{"id":83715,"date":"2024-07-06T18:48:25","date_gmt":"2024-07-06T18:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83715"},"modified":"2024-07-06T18:48:25","modified_gmt":"2024-07-06T18:48:25","slug":"beleri-i-gjithe-shteti-ne-sherbim-te-kryerilindesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/06\/beleri-i-gjithe-shteti-ne-sherbim-te-kryerilindesit\/","title":{"rendered":"Beleri, i gjith\u00eb shteti n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kryerilind\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Artan HOXHA<\/strong><\/p>\n<p>Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur, por i pabetuar i Himar\u00ebs, u d\u00ebnua me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb Apelit t\u00eb GJKKO. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, konstatoi dhe shpalli pavlefshm\u00ebrin\u00eb e mandatit bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr dekriminalizimin.<\/p>\n<p>Brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb, 5 korrik, k\u00ebrkoi nga Celibashi e mori njoftim prej tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pavlefshm\u00ebri, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Engj\u00ebll Aga\u00e7i, e n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij k\u00ebshilli njoftoi Presidentin e Republik\u00ebs, Bajram Begaj, nd\u00ebrsa Shk\u00eblqesia e Tij, po brenda dit\u00ebs, shpalli zgjedhjet n\u00eb Himar\u00eb p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 4 gusht.<\/p>\n<p>Strumbullari i gjith\u00eb \u2018meseles\u00eb Beleri\u2019, Kryerilind\u00ebsi Rama, vijon qet\u00ebsisht dh\u00ebnien e certifikatave t\u00eb pronave n\u00eb Himar\u00eb.Ligji 139\/2015 p\u00ebr Qeverisjen vendore, neni 62, p\u00ebrcakton se: \u2018Kryetari i bashkis\u00eb shkarkohet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb rastet kur:\u2026..b) d\u00ebnohet p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale, me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, nga gjykata;\u2019 duke qen\u00eb ky nj\u00eb nga rastet e p\u00ebrfundimit p\u00ebrpara kohe t\u00eb mandatit, sipas nenit 61, pika 1, germa \u2018\u00e7\u2019 e k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Situata ligjore ishte fare e qart\u00eb: Fredi Beleri kishte marr\u00eb mandatit e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb, me fitoren e tij n\u00eb zgjedhjet e vitit t\u00eb kaluar, verifikuar dhe shpallur ky mandat me vendim t\u00eb t\u00eb gjitha organeve kompetente n\u00eb k\u00ebsi rastesh.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Fredi Beleri nuk u lejua (padrejt\u00ebsisht) t\u00eb kryente betimin dhe pra nuk e filloi ushtrimin e mandatit, por vet\u00eb mandati ekzistonte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe ishte i vlefsh\u00ebm. Ai dhe vet\u00ebm ai ishte Kryetari i Bashkis\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb em\u00ebruar, ushtronin detyr\u00ebn n\u00eb vend t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p>Ne k\u00ebto rrethana baza ligjore e drejtp\u00ebrdrejte dhe e vetme p\u00ebr t\u2019u zbatuar pas vendimit te apelit gjyq\u00ebsor ishte ajo e sip\u00ebrcituar, pra qe K\u00ebshilli i Ministrave duhej te merrte vendim formal p\u00ebr shkarkimin e Fredi Belerit.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk nd\u00ebrmori nj\u00eb vendim te K\u00ebshillit te Ministrave dhe e \u2018nxori pataten e nxeht\u00eb me duart\u2019 e zot\u00ebrinjve t\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrmendur. Arsyet mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb disa: vet\u00eb Kryerilind\u00ebsi nuk donte t\u00eb p\u00ebrfshihej as vet\u00eb as si K\u00ebshill Ministrash; vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave mund t\u00eb ishte i ankimuesh\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sipas Kushtetut\u00ebs, shkarkimi pezullohet deri n\u00eb vendimin e k\u00ebsaj gjykate nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duket se regjimi Rama ka urgjenc\u00eb n\u00eb kryerjen e zgjedhjeve n\u00eb Himar\u00eb, e nuk pret as mbarimin e sezonit veror.<\/p>\n<p>Komisioneri Celibashi \u2018e nxori pataten me duart e tij\u2019, duke marre vendim me nj\u00eb baze ligjore q\u00eb nuk vlen fare, po fare-fare, p\u00ebr rastin Beleri. Ligji i dekriminalizimit ndalon kandidimin p\u00ebr disa shkaqe q\u00eb kan\u00eb ndodhur p\u00ebrpara fitimit t\u00eb mandatit, jo mbas fitimit t\u00eb tij nga personi. Natyrisht, n\u00ebse pas fitimit t\u00eb mandatit rezultojn\u00eb se jan\u00eb fshehur ato shkaqe q\u00eb do ta kishin penguar personit t\u00eb ishte kandiduar at\u00ebher\u00eb mandati i tij b\u00ebhet automatikisht i pavlefsh\u00ebm. Por, pas fitimit t\u00eb mandatit, p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e mandateve p\u00ebrfshir\u00eb ato vendore, ka zgjidhje t\u00eb tjera ligjore, si\u00e7 edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ai sipas nenit 62 germa \u2018b\u2019 e ligjit 139\/2015.<\/p>\n<p>Qofte edhe t\u00ebr\u00ebsisht i gabuar, ky vendim i Komisionerit Celibashi, si akt administrativ, ka afat ankimi dhe s\u2019mund t\u00eb prodhoj\u00eb efekte deri n\u00eb shqyrtimin e ankimit dhe marrjen e nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar, s\u00eb pari nga KAS-komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve i KQZ, s\u00eb fundmi n\u00eb Kolegjin Zgjedhor.<\/p>\n<p>As sekretari Aga\u00e7i, as Presidenti Begaj nuk priten, p\u00ebrkundrazi, me urgjenc\u00eb e padurim, brenda dit\u00ebs, vijuan procedur\u00ebn p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve duke e kaluar k\u00ebshtu dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kryerilind\u00ebsit, \u2018pataten e nxeht\u00eb\u2019 Beleri.<\/p>\n<p>Natyrisht qe \u2018\u00c7eta nuk mund t\u00eb pres\u00eb sa t\u00eb mblidhet fshati\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb pararendje Fredi Beleri nuk u lejua asnj\u00ebher\u00eb, as nga Drejtoria e Burgjeve as nga Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) as nga Gjykata e Posa\u00e7me (GjKKO) e as nga vete Gjykata e Lart\u00eb t\u00eb shkonte 2 a 3 or\u00eb n\u00eb Himar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin me pretekstin q\u00eb ligji p\u00ebr t\u00eb drejtat e t\u00eb burgosurit (edhe t\u00eb paraburgosurit) nuk e parashikon shprehimisht k\u00ebt\u00eb rast (ligji njeh lejen e posa\u00e7me p\u00ebr fatkeq\u00ebsi e g\u00ebzime familjare apo provim shkollor), por Beleri fare bukur shkoi n\u00eb mbledhjen e KQZ-s\u00eb ndon\u00ebse edhe nj\u00eb rast i k\u00ebtill\u00eb nuk p\u00ebrmendet shprehimisht n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha organet e p\u00ebrfshira zbatuan pra direktiv\u00ebn e Kryerilind\u00ebsit, th\u00ebn\u00eb kjo direktive publikisht q\u00eb para nj\u00eb viti: \u2018Fredi Beleri as nuk betohet, as nuk shkarkohet deri n\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebrfundimtar\u2019. K\u00ebshu e tha Kryerilind\u00ebsi, k\u00ebshtu ia zbatuan sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt, me pik\u00eb e presje.<\/p>\n<p>N\u00ebse gjith\u00eb k\u00ebtij zinxhiri veprimesh i shtojm\u00eb edhe dyshimet e r\u00ebnda p\u00ebr procesin provokativ, n\u00eb form\u00eb kurthi ndaj Fredi Belerit, q\u00eb u ekzekutua fillimisht me zell nga policia, prokuroria dhe gjykata e Vlor\u00ebs, fill pas akuzave e k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb vet\u00eb Kryerilind\u00ebsit gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore prill-maj 2023, pasuar me arrestimin e Belerit, vijuar m\u00eb tej nga SPAK e GjKKO me t\u00eb nj\u00ebjtin zell sh\u00ebrb\u00ebtor e inkuizitor, del fare e qart\u00eb se si i gjith\u00eb shteti ishte n\u00eb sh\u00ebrbimin e plot\u00eb t\u00eb Kryerilind\u00ebsit, pa kushte e pa kund\u00ebrshti. E Beleri nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi rast.<\/p>\n<p>B\u00ebje zot \u00ebnd\u00ebrr, n\u00ebnshtrohu, emigro ose ngrihu ta ndalojm\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artan HOXHA Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur, por i pabetuar i Himar\u00ebs, u d\u00ebnua me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb Apelit t\u00eb GJKKO. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, konstatoi dhe shpalli pavlefshm\u00ebrin\u00eb e mandatit bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr dekriminalizimin. Brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb, 5 korrik, k\u00ebrkoi nga Celibashi e mori njoftim prej tij &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":83716,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-83715","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83715\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83716"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}