{"id":82942,"date":"2024-06-24T12:58:46","date_gmt":"2024-06-24T12:58:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82942"},"modified":"2024-06-24T12:58:46","modified_gmt":"2024-06-24T12:58:46","slug":"investigimi-per-pasurite-e-saimir-tahirit-ndertim-turizem-mjeksor-dhe-qendra-estetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/24\/investigimi-per-pasurite-e-saimir-tahirit-ndertim-turizem-mjeksor-dhe-qendra-estetike\/","title":{"rendered":"Investigimi p\u00ebr pasurit\u00eb e Saimir Tahirit, nd\u00ebrtim, turiz\u00ebm mjeksor dhe qendra estetike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Edmond Hoxhaj<\/strong><\/p>\n<p>Eagle Residence\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt nd\u00ebrtimi me nj\u00ebsi tregtare dhe apartamente n\u00eb rrug\u00ebn Tahir Kadare, pran\u00eb ish-sheshit \u2018Shqiponja\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb. Ky projekt nuk dallon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga pallatet q\u00eb po mbijn\u00eb n\u00eb dy krah\u00ebt e rrug\u00ebs hyr\u00ebse t\u00eb kryeqytetit, p\u00ebrve\u00e7 faktit se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>Investimet e familjes Tahiri kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. BIRN ka m\u00ebsuar se kjo e fundit ka filluar prej disa muajve nj\u00eb verifikim t\u00eb gjith\u00eb pasurive t\u00eb Tahirit, familjar\u00ebve dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb tyre apo n\u00ebse ka fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Tahiri insiston se sip\u00ebrmarrjet e bashk\u00ebshortes jan\u00eb transparente dhe ato jan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb prona t\u00eb trash\u00ebguara nga prind\u00ebrit dhe kredimarrje nga banka.<\/p>\n<p>\u201cTrualli ku po zhvillohet nd\u00ebrtimi, \u00ebsht\u00eb truall i trash\u00ebguar brez pas brezi i familjes s\u00eb gruas time,\u201d tha Tahiri n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr BIRN, nd\u00ebrsa shtoi se vjehrri i tij kishte lindur n\u00eb tok\u00ebn ku po nd\u00ebrtohej pallati.<\/p>\n<p>Ai theksoi se prona ishte shtet\u00ebzuar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist dhe ishte kthyer gjat\u00eb viteve 1990\u2032 familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes \u2013 koh\u00eb nga e cila \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr biznese sh\u00ebrbimi nga kunati.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb komunizmit toka u shtet\u00ebzua dhe u rimor permes ligjit pas vitit 90,\u201d tha ai. \u201cQ\u00eb nga ajo koh\u00eb, kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr biznesin e kunatit tim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet \u2013 dy restorante dhe bar, dhe gjithashtu e shfryt\u00ebzuar p\u00ebr biznese t\u00eb tjera t\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes,\u201d theksoi Tahiri.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhjet me hetimet e SPAK, ish-ministri i Brendsh\u00ebm theksoi se nuk kishte asnj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare por u shpreh i gatsh\u00ebm \u201cp\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime kur t\u00eb jet\u00eb e nevojshme.\u201d<\/p>\n<p>SPAK nuk dha informacion deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb regjistruar hetim pasuror ndaj ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<h4>Kompani t\u00eb suksesshme<\/h4>\n<p>Saimir Tahiri, me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, i em\u00ebruar si ministr\u00ebr i Brendsh\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb \u2018Rama 1\u2032, u d\u00ebnua me 3 vjet e 4 muaj p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d pas nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb, ku u akuzua nga prokuroria p\u00ebr trafik t\u00eb narkotik\u00ebve dhe grup i strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022, ai u shoq\u00ebrua p\u00ebr n\u00eb ambjentet e paraburgimit t\u00eb burgut \u2018313\u2032 dhe n\u00eb vijim n\u00eb burgun e Fierit.<\/p>\n<p>Pasi kreu rreth 16 muaj vuajtje d\u00ebnimi, Tahiri u lirua nga qelia me vendim t\u00eb gjyqtares s\u00eb Elbasanit Matlida Fetahu, e cila pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e d\u00ebnimit me burg, n\u00eb \u201cq\u00ebndrim n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr lirimin e Tahirit u bazua n\u00eb ekspertiza mjeko-ligjore n\u00eb t\u00eb cilat parashtrohej gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e tij dhe e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Avokati i tij, Maksim Haxhia pretendoi at\u00ebher\u00eb se Tahiri nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte m\u00eb n\u00eb qeli dhe se duhej t\u00eb kujdesej p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur bashk\u00ebshortja ishte e s\u00ebmur\u00eb \u2013 k\u00ebrkime q\u00eb u gjet\u00ebn t\u00eb drejta nga gjyqtarja Fetahu.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, investimet e bashk\u00ebshortes s\u00eb Tahirit gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit duket se tregojn\u00eb se ajo ka qen\u00eb mjaft aktive dhe e suksesshme n\u00eb biznes.<\/p>\n<p>N\u00eb deklaratat e interesave private t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Inspektoriatin e Deklaraimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konflikiti t\u00eb Interesit, ILDKPKI nga viti 2010 deri n\u00eb vitin 2018, ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri deklaron nj\u00eb pasuri familjare me vler\u00eb 23.2 milion\u00eb lek\u00eb, e cila p\u00ebrb\u00ebhej nga pasuri t\u00eb patundshme me vler\u00eb 12.3 milion\u00eb lek\u00eb, likuiditete bankare prej 9.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe kursime n\u00eb \u2018cash\u2019 prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat familjare p\u00ebr periudh\u00ebn deklaruese kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 28.6 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 51% kan\u00eb si burim pag\u00ebn e ish-ministrit Tahiri dhe rreth 48% pag\u00ebn e bashk\u00ebshortes si pedagoge n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas largimit nga puna t\u00eb ish-ministrit p\u00ebr shkak t\u00eb procesit penal, bashk\u00ebshortja e tij ka regjistruar nj\u00eb seri kompanish me aktivitet n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat sipas bilanceve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Biznesit kan\u00eb rezultuar t\u00eb sukseshme.<\/p>\n<p>Afro nj\u00eb muaj para se Saimir Tahiri t\u00eb hiqte dor\u00eb nga imuniteti p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb rrug\u00eb caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, m\u00eb 4 prill t\u00eb vitit 2018, bashk\u00ebshortja e tij, Fatlinda Tahiri kishte themeluar si ortake e vetme me nj\u00eb kapital prej 100 mij\u00eb lek\u00ebsh shoq\u00ebrin\u00eb Health Tourism Albania, HTC, me objekt veprimtarie \u201csh\u00ebrbime n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb dhe sh\u00ebndetit p\u00ebr vendas dhe t\u00eb huaj. Sh\u00ebrbime n\u00eb specialitete t\u00eb ndryshme mjek\u00ebsore, vizita, konsulta, kontrolle mjek\u00ebsore, ekzaminime etj.\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Tahiri p\u00ebrballej me procesin penal, kompania HTC n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, ka bler\u00eb m\u00eb 5 maj 2020 shoq\u00ebrin\u00eb Constech group sh.p.k. p\u00ebr vler\u00ebn e kapitalit q\u00eb kishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb. Constech Group operon n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim kompania \u2018m\u00ebm\u00eb\u2019 e krijuar nga bashk\u00ebshorjta e Tahirit n\u00eb vitin 2018, ka investuar s\u00ebrish duke themeluar m\u00eb 16 qershor t\u00eb vitit 2021 Lavender Clinic, me objekt sh\u00ebrbime mjek\u00ebsore dhe estetike.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 dhjetor 2023, HTC me p\u00ebrfaq\u00ebsuese Fatlinda Tahirin, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb prej tre ortak\u00ebve me 30% t\u00eb kuotave, ka n\u00ebnshkruar themelimin e shoq\u00ebris\u00eb \u2018Albania Luxury Ferries\u2019 sh.p.k., me kapital 1 milion lek\u00eb dhe me aktivitet transportin detar t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve, si dhe agjenci turistike.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshortja ka nisur biznesin si agjensi p\u00ebr turizmin sh\u00ebndet\u00ebsor \u2013 aktivitet konsulence, e m\u00eb pas, p\u00ebrmes nje kredie bleu p\u00ebr nje vler\u00eb rreth 30 mij\u00eb euro nj\u00eb biznes estetike (Lavender Clinic) n\u00eb vitin 2019, n\u00eb nj\u00eb ambjent q\u00eb edhe sot \u00ebsht\u00eb me qera,\u201d tha Tahiri. \u201cQ\u00eb nga blerja e deri me sot biznesi \u00ebsht\u00eb rritur,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr kompanin\u00eb Albania Luxury Ferries, Tahiri theksoi se ai ishte nj\u00eb projekt i ri dhe \u201cka thuajse dy jav\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar, dhe me asnj\u00eb dit\u00eb aktivitet.\u201d<\/p>\n<h4>Kredi p\u00ebr investime<\/h4>\n<p>M\u00eb 17 tetor 2022, kompania Constech Group reklamoi n\u00eb faqen e saj n\u00eb rrjetin social Facebook, fillimin e punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e \u2018Eagle Residence\u2019.<\/p>\n<p>Sipas tabel\u00ebs informuese p\u00ebr projektin t\u00eb vendosur n\u00eb rrethimin e kantierit, leja e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb miratuar nga kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj m\u00eb 1 n\u00ebntor 2021 dhe ka nj\u00eb afat prej 60 muajsh ose pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Trualli q\u00eb po zhvillohet ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 4740 m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb strukturat q\u00eb po nd\u00ebrtohen z\u00ebn\u00eb 1888 m2. Nj\u00eb prej godinave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb jet\u00eb me 7 kate, nd\u00ebrsa tjetra 4 kate.<\/p>\n<p>N\u00eb tabel\u00eb sh\u00ebnohet se trualli i p\u00ebrket bashk\u00ebshortes s\u00eb Saimir Tahirit, Fatlinda Tahirit dhe babait t\u00eb saj, Burhan Berish\u00ebs, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb familjes bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u2018Investim i zgjuar\u2019, shkruhet n\u00eb tabelat informuese t\u00eb vendosura p\u00ebrreth kantierit dhe sh\u00ebnohet se n\u00eb Eagle Residence \u2013 q\u00eb reklamohet si nj\u00eb pol i ri i Tiran\u00ebs vet\u00ebm 3.3 kilometra nga qendra, do t\u00eb ofrohen sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe do t\u00eb ket\u00eb bare, restorante, apartamente e dyqane.<\/p>\n<p>Aktualisht, n\u00eb faqe online t\u00eb njoftimeve shfaqen apartamente t\u00eb nxjerra n\u00eb shitje nga kjo kompani me \u00e7mim deri n\u00eb rreth 1000 euro p\u00ebr m2.<\/p>\n<p>Sipas pasqyrave financiare shoq\u00ebria \u201cConstech Group\u201d ka nj\u00eb vler\u00eb asetesh rreth 2.5 milion\u00eb euro. Investimi \u00ebsht\u00eb financiar nga nj\u00eb kredi bankare rreth 700 mij\u00eb euro nga Raifeissen Bank.<\/p>\n<p>\u201cKompania Constech \u00ebsht\u00eb e lidhur vet\u00ebm me nd\u00ebrtimin n\u00eb rrug\u00ebn 29 N\u00ebntori,\u201d tha Tahiri. \u201cKy nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb zhvilluar ekskluzivisht p\u00ebrmes kredis\u00eb,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Kredia nga Raifeissen nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi borxh q\u00eb ka marr\u00eb familja Tahiri. Ish-ministri pranoi s\u00eb bashk\u00ebshortja ka marr\u00eb edhe nj\u00eb hua prej 80 mij\u00eb euro nga biznesmeni Julian Morina, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>\u201cI ka dh\u00ebn\u00eb borxh 80.000 euro, me kontrat\u00eb noteriale dhe me transfert\u00eb bankare,\u201d tha Tahiri, nd\u00ebrsa shtoi se borxhi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. \u201cRrethana m\u00eb transparente nuk mund t\u00eb ket\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2024\/01\/31\/investim-i-zgjuar-familja-e-ish-ministrit-saimir-tahiri-futet-ne-sektorin-e-ndertimit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BIRN<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edmond Hoxhaj Eagle Residence\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt nd\u00ebrtimi me nj\u00ebsi tregtare dhe apartamente n\u00eb rrug\u00ebn Tahir Kadare, pran\u00eb ish-sheshit \u2018Shqiponja\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb. Ky projekt nuk dallon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga pallatet q\u00eb po mbijn\u00eb n\u00eb dy krah\u00ebt e rrug\u00ebs hyr\u00ebse t\u00eb kryeqytetit, p\u00ebrve\u00e7 faktit se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb ish-ministrit t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":82943,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-82942","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82942"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82942\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}