{"id":83310,"date":"2024-06-27T11:41:23","date_gmt":"2024-06-27T11:41:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83310"},"modified":"2024-06-27T11:50:24","modified_gmt":"2024-06-27T11:50:24","slug":"noka-ne-te-gjithe-kete-baterdi-te-shendetesise-ka-nje-pergjegjes-ai-eshte-edi-rama-dhe-ceta-e-hajduteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/27\/noka-ne-te-gjithe-kete-baterdi-te-shendetesise-ka-nje-pergjegjes-ai-eshte-edi-rama-dhe-ceta-e-hajduteve\/","title":{"rendered":"Noka: N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb bat\u00ebrdi t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe \u00e7eta e hajdut\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, Flamur Noka duke folur n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit p\u00ebr skandalin tek Onkologjiku, \u00ebsht\u00eb shprehur se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe \u00e7eta e tij e hajdut\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Fjala n\u00eb Kuvend<\/strong><\/p>\n<p>Jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, kemi dhe p\u00ebrvoj\u00eb tha dje sulltani i k\u00ebtyre q\u00eb jan\u00eb majtas.<\/p>\n<p>Po, po, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb vjedhje, dhe keni goxha p\u00ebrvoj\u00eb sa keni shkuar tek vjedhja 100 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Edhe ajo q\u00eb ndodhi tek onkologjiku nuk ishte as rast\u00ebsi, as spontane. K\u00ebshtu funksioni ju.<\/p>\n<p>Ndaj \u00ebsht\u00eb krejt e natyrshme, dhe e kuptueshme revolta dhe zem\u00ebrimi si dhe neveria q\u00eb kan\u00eb shkaktuar n\u00eb publik episodet e onkologjikut.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam mjek q\u00eb kam punuar tek onkologjiku dhe i kam koleg t\u00eb gjith\u00eb ata. Ndjej keqardhje dhe dhimbje, por kushdo q\u00eb ndot bluz\u00ebn e bardh\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb veproj\u00eb mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Ama t\u00eb kemi parasysh nj\u00eb gj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb kthjell\u00ebt dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe dje kur tek onkologjiku kishte r\u00ebn\u00eb bomba, qytetar\u00ebve u \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbyer nga mjek\u00ebt dhe stafi mjek\u00ebsor. Edhe dje qindra pacient\u00eb jan\u00eb vizituar, kan\u00eb kryer seancat q\u00eb duhet. Mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb keqpaguarit e Europ\u00ebs kan\u00eb punuar dhe punojn\u00eb me sh\u00ebrbim p\u00ebr tu sh\u00ebrbyer dhe p\u00ebr tu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb pacient\u00ebve. K\u00ebt\u00eb nuk duhet ta harrojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm, kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb ngrejm\u00eb histeri kolektive kund\u00ebr mjek\u00ebve.<\/p>\n<p>Por kjo gj\u00eb e gjitha ka nj\u00eb burim; propagand\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga burimi i t\u00eb keqes edhe tek onkologjiku, tek sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe \u00e7do sistem tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. E gjitha kjo b\u00ebhet me regji, q\u00eb nes\u00ebr Rama t\u00eb ju thot\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb lodhur, t\u00eb sfilitur, t\u00eb vjedhur dhe t\u00eb rraskapitur me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas t\u00eb tij, t\u00eb thot\u00eb ja, fajtor\u00ebt nuk jemi ne, por jan\u00eb mjek\u00ebt. Ata i han\u00eb kumbullat pas shpine kryeministrit.<\/p>\n<p>E gjitha kjo ka nj\u00eb q\u00ebllim, t\u00eb spostohet v\u00ebmendja nga bat\u00ebrdia e v\u00ebrtet\u00eb e qeveris\u00eb dhe t\u00eb vihen n\u00ebn akuz\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebt. Ka mjek q\u00eb e ndyjn\u00eb bluz\u00ebn e bardh\u00eb dhe e shkelin betimin e Hipokratit.<\/p>\n<p>Por tenderomania e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e ka shkat\u00ebrruar sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb vjedhur \u00e7do para publike dhe spitalet shqiptare sot jan\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb, t\u00eb vetmit q\u00eb jan\u00eb brenda atyre karakatinave jan\u00eb mjek\u00ebt dhe personeli sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do spital ka mang\u00ebsi me medikamente, ka probleme t\u00eb r\u00ebnduara me aspektin e imazheris\u00eb.<\/p>\n<p>E mbani mend Ram\u00ebn ku prezantoi akseleratorin dhe skandali i para pak dit\u00ebve nxori n\u00eb drit\u00eb se ai akselerator kishte 4 vjet q\u00eb rrinte aty dhe nuk vihej n\u00eb pun\u00eb. Kjo sepse dikush nga k\u00ebta t\u00eb pushtetit, b\u00ebn biznes privat, dhe ka aparat kobalti privat.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kemi nj\u00eb gj\u00eb parasysh. Po spitalet q\u00eb po mbyllen n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, a e kan\u00eb fajin mjek\u00ebt.<\/p>\n<p>Isha n\u00eb Has para ca dit\u00ebsh, a e dini se \u00e7far\u00eb ndodhte?<\/p>\n<p>Po mbyllej spitali i Hasit. Po mbyllen spitalet n\u00eb shumic\u00ebn e qyteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shumica e spitaleve n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri jan\u00eb han ku flen\u00eb pacient\u00ebt. Peshku qelbet nga koka, Ali Baba dhe 40 hajdut\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta din\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb bat\u00ebrdi t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe \u00e7eta e hajdut\u00ebve.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb njeri ka nj\u00eb hall, q\u00eb nj\u00eb familjar nuk do t\u00eb gjej\u00eb medikamentet jetike, nuk do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb skaner apo rezonanc\u00eb, duhet q\u00eb ju qytetar\u00eb t\u00eb keni parasysh k\u00ebto fytyra q\u00eb rreshtohen k\u00ebtu.<\/p>\n<p>K\u00ebta ua pamund\u00ebsojn\u00eb, k\u00ebta ua vjedhin parat\u00eb dhe taksat tuaja, dhe jo mjek\u00ebt.<\/p>\n<p>Jam i bindur se vet\u00ebm k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur nga shp\u00ebrthimi i k\u00ebtij skandali, sepse n\u00eb publik k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb lumtur se dol\u00ebn armiqt\u00eb dhe u fsheh\u00ebn armiqt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb politika perverse q\u00eb sulltan Surreli dhe \u00e7eta e hajdut\u00ebve k\u00ebtu mbrapa kan\u00eb ndjekur q\u00eb prej dit\u00ebsh s\u00eb par\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p>E mbani mend sulltan Surrelin, t\u00eb tjer\u00ebt e kishin fajin. Edhe kur ishte kryetar bashkie e p\u00ebrmbyti Tiran\u00ebn, e ka b\u00eb minist\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbyti Tiran\u00ebn. Por fajin jo, fajin e kishin t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe tani p\u00ebr kanabizimin, kriminalizimin, drog\u00ebn, korrupsionin nuk kan\u00eb fajin k\u00ebta. Propaganda e regjimit fjalin e nxjerr tek qytetari, mjeku, m\u00ebsuesi, bujku, i papuni, pensionisti, por kurr\u00eb propaganda nuk e pranon q\u00eb faji \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Parat\u00eb tuaja shqiptar\u00eb i vjedhin k\u00ebta k\u00ebtu, ja ku i keni. Ndaj ky gjithmon\u00eb opozita e ngre z\u00ebrin, sepse t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk e thot\u00eb propaganda qeveritare, por opozita. Ndaj ky shfryn mllef ndaj opozit\u00ebs se \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Vjedh vet\u00eb, vjedh \u00e7eta e hajdut\u00ebve t\u00eb Ali Bab\u00ebs, por fajin e kan\u00eb ata q\u00eb ngrejn\u00eb gishtin.<\/p>\n<p>Ndaj dhe drejt\u00ebsin\u00eb k\u00ebshtu e ka orientuar tani, sepse ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb mos mbaj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vjedhjet q\u00eb ka kryer ai dhe banda e tij.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos vidhte me Vilma Nushin, parat\u00eb e koncesionit t\u00eb check up, onkologjiku do t\u00eb kishte pajisjet m\u00eb moderne t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Edi Rama e \u00e7eta e hajdut\u00ebve e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb gjendjen n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, kan\u00eb pasur informacion se ata jan\u00eb shkaktar\u00ebt e saj, por nuk kan\u00eb reaguar. E dini pse nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb? Sepse k\u00ebshtu vjedhin m\u00eb shum\u00eb dhe e drejtojn\u00eb gishtin ndaj mjek\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb 11 vite prioriteti i Ram\u00ebs nuk ka qen\u00eb sh\u00ebndeti i shqiptar\u00ebve, jo, kan\u00eb qen\u00eb koncesionet p\u00ebr t\u00eb vjedhur, fasadat, dhe mbi t\u00eb gjitha propaganda.<\/p>\n<p>Koha po ja nxjerr boj\u00ebn edhe fasad\u00ebs edhe propagand\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, Flamur Noka duke folur n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit p\u00ebr skandalin tek Onkologjiku, \u00ebsht\u00eb shprehur se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe \u00e7eta e tij e hajdut\u00ebve. Fjala n\u00eb Kuvend Jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, kemi dhe p\u00ebrvoj\u00eb tha dje sulltani i k\u00ebtyre q\u00eb jan\u00eb majtas. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":81441,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-83310","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83310\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}