{"id":82870,"date":"2024-06-24T08:35:43","date_gmt":"2024-06-24T08:35:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82870"},"modified":"2024-06-24T08:35:43","modified_gmt":"2024-06-24T08:35:43","slug":"leter-e-trete-e-hapur-drejtuar-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/24\/leter-e-trete-e-hapur-drejtuar-spak\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e tret\u00eb e hapur drejtuar SPAK"},"content":{"rendered":"<p><strong>Jamarb\u00ebr MALLTEZI<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebnshtrimi i SPAK ndaj Edi Ram\u00ebs dhe Soros-diplomat\u00ebve ka d\u00ebmtuar jo vet\u00ebm demokracin\u00eb dhe shtetin ligjor por krijoi edhe t\u00eb burgosur politike n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb dy letrave publike,1-2, q\u00eb i kam drejtuar SPAK p\u00ebr t\u00eb cilat \u201caf\u00ebrmendsh\u201d nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje, le t\u00eb shohim edhe injorimin e shtetit ligjor dhe krijimin e t\u00eb burgosurve politike pas 33 vitesh demokraci n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Perkufizimi i burgosjes politike sipas Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evropes \u2013 Resolution 1900 (2012)3:<\/p>\n<p>Nj\u00eb person i privuar nga liria personale trajtohet si \u2018burgosur politik\u2019:<\/p>\n<ol>\n<li>n\u00ebse arresti \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb dhunim t\u00eb nj\u00eb prej \u00a0garancive themelore t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb Konvent\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut&#8230;;<\/li>\n<li>n\u00ebse arresti u vendos p\u00ebr arsye t\u00eb pastra politike pa lidhje me ndonj\u00eb vep\u00ebr penale;<\/li>\n<li>n\u00ebse, p\u00ebr arsye fort politike, gjat\u00ebsia e arrestit ose kushtet jan\u00eb qartazi jasht\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb vepr\u00ebs penale q\u00eb personi gjendet fajtor apo i dyshuar;<\/li>\n<li>n\u00ebse, p\u00ebr arsye fort politike, ai ose ajo \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyre diskriminuese krahasuar me persona t\u00eb tjer\u00eb; ose<\/li>\n<li>n\u00ebse arresti \u00ebsht\u00eb rezultat i procedurave t\u00eb cilat ishin qartazi t\u00eb padrejta dhe kjo duket se lidhet me motivet politike t\u00eb autoriteteve.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Kushtetuta u shkel n\u00eb rastin e masave ndaj liderit t\u00eb opozit\u00ebs Prof. Dr. Sali Berish\u00ebs. N\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs (N.71) dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb GJEDNj Berish\u00ebs ju ndalua vajtja n\u00eb Parlament pa vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. U caktua gjyqtare n\u00eb konflikt interesi dhe e kapur n\u00eb vepra penale p\u00ebr t\u2019u shantazhuar. U caktuan masa arresti pa u pyetur kurr\u00eb as Prof. Berisha e as Prof. Malltezi. U pengua mbrojtja ligjore duke mos i l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar 42 fashikuj, nd\u00ebrsa gjyqtarja me tre mbiemra caktoi p\u00ebr avokat mbrojt\u00ebs dik\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte arrestimin e Berish\u00ebs. U vendos ndalimi i komunikimit si mas\u00eb antiligjore pasi \u00ebsht\u00eb hequr nga Kodi Penal qysh prej 2017 pasi bie ndesh me konvent\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt mbajn\u00eb mend sesi Taulant Balla hynte e dilte n\u00eb SPAK duke e kthyer n\u00eb zyr\u00eb sh\u00ebrbimesh personale dhe kreu kallzim penal sikur toka e 5 prej familjeve themeluese t\u00eb Tiran\u00ebs ishte shpron\u00ebsuar nga Shefqet Verlaci dhe Jako Mane (e dinte Jakomonin per Jako Mane). Kjo u v\u00ebrtetua si kall\u00ebzim i rrem\u00eb, vep\u00ebr penale e d\u00ebnueshme (Neni 305 KP), por prokuror\u00ebt politike \u2013 nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve e promovuar nga Taulant Balla nga Elbasani n\u00eb SPAK \u2013 \u201cafermendsh\u201d nuk guxojn\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>Perve\u00e7 ketyre fakteve, interesante jan\u00eb edhe standardet e dyfishta t\u00eb prokuror\u00ebve n\u00eb rastin e Berish\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskriminuese krahasuar me disa shembuj t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Pes\u00eb familjeve t\u00eb vjetra t\u00eb Tiran\u00ebs ju kthye prona e tyre pas nj\u00eb kalvari t\u00eb gjat\u00eb 15-vje\u00e7ar nga 1995 deri m\u00eb 2009. Prokuror\u00ebt shkruajt\u00ebn se dyshojn\u00eb korrupsion pse pronar\u00ebve Tiranas ju\u00a0kthye prona e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tyre \u2013 e vjedhur nga komunist\u00ebt \u2013 pas 15 vitesh procedura, p\u00ebrfshi edhe pages\u00ebn e afro 800,000 USD (720,000 USD me para n\u00eb bank\u00eb dhe 80,000 USD me bono privatizimi) nga pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb objektet e rrenuara dhe t\u00eb uzurpuara. Nga rreth 44,500 m2 q\u00eb mor\u00ebn trashegimtar\u00ebt ligjore t\u00eb 5 familjeve pronare, Prof. Malltezit nga prona e gjyshes se tij i takoi 410m2, ose me pak se 1% e saj.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Edi Rama ve\u00e7 me 1 cope let\u00ebr (VKM 183 date 9.3.2016) i dhuroi 37,000 m2 tok\u00eb p\u00ebrfshi 5,160 m2 nd\u00ebrtesa p\u00ebr vet\u00ebm 1 \u20ac shoqeris\u00eb q\u00eb drejtohet nga v\u00ebllai i Edi Rames. Nuk ju kthye pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm (familjeve Deliu dhe Lici) pasi reparti ushtarak ishte n\u00eb Planin e P\u00ebrhapjes t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura POR n\u00eb dhunim me ligjin iu dha v\u00ebllait te Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer veprimtari private sportive dhe biznesi!<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb t\u00eb dhuroj\u00eb vellai 37,000 m2 tok\u00eb publike dhe 5,160 m2 nd\u00ebrtime mes Tiran\u00ebs ve\u00e7 me 1 firm\u00eb t\u00eb vet nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur dhe ve\u00e7 p\u00ebr 1 euro qenka normale (nuk paska vep\u00ebr penale), nd\u00ebrsa t\u2019i kthehet prona qindra familjeve trash\u00ebgimtare pas 15 viteve rropatje n\u00ebp\u00ebr dhjetera institucione dhe t\u00eb detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb edhe 800,000 euro p\u00ebr objektet e rr\u00ebnuara e t\u00eb uzurpuara ka dyshime p\u00ebr korrupsion dhe duhet arrestuar shefi i opozit\u00ebs se dhendri i tij del pronar i 1% t\u00eb tok\u00ebs! \u201cAfermendsh\u201d standard i bukur sipas prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Prokuroret Millonai dhe Kraja shkruajt\u00ebn se ndryshimi i destinacionit t\u00eb tok\u00ebs nga sportive n\u00eb banim ishte dyshim i bazuar p\u00ebr korrupsion p\u00ebr Prof. Berish\u00ebn, por tani q\u00eb rezultoi se e kreu Edi Rama, a ka nisur hetime ndaj Edi Ram\u00ebs dhe drejtor\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebto ndryshime?<\/p>\n<p>Rezulton se destinacionin e tok\u00ebs p\u00ebr 7,000m2 e ndryshoi vet\u00eb Edi Rama me firm\u00ebn e tij n\u00eb KRRT e drejtuar prej tij me 8 Qershor 2006. Nj\u00eb muaj m\u00eb her\u00ebt (12.05.2006), K\u00ebshilli Teknik i KRRT (i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 10 drejtor\u00eb t\u00eb besuar t\u00eb em\u00ebruar nga vet\u00eb Edi Rama) p\u00ebr interesa t\u00eb dyshimta t\u00eb miqve t\u00eb Edi Ram\u00ebs ndryshoi destinacionin nga sportive n\u00eb banim (i) pa k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pronareve t\u00eb tok\u00ebs, (2) para se pronar\u00ebt e tok\u00ebs t\u00eb kishin ndonj\u00eb kontrat\u00eb zhvillimi me kompani nd\u00ebrtimi dhe (3) para se t\u00eb kryhej privatizimi. Dy vite me pas me vendim nr. 238 dat\u00eb 27.12.2008 t\u00eb KRRT, Edi Rama ndryshoi destinacionin e gjith\u00eb zon\u00ebs s\u00eb madhe nga sportive n\u00eb Zon\u00eb me parametra t\u00eb lart\u00eb urban.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse destinacionin do e kish ndryshuar Berisha do kish dyshime p\u00ebr korrupsion, por meq\u00eb e ka ndryshuar Edi Rama prokuror\u00ebt nuk shprehen, e biles as nuk e permendin emrin e keqb\u00ebresit Edi Rama. N\u00eb shtet ligjor, prokuror\u00ebt hetojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo persona sipas urdh\u00ebrit?<\/p>\n<p>Interesant edhe rasti q\u00eb u b\u00eb publik tek ish Klubit Sportiv Dajti. Pronar\u00ebt e tok\u00ebs t\u2019a gezojn\u00eb pron\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tyre, por keqp\u00ebrdorimi i prokuror\u00ebve \u00ebsht\u00eb tregues i qart\u00eb i standarteve t\u00eb dyfishta: (1) Plani i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Rregullues i Tiran\u00ebs e kish caktuar \u201cZone Sportive\u201d; (2) Plani i Detajuar Vendor i zon\u00ebs e ka detajuar zon\u00ebn sportive; (3) N\u00eb Tetor 2023 Bashkia shpalli tender p\u00ebr rehabilitimin e fushave sportive; (4) po n\u00eb Tetor 2023 Edi Rama n\u00eb dhunim t\u00eb Planit firmosi leje nd\u00ebrtimi 41 kateshe! Ku ndodhet SPAK p\u00ebr Edi Ram\u00ebn?<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt fshihen e nuk guxojn\u00eb t\u00eb shprehen as kur del se Edi Rama ka shkaktuar d\u00ebm financiar 320,000 Euro t\u00eb vertetuar me vendim gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. A i detyron ligji p\u00ebr t\u00eb mbrojtur parat\u00eb publike apo \u00e7\u2019e deshe? Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt prokuror\u00eb q\u00eb kryen shkelje kushtetuese, duke sekuestruar dosje civile e mos lejuar t\u00eb drejtat e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor ve\u00e7 p\u00ebr t\u00eb mbrojtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kundraligjshme Taulant Ball\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAfermendsh gjykatat vendosin \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb n\u00eb (SPAK)\u201d por afermendsh q\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb n\u00ebn urdhrat politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe nuk guxon as ti p\u00ebrmende emrin.<\/p>\n<p>Rregjimi ka vendosur n\u00eb arrest liderin e opozit\u00ebs pa asnj\u00eb fakt, deshmi apo prov\u00eb, p\u00ebr arsye se dhendrit t\u00eb tij ju kthyen 410 m2 tok\u00eb e vjedhur nga komunist\u00ebt. Vijojn\u00eb arrestin se kinse po hetojn\u00eb n\u00ebse ka pasur apo jo masa kunder zjarrit nd\u00ebrtimet ne 2010-2012 apo n\u00ebse ka pasur oponence teknike projekti i arkitektit Daniel Libeskind. \u201cAfermendsh gjykatat vendosin \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojme ne\u201d \u2013 shkoi deri n\u00eb shkelje kushtetuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Edi Rama ka grabitur mbi 6 miljon m2 troje n\u00eb bregdet duke i ndar\u00eb me miqt\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij, p\u00ebrfshi 4 VKM personale ve\u00e7 p\u00ebr t\u00eb vjedhur tok\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb vak\u00ebf p\u00ebr shkoll\u00eb. Baxhanaku i Edi Ram\u00ebs (Franku) ka p\u00ebrfituar 51 tendera publike me vler\u00eb totale 21.7 milion euro, dhjet\u00ebra prej t\u00eb cilave kan\u00eb qen\u00eb tendera sekrete. Edi Rama i ka dh\u00ebne thjeshtr\u00ebs (stepdaughter) qindra mijera euro nga tendera publike, dhe v\u00ebllait t\u00eb vet i dha 37,000 m2 tok\u00eb q\u00eb nuk pranoi ti kthehej pronar\u00ebve. Gruas s\u00eb vet, Lind\u00ebs, i b\u00ebri pallat n\u00eb paj\u00eb. Ish kreu i ILDKP (Zana Xhucka) q\u00eb guxoi ti k\u00ebrkonte shpjegime gruas s\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr pallatin n\u00eb paj\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb fatur\u00eb, u shkarkua me urgjenc\u00eb nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb SPAK? A ka filluar hetim p\u00ebr ndonj\u00eb nga k\u00ebto vjedhje t\u00eb parave dhe trojeve publike? A ka vendosur n\u00eb arrest Edi Ram\u00ebn nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryen hetime? Apo Edi Rama \u00ebsht\u00eb mbi ligjin dhe SPAK nuk guxon as t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb letrat e hapura e jo m\u00eb largqoft\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb?<\/p>\n<p>SPAK ka n\u00eb arrest Berish\u00ebn pa pasur asnj\u00eb lek para publike dhe nuk heton Edi Ram\u00ebn p\u00ebr dhjetera milion euro tendera, 37,000 m2 tok\u00eb dhe pallat n\u00eb paj\u00eb. Arrestimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskriminuese \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrkufizimit t\u00eb burgosjes politike sipas Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 Resolution 1900.<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb sesi Soros-diplomat\u00eb n\u00eb dhunim t\u00eb etikes dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs si Gabriel Escobar5 (me 10 December 2021) dhe Ambasadorja Kim6 k\u00ebrkuan q\u00eb SPAK t\u00eb procedoje Berish\u00ebn. Edi Rama q\u00eb kontrollon gjithshka n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb moniste, k\u00ebrkoi publikisht q\u00eb SPAK t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb Sali Berish\u00ebn n\u00eb Kongresin dhe Asamblen\u00eb e PS n\u00eb 2022.7 Si\u00e7 shihet qart\u00eb nga dokumentet e dosjes hetimore, prokuror\u00ebt e SPAK kan\u00eb kryer veprime fill pas ketyre urdh\u00ebrave duke hetuar 3 breza deri tek mbesat e Sali Berish\u00ebs qysh n\u00eb koh\u00ebn kur ato nuk kishin lindur ende.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja dhe presioni ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, v\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebn urdh\u00ebrat politike dhe presionet e Edi Ram\u00ebs e Soros jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb vepra penale (si n\u00eb Shqip\u00ebri edhe n\u00eb SHBA), por nj\u00ebher\u00ebsh u p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb luftuar opozit\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb minuar demokracin\u00eb dhe dhunuar shtetin ligjor. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb qysh prej rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri u rikthyen arrestimet politike dhe kjo \u00ebsht\u00eb trishtuese si p\u00ebr demokracin\u00eb edhe p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Sinqerisht,<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Dr. Jamarber Malltezi<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/dosja.al\/politike\/malltezi-i-dergon-leter-te-hapur-spak-a-e-dine-veten-mbi-ligjin-spak-dh-i354740\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">1 https:\/\/dosja.al\/politike\/malltezi-i-dergon-leter-te-hapur-spak-a-e-dine-veten-mbi-ligjin-spak-dh- i354740<\/a><\/p>\n<p>2\u00a0<a href=\"https:\/\/www.syri.net\/op-ed\/678359\/leter-e-dyte-e-hapur-per-spak\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.syri.net\/op-ed\/678359\/leter-e-dyte-e-hapur-per-spak\/<\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/assembly.coe.int\/nw\/xml\/XRef\/Xref-XML2HTML-en.asp?fileid=19150&amp;lang=en\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">3 https:\/\/assembly.coe.int\/nw\/xml\/XRef\/Xref-XML2HTML-en.asp?fileid=19150&amp;lang=en<\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.sali-berisha.com\/_files\/ugd\/13e201_e6796b9a329e4408944cd58a62ab6154.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">4 https:\/\/www.sali berisha.com\/_files\/ugd\/13e201_e6796b9a329e4408944cd58a62ab6154.pdf<\/a><\/p>\n<p>23 Qershor 2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jamarb\u00ebr MALLTEZI N\u00ebnshtrimi i SPAK ndaj Edi Ram\u00ebs dhe Soros-diplomat\u00ebve ka d\u00ebmtuar jo vet\u00ebm demokracin\u00eb dhe shtetin ligjor por krijoi edhe t\u00eb burgosur politike n\u00eb Shqip\u00ebri N\u00eb vijim t\u00eb dy letrave publike,1-2, q\u00eb i kam drejtuar SPAK p\u00ebr t\u00eb cilat \u201caf\u00ebrmendsh\u201d nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje, le t\u00eb shohim edhe injorimin e shtetit ligjor dhe krijimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75423,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-82870","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82870"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82870\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}