{"id":83609,"date":"2024-07-01T09:54:35","date_gmt":"2024-07-01T09:54:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83609"},"modified":"2024-07-01T09:54:35","modified_gmt":"2024-07-01T09:54:35","slug":"census-2024-deshtim-i-planifikuar-propagande-e-akaparuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/01\/census-2024-deshtim-i-planifikuar-propagande-e-akaparuar\/","title":{"rendered":"Census 2024 \u2013 D\u00ebshtim i planifikuar, propagand\u00eb e akaparuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Artan HOXHA<\/strong><\/p>\n<p>Me mbi 6 muaj vones\u00eb, Instituti i Statistikave (INSTAT), d.m.th Qeveria Rilind\u00ebse, shpalli rezultatet e Census 2023 mbi regjistrimin\u00a0 e popullsis\u00eb dhe banesave, si fotografi e dat\u00ebs 17 p\u00ebr 18 shtator 2023. N\u00eb fjalimin e saj, n\u00eb at\u00eb sesion masiv propagandistik, me plot duartrokitje, vet\u00ebm me prezantime, pa pyetje, pa p\u00ebrgjigje, pa debat, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e INSTAT dhe fol\u00ebsit e tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb konsulent\u00ebt e mir\u00ebpaguar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtaret e mir\u00ebtrajtuar t\u00eb Tiran\u00ebs, nuk shpjeguan pse kjo vones\u00eb, as n\u00eb prezantimin e rezultateve as ne kryerjen e vet\u00eb census-it.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar distanc\u00ebs 10 vje\u00e7are census-i duhej t\u00eb ishte kryer n\u00eb vjesht\u00ebn 2021, por nuk u krye. Pandemia Covid, n\u00eb zbutje at\u00eb vjeshte, assesi nuk \u00ebsht\u00eb justifikim. Census-i nuk u krye as n\u00eb vjesht\u00ebn 2022. D\u00ebshtimi i tender-it p\u00ebr blerjen e tableteve \u00ebsht\u00eb justifikim f\u00ebminor, nd\u00ebrsa zgjedhjet vendore n\u00eb maj 2023 pretekst i pacip\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa veprimet n\u00eb terren p\u00ebrfunduan brenda tetorit 2023 asgj\u00eb nuk e justifikon vones\u00ebn kaq t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb daljes s\u00eb rezultateve, as mbajtjen fshehur me fanatiz\u00ebm t\u00eb tyre, ndryr\u00eb n\u00eb kasafort\u00eb. \u00c7do vend, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb, kur kryen census, e mban publikun t\u00eb informuar jav\u00eb mbas jave me ecurin\u00eb dhe rezultatet e nd\u00ebrmjetme. K\u00ebshtu b\u00ebn\u00eb edhe fqinj\u00ebt tan\u00eb ballkanik\u00eb pale, edhe Kosova shqiptare gjithashtu.<\/p>\n<p>Justifikimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr koh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr rezultate m\u00eb t\u00eb sakta e m\u00eb t\u00eb plota nuk ka vend ku t\u00eb rrij\u00eb. Me teknologjin\u00eb e tabletave rezultatet mund t\u00eb dalin n\u00eb kohe reale si votimi online. Ky justifikim nuk u mb\u00ebshtet as nga cekt\u00ebsia dhe pjesshm\u00ebria e rezultateve dh\u00ebn\u00eb me 28 qershor 2024. Koha e gjat\u00eb marr\u00eb nga INSTAT mund\u00ebsonte dh\u00ebnien e rezultateve shum\u00eb m\u00eb t\u00eb detajuara, m\u00eb kapilare dhe me krahasimore edhe me dy census-et pararend\u00ebse 2011 dhe 2001.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1406704_1_668279f7a52ca   \" data-unique=\"jnews_module_1406704_1_668279f7a52ca\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<div class=\"jeg_block_navigation\">Af\u00ebrmend\u00ebsh q\u00eb k\u00ebto vonesa nuk mund t\u00eb shpjegohen me paaft\u00ebsin\u00eb \u2013 Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb census-e edhe n\u00eb 2001 edhe ne 2011, pa vonesa edhe n\u00eb kryerjen edhe n\u00eb dh\u00ebnien e rezultateve \u2013 ndaj mbetet q\u00eb vonesat t\u00eb shpjegohen vet\u00ebm me djall\u00ebzin\u00eb, pra me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb manipuluar rezultatin n\u00eb funksion t\u00eb (kund\u00ebr)propagand\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht lidhur me shkall\u00ebn e emigrimit, th\u00ebn\u00eb ndryshe t\u00eb braktisjes s\u00eb vendit n\u00eb dekad\u00ebn rilind\u00ebse.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb prezantimin e rezultateve n\u00eb konferenc\u00ebn e dat\u00ebs 28 qershor, INSTAT-i i rilindur u kujdes q\u00eb mas\u00ebn vjetore t\u00eb emigracionit\u00a0 n\u00eb dekad\u00ebn rilind\u00ebse ta barazonte me at\u00eb pararend\u00ebse n\u00eb nivelin e afro 50 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb vit (pa qart\u00ebsuar termat bruto a neto). Truke t\u00eb tjera vizuale dhe kalkulative, p\u00ebrdorur n\u00eb prezantimet e asaj konference, tentonin ta zbusnin e kamuflonin faktin e dhimbsh\u00ebm t\u00eb rr\u00ebnimit demografik, pasoj\u00eb e braktisjes masive t\u00eb vendit nga mosha e pun\u00ebs, rinore e pjellore.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, edhe duke i q\u00ebndruar shifr\u00ebs rilind\u00ebse prej 2.4 milion\u00eb banor\u00eb n\u00eb 2023 dhe shtes\u00ebs demografike (lindje-vdekje) rreth 90 mij\u00eb, kundrejt census-it 2011 me 2.82 milion\u00eb banor\u00eb, rezulton se emigrimi neto n\u00eb 2012-2023 \u00ebsht\u00eb n\u00eb rendin e 510 mij\u00eb vete apo\u00a0 42.5 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb vit nd\u00ebrsa n\u00eb periudh\u00ebn 2002-2011, bazuar n\u00eb census 2001 dhe 2011, emigrimi neto rezulton se \u00ebsht\u00eb rreth 325 mij\u00eb vet\u00eb apo rreth 32.5 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb vit. Qofte edhe me k\u00ebto shifra dy periudhat nuk mund t\u00eb barazohen pasi e dyta, ajo rilindese, rezulton me nj\u00eb intensitet mesatar vjetor emigrator neto me afro 1\/3 apo mbi 30% m\u00eb e lart\u00eb se ajo pararend\u00ebse 2002-2011, quajtur ndryshe politika e vjet\u00ebr socialisto-demokrate.<\/p>\n<p>Vet\u00eb shifra 2.4 milion\u00eb banor\u00eb \u00ebsht\u00eb autoprova e d\u00ebshtimit t\u00eb INSTAT i cili, n\u00eb parashikimet e veta m\u00eb t\u00eb fundit para census-it, e vler\u00ebsonte popullsin\u00eb n\u00eb rendin e 2.76 milion\u00eb banor\u00eb dhe emigracionin neto n\u00eb rendin e 250 mij\u00eb vet\u00eb gjithsej, marzhe gabimi k\u00ebto t\u00eb rendit shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrtej \u00e7do justifikimi profesional.<\/p>\n<p>Af\u00ebrmendsh q\u00eb rezultatet e ofruara, qofte edhe si autogola vet\u00ebsakrifikues t\u00eb INSTAT, nuk mund t\u00eb besohen. T\u00eb dh\u00ebnat e statistikave europiane p\u00ebr emigrant\u00ebt e ligjsh\u00ebm, ata informale dhe ata p\u00ebr azil n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e fundit, me afro 900 mij\u00eb shtetas shqiptar\u00eb, shto k\u00ebtu edhe te tjer\u00ebt n\u00eb UK, US, Kanada e gjetk\u00eb, e rr\u00ebzojn\u00eb leht\u00ebsisht shifr\u00ebn prej 2.4 milion banor\u00eb t\u00eb Census 2023.<\/p>\n<p>Shifrat e INSTAT rr\u00ebzohen edhe nga krahasimi i shkall\u00ebs s\u00eb r\u00ebnies se lindjeve n\u00eb periudh\u00ebn 2002-2011 kundrejt 2012-2023, ku n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn r\u00ebnia mesatare vjetore \u00ebsht\u00eb afro dyfishi, e ve\u00e7an\u00ebrisht r\u00ebnia drastike e tyre, e afro 4-5 fishin e mesatares, n\u00eb vitet e ve\u00e7anta 2015, 2018, 2022, 2023, gj\u00eb q\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me shum\u00ebfishimin proporcional t\u00eb efektit emigrator n\u00eb k\u00ebto vite dhe n\u00eb gjith\u00eb dekad\u00ebn rilind\u00ebse (p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb detaje shih \u2013\u00a0<a href=\"https:\/\/boldnews.al\/2024\/05\/27\/rilindje-pa-lindje-shqiperi-ne-arrati\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Rilindje pa lindje, Shqip\u00ebri n\u00eb arrati<\/a>).<\/p>\n<p>Shifrat e INSTAT rrezohen edhe nga renia pikiat\u00eb e regjistrimeve nd\u00ebr vite n\u00eb arsimin 9 dhe 12 vje\u00e7ar dhe nga t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera t\u00eb t\u00ebrthorta, me e dukshmja mungesa ulerit\u00ebse e fuqis\u00eb pun\u00ebtore; edhe nga krahasimet relative me r\u00ebnien e popullsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe vendet e tjera ballkanike sipas census p\u00ebrkat\u00ebs nd\u00ebrsa ne kemi qen\u00eb nd\u00ebr kampion\u00ebt bot\u00ebrore t\u00eb azilk\u00ebrkimit.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, nj\u00eb regjim i k\u00ebtill\u00eb rilindes, kaq karagjoz dhe kaq i pacip\u00eb, q\u00eb t\u00eb planifikoj\u00eb d\u00ebshtimin e census-it dhe t\u00eb akaparoj\u00eb rezultatet propagandistike t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm e duhet demaskuar. Hetimi parlamentar i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe domosdoshm\u00ebri edhe e vetmja mund\u00ebsi e kund\u00ebrreagimit shoq\u00ebror. T\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cDrejt\u00ebsi e Reformuar\u201d harrojeni, \u00ebsht\u00eb e regjimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan HOXHA Me mbi 6 muaj vones\u00eb, Instituti i Statistikave (INSTAT), d.m.th Qeveria Rilind\u00ebse, shpalli rezultatet e Census 2023 mbi regjistrimin\u00a0 e popullsis\u00eb dhe banesave, si fotografi e dat\u00ebs 17 p\u00ebr 18 shtator 2023. N\u00eb fjalimin e saj, n\u00eb at\u00eb sesion masiv propagandistik, me plot duartrokitje, vet\u00ebm me prezantime, pa pyetje, pa p\u00ebrgjigje, pa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":83610,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-83609","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83609\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}