{"id":82947,"date":"2024-06-24T15:57:51","date_gmt":"2024-06-24T15:57:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=82947"},"modified":"2024-06-24T15:57:51","modified_gmt":"2024-06-24T15:57:51","slug":"shba-qeveria-rama-nuk-ka-denuar-asnje-trafikant-te-qenieve-njerezore-ne-dy-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/24\/shba-qeveria-rama-nuk-ka-denuar-asnje-trafikant-te-qenieve-njerezore-ne-dy-vite\/","title":{"rendered":"SHBA: Qeveria \u201cRama\u201d nuk ka d\u00ebnuar asnj\u00eb trafikant t\u00eb q\u00ebnieve njer\u00ebzore n\u00eb dy vite"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njer\u00ebzore n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Gjat\u00eb publikimit t\u00eb tij, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se dokumenti ofron vler\u00ebsimin m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs rreth fenomenit si dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb qeverive p\u00ebr ta luftuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se duke matur p\u00ebrparimin e sh\u00ebnuar n\u00eb 188 vende \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara \u2013 Uashingtoni synon zbatimin e angazhimit t\u00eb Presidentit Biden p\u00ebr t\u00eb parandaluar trafikimin, p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht autor\u00ebt e k\u00ebtij krimi, si dhe mbrojtjen e viktimave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sekretari Blinken tha se rreth 27 milion\u00eb individ\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn jan\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr pun\u00eb, sh\u00ebrbime dhe seks komercial. N\u00ebp\u00ebrmjet forc\u00ebs, mashtrimit dhe detyrimit, ata detyrohen t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb fusha dhe fabrika, n\u00eb restorante dhe banesa. Viktima jan\u00eb individ\u00ebt m\u00eb t\u00eb pambrojtur n\u00eb bot\u00eb \u2013 duke p\u00ebrfituar nga gjendja e tyre e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i ndan vendet n\u00eb tre nivele. N\u00eb nivelin e par\u00eb p\u00ebrfshihen vendet qeverit\u00eb e t\u00eb cilave respektojn\u00eb plot\u00ebsisht standardet minimale.<\/p>\n<p>N\u00eb nivelin e dyt\u00eb hyjn\u00eb ato vende, p\u00ebrpjekjet e t\u00eb cilave nuk plot\u00ebsojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht standardet minimale, por q\u00eb qeverit\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr ta arritur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nivelin e tret\u00eb futen vendet p\u00ebrpjekjet e t\u00eb cilave nuk plot\u00ebsojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht standardet minimale dhe q\u00eb qeverit\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Si Shqip\u00ebria ashtu edhe Kosova renditen k\u00ebt\u00eb vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, n\u00eb kategorin\u00eb e vendeve t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Situata n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se qeveria ka d\u00ebshmuar p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb rritje krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrpjekjet p\u00ebrfshinin hetimin e trafikant\u00ebve t\u00eb seksit, identifikimin e nj\u00eb numri m\u00eb t\u00eb madh viktimash t\u00eb mundshme n\u00eb bashk\u00ebpunim me organizatat joqeveritare si dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb viktima.<\/p>\n<p>Por n\u00eb raport shtohet se megjithat\u00eb qeveria nuk i p\u00ebrmbushi standardet minimale n\u00eb disa fusha ky\u00e7e. \u201cQeveria hetoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb m\u00eb pak krime q\u00eb lidhen me trafikimin, ndoqi penalisht m\u00eb pak t\u00eb dyshuar si dhe nuk d\u00ebnoi asnj\u00eb trafikant p\u00ebr t\u00eb dytin vit me radh\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu kostatohet se policia dhe prokuror\u00ebt e rretheve nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe specializimin e duhur p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e trafikimit dhe se autor\u00ebt e dyshuar jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime m\u00eb t\u00eb vogla, si \u201cshfryt\u00ebzim prostitucioni\u201d, n\u00eb vend t\u00eb trafikimit.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se qeveria nuk ka kontrolluar vazhdimisht at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb komunitetit q\u00eb potencialisht mund t\u00eb jet\u00eb viktim\u00eb e trafikut si emigrant\u00ebt, azilk\u00ebrkuesit, komunitetet roma dhe egjiptian, si dhe f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Hetimi penal<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar trafikimin kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie. Kodi penal parashikonin d\u00ebnime nga tet\u00eb deri n\u00eb 15 vjet burg p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb trafikimi q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb viktim\u00eb t\u00eb rritur dhe 10 deri n\u00eb 20 vjet, kur viktima \u00ebsht\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se Policia e Shtetit hetoi 26 raste, krahasuar me 85 raste n\u00eb vitin 2022. Zyra e prokurorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ndoqi penalisht tet\u00eb raste t\u00eb reja (shtat\u00eb p\u00ebr trafikim seksual dhe nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb form\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuar trafikimi), krahasuar me 17 raste t\u00eb reja n\u00eb 2022. Po k\u00ebshtu vijoi t\u00eb ndiqte penalisht 42 raste t\u00eb nisura n\u00eb vitet e m\u00ebparshme. M\u00eb vete, Struktura e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) nisi nj\u00eb hetim t\u00eb ri (dy n\u00eb vitin 2022) dhe vazhdoi ndjekjen penale t\u00eb dy rasteve t\u00eb nisura n\u00eb periudhat e raportuara.<\/p>\n<p>Por n\u00eb raport konstatohet se gjykatat nuk d\u00ebnuan asnj\u00eb trafikant p\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi, krahasuar me 11 d\u00ebnime n\u00eb 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e kaluara, gjyqtar\u00ebt d\u00ebnuan disa trafikant\u00eb me d\u00ebnime t\u00eb buta, t\u00eb tilla si d\u00ebnimi me kusht, q\u00eb reduktoi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i mbajtur trafikant\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs, dob\u00ebsoi mekanizmat parandalues dhe krijoi shqet\u00ebsime lidhur me sigurin\u00eb tek viktimat.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se qeveria nuk njoftoi ndonj\u00eb hetim t\u00eb ri, ndjekje penale, apo d\u00ebnim t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb qeveris\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb krimet e trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, duke shtuar se korrupsioni dhe bashk\u00ebpunimi i zyrtar\u00ebve, n\u00eb krimet e trafikimit vazhdon t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Raporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen penale me forc\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb trafikimit si dhe d\u00ebnimin e trafikant\u00ebve \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00ebt bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu k\u00ebrkohen d\u00ebnime t\u00eb konsiderueshme me burgim p\u00ebr autor\u00ebt dhe trajnim i gjyqtar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parasysh ashp\u00ebrsin\u00eb e trafikimit gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebnimeve.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb policis\u00eb dhe prokuror\u00ebve t\u00eb specializuar p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe ndjekur penalisht k\u00ebto vepra penale.<\/p>\n<p><strong>Profili<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb raportuar gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, trafikant\u00ebt e qenieve njer\u00ebzore shfryt\u00ebzojn\u00eb viktima vendase dhe t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe jasht\u00eb vendit. Trafikant\u00ebt shfryt\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr seks e pun\u00eb t\u00eb detyruar grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb sezonit turistik.<\/p>\n<p>Ata p\u00ebrdorin premtime t\u00eb rreme, si oferta p\u00ebr martes\u00eb ose pun\u00ebsim, p\u00ebr t\u00eb joshur viktimat e tyre. Trafikant\u00ebt zakonisht i detyrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb lypin, ose t\u00eb kryejn\u00eb lloje t\u00eb tjera t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar dhe gjithashtu i detyrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb kryejn\u00eb vepra penale, p\u00ebrfshir\u00eb vjedhjen dhe shp\u00ebrndarjen e narkotik\u00ebve. Trafikant\u00ebt shfryt\u00ebzojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb, kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian, p\u00ebr pun\u00eb sezonale dhe lypje t\u00eb detyruar. Organizata joqeveritare kan\u00eb njoftuar se trafikant\u00ebt i detyrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb shesin l\u00ebnd\u00eb narkotike kryesisht n\u00eb shkolla. Trafikant\u00ebt shfryt\u00ebzojn\u00eb viktimat shqiptare p\u00ebr q\u00ebllime seksuale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Belgjik\u00eb, Greqi, Serbi, Mal t\u00eb Zi, Kosov\u00eb dhe Franc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kosova<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se qeveria demonstroi p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb rritje krahasuar me periudh\u00ebn e m\u00ebparshme. Ato p\u00ebrfshinin d\u00ebnimin e t\u00eb gjith\u00eb trafikant\u00ebve me burgim, aty ku ishte e p\u00ebrshtatshme dhe mos shqiptimin e ndonj\u00eb d\u00ebnimi vet\u00ebm me gjob\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se qeveria rriti p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrgjithshme parandaluese, p\u00ebrfshir\u00eb shtimin e fondeve p\u00ebr fushatat nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese dhe shp\u00ebrndarjen e manualeve p\u00ebr parandalimin e trafikimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Por n\u00eb raport konstatohet se megjithat\u00eb, qeveria nuk i p\u00ebrmbushi standardet minimale n\u00eb disa fusha ky\u00e7e.<\/p>\n<p>\u201cQeveria hetoi dhe ndoqi penalisht m\u00eb pak t\u00eb dyshuar dhe identifikoi m\u00eb pak viktima. Edhe pse gjyqtar\u00ebt dhan\u00eb d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb forta, d\u00ebnimet megjithat\u00eb ishin n\u00ebn d\u00ebnimin minimal t\u00eb parashikuar nga ligji kund\u00ebr trafikimit\u201d, vijon m\u00eb tej raporti.<\/p>\n<p>N\u00eb raport konstatohet me shqet\u00ebsim edhe fakti se kodi penal i Kosov\u00ebs e klasifikon lypjen e detyruar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga prind\u00ebrit e tyre si neglizhenc\u00eb, ose abuzim prind\u00ebror dhe jo trafikim, duke e v\u00ebshtit\u00ebruar identifikimin e k\u00ebsaj vepre si dhe referimin e viktimave potenciale tek sh\u00ebrbimet e duhura.<\/p>\n<p><strong>Rekomandime<\/strong><\/p>\n<p>Raporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen me forc\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb trafikimit si dhe dh\u00ebnien e masave t\u00eb duhura t\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr trafikant\u00ebt, duke p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00ebt q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu k\u00ebrkohet identifikimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proaktive i viktimave t\u00eb trafikimit duke kontrolluar treguesit e trafikimit mes popullat\u00ebs s\u00eb ndjeshme p\u00ebrfshir\u00eb individ\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb seks komercial; f\u00ebmij\u00eb; komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane. N\u00eb raport sugjerohet ofrimi i trajnimeve t\u00eb avancuara p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt dhe forcat e rendit mbi hetimin dhe ndjekjet penale t\u00eb rasteve t\u00eb trafikimit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu k\u00ebrkohet forcimi i masave t\u00eb ruatjes s\u00eb privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb viktim\u00ebs e q\u00eb informacionet e tyre t\u00eb mos shp\u00ebrndahen.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb raport sugjerohet rritje e mb\u00ebshtetjes s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb trajnimit profesional si dhe riintegrimit t\u00eb viktimave.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njer\u00ebzore n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Gjat\u00eb publikimit t\u00eb tij, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se dokumenti ofron vler\u00ebsimin m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs rreth fenomenit si dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb qeverive p\u00ebr ta luftuar at\u00eb. Ai shtoi se duke matur p\u00ebrparimin e sh\u00ebnuar n\u00eb 188 vende \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27301,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-82947","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82947"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82947\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}