{"id":83524,"date":"2024-06-29T08:53:30","date_gmt":"2024-06-29T08:53:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83524"},"modified":"2024-06-29T08:53:30","modified_gmt":"2024-06-29T08:53:30","slug":"eurostat-pergenjeshtron-instat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/06\/29\/eurostat-pergenjeshtron-instat\/","title":{"rendered":"EUROSTAT p\u00ebrg\u00ebnjeshtron INSTAT!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar LESKAJ<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT nga Censi i viti 2023, popullsia n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 2.4 milion\u00eb banor\u00eb. Duke patur parasysh q\u00eb Censi i vitit 2011 rregjistroi nj\u00eb popullsi prej 2.8 milion\u00eb banor\u00eb, sipas INSTAT, i bie q\u00eb t\u00eb jen\u00eb larguar nga vendi n\u00eb 12 vitet e fundit vet\u00ebm 430 mij\u00eb banor\u00eb, duke qen\u00eb se diferenca vjetore mes lindjeve dhe vdekjeve natyrore ka qen\u00eb tek ne rreth 2000-2500 vet\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga EUROSTAT, Diaspora e Re shqiptare n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian num\u00ebron 1.68 milion\u00eb vet\u00eb dhe nga Shqip\u00ebria jan\u00eb larguar n\u00eb 12 vitet e fundit mbi 900 mij\u00eb banor\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb vendet e Bashkimit Europian, pa p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu ata q\u00eb jan\u00eb larguar n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, Kanada, Autrali, SHBA etj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk ka nj\u00eb llogaritje zyrtare.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrim shum\u00eb serioz t\u00eb EUROSTAT, ndaj shifrare t\u00eb ofruara nga INSTAT p\u00ebr Censin 2023, pas 8 muajve vones\u00eb. Numri real i popullsis\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb e diskutuar, si pasoj\u00eb e largimeve t\u00eb shumta nga Shqip\u00ebria n\u00eb 12 vitet e fundit.<\/p>\n<p><em>INSTAT ka shkelur Kodin e Statistikave t\u00eb Bashkimit Evropian<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebngulja e INSTAT se rezultatet e Censit 2023 nuk mund t\u00eb shpallen p\u00ebrpara qershorit 2024 \u00ebsht\u00eb krejt e pabazuar dhe e pakuptimt\u00eb. Ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kamban\u00eb t\u00eb fort\u00eb alarmi mbi besueshm\u00ebrin\u00eb e shifrave q\u00eb ky institucion do t\u00eb na jap\u00eb ne fund te ketij muaji.<\/p>\n<p>Pagoj\u00ebsia e INSTAT p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shkaqet e vones\u00ebs d\u00ebshmon pranin\u00eb e presioneve t\u00eb forta politike dhe porosin\u00eb-urdh\u00ebr q\u00eb institucioni ka marr\u00eb nga sekti Rama dhe vet\u00eb \u201cLideri Global\u201d, q\u00eb p\u00ebr tet\u00eb muaj t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn dhe t\u00eb mos v\u00ebrtetoj\u00eb, p\u00ebrmes Censit 2023, braktisjen masive t\u00eb vendit!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky urdh\u00ebr q\u00eb e ka detyruar k\u00ebt\u00eb institucion t\u00eb pavarur komb\u00ebtar, t\u00eb shkel\u00eb Kodin e\u00a0 Statistikave t\u00eb Bashkimit Evropian, i quajtur Kodi i Praktik\u00ebs s\u00eb Statistikave Evropiane (<a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/eurostat\/web\/quality\/european-quality-standards\/european-statistics-code-of-practice\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/ec.europa.eu\/eurostat\/web\/quality\/european-quality-standards\/european-statistics-code-of-practice<\/a> ), i cili flet p\u00ebr parimin themelor t\u00eb \u201cneutralitetit\u201d, pavar\u00ebsise n\u00eb procesin e prodhimit t\u00eb statistikave evropiane, pa asnj\u00eb presion politik apo nga grupe t\u00eb tjera t\u00eb interesuara.<\/p>\n<p>Kodi i Praktik\u00ebs s\u00eb Statistikave Evropiane sanksionon qart\u00eb se institucioni q\u00eb prodhon statistika komb\u00ebtare nuk lejohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ose t\u00eb pranoj\u00eb udh\u00ebzime nga qeveria, autoritetet e tjera shtet\u00ebrore, partit\u00eb politike ose grupet e tjera t\u00eb interesit. Aq m\u00eb tep\u00ebr, kur k\u00ebto \u201cudh\u00ebzime\u201d jan\u00eb presione t\u00eb forta politike e madje urdh\u00ebra.<\/p>\n<p>INSTAT ka vonuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur t\u00eb braktisje masive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga qytetar\u00ebt e saj, pasi qeveris\u00eb s\u00eb sektit Rama nuk i intereson t\u00eb dij\u00eb sa kemi ngelur. Dhe tani, INSTAT del me manipulimin e rezultatit. Sa turp p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion!<\/p>\n<p><em>Pse kjo vones\u00eb absurde prej tet\u00eb muajsh?<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb veprim e p\u00ebrforcon dhe m\u00eb tep\u00ebr fakti q\u00eb, edhe kur u zhvillua Censusi n\u00eb tetor 2023, pasi u shty dy her\u00eb, rezultatet INSTAT i nxjerr rreth 8 muaj m\u00eb von\u00eb, me nj\u00eb arsyetim totalisht t\u00eb pabesuesh\u00ebm: \u201cT\u00eb dh\u00ebnat duhen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sakta\u201d(?!).<\/p>\n<p>Po pse, nuk i paska patur t\u00eb sakta Kosova rezultatet e Censit t\u00eb saj, t\u00eb zhvilluar nga data 4 prill 2024 deri n\u00eb dat\u00ebn 24 maj 2024? M\u00eb dat\u00eb 27 maj Kosova ka dh\u00ebn\u00eb popullsin\u00eb e saj rezidente si num\u00ebr, nd\u00ebrsa m\u00eb 12 korrik 2024 do t\u00eb publikoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb detajuara paraprake (af\u00ebrsisht p\u00ebr 7 jav\u00eb).<\/p>\n<p>Nuk i paska patur t\u00eb sakta Mali i Zi rezultatet e Censit t\u00eb tij, q\u00eb e zhvilloi nga data 3 deri n\u00eb dat\u00ebn 30 Dhjetor 2023 dhe i publikoi rezultatet paraprake m\u00eb 25 janar 2024, pra n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb muaj?<\/p>\n<p>Apo Serbia, q\u00eb e zhvilloi Censin nga data 1 deri m\u00eb dat\u00ebn 31 tetor 2022 dhe i publikoi t\u00eb gjitha rezultatet p\u00ebr 7 jav\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 21 dhjetor 2022?<\/p>\n<p><u>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksoj se Censi i fundit n\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt n\u00eb tetor 2011. Ai u zhvillua pa pranin\u00eb e teknologjis\u00eb digjitale\u00a0 dhe megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat paraprake t\u00eb tij u shpall\u00ebn zyrtarisht n\u00eb dhjetor 2011. Pra, vet\u00ebm tre muaj edhe pse ishte t\u00ebr\u00ebsisht jo digjital, INSTAT-it t\u00eb asaj kohe iu desh\u00ebn vet\u00ebm tre muaj p\u00ebr mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave dhe p\u00ebrpunimin paraprak t\u00eb tyre.<\/u><\/p>\n<p>Sot INSTAT jep nj\u00eb shif\u00ebr totalisht t\u00eb pabesueshme, nisur nga t\u00eb dh\u00ebnat indirekte, t\u00eb publikuara nga EUROSTAT. Jep nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb manipuluar, edhe pse e di se mbi k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr do t\u00eb realizohet \u00e7do politik\u00eb ekonomike dhe sociale p\u00ebr dhjet\u00ebvje\u00e7arin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shpopullimi masiv i Shqip\u00ebris\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i dokumentuar n\u00eb databaz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vendeve ku kan\u00eb emigruar, i \u00e7ertifikuar nga EUROSTAT dhe INSTAT-it nuk i ngelet ve\u00e7se t\u00eb turp\u00ebrohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><em>Pse INSTAT humbi besimin dhe emrin e tij t\u00eb mir\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb pohoj me keqardhje se INSTAT humbi besimin dhe emrin e tij t\u00eb mir\u00eb n\u00eb publik dhe mes t\u00eb gjith\u00eb veprimtar\u00ebve shoq\u00ebror\u00eb dhe ekonomik\u00eb, duke mos publikuar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kryesore t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb popullsis\u00eb, Censit 2023, si dhe duke manipuluar sot treguesin kryesor te Censit, numrin e popullsise rezidente sot ne Shqiperi.<\/p>\n<p>K\u00ebto rezultate jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb veprimtar\u00ebt shoq\u00ebror\u00eb dhe ekonomik\u00eb t\u00eb vendit, p\u00ebr institucionet publike, p\u00ebr vendim-marr\u00ebsit publike ne nivel qendror dhe vendor, p\u00ebr opozit\u00ebn, shoq\u00ebrin\u00eb civile, mediat dhe opinionin publik.<\/p>\n<p>Rezultatet influencojn\u00eb direkt politikat e asistenc\u00ebs sociale, t\u00eb nxitjes s\u00eb pun\u00ebsimit, t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb minimumit jetik zyrtar, t\u00eb vendim-marrjes s\u00eb sip\u00ebrmarrjeve publike sh.a. dhe sip\u00ebrmarrjeve private, etj..<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtyre rezultateve, mund t\u00eb gjykojm\u00eb, p\u00ebr shembull, p\u00ebrse administrata vendore vijon t\u00eb fryhet dhe zgjerohet, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur q\u00eb nga viti 2011, koha e Censit t\u00eb fundit, popullsia e vendit, nga 2.8 milion\u00eb banor\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat reale mbi numrin e popullsis\u00eb n\u00eb qarqe t\u00eb ndryshme, sidomos ato n\u00eb zona t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb vendit, ku popullsia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar ose pak\u00ebsuar edhe me nj\u00eb t\u00eb tretat, do t\u00eb ndihmonin n\u00eb shtimin e kujdesit, fondeve dhe v\u00ebmendjes s\u00eb qeveris\u00eb qendrore, ndaj rajoneve, bashkive dhe zonave ku shp\u00ebrngulja e qytetareve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Me vones\u00ebn 8 mujore nga n\u00ebntori 2023, deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit 2024, INSTAT ka d\u00ebmtuar t\u00eb gjitha k\u00ebto procese jetike, p\u00ebr t\u2019i siguruar vendit nj\u00eb vendim-marrje t\u00eb orientuar nga politikat e sakta sociale dhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb balancuar ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 2024, n\u00eb p\u00ebrgjigjen publike drejtuar nj\u00eb deputeti t\u00eb opozit\u00ebs, lidhur me ar\u00ebsyet e vones\u00ebs n\u00eb publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censit 2023, INSTAT shpjegon se nuk ka asnj\u00eb vones\u00eb, pasi publikimi i rezultateve t\u00eb Censit 6 muaj pas p\u00ebrfundimit t\u00eb proceseve t\u00eb terrenit, mbledhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe anket\u00ebs s\u00eb post-Censit, jan\u00eb afatet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta p\u00ebr publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censit sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare (Regulation (EC) No.763\/2008 on Population and Housing Censuses.<\/p>\n<p>Referimi i Direktiv\u00ebs s\u00eb Komisionit Evropian Nr. 763\/2008 mbi Censuset e Popullsis\u00eb dhe Banesave nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. N\u00eb fakt, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ai po i sh\u00ebrben si nj\u00eb gjethe fiku INSTAT!<\/p>\n<p>Afatet e dh\u00ebna n\u00eb Direktiv\u00eb( <a href=\"https:\/\/eur-lex.europa.eu\/legal-content\/EN\/TXT\/PDF\/?uri=CELEX:32008R0763\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/eur-lex.europa.eu\/legal-content\/EN\/TXT\/PDF\/?uri=CELEX:32008R0763<\/a>) \u00a0jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb Shteti An\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb terrenit ku mblidhen t\u00eb dh\u00ebnat, etj.<\/p>\n<p>Referencat e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb Censit p\u00ebr nj\u00eb vend me karakteristikat e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ishte Shtet An\u00ebtar i BE-s\u00eb, do t\u00eb ishin p\u00ebr dy deri n\u00eb maksimumi tre muaj, p\u00ebr publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave kryesore, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb num\u00ebrimit n\u00eb terren!<\/p>\n<p><em>Shnd\u00ebrrimi i INSTAT n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb pagoj\u00eb, marionet\u00eb e sektit Rama<\/em><\/p>\n<p>Teknologjia me programe kompjuterike t\u00eb specializuara, e p\u00ebrdorur n\u00eb Censin e fundit, i lejonte INSTAT t\u00eb p\u00ebrpunonte n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr informacionin e marr\u00eb dhe t\u00eb publikonte t\u00eb dh\u00ebnat kryesore shum\u00eb m\u00eb shpejt, br\u00ebnda nj\u00eb ose dy muajve, pra n\u00eb dhjetor 2023 ose janar 2024, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e plota, mund t\u00eb pritej edhe tre muaj, deri n\u00eb shkurt 2024.<\/p>\n<p>Lind pyetja, pse n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e epok\u00ebs s\u00eb internetit, ku t\u00eb 7,500 intervistuesit e INSTAT u pajis\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me tabletat elektronike p\u00ebr t\u00eb rregjistruar dhe administruar n\u00eb koh\u00eb reale informacionin e mbledhur t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb digjitale, rezultatet u shpall\u00ebn n\u00eb fund te qershorit 2024?<\/p>\n<p>Pse e paskemi kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb num\u00ebrojm\u00eb shqiptar\u00ebt e mbetur n\u00eb vend, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Censi i fundit n\u00eb Kin\u00eb, me popullsi 1,4 miliard\u00eb banor\u00eb, filloi n\u00eb n\u00ebntor 2020 dhe, edhe pse, n\u00eb kulmin e pandemis\u00eb nga Covid 19, te dhenat kryesore i shpalli pak muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb maj 2021? Pse ne duhet t\u00eb presim tet\u00eb muaj, nentor 2023-qershor 2024? Sa \u00ebsht\u00eb popullsia jon\u00eb, mbi 1.4 miliard\u00eb banor\u00eb?!<\/p>\n<p>Vonesa krejt\u00ebsisht e pajustifikuar n\u00eb shpalljen e rezultateve paraprake t\u00eb Censit 2023 n\u00eb Shqip\u00ebri, kur p\u00ebrpara 12 vitesh, qeveria e drejtuar nga Prof. Dr. Sali Berisha k\u00ebto rezultate i shpalli brenda 3 muajsh, hedh dyshime t\u00eb forta mbi shifrat q\u00eb INSTAT na dha sot.<\/p>\n<p>INSTAT, me vones\u00ebn e shkaktuar, \u00ebsht\u00eb degraduar dhe deformuar. \u00cbsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb pagoj\u00eb, institucion-marionet\u00eb i sektit Rama, i paaft\u00eb \u00a0t\u00eb ruaj\u00eb integritetin dhe profesionalizmin, duke humbur emrin e tij t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb fituar n\u00eb dekada kontribute.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT nga Censi i viti 2023, popullsia n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 2.4 milion\u00eb banor\u00eb. Duke patur parasysh q\u00eb Censi i vitit 2011 rregjistroi nj\u00eb popullsi prej 2.8 milion\u00eb banor\u00eb, sipas INSTAT, i bie q\u00eb t\u00eb jen\u00eb larguar nga vendi n\u00eb 12 vitet e fundit vet\u00ebm 430 mij\u00eb banor\u00eb, duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-83524","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83524"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83524\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}