{"id":82918,"date":"2024-06-24T11:15:35","date_gmt":"2024-06-24T11:15:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82918"},"modified":"2024-06-24T11:16:28","modified_gmt":"2024-06-24T11:16:28","slug":"ylli-asllani-heqja-e-te-drejtes-per-te-dhene-leje-ndertimi-nga-bashkite-zaptim-i-kompetencave-nga-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/24\/ylli-asllani-heqja-e-te-drejtes-per-te-dhene-leje-ndertimi-nga-bashkite-zaptim-i-kompetencave-nga-edi-rama\/","title":{"rendered":"Heqja e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi nga Bashkit\u00eb, zaptim i kompetencave nga Edi Rama"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deklarat\u00eb e Sekretariatit dhe Forumit t\u00eb t\u00eb Zgjedhurve Vendor\u00eb t\u00eb PD, Ylli Asllani:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Qeveria Rama ka zaptuar nj\u00eb seri kompetencash t\u00eb pushtetit vendor n\u00eb dh\u00ebnien e Lejeve p\u00ebr Nd\u00ebrtim n\u00ebp\u00ebrmjet dy ndryshimeve ligjore ne ligjin 107\/2014 \u2018P\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u2019 si dhe ndryshimeve t\u00eb Vendimit te K\u00ebshillit te Ministrave nr. 408 \u2018P\u00ebr miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit\u2019.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve \u00ebsht\u00eb cenuar r\u00ebnd\u00eb pavar\u00ebsia e qeverisjes vendore duke i mohuar nj\u00ebsive bashkiake nj\u00eb kompetenc\u00eb kryesore si dh\u00ebnia Lejes s\u00eb Nd\u00ebrtimit, K\u00ebshillave Bashkiak iu \u00ebsht\u00eb mohuar shqyrtimi publik i dokumenteve vendore te planifikimit urban si dhe pranimin pa debat t\u00eb banesave TIP, p\u00ebr gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb \u00e7do nj\u00ebsie vendore!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qeveria po krijon nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00ebn e pushtetit vendor p\u00ebr dh\u00ebnien e Lejeve te Nd\u00ebrtimit, t\u00eb cil\u00ebn Legjisilacioni shqiptar dhe vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese ja kan\u00eb njohur bashkive dhe k\u00ebshillave bashkiak\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb akt \u00ebsht\u00eb kryer asfiksimi i mund\u00ebsive, bllokimi pothuaj i gjith\u00eb aktivitetit t\u00eb bashkive dhe injorimi i kapaciteteve civile t\u00eb zgjedhurve lokal\u00eb dhe atyre profesionale t\u00eb nj\u00eb rajoni!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb na shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb fakti se k\u00ebto ndryshime cenojn\u00eb autonomin\u00eb vendore dhe bien ndesh me parimin e decentralizimit t\u00eb pushtetit sikurse p\u00ebrcaktohet ne Nenin 13 te Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb shprehur qart\u00eb mbi kompetenc\u00ebn e qeverisjen vendore mbi planifikimin urban dhe zhvillimin e territorit.<\/p>\n<p>Mbi te gjitha ky akt i pashembullt, i cili i jep pushtet t\u00eb pamerituar qeverise qendrore mbi \u00e7\u00ebshtje qe jane n\u00eb juridiksionin e pushtetit vendor \u00ebshte kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo transparente, pa debate dhe larg v\u00ebmendjes s\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesuara!<\/p>\n<p>Cfar\u00eb ka ndodhur?<\/p>\n<p>Para ndryshimeve ligji \u2018Per planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u2019 p\u00ebrcaktonte te drejtat e Kryetarit dhe te K\u00ebshillit Bashkiak mbi dh\u00ebnien e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, si dhe K\u00ebshilli Bashkiak kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb monitoruar respektimin e kuadrit ligjor, p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen dhe shqyrtimin publik te dokumenteve vendore te planifikimit dhe kontrollit te zhvillimit vendore gjate procesit te hartimit te tyre.<\/p>\n<p>Ndryshimet e propozuara shmangin K\u00ebshillat Bashkiak edhe pse Karta Evropiane e vet\u00ebqeverisjes vendore njeh dhe sanksionon rolin e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebshillave n\u00eb ushtrimin e autonomis\u00eb vendore.<\/p>\n<p>Sikur te mos mjaftonin k\u00ebto ndryshime egoizmi i qeverise dhe tendeca p\u00ebr te kontrolluar p\u00ebr interesat e saj klienteliste dh\u00ebnien e lejeve te nd\u00ebrtimit, qeveria nd\u00ebrhyn dhe b\u00ebn ndryshime ne VKM 408\/2015\u2019Per miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit,\u2019\u2019.duke i kaluar n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb saj t\u00eb gjitha \u2018Lejet e nd\u00ebrtimit \u2018 me volum mbi 5000 m3, si komplekse nd\u00ebrtimi multifunksionale, komplekse turistike, resorte dhe fshatra turistik\u00eb tradicional\u00eb, komplekse parqesh ujore, arg\u00ebtimi apo zbavitjeje, q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb uj\u00eb n\u00eb basen, , impiante skish, teleferik\u00eb dhe infrastruktura ndihm\u00ebse.\u2019 Si dhe \u2018gjith\u00eb objektet pa p\u00ebrjashtim n\u00eb zona me p\u00ebrpar\u00ebsi zhvillimin ekonomik, industrial, kulturor dhe turistik, pavar\u00ebsisht madh\u00ebsis\u00eb dhe vendndodhjes.\u2019<\/p>\n<p>Pra sikurse shihet nj\u00ebsit\u00eb vendore ngelen me gisht n\u00eb goj\u00eb dhe qeveria merr autoritet te plote ne dh\u00ebnien e lejeve te nd\u00ebrtimit p\u00ebr \u00e7do objekt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin.<\/p>\n<p>Po ashtu ne v\u00ebrejm\u00eb me shume shqet\u00ebsim ndryshimet e propozuara nga qeveria ne kete VKM edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket, projekteve TIP te nd\u00ebrtimit ne Rregulloren e Zhvillimit t\u00eb Territorit.\u2019 ku p\u00ebrcakton \u2019 Se qytetaret ne zona rurale do ti nd\u00ebrtojn\u00eb shtepit\u00eb e tyre sipas modelit te gatsh\u00ebm qe ju ofron qeveria\u2019.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monopolizim i tregut t\u00eb projekteve p\u00ebr banesa, si dhe imponim i shijeve t\u00eb qeveris\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr cenim i liris\u00eb dhe te drejt\u00ebs qe \u00e7dokush duhet te g\u00ebzoj p\u00ebr modelin e nd\u00ebrtimit t\u00eb tij, bazuar ne rregulloren dhe karakteristikat e zhvillimit te zon\u00ebs. Kjo qasje centralizuar riciklon mentalitetin e diktatur\u00ebs, ku nd\u00ebrtohej me modelin qe te impononte regjimi komunist.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>K\u00ebto nd\u00ebrhyrje nxjerrin blof gjithashtu dhe arsyetimin e reform\u00ebs s\u00eb d\u00ebshtuar territoriale dhe administrative t\u00eb vitit 2014, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qeveria Rama predikoi se 61 bashkit\u00eb e m\u00ebdha do t\u00eb ken\u00eb pushtet p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit ne territorin e tyre, pasi tani ato kishin aft\u00ebsi dhe kapacitete qe ju a solli reforma.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj pseudo reforme \u00ebsht\u00eb e njohur katastrofa njer\u00ebzore dhe braktisja e fshatit shqiptar dhe e gjith\u00eb vendit!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se harta e re territoriale ishte nj\u00eb instrument p\u00ebr shpartalluar struktur\u00ebn administrative t\u00eb kombit n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb nj\u00eb politike okulte!<\/p>\n<p>Lind pyetja kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shpopullimin q\u00eb po rrezikon ekzistenc\u00ebn e kombit shqiptar?<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb<\/p>\n<p>Ju mund t\u00eb konstatoni fare thjesht\u00eb se t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e k\u00ebsaj qeverie ju largojn\u00eb ju nga sh\u00ebrbimet publike dhe transparenca e vendim marrjes.<\/p>\n<p>Beteja p\u00ebr uzurpimin e territoreve dhe interesat klienteliste jan\u00eb t\u00eb vetme beteja t\u00eb p\u00ebrjetshme e Edi Ram\u00ebs!<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm p\u00ebr kujtes\u00eb do t\u00eb sillja n\u00eb mend vitin 2006, kur per ironi t\u00eb fatit, Kryeministri sot\u00ebm, i cili po c\u00ebnon pavar\u00ebsin\u00eb e vendor\u00ebve ju drejtua si Kryebashkiak i Tiran\u00ebs at\u00ebher\u00eb Kongresit t\u00eb Autoriteteve Lokale t\u00eb KE dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb nga cenimi i autonomis\u00eb vendore n\u00eb fush\u00ebn urbane nga qeveria e asaj kohe.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb mb\u00ebrriti vet\u00eb Presidenti i Kongresit Z, Giovani de Stassi i cili mb\u00ebshteti zbatimin e Kart\u00ebs Evropiane p\u00ebr Autonomi Vendore dhe i njohu t\u00eb drejt\u00ebn Pushtetit Vendor p\u00ebr t\u00eb planifikuar dhe menaxhuar territorin urban.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu Gjykata Kushtetuese e morri n\u00eb shqyrtim k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb Ram\u00ebs dhe vendosi se, miratimi i Lejeve t\u00eb Nd\u00ebrtimit si \u00e7\u00ebshtje e planifikimit urban jan\u00eb kompetenc\u00eb e organeve vendore\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ne sot do t\u00eb duhet ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb ankimim, pik\u00ebrisht at\u00eb shkelje pavar\u00ebsie kundrejt autoriteteve vendore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dikur \u00ebsht\u00eb shprehur qart\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2006 Gjykata Kushtetuese dhe Kongresi Autoriteteve Vendore t\u00eb KE me k\u00ebrkes\u00ebn e ish-kryebashkiakut Edi Rama.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Tashm\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po b\u00ebhet e qart\u00eb se alternativa e Rilindjes \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr aspirat\u00ebn evropiane t\u00eb shqiptar\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb e Sekretariatit dhe Forumit t\u00eb t\u00eb Zgjedhurve Vendor\u00eb t\u00eb PD, Ylli Asllani: T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, Qeveria Rama ka zaptuar nj\u00eb seri kompetencash t\u00eb pushtetit vendor n\u00eb dh\u00ebnien e Lejeve p\u00ebr Nd\u00ebrtim n\u00ebp\u00ebrmjet dy ndryshimeve ligjore ne ligjin 107\/2014 \u2018P\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u2019 si dhe ndryshimeve t\u00eb Vendimit te K\u00ebshillit te Ministrave nr. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":82919,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-82918","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82918\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}