{"id":83660,"date":"2024-07-06T09:31:34","date_gmt":"2024-07-06T09:31:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83660"},"modified":"2024-07-06T09:31:34","modified_gmt":"2024-07-06T09:31:34","slug":"inxhinieret-mbaruan-pune-ne-tunelin-e-llogarase-tani-eshte-radha-e-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/06\/inxhinieret-mbaruan-pune-ne-tunelin-e-llogarase-tani-eshte-radha-e-spak\/","title":{"rendered":"Inxhinier\u00ebt mbaruan pun\u00eb n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb radha e SPAK"},"content":{"rendered":"<p><strong>Klodian Tomorri<\/strong><\/p>\n<p>Tenderi i par\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb u shpall n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020, nd\u00ebrsa hapja e ofertave ishte caktuar p\u00ebr n\u00eb 12 shkurt t\u00eb vitit 2021. Megjithat\u00eb pak dit\u00eb para se t\u00eb afrohej data e hapjes s\u00eb ofertave, ministria e Infrastruktur\u00ebs e shtyu afatin e tenderit n\u00eb 12 mars.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ishte thjesht nj\u00eb zgjatje afati p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb kompanive m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb. Paralelisht ministria e Infrastruktur\u00ebs futi duart dhe ndryshoi kriteret e ve\u00e7anta t\u00eb kualifikimit.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, u ndryshua kushti fitimit t\u00eb kompanive pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tender. N\u00eb tenderin origjinal specifikohej se kompanit\u00eb duhet t\u00eb kishin realizuar nj\u00eb fitim p\u00ebrpara taksave, interesave dhe amortizimit prej 50 milion\u00eb eurosh n\u00eb 5 vitet e fundit, q\u00eb p\u00ebrkonte me periudh\u00ebn 2015-2019. Por n\u00eb kritetet e rishikuara EBITDA u ul me 2.5 her\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb 20 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Leht\u00ebsimi i kritereve financiare hapte fush\u00ebn e loj\u00ebs p\u00ebr kompani t\u00eb panjohura. Por ky nuk ishte ndryshimi i vet\u00ebm. Paralelisht u relaksua edhe kushti i pun\u00ebve t\u00eb ngjashme. N\u00ebse n\u00eb dokumentat e para k\u00ebrkohej q\u00eb kompanit\u00eb t\u00eb kishin realizuar pun\u00eb t\u00eb ngjashme me nj\u00eb vler\u00eb sa 70% e fondit limit t\u00eb kontrat\u00ebs, me rishikimin kjo xhiro u ul n\u00eb 50% e fondit limit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kushti i nd\u00ebrtimit t\u00eb 8 kilometrave tunel u kufizua n\u00eb koh\u00eb nga 5 vjet q\u00eb ishte, n\u00eb 3 vjet. Ky kriter duhej p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb gare, kompanit\u00eb e tjera q\u00eb mund t\u00eb synonin futjen n\u00eb tender. Por pavar\u00ebsisht qepjes s\u00eb kritereve, pun\u00ebt nuk shkuan ashtu si\u00e7 i kishin paracaktuar. Ndon\u00ebse n\u00eb tender u paraqit\u00ebn 6 oferta, ministria e anulloi at\u00eb me arsyetimin se asnj\u00ebra nuk ishte e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Tenderi u rishpall p\u00ebrs\u00ebri, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021, nd\u00ebrsa data e zhvillimit t\u00eb tij u caktua 28 korriku. Ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb gar\u00eb e dha nj\u00eb bashkim kompanish t\u00eb huaja dhe shqiptare. JV Concord Engineering and Contracting, Alb Building shpk dhe Alb Star shpk ofruan t\u00eb nd\u00ebrtonin tunelin me 15,8 miliard\u00eb lek\u00eb ose 158 milion\u00eb euro. Por oferta e tyre u skualifikua. Ministria e Infrastruktur\u00ebs zgjodhi si fituese t\u00eb tenderin nj\u00eb ofert\u00eb 12 milion\u00eb euro m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Kjo ishte oferta e dy kompanive turke INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK dhe ASL INSAAT TAAHHUT, t\u00eb cilat dhan\u00eb nj\u00eb \u00e7mim 17 miliard\u00eb lek\u00eb ose 170 milionm\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kishte patur edhe zhvillime. Tre muaj pas zhvillimit t\u00eb tenderit, nga salla e Parlamentit opozita publikoi nj\u00eb foto ku shfaqej kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastruktur\u00ebs Belinda Balluku me CEO-n e kompanis\u00eb fituese t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb. Fotoja ishte b\u00ebr\u00eb 4 muaj para zhvillimit t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>E v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara faktit t\u00eb kryer, Belinda Balluku deklaroi se ajo nuk mbante sh\u00ebnime apo list\u00eb se m\u00eb k\u00eb takohej apo b\u00ebnte foto n\u00eb vizitat zyrtare. Balluku tha se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb kompani private, por fotot ishin gjat\u00eb nj\u00eb vizite zyrtare t\u00eb saj dhe kryeministrit n\u00eb Ankara.<\/p>\n<p>Por 12 milion\u00eb euro nuk ishin pak. Bujar Leskaj, Helidon Bushati dhe Arbi Agalliu pat\u00ebn deklaruar se do ta kall\u00ebzonin \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb SPAK, por nuk u mor vesh n\u00ebse opozita e b\u00ebri ndonj\u00ebher\u00eb padin\u00eb. Megjithat\u00eb tenderi p\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb ka shum\u00eb hije dyshime. P\u00ebrfshir\u00eb faktin se kompanit\u00eb q\u00eb dhan\u00eb ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb tenderin e par\u00eb t\u00eb anulluar p\u00ebrfunduan n\u00ebnkontraktor n\u00eb tenderin e dyt\u00eb. Vet\u00ebm se k\u00ebt\u00eb her\u00eb kostoja p\u00ebr qytetar\u00ebt ishte rritur me 20 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ta g\u00ebzojn\u00eb tunelin dhe kryeministri t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb emocionet e k\u00ebng\u00ebve q\u00eb i thuren nga populli p\u00ebr b\u00ebmat e tij, nj\u00ebsoj si Enver Hoxh\u00ebs q\u00ebmoti. Por tani q\u00eb inxhinier\u00ebt mbaruan pun\u00eb me nd\u00ebrtimin e tij, \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb fillojn\u00eb nga puna prokuror\u00ebt e SPAK. Se mos na del edhe k\u00ebtu ndonj\u00eb q\u00eb ka ngr\u00ebn\u00eb dardha pas shpin\u00ebs. Verifikimi nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i keq. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur ndahen 170 milion\u00eb euro me takime \u201czyrtare\u201d n\u00eb Turqi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian Tomorri Tenderi i par\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb u shpall n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020, nd\u00ebrsa hapja e ofertave ishte caktuar p\u00ebr n\u00eb 12 shkurt t\u00eb vitit 2021. Megjithat\u00eb pak dit\u00eb para se t\u00eb afrohej data e hapjes s\u00eb ofertave, ministria e Infrastruktur\u00ebs e shtyu afatin e tenderit n\u00eb 12 mars. Por &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":83661,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-83660","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83660","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83660"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83660\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83661"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83660"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83660"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83660"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}