{"id":83380,"date":"2024-06-28T09:40:31","date_gmt":"2024-06-28T09:40:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83380"},"modified":"2024-06-28T10:09:12","modified_gmt":"2024-06-28T10:09:12","slug":"debati-presidencial-voa-presidenti-biden-ngaterronte-fjalet-trump-e-goditi-tek-te-pavertetat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/28\/debati-presidencial-voa-presidenti-biden-ngaterronte-fjalet-trump-e-goditi-tek-te-pavertetat\/","title":{"rendered":"Debati presidencial, VOA: Presidenti Biden ngat\u00ebrronte fjal\u00ebt, Trump e goditi tek t\u00eb pav\u00ebrtetat"},"content":{"rendered":"<div class=\"hdr-container\">\n<div class=\"row\">\n<div class=\"col-xs-12 col-md-2 pull-left article-share pos-rel\">\n<div class=\"share--box\">\n<aside class=\"share flex-column js-share--apply-sticky js-share--expandable js-share--horizontal\" data-extended=\"true\">\n<ul class=\"share__list\">\n<li class=\"share__item\">\n<div class=\"ctc\"><input class=\"ctc__input\" readonly=\"readonly\" type=\"text\" \/><button class=\"btn btn--rounded btn--ctc ctc__button\" title=\"copy link\" role=\"copy link\" value=\"text\"><\/button>Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashp\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin mbi \u00e7\u00ebshtjen e ekonomis\u00eb, abortin, imigracionin dhe politik\u00ebn e jashtme gjat\u00eb mandateve t\u00eb tyre, duke u dh\u00ebn\u00eb votuesve nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb debat mes kandidat\u00ebve m\u00eb t\u00eb moshuar presidencial\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Presidenti Biden \u00ebsht\u00eb 81 vje\u00e7, nd\u00ebrsa ish Presidenti Trump 78 vje\u00e7.<\/div>\n<\/li>\n<\/ul>\n<\/aside>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"body-container\">\n<div class=\"row\">\n<div class=\"col-xs-12 col-sm-12 col-md-10 col-lg-10 pull-right\">\n<div class=\"row\">\n<div class=\"col-xs-12 col-sm-12 col-md-8 col-lg-8 pull-left bottom-offset content-offset\">\n<div id=\"article-content\" class=\"content-floated-wrap fb-quotable\">\n<div class=\"wsw\">\n<p>Presidenti Biden gjat\u00eb debatit fliste me z\u00eb t\u00eb ngjirur dhe ngat\u00ebrroi fjal\u00ebt n\u00eb disa raste gjat\u00eb debatit, nd\u00ebrsa zoti Trump e goditi at\u00eb me kritika t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, q\u00eb p\u00ebrfshinin disa gj\u00ebra t\u00eb pav\u00ebrteta q\u00eb ai i ka th\u00ebn\u00eb shpesh, duke p\u00ebrfshir\u00eb pretendimet se emigrant\u00ebt kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb val\u00eb krimi dhe se demokrat\u00ebt mb\u00ebshtesin vrasjen e foshnjave.<\/p>\n<p>Dy zyrtar\u00eb t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb than\u00eb se Presidenti Biden ishte me grip.<\/p>\n<p><strong>Ekonomia<\/strong><\/p>\n<p>Joe Biden dhe Donald Trump b\u00ebn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr gabimesh me shifrat dhe faktet n\u00eb fillim t\u00eb debatit t\u00eb enjten n\u00eb Atlanta.<\/p>\n<p>Presidenti Biden e filloi debatin me nj\u00eb gaf\u00eb, duke pretenduar se kishte krijuar 15,000 vende pune. Numri i sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 15 milion\u00eb vende t\u00eb reja pune gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij, nj\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsim dramatik nga nj\u00eb kandidat, q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb rifitoj\u00eb besimin e votuesve n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Zoti Biden tha gjithashtu se &#8220;nj\u00eb doz\u00eb e insulin\u00ebs kushton 15 dollar\u00eb tani, n\u00eb krahasim me 400 dollar\u00eb.&#8221; Por kostoja e insulin\u00ebs p\u00ebr amerikan\u00ebt e moshuar, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e programit t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb qeveris\u00eb, \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb 35 dollar\u00eb bazuar n\u00eb ligjin e pak\u00ebsimit t\u00eb inflacionit, t\u00eb cilin Presidenti Biden e n\u00ebnshkroi n\u00eb vitin 2022. Kjo ulje e kostos s\u00eb ila\u00e7it t\u00eb insulin\u00ebs hyri n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2023, duke detyruar shumic\u00ebn e kompanive t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb ta ulin n\u00eb 35 dollar\u00eb koston e ila\u00e7it.<\/p>\n<p>Zoti Trump tha se ekonomia amerikane ishte gati t\u00eb fillonte t\u00eb paguante borxhin e saj komb\u00ebtar p\u00ebrpara pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19. Por, deficiti buxhetor po rritej gjat\u00eb mandadit t\u00eb zoti Trump, sepse shkurtimi i taksave n\u00eb vitin 2017, nj\u00eb ligj q\u00eb e ka mb\u00ebshtetur ai, nuk ka ndihmuar n\u00eb uljen e deficitit ashtu si\u00e7 kishte premtuar ai. Zoti Trump trash\u00ebgoi nj\u00eb deficit buxhetor prej 585 miliard\u00eb dollar\u00ebsh dhe ai u rrit n\u00eb 984 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb 2019, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej mbi 3 trilion\u00eb dollar\u00ebsh vet\u00ebm n\u00eb 2020 pas fillimit t\u00eb pandemis\u00eb, sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Menaxhimit t\u00eb Buxhetit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti Biden nga mesi i debatit filloi t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohej n\u00eb sulmet ndaj zotit Trump duke p\u00ebrmendur gjyqin n\u00eb Nju Jork, n\u00eb t\u00eb cilin zoti Trump u shpall fajtor p\u00ebr fshehjen e pagesave p\u00ebr aktoren e filmave pornografik\u00eb Stormy Daniel p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb fshehur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me t\u00eb. Presidenti Biden e quajti rivalin e tij republikan &#8220;nj\u00eb njeri t\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr nj\u00eb krim&#8221;. Zoti Trump i ka mohuar t\u00eb gjitha akuzat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Ish Presidenti Trump u p\u00ebrgjigj duke p\u00ebrmendur gjyqin ndaj djalit t\u00eb Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, n\u00eb t\u00eb cilin ai u shpall fajtor p\u00ebr akuz\u00ebn se ka g\u00ebnjyer n\u00eb nj\u00eb formular p\u00ebr blerjen e nj\u00eb arme mbi historin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr sulmin ndaj Kapitolit m\u00eb 6 janar 2021 nga nj\u00eb turm\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, ish-presidenti Trump u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr protest\u00ebn n\u00eb Kapitol dhe pretendoi se shum\u00eb nga t\u00eb arrestuarit ishin t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb presidenti m\u00eb i keq n\u00eb historin\u00eb amerikane. Ky njeri nuk e kupton demokracin\u00eb amerikane\u201d, tha Presidenti Biden n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebtyre komenteve t\u00eb rivalit t\u00eb tij republikan.<\/p>\n<p>Ish-presidenti Donald Trump u ankua se emigrant\u00ebt q\u00eb po hyjn\u00eb n\u00eb vend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme po strehohen n\u00eb &#8220;hotele luksoze&#8221; nd\u00ebrsa veteran\u00ebt e ushtris\u00eb son\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 pritej, ai u p\u00ebrq\u00ebndrua shum\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e krimeve t\u00eb emigrant\u00ebve. Ai tha gjithashtu se emigrant\u00ebt po vijn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara nga &#8220;institucionet mendore&#8221; dhe &#8220;azilet&#8221;. Ai nuk ka dh\u00ebn\u00eb prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim, t\u00eb cilin e ka b\u00ebr\u00eb shpesh n\u00eb tubimet elektorale.<\/p>\n<p><strong>Lufta Rusi-Ukrain\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Ne jemi si nj\u00eb vend i pazhvilluar dhe kjo \u00ebsht\u00eb e turpshme&#8221;, tha zoti Trump n\u00eb debatin televiziv n\u00eb selin\u00eb e kanalit CNN n\u00eb Atlanta.<\/p>\n<p>&#8220;Ne nuk respektohemi m\u00eb&#8221;, tha zoti Trump, duke faj\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Presidentin Biden. &#8220;Ata (udh\u00ebheq\u00ebsit e vendeve t\u00eb tjera) mendojn\u00eb se ne jemi budallenj.&#8221;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb debatit, zoti Biden dhe zoti Trump ishin dakord n\u00eb kund\u00ebrshtimin e kushteve t\u00eb presidentit rus Vladimir Putin mbi p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Por, zoti Trump p\u00ebrs\u00ebriti pretendimet e tij se lufta nuk do t\u00eb kishte filluar kurr\u00eb n\u00ebse ai do t\u00eb kishte qen\u00eb president.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb kishim nj\u00eb president t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb president q\u00eb respektohej nga Putini, ai nuk do ta kishte sulmuar kurr\u00eb Ukrain\u00ebn\u201d, tha zoti Trump.<\/p>\n<p>Ai kritikoi gjithashtu Presidentin Biden p\u00ebr ndihmat e m\u00ebdha q\u00eb Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Kievit.<\/p>\n<p>&#8220;Vazhdoni, l\u00ebreni Putinin t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb dhe pastaj n\u00eb Poloni dhe vende t\u00eb tjera. Shikoni se \u00e7far\u00eb ndodh at\u00ebher\u00eb. Ai nuk e ka iden\u00eb se \u00e7far\u00eb po thot\u00eb&#8221;, tha Presidenti Biden p\u00ebr zotin Trump.<\/p>\n<p>Zoti Biden tha se zoti Trump do t\u00eb t\u00ebrhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja dhe do t\u00eb rrezikonte nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb zgjerim. Dhe p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin rus, Presidenti Biden tha: \u201cFakti \u00ebsht\u00eb se Putini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminel lufte\u201d.<\/p>\n<p><strong>Lufta Izrael-Hamas<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga temat e politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb debat ishte edhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Zoti Trump kritikoi Presidentin Biden p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e ka trajtuar luft\u00ebn n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se zoti Biden &#8220;\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb palestinez&#8221; p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Preisdentit Biden q\u00eb Izraeli t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur civil\u00ebt n\u00eb Gaz\u00eb. Zoti Trump ka kritikuar gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb prill se ai duhet t\u00eb kishte parandaluar sulmin e Hamasit n\u00eb Izraelin jugor m\u00eb 7 tetor.<\/p>\n<p>Presidenti Biden i hodhi posht\u00eb kritikat se administrata e tij ka zvarritur d\u00ebrgimin e disa llojeve t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Izrael. \u201cNe po i ofrojm\u00eb Izraelit t\u00eb gjitha arm\u00ebt q\u00eb i nevojiten\u201d, tha ai. Presidenti Biden gjithashtu p\u00ebrmendi propozimin e tij me tre faza p\u00ebr arritjen e nj\u00eb arm\u00ebpushim mes Izraelit dhe Hamasit, duke faj\u00ebsuar grupin militant palestinez p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebveshje arm\u00ebpushimi.<\/p>\n<p>Zoti Trump e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim duke th\u00ebn\u00eb se \u201cIzraeli \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e ka kund\u00ebrshtuar propozimin. Dhe ju duhet t&#8217;i lini izraelit\u00ebt t\u00eb mbarojn\u00eb pun\u00ebn&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Izraeli filloi nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ushtarake n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs pas sulmit t\u00eb militant\u00ebve t\u00eb Hamasit n\u00eb Izraelin jugor m\u00eb 7 tetor, n\u00eb t\u00eb cilin u vran\u00eb 1200 njer\u00ebz, kryesisht civil\u00eb, dhe u mor\u00ebn peng 250 t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ministris\u00eb s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, t\u00eb kontrolluar nga Hamasi, q\u00eb Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb shpallur organizat\u00eb terroriste, nga sulmet izraelite jan\u00eb vrar\u00eb mbi 37600 njer\u00ebz. Ministria e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs nuk b\u00ebn dallim mes luft\u00ebtar\u00ebve dhe civil\u00ebve n\u00eb raportet e saj mbi numrin e viktimave.<\/p>\n<p>Debati ishte nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb dy kandidat\u00ebt q\u00eb t\u00eb flisnin p\u00ebr planet dhe vizionin e tyre p\u00ebr vendin dhe t\u00eb fitonin mb\u00ebshtetjen e votuesve t\u00eb pavendosur.<\/p>\n<p>N\u00eb Atlanta t\u00eb Xhorxhias, nj\u00eb shtet i pavendosur dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet presidenciale, ishin t\u00eb pranish\u00ebm politikan\u00eb republikan\u00eb, q\u00eb mendohet se jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr n\u00ebnpresident, p\u00ebrfshir\u00eb senatorin nga Ohajo JD Vance, ish guvernatorin e Dakot\u00ebs s\u00eb Veriut Daug Bergum, senatorin nga Karolina e Jugut Tim Scott dhe senatorin nga Florida Marco Rubio.<\/p>\n<p>I mbajtur mbi kat\u00ebr muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb 5 n\u00ebntorit, debati Biden-Trump ishte nj\u00eb nga debatet me t\u00eb hershme presidenciale n\u00eb cilkin kat\u00ebr vje\u00e7ar t\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Ai ishte gjithashtu nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e dy debateve t\u00eb tyre t\u00eb vitit 2020, q\u00eb u mbajt\u00ebn dy muaj para zgjedhjeve, n\u00eb t\u00eb cilat zoti Biden fitoi ndaj Presidentit t\u00eb ar\u00ebhersh\u00ebm Donald Trump. Debati i ardhsh\u00ebm mes Presidentit Biden dhe ish Presidentit Trump \u00ebsht\u00eb caktuar t\u00eb mbahet m\u00eb 10 shtator.\/VO<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashp\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin mbi \u00e7\u00ebshtjen e ekonomis\u00eb, abortin, imigracionin dhe politik\u00ebn e jashtme gjat\u00eb mandateve t\u00eb tyre, duke u dh\u00ebn\u00eb votuesve nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb debat mes kandidat\u00ebve m\u00eb t\u00eb moshuar presidencial\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Presidenti Biden \u00ebsht\u00eb 81 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":83360,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-83380","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83380"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83380\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}