{"id":82715,"date":"2024-06-21T08:34:16","date_gmt":"2024-06-21T08:34:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82715"},"modified":"2024-06-21T08:34:16","modified_gmt":"2024-06-21T08:34:16","slug":"pse-konflikti-mes-edi-rames-e-albin-kurtit-eshte-parimor-e-jo-personal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/21\/pse-konflikti-mes-edi-rames-e-albin-kurtit-eshte-parimor-e-jo-personal\/","title":{"rendered":"Pse konflikti mes Edi Ram\u00ebs e Albin Kurtit \u00ebsht\u00eb parimor e jo personal?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb prej analist\u00ebve, opinionist\u00ebve dhe politikan\u00ebve q\u00eb i shohim n\u00eb ekrane e trajtojn\u00eb konfliktin tashm\u00eb t\u00eb njohur, Rama-Kurti, si nj\u00eb \u00e7eshtje personale midis tyre p\u00ebr shkak t\u00eb egos e prirjes p\u00ebr t\u00eb dominuar nj\u00ebri-tjetrin. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se karakteri, formimi, cil\u00ebsit\u00eb, veset, virtytet e lider\u00ebve politik\u00eb luajn\u00eb rol n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me homolog\u00ebt, partner\u00ebt, aleat\u00ebt, koleg\u00ebt e vart\u00ebsit e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, studimi dhe informacioni p\u00ebr k\u00ebto karaktere \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe e veprimtarive agjenturore e t\u00eb spiunazhit. Sepse zbulimi i k\u00ebtij dimensioni favorizon gjetjen e dob\u00ebsive t\u00eb kund\u00ebrshtarit dhe intervenimin p\u00ebr neutralizimin ose korruptimin e tij. Me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb ka ndodhur pik\u00ebrisht kjo q\u00eb theksova m\u00eb lart. Ai \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb peng i Serbis\u00eb p\u00ebr shkak se Beogradi dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq kan\u00eb shfryt\u00ebzuar t\u00eb gjitha dob\u00ebsit\u00eb e kreut t\u00eb ekzekutivit shqiptar p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e tyre. Dhe ia kan\u00eb arritur, p\u00ebr fat t\u00eb keq!<\/p>\n<p>Por nuk ka ndodhur e nj\u00ebjta gj\u00eb me kryeministrin e Kosov\u00ebs. Sjelljet dhe veprimet e tij deri m\u00eb sot n\u00eb mbrojtje t\u00eb territorit dhe sovranitetit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, d\u00ebshmojn\u00eb se zoti Kurti nuk \u00ebsht\u00eb peng i korrupsionit, i implikimeve n\u00eb veprimtari mafioze e kriminale, as edhe peng i Serbis\u00eb dhe armiqve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe n\u00eb fakt sjellja e Albin Kurtit \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e sjelljeve q\u00eb shohim te Edi Rama. Por ne, p\u00ebr t\u00eb provuar hipotez\u00ebn, n\u00ebse konflikti Rama-Kurti \u00ebsht\u00eb personal apo jo, do t\u00eb ndalemi te krahasimi i q\u00ebndrimeve, sjelljes politike dhe konvencionit n\u00eb raportet me Serbin\u00eb, dialogun dhe ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb e sidomos n\u00eb veriun e saj k\u00ebto vitet e fundit.<\/p>\n<ol>\n<li>Kryeministri shqiptar, s\u00eb bashku me presidentin e Serbis\u00eb, pas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Nish, gjithnj\u00eb sipas zonj\u00ebs Biserko, nis\u00ebn n\u00eb vitin 2017-2020 aksionin diplomatik dhe politik p\u00ebr zgjidhjen e konfliktit Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb kufijve dhe ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion t\u00ebrhoq\u00ebn edhe presidentin e Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i. Kjo tem\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur tashm\u00eb. Nd\u00ebrsa kryeministri Kurti, asokohe n\u00eb opozit\u00eb, u shpreh publikisht kund\u00ebr k\u00ebtij projekti. Pra q\u00eb n\u00eb fillim konflikti nisi si pozicion pro dhe kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb vazhdueshme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs si kusht i paqes dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs midis dy popujve. Them midis dy popujve, sepse Kosova pas ndarjes nuk do t\u00eb ishte m\u00eb shtet i pavarur. Pjes\u00ebn e mbetur do ta merrte Shqip\u00ebria. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt midis dy kryeministrave shqiptar\u00eb nuk dallohet dot asnj\u00eb nuanc\u00eb e sjelljes s\u00eb bazuar n\u00eb karakter, por n\u00eb parime dhe t\u00eb drejt\u00ebn ose t\u00eb padrejt\u00ebn.<\/li>\n<li>Kur Albin Kurti u zgjodh kryeminist\u00ebr n\u00eb qeverisjen e tij t\u00eb par\u00eb, pas disa muajsh apo nj\u00eb viti, ai u rr\u00ebzua nga pushteti. Shkak u b\u00eb fakti se ishte kund\u00ebr t\u00eb firmoste marr\u00ebveshjen me Serbin\u00eb sipas projektit Rama-Vu\u00e7i\u00e7-Tha\u00e7i p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs. Ky projekt u mb\u00ebshtet n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb edhe nga i pushtetshmi i administrat\u00ebs s\u00eb Trump, Richard Grenell. Ky i fundit aktivizoi Tha\u00e7in, Ram\u00ebn dhe miqt\u00eb e tyre n\u00eb LDK dhe e rr\u00ebzuan qeverin\u00eb Kurti 1. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se ajo qeveri u rr\u00ebzua p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtis\u00eb s\u00eb kryeministrit p\u00ebr t\u00eb shkuar s\u00eb bashku me presidentin n\u00eb Uashington p\u00ebr firmosjen e marr\u00ebveshjes n\u00eb fjal\u00eb dhe si\u00e7 thoshte Tha\u00e7i \u201cp\u00ebr ta hequr qafe Serbin\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga Kosova\u201d! Pra nuk kishte asgj\u00eb personale as n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt t\u00eb njohur tashm\u00eb, t\u00eb cilin e vler\u00ebsuan qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe votuan s\u00ebrishmi pas disa muajsh me mbi 50 p\u00ebr qind pro zotit Kurti e koalicionit t\u00eb tij.<\/li>\n<li>N\u00eb qeverisjen e k\u00ebtyre tri viteve s\u00ebrishmi kryeministri Kurti u desh t\u00eb p\u00ebrballej me avokatin\u00eb e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb, aq sa gazetari i FAZ, Martens, thot\u00eb se \u201cKryeministri Rama \u00ebsht\u00eb kryeministri m\u00eb i mir\u00eb shqiptar p\u00ebr Serbin\u00eb, q\u00eb nga koha e Pashiqit\u201d(1913-1926 kryeminist\u00ebr)!<\/li>\n<\/ol>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs nuk pati mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb k\u00ebto tri vite sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimeve t\u00eb saj n\u00eb mbrojtje t\u00eb sovranitetit dhe integritetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs! Gjithmon\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb u p\u00ebrpoq ose t\u00eb mbaj\u00eb an\u00ebn e Serbis\u00eb, ose t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb neutral, n\u00eb komoditetin e Joseph Borrell. Aq sa n\u00eb qershor 2023 anulloi 15 or\u00eb para se t\u00eb mblidhej takimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb dy qeverive n\u00eb Gjakov\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb shtatorit 2023 zhvleft\u00ebsoi aksionin perfekt t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr asgj\u00ebsimin e grupit terrorist t\u00eb Banjsk\u00ebs, kur tha se \u201cVeriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e askujt\u201d! Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dallohet qart\u00eb se konflikti midis Ram\u00ebs dhe Kurtit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb kund\u00ebrta parimore, pro dhe kund\u00ebr integritetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li>Nd\u00ebrsa qeveria, presidentja Osmani dhe institucionet e Kosov\u00ebs k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm q\u00eb Serbia t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndjes\u00eb p\u00ebr genocidin q\u00eb shkaktoi n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, kryeministri Rama e quan k\u00ebt\u00eb genocid produkt \u201ct\u00eb nj\u00eb rr\u00ebmuje ballkanike\u201d, ku t\u00eb gjitha pal\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi! Kjo tez\u00eb \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput e nj\u00ebjt\u00eb me tez\u00ebn serbe se \u201cLufta n\u00eb Kosov\u00eb ishte nj\u00eb luft\u00eb civile me viktima t\u00eb dyanshme\u201d!<\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019i ikur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb genocidit t\u00eb tmerrsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb nga ana e Serbis\u00eb ka gjet k\u00ebsisoj p\u00ebrkrahjen e vazhdueshme t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cn\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb ardhmes\u201d! Por ne e dim\u00eb se as e sotmja as e ardhmja, madje as e shkuara nuk kan\u00eb asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr kryeministrin shqiptar. E vetmja gj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb paraja dhe pushteti! Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk gjendet asnj\u00eb shenj\u00eb se midis Kurtit dhe Ram\u00ebs ka e mund t\u00eb ket\u00eb di\u00e7ka personale.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta provuar tez\u00ebn q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart, mund t\u00eb p\u00ebrmendim pa fund fakte, prova dhe argumente. Por k\u00ebto mjaftojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim! Prandaj dhe i duhet th\u00ebn\u00eb mjaft teoris\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs, dy kryeministrat shqiptar\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr dominim e ego. S\u00eb paku Albin Kurti \u00ebsht\u00eb i pozicionuar qart\u00eb kund\u00ebr bashk\u00ebpunimit Rama-Vu\u00e7iq kund\u00ebr Kosov\u00ebs! Kjo mjafton!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver Byty\u00e7i Shum\u00eb prej analist\u00ebve, opinionist\u00ebve dhe politikan\u00ebve q\u00eb i shohim n\u00eb ekrane e trajtojn\u00eb konfliktin tashm\u00eb t\u00eb njohur, Rama-Kurti, si nj\u00eb \u00e7eshtje personale midis tyre p\u00ebr shkak t\u00eb egos e prirjes p\u00ebr t\u00eb dominuar nj\u00ebri-tjetrin. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se karakteri, formimi, cil\u00ebsit\u00eb, veset, virtytet e lider\u00ebve politik\u00eb luajn\u00eb rol n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me homolog\u00ebt, partner\u00ebt, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37638,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-82715","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82715\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37638"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}