{"id":83740,"date":"2024-07-07T20:35:09","date_gmt":"2024-07-07T20:35:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83740"},"modified":"2024-07-07T20:49:20","modified_gmt":"2024-07-07T20:49:20","slug":"me-11-korrik-i-tregojme-botes-se-jemi-shumica","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/07\/me-11-korrik-i-tregojme-botes-se-jemi-shumica\/","title":{"rendered":"M\u00eb 11 korrik i tregojm\u00eb bot\u00ebs se jemi shumica"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha duke folur n\u00eb protest\u00ebn qytetare, \u00ebsht\u00eb ndalur te protesta komb\u00ebtare e thirrur nga opozita n\u00eb 11 korrik n\u00eb or\u00ebn 20:00 p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb. \u201811 korriku \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne shqiptar\u00ebt ngrihemi dhe ju tregojm\u00eb bot\u00ebs se jemi shumica e tij, jemi p\u00ebr qeveri teknike dhe zgjedhje t\u00eb lira\u2019, theksoi Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb protest\u00ebn maraton\u00eb q\u00eb zhvillohet te \u2018Rruga e Shpres\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akuzat n\u00eb drejtim t\u00eb kreut t\u00eb SPAK, Altin Dumani, duke theksuar se mbyll dosjet elektorale ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ministra, deputet\u00eb dhe vet\u00eb Edi Rama t\u00eb kapur n\u00eb blerje votash dhe nga ana tjet\u00ebr sulmon opozit\u00ebn. \u2018\u00c7do dit\u00eb Zamani, ky mercenar tallet me ciniz\u00ebm me shqiptar\u00ebt, duke mbyllur dosjet elektorale dhe duke sulmuar opozit\u00ebn\u2019, u shpreh Berisha gjat\u00eb tubimit qytetar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tij q\u00eb zhvillohet te \u2018Rruga e Shpres\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha denoncoi skandalin e drejtuesit t\u00eb SPAK, Altin Dumani, t\u00eb cilit i prap\u00ebsuan 19 mandate arresti p\u00ebr kryebashkiakun e Tiran\u00ebs Erion Veliaj dhe band\u00ebn e tij n\u00eb bashki. \u2018Dumanit i nxor\u00ebn kartonin e kuq, i prap\u00ebsuan 19 mandate arresti p\u00ebr Veliajn dhe band\u00ebn e tij, i than\u00eb se nuk mund t\u00eb arrestosh pa lejen ton\u00eb\u2019, u shpreh Berisha n\u00eb protest\u00ebn maraton\u00eb te \u2018Rruga e shpres\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb denoncim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb lidhje me ish-zyrtarin e inteligjenc\u00ebs rumune, Coldea t\u00eb cilin kryeministri Edi Rama e kishte kontraktuar si k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb tij. \u2018Coldea me Vlora Hysenin kan\u00eb shnd\u00ebrruar Sh\u00ebrbimin Informativ n\u00eb nj\u00eb institucion krimesh, trafiqesh, q\u00eb ndjekin nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb, opozit\u00ebn\u2019, tha Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij te \u2018Rruga e Shpres\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe te inaugurimit t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr korruptive e qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb i ka kushtuar shqiptar\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se 170 milion\u00eb euro. \u2018Inauguruan tunelin e vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb kushton 45 mij\u00eb euro p\u00ebr banor. Sot radha ishte 1 or\u00eb, sepse nj\u00ebrin tub e vodh\u00ebn dhe hap\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb tub\u2019, denoncoi Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij te \u2018Rruga e Shpres\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE:<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, ju q\u00ebndrestareve e q\u00ebndrestar\u00ebve, misionar\u00ebve t\u00eb pamposhtur t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb, kauz\u00ebs s\u00eb dinjitetit, liris\u00eb, shpres\u00ebs dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes me mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme ju orator\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj platforme q\u00eb p\u00ebrcillni \u00e7do nat\u00eb te shqiptar\u00ebt t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb ua fsheh censura qeveritare.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e l\u00ebvizjes demokratike t\u00eb PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs shqiptare, 11 korriku sh\u00ebnon nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Me 11 korrik shqiptar\u00ebt e zem\u00ebruar, shqiptar\u00ebt e revoltuar dalin n\u00eb shesh p\u00ebr dinjitetin e tyre.<\/p>\n<p>Dalin n\u00eb shesh p\u00ebr atdhetarin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Dalin n\u00eb shesh p\u00ebr tu p\u00ebrballur me regjimin m\u00eb armiq\u00ebsor q\u00eb kan\u00eb pasur ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>Dalin n\u00eb shesh p\u00ebr tu p\u00ebrball\u00eb me armikun m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb pashpirt\u00eb t\u00eb kombit shqiptar, q\u00eb po boshatis, po zbras Shqip\u00ebrin\u00eb nga shqiptar\u00ebt, si asnj\u00eb pushtues n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Dalin n\u00eb shesh si shpresa e fundit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, si shpresa e fundit p\u00ebr nj\u00eb komb q\u00eb po pak\u00ebsohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Dalin n\u00eb shesh p\u00ebr nj\u00eb komb q\u00eb po vidhet, si asnj\u00eb komb tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb.<\/p>\n<p>Dalin n\u00eb shesh kund\u00ebr nj\u00eb diktature t\u00eb bazuar n\u00eb aleanc\u00ebn e krimit, me krimin, drog\u00ebn dhe vjedhjen e qytetar\u00ebve, e cila ka konfiskuar vot\u00ebn e tyre, ka konfiskuar lirin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Dalin n\u00eb shesh p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb njeriu, Edi Ram\u00ebs, i cili me firmat e tij fap, fap, fap, e paf, paf, paf, ju vodhi shqiptar\u00ebve jo qindramilion\u00eb, por t\u00eb kemi parasysh dhe portin e Durr\u00ebsit, miliarda e miliarda euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtoi n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb sistem n\u00eb t\u00eb cilin, zyrtar\u00eb dhe qeveritar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, ndajn\u00eb parat\u00eb publike t\u00eb vjedhura me familjar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Ndajn\u00eb pasurit\u00eb publike nj\u00ebri me tjetrin, kurse shqiptar\u00ebve u l\u00ebn\u00eb rrug\u00ebt e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe 11 korriku \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne shqiptar\u00ebt ngrihemi dhe ju tregojm\u00eb kombit dhe bot\u00ebs se jemi shumica e tij. Se jemi shpresa e tij. Se jemi t\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb pa kthim p\u00ebr qeveri teknike, zgjedhje t\u00eb lira, fitore t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe me 11 korrik n\u00eb sheshet dhe rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb \u00e7do shqiptar q\u00eb i thot\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, vot\u00eb e lir\u00eb, q\u00eb i thot\u00eb liris\u00eb, liri, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk ka dinjitet njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Pa t\u00eb cil\u00ebn nuk ka dinjitet komb\u00ebtar, shpres\u00eb dhe t\u00eb ardhme p\u00ebr qytetarin dhe vendin.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 korrik \u00e7do shqiptar q\u00eb i dhemb shpirti dhe zemra p\u00ebr zbrazjen e Shqip\u00ebris\u00eb, boshatisjen e k\u00ebtij vendi sikur t\u00eb ishte vend i mallkuar, ngrihet, p\u00ebrballet dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb me armiqt\u00eb e eg\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Me 11 korrik \u00e7do shqiptar q\u00eb beson se nuk ka liri dhe dinjitet pa drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, se nuk ka liri dhe dinjitet me narkodrejt\u00ebsi, me duman\u00ebr dhe zaman\u00ebr, ngrihet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur regjimin dhe rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, kushtetut\u00ebn, ligjin dhe t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb Zamani, ky mercenar me grupin e tij t\u00eb strukturuar kriminal, tallet me ciniz\u00ebm me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb duke mbyllur dosjet elektorale, duke sulmuar opozit\u00ebn, d\u00ebshmon se nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 se nj\u00eb mercenar i regjimit q\u00eb meriton largimin e menj\u00ebhersh\u00ebm, dhe nd\u00ebshkimin ligjor m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, p\u00ebr krimet q\u00eb ka kryer.<\/p>\n<p>Altin Zamani kjo veg\u00ebl e verb\u00ebr n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs ka shnd\u00ebrruar skrapin e partis\u00eb, n\u00eb mburoj\u00ebn m\u00eb kriminale, m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb megaaferave dhe vjedhjeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe qeveritar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb jeni d\u00ebshmitar se si u prap\u00ebsuan nga Altin Dumani dhe Edi Rama 19 mandate arresti p\u00ebr Erion Veliajn dhe band\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Pasi lajmi u publikua n\u00eb t\u00eb gjitha mediat e qeveris\u00eb, nga mjeroja, Bolino e me radh\u00eb, u zhduk. Nuk ndodhi asgj\u00eb, sepse Dumanit i nxorr\u00ebn kartonin e kuq.<\/p>\n<p>O hajdut i than\u00eb, po k\u00eb mund t\u00eb arrestosh ti pa lejen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresa e fundit jeni ju.<\/p>\n<p>Pa drejt\u00ebsi nuk ka liri.<\/p>\n<p>Pa drejt\u00ebsi nj\u00eb kombi i vritet besimi dhe e ardhmja. Ndaj dhe me 11 korrik mbar\u00eb kombi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, si kurr\u00eb me par\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale, p\u00ebr dinjitet, p\u00ebr shpres\u00eb dhe t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>Prej koh\u00ebsh opozita ka depozituar n\u00eb skrapin e partis\u00eb jo se ajo nuk e di, q\u00eb dosjet e saj q\u00eb t\u00eb gjitha mbyllen, por n\u00eb respekt t\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb saj, q\u00eb p\u00ebrcakton se shteti ligjor \u00ebsht\u00eb dhe mbetet themeli i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb lir\u00eb, me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra dosje.<\/p>\n<p>Ku jan\u00eb ato? Q\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb stamposura me nj\u00eb g\u00ebrm\u00eb \u2018A\u2019, dosje nga armiku. Dhe un\u00eb i them armikut Edi Rama se n\u00eb qiell e n\u00eb tok\u00eb po t\u00eb shkosh atyre dosjeve nuk u shp\u00ebton dot ti, ministrat tu, Altin Zamani yt dhe t\u00eb gjith\u00eb ata mercenar\u00eb, avoket\u00ebr t\u00eb krimit q\u00eb ke bashkuar nj\u00eb e nga nj\u00eb, n\u00eb skrapin e partis\u00eb.<\/p>\n<p>11 korriku \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt protestojn\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. \u00cbsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt marrin n\u00eb dor\u00eb fatin e tyre. Ata nuk pranojn\u00eb dhe nuk do t\u00eb pranojn\u00eb diktate t\u00eb mafias shqiptare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ata do t\u00eb nxjerrin Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt nga kthetrat e k\u00ebsaj mafie, t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Xhorxh Sorosi, McGonigalit, Coldeas.<\/p>\n<p>A e mor\u00ebt vesh ju miqt\u00eb e mi, q\u00eb ish drejtuesi i Securitates \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltari kryesor i Vlora Hysenit e p\u00ebrjashtuar nga sh\u00ebrbimet n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr lidhje t\u00eb dyshimta dhe q\u00eb mori detyr\u00ebn duke b\u00ebr\u00eb vizit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Coldea ka b\u00ebr\u00eb zyrat e Sh\u00ebrbimit inteligjent, nj\u00eblloj sikur t\u00eb ishin zyrat e Securiates. Coldea me Vlora Hysenin kan\u00eb shnd\u00ebrruar Sh\u00ebrbimin Informativ n\u00eb nj\u00eb institucion krimesh, trafiqesh, q\u00eb ndjekin nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb, opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj dhe 11 korriku \u00ebsht\u00eb dita e shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb dita e shqiptarit q\u00eb merr fatin n\u00eb duart e tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb dita e shqiptarit q\u00eb lemerit\u00eb k\u00ebt\u00eb rac\u00eb t\u00eb posht\u00ebr hajdut\u00ebrish, q\u00eb me pasurimin e tyre, vjedhin kafshat\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl shqiptar\u00eb me nj\u00eb ose dy vakte n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Vjedhin ila\u00e7et e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve r\u00ebnd\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, vjedhin kafshat\u00ebn, ila\u00e7et e pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk ka patur kurr\u00eb nj\u00eb vend, hajdut\u00eb m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb se sa grupi i Edi Ram\u00ebs me shok\u00eb.<\/p>\n<p>Miq!<\/p>\n<p>Dje inauguruan me dajre dhe daulle tunelin e vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb kushton 45 mij\u00eb euro p\u00ebr banor.<\/p>\n<p>45 mij\u00eb euro p\u00ebr banor sepse Edi Rama duhet t\u00eb mbushte valixhet me euro.<\/p>\n<p>Sepse Edi Rama duhet t\u00eb afronte pronat e tij.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr Edi Ram\u00ebn qytetar\u00ebt nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Gjysm\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, nga Miloti n\u00eb Vermosh e l\u00eb gjithsej me 60 mln euro investime n\u00eb 10 vite. Kurse n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb duke investuar 45 mij\u00eb euro p\u00ebr banor, nga Palasa n\u00eb Himar\u00eb, sepse banor\u00ebt e Qeparoit, Borshit dhe fshatrave t\u00eb tjera, kan\u00eb rrug\u00ebn e lumit t\u00eb Vlor\u00ebs, tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme se sa rrug\u00ebn e bregut.<\/p>\n<p>Dje inauguruan, kurse sot radha tek tuneli tejkaloi dhe 1 or\u00eb. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se sa funksional \u00ebsht\u00eb, sepse nj\u00ebrin tub e vodh\u00ebn dhe e fut\u00ebn n\u00eb xhep dhe hap\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb tub.<\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se kushtoi 2.5 her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se Elbasani.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb u mbush\u00ebn baulet e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb u afrua ai me pronat e veta, dhe b\u00ebri ndaj shqiptar\u00ebve at\u00eb q\u00eb as Spiro Koleka nuk ua b\u00ebri dot kurr\u00eb. Ti gjobis\u00eb ata n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, si\u00e7 i gjobiti Edi Rama.<\/p>\n<p>11 korriku \u00ebsht\u00eb dita e drejt\u00ebsis\u00eb, dita e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb dita e betej\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb 11 korrik t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nga mbar\u00eb Shqip\u00ebria dhe kudo q\u00eb ndodhen.<\/p>\n<p>O sot o kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha duke folur n\u00eb protest\u00ebn qytetare, \u00ebsht\u00eb ndalur te protesta komb\u00ebtare e thirrur nga opozita n\u00eb 11 korrik n\u00eb or\u00ebn 20:00 p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb. \u201811 korriku \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne shqiptar\u00ebt ngrihemi dhe ju tregojm\u00eb bot\u00ebs se jemi shumica e tij, jemi p\u00ebr qeveri teknike dhe zgjedhje t\u00eb lira\u2019, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-83740","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83740","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83740"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83740\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83740"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83740"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83740"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}