{"id":83653,"date":"2024-07-06T08:40:29","date_gmt":"2024-07-06T08:40:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83653"},"modified":"2024-07-06T08:41:04","modified_gmt":"2024-07-06T08:41:04","slug":"alarmuese-ja-pse-paralajmerimet-e-ish-presidentit-te-malit-te-zi-per-konflikt-te-ri-ne-ballkan-nuk-duhet-te-bien-ne-vesh-te-shurdher","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/06\/alarmuese-ja-pse-paralajmerimet-e-ish-presidentit-te-malit-te-zi-per-konflikt-te-ri-ne-ballkan-nuk-duhet-te-bien-ne-vesh-te-shurdher\/","title":{"rendered":"Alarmuese: Ja pse paralajm\u00ebrimet e ish-presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr konflikt t\u00eb ri n\u00eb Ballkan nuk duhet t\u00eb bien n\u00eb \u201cvesh t\u00eb shurdh\u00ebr\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn e shkuar, m\u00eb 1 korrik 2024, presidenti Ilir Meta organizoi k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb me tem\u00ebn \u201cBallkani dhe sfidat gjeopolitike t\u00eb s\u00eb sotmes dhe s\u00eb ardhmes\u201d. Merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga disa vende t\u00eb rajonit, ku spikat\u00ebn ish-presidenti i fundit i Federat\u00ebs Jugosllave, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ish-president dhe kryeminist\u00ebr i Kroacis\u00eb, Stipe Mesi\u00e7, presidenti dhe kryeministri m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb i Malit t\u00eb Zi, Milo Gjukanovi\u00e7, ish-kryeministri dhe ish-minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Turqis\u00eb, Ahmet Davutoglu, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Arben Taravari dhe personalitete t\u00eb tjera t\u00eb institucioneve shkencore t\u00eb gjeopolitik\u00ebs n\u00eb rajon e n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Mesazhet e k\u00ebsaj konference t\u00eb nivelit klas jo thjesht n\u00eb organizim, por sidomos n\u00eb p\u00ebr\u00e7imin e ideve, opsioneve, analiz\u00ebs dhe perspektiv\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor ishin ato q\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit dhe opinionin publik. Fol\u00ebsit kishin b\u00ebr\u00eb histori n\u00eb aspektin gjeopolitik e n\u00eb qeverisje, secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Presidenti Ilir Meta, si ideator dhe organizator e mikprit\u00ebs i k\u00ebtij eventi, kishte kaluar eksperiencat n\u00eb qeverisje thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha shkallet e qeverisjes. President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryeminist\u00ebr, kryetar i Kuvendit, zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Jasht\u00ebm, apo i ekonomis\u00eb etj, ai n\u00eb fillim e n\u00eb fund t\u00eb samitit, shpalosi jo vet\u00ebm idet\u00eb e tij, por edhe shprehu eksperienc\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e politik\u00ebs e t\u00eb gjeopolitik\u00ebs rajonale e m\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb thelb dy ishin linjat e tij: &#8211; \u00cbsht\u00eb demokracia dhe jo stabilokracia q\u00eb i b\u00ebn vendet e rajonit t\u00eb bashkohen e t\u00eb konkurrojn\u00eb nga pik\u00ebpamja gjeopolitike. Dhe e dyta, \u00ebsht\u00eb integrimi evropian dhe jo iniciativat kund\u00ebrv\u00ebn\u00ebse t\u00eb tij, si Open Ballkan, ajo q\u00eb na forcon p\u00ebrball\u00eb rreziqeve p\u00ebr sigurin\u00eb rajonale.<\/p>\n<p>Edhe Stipe Mesi\u00e7, me eksperienc\u00ebn dhe kthjellt\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme k\u00ebrkoi q\u00eb rajoni t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebris\u00eb gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs, duke u rrekur pas nacionalizmave anakronik\u00eb. Mesi\u00e7 ishte protagonist i spikatur i kthes\u00ebs gjeopolitike n\u00eb fund t\u00eb viteve 1980. Ai bllokoi ndryshimet kushtetuese p\u00ebr heqjen e autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kuvendin Federativ t\u00eb Jugosllavis\u00eb, duke penguar legjitimitetin e vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto ndryshime n\u00eb mars t\u00eb vitit 1989. Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese t\u00eb heqjes s\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs u dha t\u00eb drejt\u00ebn juridike shteteve demokratike n\u00eb Per\u00ebndim dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb mos pajtohen n\u00eb asnj\u00eb moment me masat e dhunshme t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe heqjen e autonomis\u00eb s\u00eb saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim Stipe Mesi\u00e7 ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb jo vet\u00ebm si mendimtar, por edhe si aktor e lojtar i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb gjeopolitik\u00ebn rajonale. Ai ishte ndoshta njoh\u00ebsi m\u00eb i mir\u00eb i konflikteve t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX n\u00eb ish-Jugosllavi, njoh\u00ebsi m\u00eb i mir\u00eb i rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij konflikti dhe sidomos t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb fundit n\u00eb Kroaci, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen autoriteti m\u00eb i madh i tri-kat\u00ebr dekadave t\u00eb fundit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Milo Gjukanovi\u00e7. Kam lexuar dhe e kam cituar nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb tij t\u00eb prillit 1999 dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs \u201cFrankfurter Rundschau\u201d, t\u00eb Gjermanis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thoshte se \u201cNe nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin tren me Miloshevi\u00e7in\u201d! Ishte momenti kur ai lajm\u00ebroi kthes\u00ebn historike t\u00eb Malit t\u00eb Zi, edhe pse ky vend ishte asokohe pjes\u00eb e Federat\u00ebs Serbi-Mali I Zi. Pra, kur NATO l\u00ebshonte bomba n\u00eb Serbi, Kosov\u00eb e Mal t\u00eb Zi kund\u00ebr pikave ushtarake e policore t\u00eb Serbis\u00eb, Milo Gjukanovi\u00e7 lajm\u00ebroi se do t\u00eb sh\u00ebnonte kthes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe gjeopolitike n\u00eb historin\u00eb e vendit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2006, m\u00eb pak se dy vite para shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Gjukanovi\u00e7 shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi dhe shk\u00ebputjen nga federate e p\u00ebrbashk\u00ebt me Serbin\u00eb. E b\u00ebri vendin e tij an\u00ebtar t\u00eb NATO-s dhe e \u00e7oi n\u00eb dyert e Bashkimit Europian. Por akti i tij i ndryshimit t\u00eb aleancave nga Lindja n\u00eb Per\u00ebndim, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me Malin e Zi. Gjukanovi\u00e7 i dha mund\u00ebsin\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shpallte pavar\u00ebsin\u00eb e shtet\u00ebsin\u00eb e saj, nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr kjo gjeopolitike e jasht\u00ebzakonshme. E krijoi k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Kosov\u00ebn, sepse u shp\u00ebrb\u00eb Federata Jugosllave. Dhe sipas rezolut\u00ebs 1244 statusi i Kosov\u00ebs do t\u00eb duhej t\u00eb vendosej brenda kufijve t\u00eb federat\u00ebs, n\u00ebse ajo do t\u00eb ekzistonte, por jo brenda kufijve t\u00eb Serbis\u00eb. Prandaj dhe Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, m\u00eb 22 korrik 2010 shkruan n\u00eb vendimin e saj se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me Rezolut\u00ebn 1244! Kjo fal\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi nga ana e Gjukanovi\u00e7.<\/p>\n<p>Ndaj dhe paralajm\u00ebrimet e ish-presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, se sot rajoni po shkon drejt t\u00eb nj\u00ebjtit konflikt si n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr aktor\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr paqen e stabilitetin e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>I ftuari tjet\u00ebr special i Ilir Met\u00ebs ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht Ahmet Davutoglu, ish kryeminist\u00ebr dhe ish minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, nj\u00eb vend mik i Shqip\u00ebris\u00eb dhe I shqiptar\u00ebve. Davidoglu foli n\u00eb konferenc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs edhe si akademik, duke u thelluar n\u00eb tiparet e shtetit demokratik, me q\u00ebllim arritjen e objektivave gjeopolitike.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata sa fol\u00ebn e t\u00eb gjitha ato q\u00eb u than\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb linj\u00eb orientuese t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb politikat ballkanike t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit dhe jan\u00eb pika referimi p\u00ebr t\u00eb rikthyer stabilitetin dhe paqen n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i T\u00eb h\u00ebn\u00ebn e shkuar, m\u00eb 1 korrik 2024, presidenti Ilir Meta organizoi k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb me tem\u00ebn \u201cBallkani dhe sfidat gjeopolitike t\u00eb s\u00eb sotmes dhe s\u00eb ardhmes\u201d. Merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga disa vende t\u00eb rajonit, ku spikat\u00ebn ish-presidenti i fundit i Federat\u00ebs Jugosllave, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ish-president dhe kryeminist\u00ebr i Kroacis\u00eb, Stipe Mesi\u00e7, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-83653","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83653","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83653"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83653\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}