr\u00ebsi, duke drejtuar gishtin nga fajtor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj katastrofe ekonomike dhe sociale q\u00eb po p\u00ebrjeton Shqip\u00ebria e shpopulluar me m\u00eb shum\u00eb se 1 milion\u00eb banor\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, e duke i nd\u00ebshkuar ata me vot\u00ebn e sovranit, n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, t\u00eb organizuara nga nj\u00eb qeveri teknike.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e ka t\u00eb qart\u00eb vizionin e saj. Me nj\u00eb qeverisje t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes vendos individin, familjen dhe sip\u00ebrmarrjen e ndershme, me strategji zhvillimore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, me implementimin e minimumit jetik, me nj\u00eb model taksimi t\u00eb ul\u00ebt dhe i bazuar n\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb 10%, rivitalizimi i familjes, fuqizimi i rinis\u00eb dhe i gruas n\u00eb shoq\u00ebri dhe biznes, krijimi i kuadrit t\u00eb duhur ligjor dhe institucional p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebrs\u00ebri lider n\u00eb rajon n\u00eb thithjen e investimeve t\u00eb huaja, etj, do b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur kthimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shinat e zhvillimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, ku \u00e7dokush sipas merit\u00ebs dhe aft\u00ebsive t\u00eb tij t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dor\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb fatin e tij.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata e K\u00ebshilltarit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ekonomike n\u00eb PD, Dorian Teliti: T\u00eb dashur qytetar\u00eb! T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera shqet\u00ebsuese mbi ekonomin\u00eb dhe mir\u00ebqenien e shqiptar\u00ebve jan\u00eb publikuar dit\u00ebt e fundit nga Eurostat. Ekonomia shqiptare vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ekonomi e brisht\u00eb, e cila nuk mb\u00ebshtetet nga fuqizimi i sektor\u00ebve prodhues, eksporti apo rritja e konkurrueshm\u00ebris\u00eb dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":82655,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-82658","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82658\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}